Pse duhet të flini gjithmonë në anën e majtë

Ornela

Cila është gjëja më e mirë që mund të bëjmë pas një dite të gjatë e të lodhshme në punë; pas qëndrimit për 6 orë të tëra në këmbë? Po, të gjithë mendojmë për të njëjtën gjë: Gjumi!

Dhoma e gjumit shpesh konsiderohet një tempull relaksimi. Është vendi ku njerëzit kalojnë pjesën më të madhe të jetës. Koha mesatare e gjumit për një person është tetë orë në ditë, që do të thotë se kalojmë një të tretën e jetës në dhomën e gjumit.

Çdo njeri është i vetëdijshëm se gjumi i natës nuk mund të zëvendësohet me asgjë. Gjumi i natës është thelbësor për shëndetin mendor dhe fizik. Kjo është arsyeja pse gjetja e pozicionit të duhur të gjumit është shumë e rëndësishme, pasi mund të ndikojë në shëndetin tonë. Njerëz të ndryshëm preferojnë të flenë në pozicione të ndryshme.

Zakonisht, njerëzit flenë në të majtë apo në të djathtë, në shpinë, ose si në pozicionin e fetusit. Secili prej pozicioneve që sapo përmendëm ndikon në shëndet në mënyra të ndryshme, për mirë ose për keq. Për shembull, nëse vuani nga astma dhe / ose apnea dhe flini në shpinë, duhet të dini se ky pozicion është i rrezikshëm për ju, pasi shton rreziqet e lidhura me vështirësi në frymëmarrje.

Gjithashtu, nëse flini në të djathtë, do të keni probleme me tretjen. Pozicioni më i mirë dhe më pak i rrezikshëm për shëndetin e që rekomandohet për të gjithë është që të flini në anën e majtë. Kështu mund ta ndihmoni stomakun të tresë më mirë dhe më lehtë. Ky pozicion i lejon trupit që përthith lëndët ushqyese dhe të eliminojë toksinat në mënyrë më efikase dhe më të shpejtë.

Ka efekte pozitive në qarkullimin e gjakut dhe shëndetin kardiovaskular, pasi në këtë pozicion zemra e ka më të lehtë të pompojë. Për më tepër, nëse flini në anën e majtë, i lehtësoni punën rrugëve biliare duke përmirësuar funksionin e shpretkës.

Kjo kontribuon në një kullim më të mirë limfatik dhe një sasi më e madhe toksinash largohen nga trupi, më pak stres dhe më pak ndikime negative në shëndetin e përgjithshëm. Prandaj nëse nuk flini në anën e majtë atëherë duhet të filloni ta bëni menjëherë. /DITA

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *