Pse duhet të keni kujdes nga Sindromi i pemës së Krishtlindjes

Leda Hysa

Edhe pema e Krishtlindjes ka efekte negative. Një grup studiuesish kanë analizuar materialet e 28 pemëve të Krishtlindjes, duke përfshirë halat e pishës dhe një sërë elementësh të tjerë . Në përfundim të studimit u konstatua se ato përmbajnë 53 tipe të ndryshme myku .

Ekspertët shpjegojnë se sporet e mykut dhe të polenit provokojnë shqetësime tek disa njerëz që vuajnë nga Sindromi i Pemës së Krishtlindjes.

Ky është një tip alergjie që përfshin teshtima , acarime fyti, kollë dhe dhimbje gjoksi. Por, edhe nëse përdorni një pemë artificiale nuk do të keni shpëtim , pasi ato marrin pluhur , që gjithashtu shkakton një sërë alergjish.

Këshilla:

Shkundeni dhe pastrojeni mirë pemën para se ta fusni në shtëpi.

Vendoseni pemën sa më vonë të jetë e mundur për të minimizuar ekspozimin ndaj mykut.

Përdorni një pastrues ajri për të larguar pjesët e mykut që qarkullojnë.

Gjithashtu mund të përdorni dhe një balsam përreth hundës kundër alergjive.

Share This Article
1 Comment
  • Myku më i rrezikshëm i saj është emir i saj. Për shqiptarët ajo është Pema e Vitit të Ri, një për të gjithë. Gëzuar festat e fundvitit për të gjithë! Kasandra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *