Pse duhet të jetë shqiptare makina më e keqe në botë?

Dita

J emi mësuar me filma Hollivudi ku shqiptarët janë djemtë e këqij. Por tashmë shqiptarët duket se prodhojnë makinën më të keqe në botë.

Në filmin më të fundit komedi të Hollivudit, të titulluar “Vacation”, me aktorët Ed Helms dhe Christina Applegate, shfaqet edhe një makinë, e cila quhet Tartan Prancer. Ajo njihet ndryshe edhe si Honda e Shqipërisë. Për disa, kjo është makina më e keqe në botë.

Ajo të kujton titullin e emisionit “Makinë me dy timona”, veçse Tartan nuk ka një fillim dhe një fund, por ka dy fillime. Aq shumë i kanë kushtuar vëmendje producentët e filmit kësaj makine, sa kanë përgatitur edhe një spot vetëm për këtë makinë, me tekst në shqip.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *