Pse duhet të digjni disa gjethe dafine në ditë…

Elena Tase

Zakonisht, ne përdorim bimë dhe erëza të ndryshme për të shijuar ushqimet, pa menduar se këta përbërës kuzhine mund të përdoren edhe për qëllime të tjera. Një rast i tillë është përdorimi i gjetheve të dafinës.

Gjethet e kësaj bime përmbajnë shumë vlera të dobishme për shëndetin, si për shembull veti antiseptike, antikancerogjene dhe antioksidantë. Janë po ashtu një burim i rëndësishëm i vitaminës A, B, C dhe acidit folik. Nuk është për t’u nënvlerësuar edhe përmbajtja e mineraleve qe ato përmbajnë si kaliumi, bakri, kalciumi, mangani, hekuri, seleni, zinku dhe magnezi.

 

Djegia e gjetheve të dafinës është shumë e dobishme për të relaksuar muskujt, për të qetësuar mendjen dhe për të përmirësuar gjendjen shpirtërore. Kjo është edhe aryseja përse përdoreshin gjerësisht edhe nga grekët e lashtë. Përveç kësaj, besohej se gjethet e saj mund të mbështesnin dhe trajtimin e epilepsisë.

 

Për të marrë përfitimet shëndetësore të tyre mund t’i ndizni lehtë dhe me kujdes në një tas rezistent ndaj nxehtësisë dhe të lini aromën të përhapet ngadalë nëpër shtëpi.

e.t./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *