Pse duhet të kthejmë sytë nga ndërtimi i hekurudhave

Ornela

Ing. Kujtim Bektash Çela

 Zhvillimi i infrastrukturës së transportit  është  bazë  e studimeve, mbi zhvillimin ekonomik afat-gjatë e të qëndrueshëm të vendit. Vendi nis të ketë një zhvillim të shpejtë ekonomik nëse ka të zhvilluar infrastrukturën bashkëkohore .Ky zhvillim ekonomik ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në jetën e njerëzve e cila bëhet me e mirë dhe më e sigurt.

Infrastruktura e transportit;  është një  pasuri  kombëtare  e një vendi e cila  siguron një zhvillim të madh ekonomik. Ajo lidh qendrat mëdha urbane me njëra – tjetrën, lidh qytetet me zonat rurale, lidh shtetet me njëri – tjetrin po ashtu dhe kontinentet.

Për më tepër, sigurimi i aksesit në shërbimet e punësimit, social, shëndetësor dhe arsimim e bën  zhvillimin e infrastrukturës se transportit  një mjet thelbësor për të luftuar varfërinë. Për këto arsye, infrastruktura e transportit  është malli më i rëndësishëm publik. Ato janë me rëndësi jetike për rritjen dhe zhvillimin e një kombi.

Transporti i mallrave dhe udhëtarëve në linjat hekurudhore përmes trenave quhet transport hekurudhor. Ai zë një vend të rëndësishëm në sistemin e transportit tokësor të një vendi dhe është mënyra më e besueshme dhe ekonomike për të transportuar mallra dhe pasagjerë për një distancë të gjatë.

Transporti hekurudhor ka qenë produkt i epokës industriale, duke luajtur një rol të madh në zhvillimin ekonomik të vendit. Ai përfaqësoi një përmirësim të madh në teknologjinë e transportit tokësor dhe ka paraqitur padyshim ndryshime të rëndësishme në lëvizjen e mallrave dhe pasagjerëve. Kjo nuk ishte domosdoshmërisht për shkak të kapacitetit për të transportuar ngarkesa të rënda, pasi transporti detar e suportonte mjaft mirë këtë, por për shkak të nivelit më të lartë të lëvizjes në shumë vende dhe shpejtësisë së tij. Sistemet e transportit hekurudhor përmirësuan ndjeshëm kohën e udhëtimit si dhe mundësinë për të ofruar orare të besueshme dhe të qëndrueshme që mund të përfshiheshin në planifikimin e aktiviteteve ekonomike, si: prodhimi dhe shpërndarja.

Transporti hekurudhor është po aq i rëndësishëm në shekullin e 21-të ashtu siç ishte në fund të shekullit të 19-të. Inovacioni ka të bëjë me cilësinë e infrastrukturës hekurudhore , duke përcaktuar kështu karakteristikat operacionale të përdorimit të saj, siç janë: shpejtësia, pesha e lejuar, mirëmbajtja dhe qëndrueshmëria ndaj mjedisit. Mundësia e elektrizimit dhe automatizimi përmirësojnë efikasitetin e transportit hekurudhor, të udhëtarëve dhe mallrave. Transporti hekurudhor vihet në  dispozicion në të gjithë vendin me disa  vështirësi në rajone kodrinore ose malore.

Avantazhet kryesore te transportit hekurudhor janë:

 

  • Kosto e lirë e transportit.
  • Koha e shkurtër e lëvizjes me vlera të mëdha ekonomike.
  • Aftësi e madhe për lëvizjen e mallrave dhe njerëz
  • Aftësi e madhe e komoditetit në lëvizjen e udhëtarëve sidomos në distanca të
  • Siguri e lartë në lëvizje në krahasim me lëvizjen me mjetet e tjera të
  • Ndotje minimale e mjedisit në krahasim me transportin automobilistik.
  • Shpenzimet operative janë më të ulëta.
  • Transporti hekurudhor garanton cilësi të lartë për ruajtjen e trajtimin e mallrave.
  • Transporti hekurudhor shpenzon më pak tokë se transporti automobilistik.
  • Nga të gjitha llojet e transporteve, ai hekurudhor i mirorganizuar konsiderohet si më me leverdi. Kostoja e transportit të mallrave me hekurudhë, përgjithësisht te ne është vërtetuar 2,7-3 herë më e vogël se në transportin automobilistik dhe 1,7 herë më e vogël se në atë detar.
  • Mundësia e kombinimit të transportit hekurudhor me llojet e tjera të transportit (ujor dhe automobilistik) zë vend kryesor në të ashtuquajturin “transport i kombinuar”.
  • Ndër reformat e mëdha në vendet evropiane ka qenë integrimi i transporteve ndërkombëtare hekurudhore të cilat kanë pasur shumë leverdi. Transporti ndërkombëtar favorizon shumë dhe investitorët e mëdhej për investime në një
  • Veprimtaria e tij është më pak e prekur nga kushtet e pafavorshme të motit, si: shiu, përmbytjet, mjegulla, etj.
  • Transporti hekurudhor është më i besueshëm se transporti automobilistik.
  • Aksidentet hekurudhore ndodhin shumë më pak në numër krahasuar me aksidentet në autostrada. Kjo siguron transportin e sigurtë të mallrave në destinacione të ndryshme.
  • Linja hekurudhore me binarë të dyfishtë është një sfidë e madhe për sistemin e transportit hekurudhor, pasi ai është efektiv për distanca të gjata, ku kostot shtesë të terminalit kompensohen nga shpenzimet më të ulëta të transportit.
  • Amortizimi rrjetit hekurudhor është shumë më i vogël se amortizimi i mjeteve në rrjetin automobilistik.
  • Siç e përmendëm më sipër, karakteristikë kryesore e transportit hekurudhor është transporti masiv dhe distancat e gjata të linjave me treguesit kryesorë pozitivë në krahasim me transportet e tjera.
  • Si rezultat i këtyre avantazheve sot ne shekullin 21 shtetet më të zhvilluara në Evropë, si Franca, Gjermania, Suedia  po rehabilitojnë  sisteme hekurudhore të shpejtësive të mëdha dhe sistemin hekurudhor të zhvilluar në përgjithësi.

 

Një ndër arsyet pse duhet të kthejmë kokën për ndërtimin e hekurudhave është kapaciteti i pa mjaftueshëm i lëvizjes sot në transportin rrugor.

 

Dihet që transporti rrugor projektohet për perspektivë 20 deri 25 vjetësh. Shumë rrugë në vendin tonë për shkak të zhvillimit të vendit dhe ekonomisë, sidomos asaj private ka bërë që numri i mjeteve të jetë më i madh se kapaciteti i rrugëve. Kjo ka sjellë si bllokim të trafikut në rrugë dhe është bërë burim për shumë aksidente duke zvogëluar dhe shpejtësinë e projektuar të rrugëve.

Kështu janë vënë kufizime të shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve nga ajo e projektuar, të cilat kanë një kosto shtesë në transportin automobilistik si;

  • Zvogëlohet ndjeshëm niveli i shërbimit në udhëtimin automobilistik.
  • Koha për të shkuar në destinacion e cila ka vlerë ekonomike bëhet më e madhe.
  • Amortizimi i automjeteve është me i madh, dhe kjo shoqërohet me kosto ekonomike.
  • Konsumi i karburantit bëhet me i madh.
  • Stresi fizik dhe psikologjik i drejtuesve të mjeteve dhe udhëtarëve bëhet me i madh.
  • Ndotja mjedisore dhe ajo akustike me pasoja për shëndetin e njeriut bëhen me të mëdha.
  • Penalizohet turizmi ku koha e lëvizjes dhe faktorët e tjerë të përmendura më sipër kanë vlera të mëdha ekonomike.

Mirëpo duhet të kemi të qartë që në kushtet e vendit tonë, rritja e kapacitetit të rrugëve paraqitet e vështirë:

  • Së pari mungon hapësira e nevojshme anëve të rrugëve ekzistuese për të bërë zgjerimin e tyre, pasi  pothuaj të gjitha rrugët anës tyre janë zënë me ndërtime, dhe kjo kërkon shpronësime të mëdha .
  • Së dyti  kostoja e rehabilitimit dhe ndërtimit të rrugëve ekzistuese ka  kosto të larte.
  • Së treti koha për rikonstruksionin e tyre është relativisht e madhe.

Megjithë avantazhet që ka transporti hekurudhor; në kushtet e vendit tonë duke mbajtur parasysh  dhe kërkesat e shekullit 21 për projektimin dhe ndërtimin, e bën të domosdoshme që ky transport të jetë  fizibël dhe të konkurrojë transportin automobilistik. Kjo  kërkon, në veçanti sistemi hekurudhor ka avantazhe dhe përparësi kur ky sistem modernizohet në mënyrë që shpejtësia e lëvizjes së hekurudhës e kalon atë të shpejtësisë së transportit rrugor.

Kur stacionet janë të modernizuara;  dhe më e rëndësishmja, koha e domosdoshme për lëvizje midis dy qendrave të banimit është më e vogël se ai automobilistik. Pra e shprehur në mënyrë më të përmbledhur :

  • Rikonstruksioni i hekurudhave ekzistuese dhe atyre që do të ndërtohen në të ardhmen kërkojnë që hekurudhat të projektohen me shpejtësi (në kushtet e vendit tonë ) jo më të vogël se 130 km/ore. Për shpejtësi më të vogla vështirë se hekurudha konkurron transportin rrugor.
  • Stacionet hekurudhore duhet të ndërtohen sa më afër qendrave të qyteteve.
  • Një rëndësi e veçantë në rikonstruksionin dhe ndërtimin e hekurudhave të reja janë stacionet hekurudhore. Ato nuk duhet të qëndrojnë ashtu sië janë, por duhet të modernizohen dhe të trajtohen si qendra multifunksionale. Kjo do të thotë që në shërbim të transportit hekurudhor duhet të përfshihet , si ambjente tregtare , ambiente të argëtimit kulturor dhe sportive etj.
  • Një tjetër kërkesë e nevojshme dhe e domosdoshme e rrjetit hekurudhor të vendit tonë duhet te jetë bllokimi në të gjithë gjatësinë e linjës hekurudhore i kryqezimeve në nivel . Kjo për dy arsye;
  • Së pari në pothuaj të gjithë rrjetin ekzistues hekurudhor, deri në afërsi të shinave ka ndërtime të shumta. Kjo kërkon gardhimin e të gjithë hekurudhës.
  • Së dyti për hekurudha të shpejta nuk lejohen kryqëzimet në nivel. Të kujtojmë që në kushtet aktuale qe kemi, me shpejtësi të kufizuar kanë ndodhur shumë aksidente në këto kryqëzime.
  • Së treti linjat ekzistuese hekurudhore kalon afër zonave të banuara. Kjo e bën të domosdoshme në keto zona të ndërtohen barrriera antizhurmë.
  • Së katërti; Hekurudhat kalojnë në zona bujqësore dhe ekonomike dhe e ndërpresin vazhdimësinë e këtyre aktiviteteve. Në këto kushte kërkohet që në këto zona në çdo 1,5 km të ketë nënkalime si për makineritë bujqësore dhe për njerëzit dhe kafshët.
  • E theksuam dhe më sipër për mbrojtjen akustike në hekurudha. Duke qenë se njohuritë dhe pasojat për shëndetin e ndotjes akustike janë më të mëdha në transportin hekurudhor se ajo mjedisore, po trajtojmë këtë fenomen pak më të zgjeruar më poshtë.

 

  • NDOTJA E ZHURMËS: SHKAQET DHE DËMTIMI I SHËNDETIT

Nuk ka të bëjë vetëm me shëndetin e sistemit tonë të frymëmarrjes:si  smogut dhe pluhurit të imët, por ndotja në zonat e banuara afër linjave hekurudhore  është  gjithashtu ndotja  akustike. Në fakt, ne jemi mësuar të jetojmë me zhurmë sa shpesh nuk e kuptojmë se sa ndotja nga zhurma mund të ketë një efekt jashtëzakonisht negativ në cilësinë e jetës sonë.

Zhurma e trafikut sidomos ajo urbane është përgjegjëse për shumë jetë të humbura  për shkak të sëmundjeeve , paaftësisë ose vdekshmërisë së parakohshme. Kjo u zbulua nga raporti i parë për ndikimin shëndetësor të zhurmës në Evropë, botuar nga Organizata Botërore e Shëndetit / Evropa. Zhurma shkakton ose kontribuon jo vetëm në shqetësime  të gjumit, por edhe në sulme në zemër, vështirësi në të mësuar dhe tringëllimë në veshët.

Ne jetojmë në mes të zhurmës, nuk është vetëm një përshtypje e bezdisshme. Kjo u zbulua nga të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë e cila informon se problemi është një nga faktorët mjedisorë me ndikimin më të madh në shëndetin e njeriut pas smogut. Dhe është vërtetuar shkencërisht se ekspozimi i zgjatur ndaj zhurmës në trafik jo vetëm që mund të shqetësojë gjumin, por edhe të ndryshojë funksionet e organeve të brendshme dhe të kontribuojë në sëmundjet kardiovaskulare. Nuk ka dyshim se ekspozimi i zgjatur ndaj zhurmës me intensitet të lartë ndikon shumë në shëndetin tonë, duke e vënë në rrezik mirëqenien tonë, jo vetëm fizike, por edhe mendore dhe sociale.

Problemi themelor, pra, është se, pavarësisht nga ndikimi  i saj i madh, ndotja e zhurmës është ende shumë e nënvlerësuar nga shoqëria. Kjo ndodh kryesisht sepse humbja e dëgjimit është një proces i ngadaltë, gradual, pa simptoma të prekshme, dhe në shumicën e rasteve ne priremi të injorojmë shenjat e para dhe ta njohim atë vetëm kur dëmi është tashmë i pa riparueshëm. Në fakt, vitet e fundit nivelet e ndotjes së zhurmës janë rritur ndjeshëm krahasuar me të kaluarën.

E zgjatëm pak për shqetësimet dhe pasojat e ndotjes akustike, por është kusht i domosdoshëm ,duke respektuar dhe standardet europiane për të marrë masa në hartimin e projekteve, ndërtimi i paneleve antizhurmë në zonat ku hekurudhat përshkojnë zona të banuara.

Metodikat, masat mbrojtëse, me shembuj konkretë për projektim dhe zbatim janë dhënë në dy manualet; “Peizazhi dhe arkitektura në infrastrukturën rrugore” botim i vitit 2020 dhe libri “Projektimi dhe arredimi i rrugeve Urbane” i vitit 2020

 

  • Gjithashtu ndërtimi i hekurudhave ndikon në një farë  mënyre  në formë agresive mbi mjedisin duke bërë që efektet e saj pozitive të zhduken disi.
  • Konventa europiane për peizazhin (landscape) sanksionon se çdo nismë planifikimi, ndërtimi, dhe në veçanti ndërtimet në infrastrukturë duhet të marrin për bazë peizazhin. Në asnjë moment nuk duhet të anashkalohet fakti që hekurudhat ndërtohen mbi një mjedis dhe në çdo moment ndërtimi i tyre duhet ta ruajë mjedisin dhe të harmonizohen miqësisht midis tyre, duke rritur vlerat e hekurudhës dhe bërë mjedisin dhe peizazhin më atraktiv dhe çlodhës për komunitetin.

 

Problematika e ndikimit mjedisor si dhe masat mbrojtëse për ruajtjen dhe harmonizimin e mjedisit me hekurudhën trajtohen gjerësisht me shembuj konkret për çdo rast në librin ” Projektimi I Hekurudhave dhe Aeroporteve “  botim i vitit  2020

Share This Article
6 Comments
  • Nuk e ve ne diskutin autorin,qe si specialist,na jep nje pamje reale te transportit hekurudhoire.Por kam frike,per dy,”ceshtje”por teper te vogla,qe nuk e cenojne shkrimin e mesiperm. 1.Kam frike se mos e ka plagjature,prej Nazarkos,qe gjithnje vertitet per t’a mesuar shahun,por ,,,,2.Linja hekurudhore qe do sjelle,mallrat (me pergjithesi te Serbise),nga Ballkani,per ne portin e “thelle”te Durresit,apo Shengjinit,a do te paguajne ne hyrje te kufirit Shqiptar,si c ndodh ,ne rrugen e Kombit????

  • Nuk e ve ne diskutin autorin,qe si specialist,na jep nje pamje reale te transportit hekurudhor.Por kam frike,per dy,”ceshtje”por teper te vogla,qe nuk e cenojne shkrimin e mesiperm. 1.Kam frike se mos e ka plagjature,prej Nazarkos,qe gjithnje vertitet per t’a mesuar shahun,por ,,,,2.Linja hekurudhore qe do sjelle,mallrat (me pergjithesi te Serbise),nga Ballkani,per ne portin e “thelle”te Durresit,apo Shengjinit,a do te paguajne ne hyrje te kufirit Shqiptar,si c ndodh ,ne rrugen e Kombit????

  • Na gezoni sa shkruani ne rritur me ndertimin e herurudhave..Ne rritur ne to.
    U realizofte sa thuhet..
    Lavdi atyre *HERINJVE*.. ne vite…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *