Pse nuk shkon shoku Edi në Pezë

redaktor

Nga Petro Dangëllia

 

Këtë vit, si ҫdo vit, u përkujtua Konferenca e Pezës. Ra në sy mungesa e përsëritur e kryeministrit Edi Rama.

Pse ai nuk shkoi dhe nuk shkon më në Pezë?  Vite të shkuara ka rënë në sy vajta e tij e rregullt për përvjetorët, por edhe “pa rast”. Çfarë e shqetëson tani kryeministrin: Peza, pezakët? Apo ka probleme me Konferencën e Pezës të vitit 1942?

Konferenca e Pezës është në vazhdën e Kuvendeve Kombëtare, ritualeve të shqiptarëve, kur ata janë ndodhur në udhëkryqe të historisë, apo përballë një rreziku të madh. Ato kanë filluar me Lidhjen e Lezhës të inicuar nga Gjergj Kastrioti. Kanë vazhduar gjatë pushtimit turk, si ajo e vitit 1602, duke kulmuar me Lidhjen e Prizrenit në vitin 1878. U përsërit në Vlorë më 1912 për shpalljen e pavarësisë dhe shkëputjen përfundimtare nga Turqia. Por ajo u përsërit edhe në Lushnje më 1920 kur Shqipëria ndodhej para një copëtimi të ri, ose të zhdukjes nga harta e historisë.

Konferenca e Pezës ishte themeli  mbi të cilën u ngrit Lufta Nacional-Çlirimtare e shqiptarëve. A ka gjë Edi Rama me Luftën Nacional-Çlirimtare? Unë, por edhe ju, mund të thoni: Jo, nuk ka gjë. Por ka ca gojëprishur që shpifin e thonë, se ai nuk e do Luftën, ja as në Pezë nuk shkon. Jooooo, – këmbëngulim ne të duruarit, – ai nuk shkoi se “ka punë të tjera”.

Por “sherrxhinjtë”, si gjithmonë gjejnë sebepe. Po mirë ore, thonë ata. Po “Bunkartin”, ku ngre lart dhe nderon “nishanҫe” diversantët, agjentët e UDB-ës dhe të Asfalisë greke, vrasësit e bijve të popullit, a nuk e bëri shoku Edi?

E me yrrysh vazhdojnë: Po kampin e Tepelenës, nuk e bëri shoku Edi? Po sjelljen e eshtrave dhe vendosjen e bustit të Mit’hat Frashërit? Po emrin e Qemalit pse nuk e përmendi kurrë dhe ia ndërroi me Arena Kombëtare sa herë fliste për rindërtmin e Stadiumit Kombëtar e tani bën sikur nuk dëgjon e sikur me këto “vogëlsira” merret FSHF-ja. Jo more, se shoku Edi nuk i bën këto. Na keni zënë keq o “delenxhinj”.

Po ku dëgjojnë delenxhinjtë.

Ore shokë, – gjegjen ata, -vetëm një mëndje djallëzore dhe e shkarë mund t’i bëjë këto që po bën “shoku Edi”. Vetëm një aventurier, vagabond, antishqiptar dhe rufjan politik, që ja ka shitur shpirtin antishqiptarëve, mund ta bëjë këtë që po bën “shoku Edi” me Luftën. Por nuk është puna vetëm te Lufta. Po vidhet e po bëhet kërdia, shteti nuk ekziston më, ekziston vetëm telefoni dhe fushatat, në poste po vihen hajdutët dhe trafikantët, rinia po ikën e vendi po boshatiset, edhe ato dy rrugë e sheshe që lëvdohen me të madhe bëhen me trefishin e kostove dhe prishen pas pak kohësh…

Po “delenxhinjtë” vazhdojnë me të vetën se ata këtë punë kanë.

Nuk shikojnë se shoku Edi u bë copa për popullin, sa edhe kolltukun kryeministror e ka bërë sikter. Qytet më qytet dhe fshat më fshat, hu më hu dhe gardh më gardh, me taborin që i vete nga pas, nuk i “zë këmba dhe”, herë si dervishët dhe herë si ieronomakët, herë me këngë  dhe herë me valle, herë me ҫingij dhe herë me ҫingija, herë me poture dhe herë me ҫitjane (sipas kasabasë ku shkon), herë me daulle dhe herë me tam-tame, por ngandonjëherë edhe me trumbeta, ngulet “gju më gju” me popullin dhe i thotë: hajde o qerata popull të bashkëqeverisim.

Por populli si puna e popullit, ngul këmbë si mushka: Jo efendëm, meazallah, ҫ’janë këto muhabete. Qeveris zotrote sa të kesh ymër dhe me ato fermane qe nxjerr na bjerr kokës, se kështu i do mushka drutë. Po nuk hëngrëm dru tre herë më ditë, nuk vijmë në islla ne. Dhe që thua zotrote, vetëm ju jeni mirë se  ne edhe bukë do hamë njëherë në ditë, si qentë e Salarisë, se po hëngrëm tri vakte, xhindosemi.

Pastaj efendëmi, duke parë që popullin e ka të urtë dhe të mirë, zë e u lutet që t’i qajnë hallin, se nuk e zë gjumi në darkë nga meraqet. Dhe populli i shkretë, i zënë ngushtë nga miku, harron hallet e veta dhe i qan hallin kryeministrit. Po mirë ore- i thotë populli. Ka ca barishte të mira, PPP ua thonë emërin, mblidhi fushave dhe kodrave anë e kënd, zieji dhe piji, se gjynah je lodhur e sfilitur, pa ne bëjmë si bëjmë. Jemi mësuar me vaft ne, që në kohë të Salep-Sulltanit, që gjynah mos qoftë, zotrote i ngjan shumë, si nga të pamët ashtu dhe nga bëmat. Edhe tabijatet njësoj si ai i ke, të tërheq shati nga vetja, t’u ka ba ves.

T’i lemë pra mënjanë delenxhinjtë…

 

Share This Article
62 Comments
  • Nje shkrim brilant.Populli duhet te vetedijesohet.Rama tash kercenon se detin do e japi edhe pa presidentin dhe gjykaten…

    • HAHAHAH shkrim per pensioniste muzhike. Barazohet Kuvendi i Lezhes me ate katundit Peze??!?!?
      Akoma nuk e keni mesuar dhe kuptuar o truthare se çfar ishte ai takim (Conference – eshte fjale anglisht per shkencetare!!!!) me 16 Shtator 1942 ???????

      Nxirrni nje fotografi nga ai takim qe ta vertetoni se ka patur takim. Vetem mos retushoni serbin Miladin Popoviç me kriminelet e tij qe e organizoi dhe caktoi njerezit qe duhej te ishin ne liste…….PER TE MIREN E SERBISE SE MADHE.

      • … o anglezo, konferencë ka kuptim shumë të gjërë deri tek këshillimet mjeksore apo dietat.. në këtë rast ka të diskutimeve (Konferenca e Jaltës që do ndahej Gjermania etjer).. për të gjitha ato datat e tjera (jo Lezha, jo Vlora) çfarë ëndrre ke parë me serbë e grekë, se mos u bë ndonjë shkëmbim zjarri… bisedime bëhen në të gjitha.. aq di e aq shkruan.. nuk ta ka frikën njeri edhe po retushuan ndonjë personazh.. ata që fituan luftën bënë historinë dhe ndërtuan pa vjedhur.. më mirë muajin rus punëtor se shqiptar turk budall..

    • Pse te shkonte Rama ne Peze kur ai e ka cilesuar Luften Antifashiste Nacional Clirimtare si lufte CIVILE,ashtu sic ju intereson ta quajne bashkepuntoret me pushtuesin?

      • bre fenikas, lexo me shume qe te kuptosh me shume, or tenj. Me dashje i ngaterron pushtuesit sllave (sllavet!!!) para me ato pas “çlirimit”?

        • O “derri” fashist!
          Nuk merrem me ju kelyshet e fashizmit,qe populli ua ka vene vulen e tradhetise ne balle e qe nuk ka per t’ju hequr per mijra vjet!
          Ata pushtuesit sllave jane tuajet e jo tonat,se ne e cliruam Shqiperine pa asnje ushtar sllav apo jo sllav!
          Ne e vjen shpejt ndonje situate e ngjashme si ajo e Luftes Antifashiste,te jesh i sigurte qe ne bijte e atyre partizaneve te Pezes heroike do t’i lajme hesapet edhe me ju pjellat bastarde te tradhetise!
          Ju duket se duke vazhduar sharjet she shpifjet ndaj LANC-it do te na gjunjezoni,por harrojeni more plehra se jo vetem jemi shume here me teper se ju ne numer,por edhe me trima,me te shkolluar se ju!
          Ulni koken se vetem kjo u ka mbetur dhe kafshoni gjuhen,o gjarperinj helmues!

          • Populli? Jo bash pipulli qe u burgos per 50 vite resht, po vetem propaganda enveriste qe edhe gjithe komandantet e luftes komuniste e jo komuniste ose i vrau ose i burgosi! Mos goll ne emer te popullit qe iu braktisi qe moti!

  • Cfare na prallis mor Dangellia,kur dihet se ajo konference kishte per dirigjent nje mendje kriminale demagoge djallezore si enveri,qe i cfarosi me vone nje nga nje vecanerisht intelektualet idealiste.
    Sa per Ramen,ai thjesht nuk vete atje pasi ka frike nga lehjet e beandes se Saliut.
    Ne nje vend si ky i yni, ku banda pushtuese sali-meta,ja denatyruan dhe shperfyturuan gjithe historine dhe te tashmen ketij ,duke e kllonuar ate ne aziatike me ndihmen e dylber-katalizatorit rama,ishte normale,qe do afronin dhe ushqenin ´´historiane´´ dhe ´´akademike´´ sharlatane dhe dallkauke si alicka-butka(ka ndryshuar mbiemrin me ndrrimin e sistemit),apo babai dhendrit te saliut,qe historine e Shqiperise,do ta tregonin,se ishte zhvilluar vetem brenda oborrit te fisit te tyre osmanlli-laraman.
    Jane te pafund lloji i ketyre dallkaukeve malinj,qe shkruajne libra dhe dalin ne per televizione duke prezantuar gjyshrit e tyre te pasuruar nga sherbimet qe i kane bere dushmanit,si balli i patrioteve.
    Eshte normale qe patriotet e vertete,i ka mbuluar heshtja,kurse trashegimtaret e tyre,jane ca raja bastarde qe i bejne temena bandave aziatike.

    • Na re ti Vasilis!
      Enveri i mire apo i keq per ty,por e cliroi Shqiperine nga pushtuesit dhe bashkepuntoret e tyre ballisto-zogistet!
      Enveri siguroi bashkepunimin me fuqite e medha te globit SHBA dhe Britania e Madhe,qe derguan prane tij perfaqesuesit e tyre ne rang gjeneralesh deri ne clirimin e plote te vendit!
      Se cfare ke ti per socializmin me pas,nuk ka asnje lidhje me LANC-in e lavdishem!

  • Edi Rama nuk shkon ne Peze se eshte i zene me pune, ka ndonje cudi ketu, llapaqene.Po Berisha pse nuk shkon ne Vicidol per kete pyesni?

    • Ketu nuk ka me vlere se pse Rama nuk shkon ne Peze,kur ai e shpalli boterisht qendrimin e tij kunder Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare kur nderoi krye kuinslingun M.Frasheri,gjest qe nuk e ka bere asnje shtet ne bote!
      Sot duhet te shtrohet pyetja:
      -Pse e mban PS-ja akoma kryetar Ramen?
      Ja nje shkrim i tille vlen sot!
      Rama sot nuk eshte shpetimi,por FATKEQESIA e Shqiperise!

  • Hahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

    Ja edhe keta komuistet e vjeter qe bejne sikur nuk e duan Edvinin.

      • Sa per dijeni or taj Plakut Xhuxhumakut nuk i rruhet hiç as per Edvinin, po sidomos as per komunistet e vjeter. KEtu ne blogun e DITAs abuzohet me pseudonimet sic e kam thene edhe ne vend tjeter. Ketu nuk e merr vesh qeni te zotin, dmth ju komunistet e vjeter nuk e merrni me vesh Enverin, kujtoni se eshte gjalle akoma dhe jeni gati t’i jepni nga ditete tuaja.

        Megjithate kjo nuk e ndryshon faktin qe ate komentin me siper nuk e kam shkruar une por nje impostor qe e perdore pseudonimin tim si i do bytha. Por duhet te shtoj se edhe une nuk kam ndonje kundershtim per ate qe ka shkruar ai boja me siper.

  • E vertete , o Petro, qe Sali Berisha na beri deshmore gjithe kriminelet (kjo e qellimshme per te humbur luften dhe vleren e deshmoreve, ka mision te posaçmem per kete) dhe Edi rama na ben bunkarte me “deshmoret” qe dekoron Nishani apo edhe ato te tjerat qe thua edhe ti. Tani ne me te vertete kemi ngele ne rruge: fashizmi fioti pak me vonese, ndersa bastardet dhe kriminelet radhiten ne heronjte e kohes. Tradhetia s’ka fund se tek ne mungojne te gjithe edhe drejtesia. Po ç’do bejme? Populli thote qe te kullohet duhet te turbullohet dhe duhet tu bejme thirrje atyre qe na degjojne me veshe e mendje qe te bojkotohen çdo zgjedhje ne Shqiperi qe te detyrohen ti japin zgjidhje problemit, ndoshta edhe ai amerikani qe na do aq shume sa thote Mihali. Meqense permbysja e pushtetit me dhune ndalohet ne demokraci (pse ne diktature lejohet?) ateher bojkot total deri sa te shtrydhet fare limoni: pas mua kijameti thoshte Sali Berisha ne 1994-en. Edi dhe ajo ministresha-thoshte Robert Ndrenika, ka bere nje hile te madhe qe i kushton shume shtrenjete atij populli dhe atij vendi, duke mos permendur Saliun qe duhej varur ne litar per ato qe ka bere.

  • Shtrohet pyetja :
    Pse Edi Rama nuk shkon në Pezë ?
    Pergjigje :
    Edi Rama nuk shkon në Pezë sepse është mut muti !

  • Vendosja e Mithat Frasherit ,prane rilindasve tane eshte sakrilegj dhe historia do ta denoje ,do vije nje kohe qe do ta heqin andej…Eshte njelloj si te ngresh ne Panteonin Francez nje statuje te Petenit…TURP e faqe zeze

  • Po ne si popull per ate po vuajme perse nu shkoi Rama ne Peze per te perkujtuar konferencen! Ne jemi i vetmi popull qe nuk kemi asnje hall prandaj merremi me keto tema te nxehta se po te kishim halle si p.sh:banimi,punesimi,ushqimi apo halle rrugesh,energjie apo permbyetje nuk do merreshim me Pezen.Ne Peze shkojne me kenaqesi pushtetaret sepse nga nje ane fitojne kredo politike nga ana tjeter hane e pijne qyl si 30 vjet me pare sepse per ta paguan populli pavaresisht se per vete e kursente dhe e kursen.Te rro(u)je partia(desh me thene por ai ka mbaru )

  • Akoma ju me Edin.Dashkeni te respektoje luften dhe prinderit tane dhe sakrificat e shqiptareve.Me mire te vene nga nje qeleshe me zhgabe se bashku me Pendi Majkon Taulantin etj. Qe te pakten te qeshim

  • Nuk shkon ne peze se eshte legen po’ kur te hapet xhamia hale e madhe e tirones do te shkojne me vrap se i vje vellai i madh eddrogani

  • Pse Edi Rama nuk shkon në Pezë
    ka probleme me dashin!!
    arsye tjetër nuk ka naziskini i kristaqit!!

    • anticensura enveriste:

      Thirri trunit te fishkur se e dale jashte fare llogjikes elementare njerezore dhe ke mare si “pushka e jevgut:

      sepse:

      NGA U BE EDI RAMA NAZISKIN?

      Kur nuk po le asnje Monuent Kulture te Bosios pa prishur me tritol duke e maskuar me propagande enveriste dhe duke i cilesuar si “dopolavoro fashiste”?

      PO PIRAMIDEN FAMEKEQE TE ENVERIT PSE KERKON TA RIPAROJE ME LEKAT E BUXHETIT?

      Po shiko se ke ka emeruar ne krye te Shtetit dhe te Pushtetit qe nga Gerdalla gjakatare e Enverit Gramoz Ruci ne Krye te Parlamentit, Prokurori i Enverit Spartak Braho, me nje Ushtri “Venusash” te Sigurimit ne Krye te KLP-se, pastaj shikoje si drejton shtetin ky Kaqol pa shkolle qe te kujtosh Enverin ne Pleniumet e tij kur kishte vendosur t’i priste koken “Armikut te Brendshem” dhe mos u cudit qe e hodhi Hetuesin e Enverit, Fatmir Xhafa si nje “Leter Bythe” kur e ndjeu se po hidhte gure ne shtepine e vet socialiste dhe po kerkonte te prangoste mafiozin Vangjush Dako me Avdulajt e tij te krimit.

      prandaj:

      Qe te dalim ne teme dhe te flasim drejt pa finte enveriste:

      Kristaqi eshte Killer dhe Vrastar i Enverit, domethene qe eshte nga dora juaj e xhelateve te Enverit, Kristaqi pervec shume trimerive komuniste si Arkitetk i Varrezes se “deshmoreve” te Enverit per te treguar besnikerine e tij te pashuar ndaj Partise urdheroi varjen ne litar te Havzi Neles, qe ishte miku i intelektualit dhe ky krim makaber ne vitin 1988 dhe intelektuali e mesoi kete lajm kur ishte ne SHBA dhe i shkroi nje Leter Komitetit te Helsinkit per ndeshkimin e kriminelit enverist te pacipe qe kishte perdhunuar edhe nusen e tij, por qe Edvini qe e paditi ne Gjykate e mohoi me pas pa piken e turpit. Pergjigja qe erdhi nga Helsinki mbyllej me fjalet se Kristaq Rama eshte futur ne listen e krimineleve te komunizmit ne Shqypni dhe presin qe Drejtesia Demokratike ne vendin tone ta ndeshkoje sa me shpejt te jete e mundur.

      • Shko ore pirdhu se paske pjerdhur,Ramen shaje per care te duash,vetem per komunist nuk e akuzon dot.Po pse or kaqol,Kristaqi urdheronte per varjet ne litar ? Po ti o mavri bere nje hale burg dhe te detyruan te perktheje,si te themi qe ke qene bashkepuntor ?! Ai ne qofte se e ka firmosur e kane detyrar se i kepusnin koken,nje ashtu si dhe ti qe perktheve muterat e enver hoxhes nga burgu.Kulmi i rrugacerise,kush je ti qe deshmon ADN e perdhunimit ! Nga e gjete ti,si “intelektual”apo si pervers? Ti i paske shpetuar enverit per duarsh.Ty me te vertete kot te paskan denuar, sekretaret e partise nuk ishin me ndryshe .

        • Vunoi
          ça ja fut kot or ti!!
          nastro suma si “visar zhiti mekanik” jo vetëm që e bëri me dëshirë “Po ti o mavri bere nje hale burg dhe te detyruan te perktheje,”përkëthimin,por përdori bythën sa kënaqi dynjanë!!të dy zakonet nuk i ka harruar akoma sot!!përkëthimin shatra patra,dhe bythën çorap!

          • O ti anticensura,bej njecike pushim se u meke,nuk le koment pa ju ngjitur si muti mbas kepuce,nuk te vuri njeri
            redaktor ty o debil enverist,Pi ilacet qe te ka dhene doktori,
            mos ha mut gjithe diten se qelbe dynjane

          • Pa censure !
            nga PS dole??
            ke qënë me pushime a çfar??
            mesa shoh unë!?mutin po e ha ti!!në çdo keoment vetëm mutin mban në gojë!!
            Pa censure !
            duket që nuk ke shumë zgjuarsi,prandaj shko tek pasqyra të shohës se e ke nën hundë mutin!!bra mdërmjet buzëve!!
            legenat e rilindjes së diktaturës!!

      • Po kur te erdhi pergjigja nga komiteti i helsinkit ne c’gop te sateme e fute letren o intelekthale? Perse nuk i shkruajte per se dyti here per t’i vertetuar me fakte konkrete se drejtesine dhjerokratike ne arnautistan e perlajne gomeret para se ajo te zere rrenje. Pastaj aq te pjerdhur ta kesh fiqirin sa mos ta kuptosh se per cfare behet fjale? Kur s’di t’i permbahesh temes ben mire te heshtesh si gomari. A e di ti qe edhe gomari ka me shume mend se ty? Ai te pakten punen e ben, po edhe di te heshte, kurse ti i menderos qe te dyja. Pocaqira dhe qelepirxhinj si puna jote nuk i hyjne ne pune as dreqit. Spajuna si puna jote duen palluar ronçem tre here ne dite qe te vine ne islla. Pjellave bastarde iu duhen shkerdhyer brinjet qe te vine ne binare. Ku je Enver djali se na morri malli.

  • PSE EDI RAMA NUK SHKON NE PEZE?

    Ja ju a spjegon fare qarte intelektuali:

    Edi Rama nuk shkon ne Peze se e tremb dhe e frikeson YLLI komunist ne hyrje te rruges 6 km larg vendit qe i kujton pabesine e Enverit dhe te komunisteve pas tij, ja cfare shkruan historia per Konferencen e Pezes:

    “Parulla e bashkimit apo e përçarjes ?”

    sepse ja cfare shkruan Wikipedia ne internet:

    “…Mbledhja u mbajt në fshatin Pezë, pak kilometra larg nga Tirana, në të ashtuquajturën zona e Pezë-Helmësit. Në mbledhjen e 16 shtatorit 1942 morën pjesë disa përkrahës të Mit’hat Frashërit që përfaqësonin rrymën që më vonë krijoi Ballin Kombëtar, Abaz Kupi që vijonte porosinë e Mbretit Zog dhe britanikëve për luftë të përbashkët kundër pushtuesit, individë si Ndoc Çoba, etj. Mbledhja ishte planifikuar më 14 shtator, nisi me dy ditë vonesë në shtëpinë e Myslym Pezës. Emrat e të pranishëmve u thirrën nga Ymer Dishnica. Në mbledhje foli E. Hoxha, ai foli për gjendjen politike, akuzoi nacionalistët dhe vlerësoi lartë Bashkimin Sovjetik. Nacionalisti R. Jarani tha se komunistët nuk e pranonin Shqipërinë etnike dhe se ishin te shitur tek bolsheviket. Gjakrat u nxehën dhe mbledhja u ndërpre, shkuan të gjithë të flinin. Nga të gjithë te pranishmit mbijetoi vetëm Enveri me Nexhmijen…”

    Me poshte po ky burim vazhdon:

    “…Është për t’u theksuar se Konferenca e Pezes u dekonspirua shumë shpejt, gjë që linte të mendohej se ky dekonspirim kishte qenë shumë i shpejtë falë informatave të siguruara brenda pjesëmarrësve. Pasi fashistët kapën dokumente në lidhje me këtë konferencë, ata goditën Pezën me ushtri…”

    Permbledhje historike nga:

    intelektuali

  • Politikanët e klasës re jan : krevat -kurvë -krizë -krim -servilë-rrugaq-spiunë-mercenar-pa karakter-vrasës pas shpine-shpifarak-Cmirxhi -zemër zi-intrigantë -katika -barbar.
    Kur nuk kan fuqi shëndrrohen në zvaranik -zgjebarak ,kur jan të shtypur e të përdalë moralisht ,burra e gra delenxhi të pa skrupuj-mesjetar -mendjemdhejë e dritë shkurtër -pa kulturë-shitës mendje i ardhë pa brek në bythë ,kan ra në para dhe u duket deti kos.Ku ti gjejmë fisnikët që të respektojn të rënët në LANÇl luftën dhe Konferencën e Pezës,që shërbeu për bashkimin e popullit në LANÇL të udhëhequr nga Enver Hoxha.

    Lufta Nacional-Çlirimtare, e orientuar, e udhëhequr dhe e frymëzuar nga idealet e mëdha të Konferencës së Pezës bëri të mundur që Shqipëria të jetë kontributore e çmuar në koalicionin e madh antifashist botëror, në koalicionin e vlerave fitues botrore .

  • Politikanët e klasës re jan : krevat -kolltuk-kurvë -krizë -krim -servilë-rrugaq-spiunë-mercenar-pa karakter-vrasës pas shpine-shpifarak-Cmirxhi -zemër zi-intrigantë -katika -barbar.
    Kur nuk kan fuqi shëndrrohen në zvaranik -zgjebarak ,kur jan të shtypur e të përdalë moralisht ,burra e gra delenxhi të pa skrupuj-mesjetar -mendjemdhejë e dritë shkurtër -pa kulturë-shitës mendje i ardhë pa brek në bythë ,kan ra në para dhe u duket deti kos.Ku ti gjejmë fisnikët që të respektojn të rënët në LANÇl luftën dhe Konferencën e Pezës,që shërbeu për bashkimin e popullit në LANÇL të udhëhequr nga Enver Hoxha.

    Lufta Nacional-Çlirimtare, e orientuar, e udhëhequr dhe e frymëzuar nga idealet e mëdha të Konferencës së Pezës bëri të mundur që Shqipëria të jetë kontributore e çmuar në koalicionin e madh antifashist botëror, në koalicionin e vlerave fitues botrore .

  • Politikanët e klasës re jan : krevat -kolltuk-kurvë -krizë -krim -servilë-rrugaq-spiunë-mercenar-pa karakter-vrasës pas shpine-shpifarak-Cmirxhi -zemër zi-intrigantë -katila -barbar.Kur nuk kan fuqi shëndrrohen në zvaranik -zgjebarak ,kur jan të shtypur e të përdalë moralisht ,burra e gra delenxhi të pa skrupuj-mesjetar -mendjemdhejë e dritë shkurtër -pa kulturë-shitës mendje i ardhë pa brek në bythë ,kan ra në para dhe u duket deti kos.

    Ku ti gjejmë fisnikët që të respektojn të rënët në LANÇl luftën dhe Konferencën e Pezës,që shërbeu për bashkimin e popullit në LANÇL të udhëhequr nga Enver Hoxha.

    Lufta Nacional-Çlirimtare, e orientuar, e udhëhequr dhe e frymëzuar nga idealet e mëdha të Konferencës së Pezës bëri të mundur që Shqipëria të jetë kontributore e çmuar në koalicionin e madh antifashist botëror, shqipëria fituese e kontribuese në koalicionin e madhë të vlerave botrore botrore .

  • Qëndrimi i Edvinit është qëndrimi i partisë , ndryshe Edvini s’do qe kryetar . Merruni me shkakun , jo me pasojën .
    Edvini ishte dhe mbeti një alabak , PS paska qenë më alabake se Edvini . Ky është problemi !

    • Foshnja PS lindi e vdekur qysh kur PPSH u shkri në 1990-ën. Kontribut të veçantë në përçarjen konsekuente të saj kanë dhënë dy liderat e fundit të saj, përshi këtu dhe çetnikun që na bëri peshqesh pardesybardhët katovicarë. Kush prej socialistëve të vërtetë beson akoma ke serioziteti i një çete të dalë prej gjirit të PPSH-së është viktimë e debilllëkut dhe e miopisë së theksuar.

      Problemi nuk është vetëm PS-ja. E kapur për zverku është dhe kryesia e PD-së dhe LSI-së. Për sa kohë njëshat do gëzojnë pushtet të pakufijshëm, situata kurrë s’ka për të ndryshuar në favor të anëtarësisë. Kjo e fundit mbeti duke u ankuar, por në fund të fundit është po kjo anëtarësi që zë radhën e para ke dyert e qëndrave të votimit. A nuk është për të vënë duart mbi kokë për sojin e gomerëve që kemi?

  • O shoke nje pietje kam une per ju trimat e tastieres se Dites: Sa prej jush e njohin me dokumente e jo me retushime enveriste, historine e Konferences se Pezes?
    Dini gje pse nuk permenden nacionalistet sa here flitet per Konferencen e Pezes? Dini gje kush ishte kryetari i Konferences se Pezes? Kush ishin iniciatoret e kesaj Konference? Nese nuk dini gje vazhdoni me llogje.

  • Sepse ka hall se i zemerohet Vucici dhe Micotaqi.
    Me LANCL iu mbyll njehere e pergjithmone kufiri grekut dhe serbit, dhe u mbyllen pretendimet greko serbe per Territorin E Shqiperise.
    Sepse Me LANCL Sovraniteti dhe Pavaresia Territoriale e Shqiperise u bene te padiskutueshme. Dhe Kryebuburreci Ramut i ka vene prape ne shitje. Dhe nuk i vjen mire te marri ndeshkimin qe jepte PK dhe Enver Hoxha per tradhetine dhe tradhetaret.
    Plumbin ne goje. Plere e ndyre

  • Sepse Peza dije ishte e perfaqesuar si jo me mire qe nga institucioni i Presidences, por dhe zv/kryeministri Brace. Kryetari i bashkise Tirane dhe deputete te tjere.
    Tani duhej edhe Kryeministrit aty ?? Por perse ??
    Eshte nje shkrim me teper tendecioz, sesa te tregoje qe Rama nuk eshte nje mbeshtetes i majte. Nese nuk do te ndjeheshe i majte nuk do te antaresoheshe dhe as do te kandidonte si kryetar dhe kryeministri i kesaj partije. Pra burdes kuvenda?!

  • Një njeri edhe mund të çmëndet , qoftë ky edhe k/ministër . Një i tillë e ka vendin në spitalin psiqiatrik si ç’do i sëmurë .
    Po kur çmëndet një parti , për më tepër një parti në pushtet , ç’duhet bërë ?!
    Të rrimë shtrëmbër e të flasim drejt – Edvini s’është fshehur , ai ka dalë hapur , lakuriq ( nudo) si fizikisht edhe moralisht . Refleksionet e tij të 90- ës, që ai s’i ka mohuar , janë një variant i Majn Kampf të Hitlerit dhe këtë kulish fashist , partia debile socialiste e merr dhe e vë në krye . Ç’faj ka Edvini këtu ?
    Dhe vazhdon të na sfidojë hapur – prisni , prisni , s’kini parë gjë akoma , na thotë !
    Mos e ndani kryetarin nga partia , është idiotizëm të mendosh se partia është e mirë , por , e ka kryetarin të keq . E kundërta është e vërtetë . Është Partia Socialiste e degjeneruar , që mori një rrugaç të degjeneruar dhe e vuri në krye .
    Kjo është partia e fshatarit injorant e mikroborgjez , Grramozit , e Çerçillit të partisë me bark e me puro në gojë , Finos , e kastravecit të majtë me peshë pupël , Brraçes , e karrjeristit kokëbosh , Balla , e infantilit Majko e bifkave të harremit politik edvinian, Vasiliçkat , Xhaxhkat e me radhë , kush i mban mënd të gjitha debilet, që i kanë të gjitha asetet , veç truve në kokë .
    Partia e sotme socialiste është një kufomë politike e dekompozuar .
    Socialistë , shqipëtarë patriotë !
    Shqipëria është jetime , mendoni natë e ditë si t’a shpëtojmë atdheun nga banditët që e kanë mbërthyer për fyti , gjumi mos t’u zërë . Nuk ka kthim mbrapa tek ata që populli i ka hedhur në koshin e plehërave – Berrisha , Nano , Meta , Luli , Mona ……..
    Kthimi mbrapa është baraz me vdekjen .
    Vetëm përpara !

    • Sakte! Ca eshte PSja, apo partia? PS,PD,LSI.
      Te gjithe jane banda ku anetaret aspirojne jo kontributin ndaj Atdheut, por perfitimin..pushtetin dhe privilegje te paligjshme.
      Dhe, ne nje bordello si Shqiperia, keto behen dhe me te lehta per tu arrire.
      Ligjin e rrepte dhe te drejte e konsiderojne fenomen komunist.
      Keta duan te vjedhin dhe kujtojne se e meritojne, meqe kane radhen e pushtetit.
      Nga sherbetore te popullit jane kthyer ne sejmene e qehallare. Nuk mund tju thuash nje fjale, apo tju prekesh nhe qime. Te ve ushtrine e xhveshur nga vlera perballe funderinave qe kruajne gaveten, te ve policine e uritur per gjoba e kupona..nen dore..
      Per vete postojne meme ne fb..nga plazhi, nga zyrat..nga oxhaket e shokeve.. Ndjehen te “paperlyer” me turmen popull.
      Pse, me ju do merrem une- thote Ramuti.
      Asnje pergjigje per kryetaret bandite te Bashkive.
      Sikur me skaf te ishte nisur ne Itali, nuk do i kish takuar aq kriminele njeheresh.
      Dhe ne e bezdisim me pyetje te tilla. Jo vella. Ka halle te medhaja ai..mendon per qindra miliona euro. Mendon ai ti veri ne xhiro me PPPte dhe ne cfare projekti.
      Nje nga nhe, po i realizon te gjitha,. Me perkrahhen e bandes qe ka pas.
      PS i thone. Kartonin gati ta ngrene per Ramutin. Buburrece te gjithe.
      Duhen qerruar

    • Limani
      shkëputa vetëm këto dy fjali për të mos e ripërsëritur të tërin”Ç’faj ka Edvini këtu ?
      Dhe vazhdon të na sfidojë hapur – prisni , prisni , s’kini parë gjë akoma , na thotë !”
      më mirë nuk bëhet
      “Socialistë ,(demokratë) shqipëtarë patriotë !” duhet shpëtuar shqipëria,duhet të shpëtojmë veteveten!!
      shqipëria jemi ne dhe jo politika e krimbur!!

  • Liami; Faleminderit per ate mbyllie te komentit me thirien;…-Nuk ka kthim mbrapa……vetem perpara.
    Te cim perpra… me rruge te pastruar.
    Me dashamiresi atdhetare.
    Guri Naimit D.

    • o guri a i ke rënë në të asaj që ka shkruar limani??
      sepse sipas replikës tënde!?
      duket sikur je kundër politikës së qelbur shqiptre!?
      apo gjithnjë vetëm kundër asaj berishjane e mbështetës i atij që limani i ka dhënë vlerën që i takon??
      guri më vej keq për moshën tënde,por po qe për mëndjen!?asqë më vjen keq fare!!ke harxhuar jetën kot së koti!!
      shpresoj që të të ketë ardhur diçka në kokë!!

  • Limani; Faleminderit per ate mbyllie te komentit me thirien;…-Nuk ka kthim mbrapa……vetem perpara.
    Te cim perpra… me rruge te pastruar.
    Me dashamiresi atdhetare.
    Guri Naimit D.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *