Pse duhet të dëgjojmë ne të tjerët përroin psiqik të këtij?!

anazapta

Përshëndetje Dita. Lexova online një pjesë nga një fjalim i Berishës i mbushur me fjalë të tilla si “burrat në fushë-betejë”, atyre “nuk ua mban”, hajde “po ta mbajti” etj, etj. Në çfarë kohe dhe në çfarë hapësire jeton ky njeri? A mendon ndonjëherë ky virus social që ata që e dëgjojnë nuk janë vetëm Rama dhe Meta apo rivalët e këtij “burrit” kreshnik nga malet? Çfarë jemi ne të tjerët që duhet të dëgjojmë përroin psiqik të këtij? Le tu flaës ashtu fëmijëve të vet Brenda shtëpisë së tij nëse i ka mësuar me këtë fjalor. Por jo në public dhe ën pozicionin që ka. A e mendon ky “kryeministër” që kemi fëmijë adoleshentë tek të cilët një fjalor i tillë nxit dhunë? Si mund të jetë kaq i papërgjegjshëm një kryetar qeverisjeje? Ç’është ky fjalor i këtyre, në fillim ajo damllaja e Kuvendit e më pas ky? Në shpella jetojnë këta njerëz? Ju rofshin paratë që kanë mbledhur me hajdutëri se nga mendja dhe shpirti janë katran dhe ordinerë

 

Email nga adresa: [email protected]

Share This Article
1 Comment
  • Te lumte, ke kapur nje teme te rendesishme qe po demton brezin e ri, televizionet duhet te bejn emisine per kete teme sociale edukative qe po demton pa kuptuar shoqerin tone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *