Pse Enveri i urrente anglezët (II)

Leda Hysa

Ekskluzive/ Flet Miranda Vickers 

Në këtë pjesë të dytë të intervistës, historiania angleze Miranda Vickers, rrëfen fundin e luftës dhe ardhjen në pushtet të Enver Hoxhës. Planet angleze të kombinuara me jugosllavët për eliminimin e Hoxhës në prag të luftës. Incidenti i Kanalit të Korfuzit dhe pse janë të vërteta ato që shkruan Enveri në librin “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”. Triumfi i përkohshëm i Koçi Xoxes, vetëvrasja e Nako Spirut dhe pse për Hoxhën, çështja e vetme më e rëndësishme ishte ajo e mbijetesës jo vetëm të sovranitetit të Shqipërisë, por edhe të klikës së tij të vogël…

Intervistoi Xhevdet Shehu

(Vijon nga numri i kaluar, të cilin mund ta lexoni KËTU)

– Zonja Vickers, a ka patur ndonjë plan të anglezëve, natyrisht dhe të amerikanëve për të përmbysur regjimin komunist të Hoxhës që u vendos në Shqipëri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore?

– Po, është e vërtetë kjo. Është e dokumentuar dhe e provuar. Kishte një plan për këtë. Jugosllavët ishin gjithashtu të interesuar mbi planet e Aleatëve për të ardhmen e Shqipërisë. Që nga 1944-a trysnia e madhe e jugosllavëve mbi LNÇ-në u shtua në mënyrë të konsiderueshme. Nga fundi i gushtit, jugosllavët caktuan një shef të ri të misionit të tyre ushtarak pranë shtabit të Hoxhës, kolonel Velimir Stojniçin. Miladin Popoviçi (i cili më vonë do të vdiste para kohe në mënyrë të dyshimtë) ishte tërhequr, pasi ishte konsideruar si tepër miqësor me Hoxhën. Delegacioni jugosllav i kryesuar nga Velimir Stojniçi veproi sipas udhëzimeve të Titos, duke argumentuar se Shqipëria ishte mjaft e vogël dhe e dobët për të mbetur e pavarur pas luftës. Ndaj, sipas tij, e ardhmja e Shqipërisë do të ishte më e sigurt të bashkohej me Jugosllavinë, duke u bërë Republikë e shtatë e saj. Hoxha, i cili në radhë të parë ishte një nacionalist shqiptar, sikurse dhe shumica e udhëheqjes së PKSH-së, nuk e duronte fare qëndrimin arrogant dhe mbrojtës të jugosllavëve. Ndihmësi kryesor i Stojniçit, Nijaz Dizdareviçi, u soll jo vetëm si një udhëheqës organizativ ndaj PKSH-së, por ndërsa lufta po shkonte drejt fundit të saj, edhe punonte për përfshirjen e Shqipërisë në Jugosllavi. Dizdareviçi, (i cili më vonë, në vitet ’60, do të ngarkohej me politikën e jashtme të partisë jugosllave) zyrtarisht ishte një instruktor, por detyra e tij kryesore ishte mbledhja e informatave sekrete.

– Le të kthehemi tek misionarët anglezë dhe te roli i tyre. Pse ata ishin të përçarë në qëndrimin ndaj luftës antifashiste?

– Midis pranverës së vitit 1943 dhe fundit të vitit 1944 në Shqipëri u dërguan rreth 50 oficerë anglezë, nisur nga dëshira e aleatëve për të dërguar ndihma për cilindo grup që ishte i vendosur të luftonte armikun, pavarësisht nga dallimet politike. Ajo që ishte e rëndësishme ishte motivimi për të goditur forcat e Boshtit. Ndaj dhe misionet aleate ishin udhëzuar të jepnin mbështetje vetëm për ato grupe të rezistencës që në mënyrë të qëndrueshme ishin aktive kundër trupave të Boshtit. Evidencat tregojnë se partizanët ishin përgjegjës për pjesën më të madhe të sulmeve kundër gjermanëve. Grupet nacionaliste duket se ishin më shumë të interesuar të merrnin ndihma ushtarake përpara se të ndërmerrnin ndonjë sulm kundër gjermanëve dhe entuziazmi i tyre i përgjithshëm për luftë aktive dukej se ishte krejt i vakët. Si ballistët, ashtu dhe partizanët e kuptuan që kur gjermanët të kishin ikur përfundimisht nga Shqipëria, secila palë do ta quante palën tjetër armikun kryesor. Sipas oficerit më të lartë anglez të ndërlidhjes (BLO), Xhulian Emeri (Julian Amery), i cili ishte i atashuar pranë zogistëve, komanda Aleate në mënyrë të nxituar i largoi forcat jo-komuniste të rezistencës si bashkëpunëtore të saj. Një tjetër oficer anglez i ndërlidhjes, në një raport të tij arrinte në përfundimin që nacionalistët (ku nënkuptoheshin të gjithë ata që nuk i përkisnin LNÇ-së) nuk dukeshin dhe aq të gatshëm për të luftuar kundër gjermanëve, ndaj dhe për të mbrojtur veten e tyre nga LNÇ-ja, qenë të detyruar të bashkëpunonin me armikun.

– Misionarët anglezë në Shqipëri duhej ta kishin kuptuar ndërkohë se koha nuk punonte për ballistët e zogistët, po për komunistët e udhëhequr nga Enveri, apo jo?

– E kishin kuptuar. Oficerët anglezë mbanin nën vëzhgim grindjet midis Ballit Kombëtar dhe Legalitetit. Sidoqoftë, në pranverë të vitit 1944, anglezët kishin vendosur të jepnin mbështetje vetëm për LNÇ-në, pasi tashmë ishte bërë e qartë që partizanët ishin forca kryesore e angazhuar në luftën me gjermanët. Kështu, pavarësisht faktit që misioni anglez pranë zogistëve vazhdonte t’i kërkonte Komandës Aleate të furnizonte grupet jo-komuniste të rezistencës, ndihmat ushtarake iu çoheshin partizanëve. Me të drejtë partizanët tashmë merrnin armë, pará, veshmbathje, ushqime dhe pajisje ndërlidhëse nga anglezët. Në verën e vitit 1944 në Komandën Britanike të Ballkanit në Bari u atashua një mision zyrtar i LNÇ-së. Megjithatë midis anglezëve dhe LNÇ-së u shfaqën kundërshti serioze për përparësitë e tyre respektive. Ashtu si ballistët dhe zogistët, shqetësimi kryesor i Enver Hoxhës ishte shpartallimi i armiqve të tij të brendshëm. Prandaj dhe ai hezitonte për shkatërrimin e infrastrukturës së vendit, të cilën anglezët nuk donin të përdorej nga forcat e Boshtit, kurse Hoxha donte ta ruante për ta përdorur pas luftës. Kjo ishte një nga arsyet e shumta që e bënë Hoxhën tejet dyshues për qëllimet e Aleatëve ndaj Shqipërisë. Në librin e tij Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë, ai shpreh bindjen që anglezët kishin planifikuar të zbarkonin një ushtri në brigjet shqiptare për të pushtuar Shqipërinë pas luftës. Ideja e tyre, thotë ai, ishte të siguronin një pikëmbështetje të përhershme në Sarandë për të kompletuar bazën e tyre në Korfuz. Dyshimet e tij nuk ishin krejt të pabaza. Në shtator 1944 ndodhi një zbarkim i përbashkët anglo-amerikan mjaft i dyshimtë në Sarandë, pas një zbarkimi tjetër të Aleatëve ca më tutje në bregdetin e Himarës, të cilët shkatërruan një garnizon gjerman.

– Shqipëria u çlirua më së fundi. Pse anglezët vazhduan të njëjtën linjë qëndrimi ndaj fitimtarëve të asaj lufte?

– Përfundimisht Tirana u çlirua më 17 nëntor dhe, nën shoqërimin e 21 të shtënave të artilerisë si dhe të këngëve e valleve nëpër rrugë, qeveria e Hoxhës hyri në kryeqytet. Shkodra ra më 29 nëntor dhe kështu e gjithë Shqipëria ishte e lirë nga forcat e Boshtit. Ushtria e Kuqe Sovjetike nuk mori pjesë në çlirimin e Shqipërisë, duke mos dërguar as furnizime dhe as trupa. Duke përmendur këtë, mund të thuhet se pa ndihmën e Aleatëve, LNÇ-ja nuk mund t’i thyente nacionalistët pa një luftë civile të hidhur dhe të gjatë. Duke shkuar drejt fundit të luftës asnjë nga Aleatët nuk kishte dëshirë t’i ofronte qoftë edhe ndihmën më të vogël Shqipërisë. Ata nuk kishin ndonjë politikë reale ndaj vendit, i cili nuk ishte diskutuar as në Moskë, as në Jaltë dhe as në Teheran. Kur anglezët më në fund vendosën të japin mbështetjen e tyre të plotë për partizanët jugosllavë, e ardhmja politike e Shqipërisë në një farë kuptimi, ishte vendosur. Megjithëse partizanët e LNÇ-së kishin marrë furnizime dhe ishin financuar nga anglezët, ideologjikisht dhe politikisht ata ishin të orientuar nga jugosllavët, të cilët i ndihmuan të kapërcenin dobësitë dhe të metat, theksuan rëndësinë e organizimit të fshatarësisë dhe, ç’është më e rëndësishme, mbyllën ndarjet e tyre fraksioniste. Kjo nuk do të thotë medoemos se pa udhëheqjen e jugosllavëve nuk do të kishte Parti Komuniste Shqiptare.

– E, pra, pse anglezët duhej të ishin kundër qeverisë që doli nga lufta?

– Duhet patjetër të vendosemi në kohë që të kuptojmë ngjarjet. Në pranverën e vitit 1946 Asambleja Popullore zgjodhi një qeveri të re. Enver Hoxha mori postin e kryeministrit, ministrit të Jashtëm, ministrit të Mbrojtjes dhe shefit të Shtabit të forcave të armatosura. Ndërkohë ai vazhdonte të ishte sekretar i përgjithshëm i PKSH. Nga ana tjetër, Koçi Xoxe mbeti në postet e rëndësishme të ministrit të Brendshëm dhe sekretarit organizativ të Partisë. Spastrimi i Partisë nga ‘elementët e padëshiruar’ filloi me suksesin e Koçi Xoxes për përjashtimin e Sejfulla Malëshovës nga Byroja Politike dhe Komiteti Qendror, gjoja për pikëpamje të djathta në politikën e brendshme dhe të jashtme si dhe në ekonomi. Në vitin pasardhës Xoxe përjashtoi nga Partia Ymer Dishnicën. Malëshova kishte argumentuar se Shqipërisë i duhej të bënte një politikë të jashtme të pavarur e cila të përfshinte lidhjet e ngushta me Perëndimin. Manovrat dhe lojërat në prapaskenë kishin bërë që levat e pushtetit, për momentin, t’i kishin vendosmërisht në duart e tyre Koçi Xoxe dhe elementët pro-jugosllavë në PKSH. Xoxe ishte në gjendje që të shfrytëzonte pozitën e tij për të izoluar Hoxhën, ndërsa ushtronte trysni për integrimin e shpejtë të Shqipërisë në Jugosllavi. Koçi Xoxe, i cili në të kaluarën kishte dënuar energjikisht prishjen e marrëveshjes së Mukjes, tashmë shihej si një vasal i jugosllavëve, një pasues i vonuar i Esat Pashës. Që Hoxha i shihte Xoxen dhe jugosllavët si një kërcënim për udhëheqjen e tij ishte bërë e qartë nga përpjekjet e tij për t’i hequr qafe ata. Përkundër kësaj klime frike dhe dyshimi, Komiteti Qendror i PKSH vendosi të përforconte mbështetjen e saj në vend me anë të përshkallëzimit të programit për shtetëzimet dhe reformën agrare. Tash e tutje të gjitha sipërfaqet e tepërta të tokave iu dhanë kooperativave bujqësore dhe fermave shtetërore, e para nga të cilat ishte ajo e Sukthit afër Durrësit. Me këtë shpresohej të transformoheshin metodat primitive bujqësore dhe me prodhimtari të pakët duke arritur në këtë mënyrë në një prodhim të mjaftueshëm për të cilin kishte nevojë popullsia me rritjen më të shpejtë në Europë. Megjithatë, prodhimi ishte mjaft i ulët pasi toka vazhdonte të punohej me mjete primitive dhe me rendiment të pakët. Ndihmat e UNRRA-s me traktorë ishin të pamjaftueshme. Fillimisht reforma agrare u zbatua kryesisht në tokat e pasura të Korçës dhe në fushën e Myzeqesë, ku ishte më e lehtë shpërndarja e tokës, por në zonat e varfëra malore sipërfaqet e tokave ishin aq të vogla saqë menjëherë dolën vështirësi të mëdha kur u bënë përpjekje për ndarjen e tyre.

Misionet angleze dhe amerikane në Tiranë ndërkaq po hasnin vështirësi gjithnjë e më të mëdha për të realizuar funksionet e tyre. Ishin vënë kufizime të rrepta për lëvizjen e zyrtarëve të tyre, të cilët ishin akuzuar se ndihmonin dhe inkurajonin aktivisht kundërshtarët e regjimit. Në prill 1946 Anglia tërhoqi misionin e saj nga Shqipëria, pasi marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve ishin bërë të pamundura në situatën që ishte krijuar. Nja shtatë muaj më vonë Shtetet e Bashkuara bënë të njëjtën gjë.11 Marrëdhëniet me Jugosllavinë mbetën të pandryshueshme, pasi Tirana vazhdonte të luante një rol prej servili ndaj fqinjit të saj verior. Në qershor Hoxha bëri një vizitë të mundimshme në Beograd, ku, siç e përshkruan në mënyrë zbavitëse në librin Titistët, ai u trondit nga arroganca dhe elitizmi i Titos dhe se si ai ishte mundur të vishej sa më mirë për të përshëndetur Titon. Ai e përshkruan ‘Oborrin e Titos’ si një vend ku kishte me bollëk qilima shumë të bukur persianë dhe një tepri orendish antike. Delegacioni shqiptar u pataks nga ato që pa. Titoja ishte veshur me një uniformë të bardhë marshalli me një jakë dhe mansheta të qëndisura me flori, me plot medalje me shirita mbi gjoksin e tij për t’u plotësuar me yjet mbi supe – ky ansambël veshjeje kompletohej me një unazë të madhe rrezëllitëse prej diamanti në gishtin e tij. Hoxha u ndje i fyer, i poshtëruar dhe ndoshta tejet xheloz nga kjo shfaqje e tepruar dhe me salltanet, pasi ishte shumë shpejt pas gjithë atij mjerimi të tmerrshëm të kohës së luftës, nga i cili sapo kishin dalë si ai dhe Titoja. Delegacioni i vogël shqiptar u ndje i varfër dhe i rrëgjuar në krahasim me mysafirët e tjerë. Hoxha i cili ishte një njeri tejet mëndjemadh, u vu në një siklet të madh pasi Titoja e priti atë, me disa mysafirë të tjerë, jashtë në park. Ata u ulën dhe biseduan në një tendë, ndërsa jashtë binte shi dhe baltoste tokën. Kur ata u kthyen në pallat Hoxha ishte tmerruar kur kishte parë se fundi i pantallonave si dhe thembrat e këpucëve të tij ishin lerosur me baltë. Ai u skuq nga turpi, duke hequr zvarrë këmbët në mënyrë që të mos dukeshin thembrat e këpucëve.

– Po pse ishte kjo urrejtje aq e madhe e Enverit për anglezët?

– Marrëdhëniet anglo-shqiptare ndërkaq u përkeqësuan edhe më tepër pas një incidenti ku u përfshi marina britanike. Nga fundi i vitit 1945 anijet angleze për heqjen e minave filluan detyrën e vështirë të spastrimit të Kanalit të Korfuzit nga minat, pavarësisht nga protestat e shqiptarëve, të cilët kishin deklaruar që ujërat territoriale të tyre shtriheshin tri milje nga bregdeti shqiptar. Anglezët nuk e përfillën pretendimin shqiptar, duke argumentuar se Kanali ishte një zonë ndërkombëtare lundrimi. Shqiptarët u përgjigjën duke hapur zjarr më 15 maj 1946 mbi anijet angleze. Anglezët paskëtaj dërguan katër destrojerë nga Korfuzi nëpërmjet Kanalit dhe, më 22 tetor dy nga katër anijet ndeshën në mina dhe u fundosën bashkë me 44 marinarë. Ndërsa çminuesit anglezë vazhdonin spastrimin e zonës, Hoxha u ankua në Kombet e Bashkuara për hyrjen e anijeve të huaja në ujërat territoriale shqiptare. OKB e shqyrtoi çështjen, e cila më vonë u përcoll në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kjo përfundimisht vendosi se qeveria shqiptare ishte tërësisht përgjegjëse për mbytjen e dy anijeve. Akuzat kundër Shqipërisë ishin tejet jo bindëse, pasi shqiptarët argumentonin se ata ishin i vetmi vend në hapësirën e Mesdheut që nuk zotëronin as mina, as minavënës dhe as personel të përgatitur për lëvizjen e minave. Shqiptarët vazhduan të mohojnë çdo përgjegjësi ndërsa Gjykata Ndërkombëtare vendosi (me 11 vota pro dhe 5 kundër) që Shqipëria të paguante kompensimin prej 843 mijë e 947 lira stërlina – për vlerën e dy anijeve si dhe për të afërmit e marinarëve të vrarë. Nuk ka nevojë të thuhet se shqiptarët nuk e përfillën kërkesën, por protestuan pa dobi për kthimin e një sasie të madhe ari të vjedhur Shqipërisë nga forcat e Boshtit në tërheqje, sasi që më vonë u kap nga Aleatët.

Për Hoxhën, çështja e vetme më e rëndësishme ishte ajo e mbijetesës jo vetëm të sovranitetit të Shqipërisë, por edhe të klikës së tij të vogël. Kjo do të thoshte eliminimin e të gjithë rivalëve realë apo potencialë. Gjatë sundimit të tij, shqetësimi për sovranitetin kombëtar ishte gjithmonë faktori kryesor për përcaktimin e politikës së jashtme shqiptare.

– Sidoqoftë, fatet e Shqipërisë mund të ishin paksa më ndryshe nëse aleatët perëndimorë, përfshi anglezët do të ishin treguar më të kujdesshëm?

– Kjo është e vërtetë. Por gjithsesi duhet të vendosemi në situatën e atyre viteve. Në klimën e luftës së ftohtë të Europës së pasluftës, Shqipëria u gjend në një situatë tejet të brishtë. Marrëdhëniet me Perëndimin ishin në një pikë të ulët pas incidentit të Korfuzit, ndërkohë që kishte një mbështetje të fortë amerikane për pretendimet e shtuara greke ndaj Shqipërisë jugore. Ndaj dhe shqiptarët nuk kishin tjetër alternativë veçse të bashkëpunonin me Beogradin, të vetëdijshëm për miratimin e Stalinit për dominimin e Shqipërisë nga Titoja. Në korrik të vitit 1946 Shqipëria dhe Jugosllavia nënshkruan një Traktat të Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Ndihmës së Ndërsjelltë. Ndërkohë planet e Titos për një Federatë Ballkanike kishin arritur kulmin, ndaj dhe një traktat i ngjashëm u nënshkrua me Bullgarinë. Një nga synimet parësore të politikës së jashtme jugosllave të pasluftës ishte krijimi i një Federate Ballkanike që të përfshinte brenda saj Jugosllavinë, Shqipërinë, Bullgarinë, dhe Greqinë. Pranverën e ardhshme, synimet e vërteta të Titos në lidhje me Shqipërinë filluan të dilnin në shesh kur qeveria jugosllave i propozoi Nako Spirut (i cili ishte me një mision në Beograd në përpjekje për të sheshuar dallimet midis dy vendeve) që të nënshkruhej një pakt i fshehtë midis dy vendeve, me anë të të cilit të garantohej mbrojtja e interesave jugosllave në Shqipëri, në rast të ndonjë ndryshimi në udhëheqjen e PKSH. Spiru nuk pranoi ta firmoste paktin dhe misioni i tij përfundoi me përkeqësimin e marrëdhënieve jugosllavo-shqiptare në krahasim me ç’kishin qenë kur ai mbërriti në Beograd. Ka të ngjarë që Koçi Xoxe filloi lëvizje të reja kundër kundërshtarëve të tij në udhëheqjen e PKSH si pasojë e dështimit të këtij misioni. Më 20 maj 1947 qeveria shqiptare njoftoi se nëntë anëtarë të Asamblesë Popullore të njohur si anti-jugosllavë, ishin arrestuar, gjykuar dhe dënuar për komplot kundër shtetit.

(Vijon nesër)

Share This Article
34 Comments
  • Pra ketu del Enveri nje hero, kurse anglo-amerikanet kellira qe mbronin pretendimet greke.
    ‘…ndërkohë që kishte një mbështetje të fortë amerikane për pretendimet e shtuara greke ndaj Shqipërisë jugore…’

    Pra nga ky artikull nxjerrim qe :
    1. Mbeshtetja angleze ndaj ballisteve ra, sepse keta te fundit s’luftonin kundra okupatorit.
    2. Enveri nuk ka pranuar te hedh ne ere dhe shkaterroj objekte strategjike shqiptare, sipas direktivave angleze, pasi donte ti kishte per me vone.
    3.Enveri si donte anglezet sepse nuhati qe ata donin te benin baza ushtarake ne Sarande.
    4.Kanali i Korfuzit ishte nje inskenim per te marr arin shqiptar te vjedhur nga gjermanet e te sekustruar nga anglezet.
    5.Enveri s’beri as lojen e Titos qe donte ta fuste ne Jugosllavi as te Anglo-Amerikaneve qe donin ti jepnin jugun e Shqiperise, Greqise e te benin baza neper territor shqiptar.

    • Si e kupton ti vogelush pionier muzhik eshte probelmi yt.
      Mirannad vickers shkruan njelloj me ato qe shkruante Paskal Milos 30 apo 40 vjet me pare kur botonte Historine e kopiles se serbeve qe shqiptaret e njihnin me emrin Partia E Punes Se Shqiperise.

      • Per ju idjote te verbuar nga urrejtja per vendin tuaj , te gjithe i akuzoni si komuniste , kur viheni me shpatulla mbas murit , bile edhe vete koken e imperializmit boteror , Anglo – Amerikanet , qe ishin dhe mbeten armiqte me te perbetuar te komunisteve , i etiketoni si komuniste !

  • Enver Hoxha ishte Trim dhe jo lepires bythe.
    Shqiptaret jane tjeter Brume ne nuk jemi koloni angleze,ata qe pelqjne anglezet jane njesoj si ta dhe pederaste te pabese si Anglezet.jane aq te peshtire qe nuk i don asnje ne Bote.Enveri kishte te drejte.Anglezet i dinin te gjitha mizorite e Grekeve kunder Kombit tone por kurre nuk e perkrahen.ishin me mire pa ta dhe pa ameriken…

    • Plako muzhik pensionist trim e brekgrisur.
      Kjo autore ka kopjuar perrallat sllavo-komuniste qe u lexoheshin kooperativisteve dhe pioniereve te llumtur para 40 vjeteve.

      • Po lexo te Sali Qenit ti se ka perralla te fresketa dhe lere Enverin.Lexo me obama zezakun dhe Trapin e Trampit.Mrrekullia e dhierokracise qe na sollet juve qe i hiqnit shurren Enverit.
        Po une nuk e dija qe ka Wi Fi dhe ne Psiqiatri???

  • Keto jane shkrime per intelekton. Te lexojme ca do shpiki kete radhe. Intelektoooo ku je??? Mezi pres komentet e tua.

    • bre Askusho i sinqerte.

      hahaha Kjo autore ka kopjuar veprat e xhaxhi Enver dhe i riboton ketu. hahhaha

      Kjo “shkenvetare” historiane angleze ka zbluar se iu kane bere me balte kepucet xhaxhit Enver. Sa hidherim i madhe per popullin atehere. hahahaha

    • PO SIKUR TE MERRNIM NE PYETJE NJE NAZIST TE VJETER ..PER IDETE E HITLERIT . JAM KURIOZ CFARE DO TE NE SHKRUANTE ? ??… CPRET NGA NJE KOMUNSTE QE I NDRYSHON GJERAT SIPAS QEFIT E VET… EDHE PO TE KISHTE JETUAR NE SHQIPERI KAQ GJERA ME RENDESI TE QARTA KUURE SDO TI SHKRUANTE SI KJO BUKUROSHJA …E KA LEXUAR LIBRIN E ENVERIT DHE E KA ANALIZUAR SIPAS QEFIT TE VET .PREJ ..// JAM I SIGURTE SE EDHE HISTORINE E ANGLISE SSSE DIN KJO BOLSHEVIKJA … DHE KJO PYETJE ME BEN PER TE QESHUR ..PERSE KJO URREJTJE E ENVERIT PER ANGLINE … HA HA HA EDHE LOPA IME E DIN…SE ENVERI ISHTE NJE EGOISTT QE DONTE QEVERINE PER VETE .. DHE NE ANGLI KISHTE SISTEM DEMOKRAT QE JE NJERI NUK MUNDTE ZOTERONTE SIC E BERI DIAKTORI ME SHQIPTARET ..PASTAJ JA THITHTE STALINIT KRIMINELIT …. QE I URRENTE ALEATET PO TI DASHURONTE STALINI EDH ENVERI DO TE DASHURANTE SE ISHTE NJE HIPOKRIT QELBET ..SA QESHARAKE ….. QE BEHENI PERS I URRENTE ….. KE DAHSURONTE ENVERI L N C QE JA VRZU TE GJTHE ISH KOMNADANTET . POPULLIN SHQIPTAR QE E BERI ME T VARFERIN NE EUROPE .. LE TE ME THOTE NDONJERI KE DONTE HITLERI I BALLKANIT ..SE UNE VETEM KRIME I KAM PARE TE BEJE..MERCI

  • Trashigimtaret e tradhetarve te kombit njikohesisht bashkpunetor me pushtuesin.Sot SHQUPI shpifes.
    A dijne te lexojne cfare shkruan kjo historiania angleze:

    “”Enver Hoxha nuk e duronte fare qëndrimin arrogant dhe mbrojtës të jugosllavëve.””

    “”partizanët ishin forca kryesore e angazhuar në luftën me gjermanët.””

    “”Shkodra ra më 29 nëntor dhe kështu e gjithë Shqipëria ishte e lirë nga forcat e Boshtit.””

    Per te mos u ba perserites mbeshtes 5 pikat e komentit te nderuarit Alban.

    • HAHAHAHA
      Ky eshte shkrim per matufe pensioniste te pa ushqyer ne rini veçse me fryme revolucionare sllavo-komuniste.

      • Qesh o pensionist se nuk qan dot.
        Faktet historike jane kokeforte.
        Bashibozuket e Ballit dhe Legalitetit ishin te gjithe spiune te UdB qe Enver Hoxha jua shkaperdheu rracen.
        Ishte shtet, jo kurve sic e katandiset ju te PDhjeres

        • Hahahahah o Mirel Marks-Engels-Lenin te ka ngecur ora 75 vjet me pare. Hahahahah
          Mos mungofsh ne komente me bazhiboshuke, muzhike, balli, elagilite. HAHAHAHHA

  • Mua edhe kur nuk dua te futem ne debatin idiot te gazetarit te Nexhmijes, Xhevdet Shehu, Shaban Hunderrat e Enverit me ftojne me hir apo me pahir,

    prandaj:

    PSE I KA URRYER KAQE SHUME ENVERI ANGLEZET DHE MARIKONET?

    Po pergjigjen e dine edhe kalamajte e rruges dhe nuk ka nevoje qe fanatiku Xhevdet Shehu te publikoje dacibaot e drogamanes, Miranda Wickers, qe ka qene pjesmarse e Brigatave te Kuqe qe ne rini,

    dhe:

    Pergjigja eshte fare e thjeshte:

    Urrejtja e Enverit kryesisht per anglezet vinte sepse ishte spiun i fashisteve qe spiunonte shoket e vet dallkauke komuniste nga vila e kunatit te tij Bahri Omari dhe kur ne vitin 1943 u be e qarte se Hitleri e kishte humbur Luften e ktheu mesalle anapolla dhe u be spiun i Titos dhe spiunoi tek gjermanet oficeret angleze qe kishin ardhur ne Mukje me oferte per bashkimin e trojeve shqyptare,

    MASAKRA KUNDER ANGLEZEVE NE KANALIN E KORFUZIT QE KREU ME MINA JUGOSLLAVE VERTETOI PERFUNDIMISHT SE KY PEDERAST HOMO NE JETE DHE NE POLITIKE PER PUSHTET SHISTE EDHE NENEN E VET

    Sic e kishte cilesuar Vukmanovic Tempo ne nje leter per Josip Titon kur i tregonte me hollesi se ne Shqypni kishte gjetur njeriun e duhur per kauzen e Jugosllavise Komuniste.

    • UNE PO TE ISHA JOURNALISTE DO TA PYESJA ..KETE TE BOLSHEVIKEN …KU ESHTE NDRYSHIMI I CHURCHILLIT DHE ENVERIT … DHE DE GAULLIT ..DHE JA TREGOI UNE BOLSHEVIKES NGA KATUNET E ANGLISE … 1 WISTON CHURCHILLI KUR I HUMBI VOTAT PER PREMIER MINISTER .. THA .. ME MIRE TE ME VRISNIN GJERMANET SE TE HUMBISJA . PASTAJ U QETESUA DHE THA SHUME MIRE KESHTU FITOI DEMOKRACIA FITOI POPULLI …PO ENVERI E BENTE NJE GJE TE TILLE .?????? APO VRISTE MILIONA PER … DHE . GENRAL DE GAULLE NE FRANCE NE 1968 KUR U BE REVOLUCIONI ..DISA STUDENTA ME IDE BOLCHEVIKE BENE RREMUJE GREVA BLLOKUAN FAKULTETET …NXITEN PUNETORE TE MBYLLNIN UZINA DHE CDO GJE U BLLOKUA ..PER ENVERI ISHTE REVOLUCION…..???? SA VETA U VRANE… ASNJE DHE MADHI DE GAULLE THA OK ..DONI TE PUNONI ME PAK DHE TE FITONI E SHUME … DHE DHA DOREHEQJEN . NUK I URDHEROI POLICAVE AS USHTRSE TE QELONIN ..PO ENVERI CBENTE PO TE BENIN SHQIPTARET REVOLUCION SI NE 68 NE FRANCE … I URDHERONTE BEKSAT TE VRISNIN POPULLIN ..DHE POLICET DO TE QELLONI ME ENVERIN ..JA DIFERENCA … DHE I MADHI GENRAL DE GAULLE KUR DOLI NE PENSION THA NUK E DUA PENSIONIN JO JEPJANI TE VARFERE POPULLIT SE KANE ME NEVOJE SE MUA …..E BEN NEXHIJE SHURRA KETE GJE ..APO E BERI ENVERI …. DHE NUK FLAS PER KRIMET QE BERI DIKTATORI/// ME DEMOKRACINE QE VENDOSEN CHURCHILLI DHE DE GAULLE … SE DUHET GJITHE JAVEN TE TREGOJ ME HOLLESIRA…MERCI .. DHE NE KETE FOTO TE 2 TRIMAT QE JANE NE KRAH TE ENEVERIT …I VRAU VETE SKIZOFREN ENVER NU I VRANE GJERMANET …. E DIN KJO PIONIERA E BRIGADAVE ROSO …

  • Mua edhe kur nuk dua te futem ne debatin idiot te gazetarit te Nexhmijes, Xhevdet Shehu, Shaban Hunderrat e Enverit me ftojne me hir apo me pahir,

    prandaj:

    PSE I KA URRYER KAQE SHUME ENVERI ANGLEZET DHE AMERIKONET?

    Po pergjigjen e dine edhe kalamajte e rruges dhe nuk ka nevoje qe fanatiku Xhevdet Shehu te publikoje dacibaot e drogamanes, Miranda Wickers, qe ka qene pjesmarse e Brigatave te Kuqe qe ne rini,

    dhe:

    Pergjigja eshte fare e thjeshte:

    Urrejtja e Enverit kryesisht per anglezet vinte sepse ishte spiun i fashisteve qe spiunonte shoket e vet dallkauke komuniste nga vila e kunatit te tij Bahri Omari dhe kur ne vitin 1943 u be e qarte se Hitleri e kishte humbur Luften e ktheu mesalle anapolla dhe u be spiun i Titos dhe spiunoi tek gjermanet oficeret angleze qe kishin ardhur ne Mukje me oferte per bashkimin e trojeve shqyptare,

    MASAKRA KUNDER ANGLEZEVE NE KANALIN E KORFUZIT QE KREU ME MINA JUGOSLLAVE VERTETOI PERFUNDIMISHT SE KY PEDERAST HOMO NE JETE DHE NE POLITIKE PER PUSHTET SHISTE EDHE NENEN E VET

    Sic e kishte cilesuar Vukmanovic Tempo ne nje leter per Josip Titon kur i tregonte me hollesi se ne Shqypni kishte gjetur njeriun e duhur per kauzen e Jugosllavise Komuniste.

  • Enver Hoxha sipas Vickers eshte sikur te thuash Enver Hoxha sipas Sulo Gradecit.
    O te trashe njerez komuniste dhe te ligj.Po shume te ligj ama deri ne neveritje.
    Arsyeja e ekzistences se formimit te PKSH dhe te gjitha partive komuniste ne mbare boten eshte zhvillimi i revolucionit dhe marrja e pushtetit mr dhune e permbysja e rendit sipas tyre borgjez dhe zevendesimi me rendin e ri komunist.Prandaj perrallat me bashkepunetore thuajani njeri-tjetrin ne oren e kultures masive sepse edhe Jezu Krishti te ishte ne krye te Ballit Kombetar e Profeti Muhamet ne krye te Legalitetit ,komunistet do ti luftonin se keshtu ishin urdhrat e Beogradit.
    Kjo trapja qe citon Enverin kur pershkruan viziten e tij ne Beograd me duket si Elisa Spiropali kur flet per Edin.
    PKSH dhe Enver Hoxha nga 41 deri ne 48 ishin thjesht vegla dhe sherbetore te qendres antishqiptare te Beogradit.Gjate kesaj kohe ata ishin zbatues re vijes serbe per ceshtjen shqiptare dhe pergjegjes per kthimin e Shqiperise ne ciflig te Beogradit.
    Po pse i kane bere pershtypje qilimat perse te Titos kur ordineri hajdut Enver Hoxha mobilonte zyrat me orendite e qilimat e Shqfqet Verlacit.??
    Pse i urrente anglezet Enveri ??? Cna habitet !! Sepse ishte qen komunist i stervitur me mesimet marksiste – leniniste te Moskes dhe Beogradit.C’lidhje mund te kishte biri i Anese me kulturen anglo-saksone ???

  • Sa i përket ngjarjeve në përgjithësi që i trajton kjo, anglezja, Vickers, mund të merren edhe gati të sakta; aeçse, ndaj Enver Hoxhës, që, ose fare qëllimkeqësisht apo, paditurisht, Vicker, aty ku mundet e sa mundet, qoftë edhe sadopak, patjetër e shtrembëron, e zvjerdhë dhe e denigron -Enver Hoxhën; sepse, sikurse edhe anglezët e saj të atëhershëm dhe, gjithsesi edhe këta të sotit, ndaj, edhe Vickers, edhe SOT të vdekur, patjetër që e smirojnë dhe mënijnë Enver Hoxhën,haptas dhe fshehur, për përsonalitetin e tij për çdo lakmi; për karakterin e tij shembullor; për trimërinë e tij kulmore, për shqiptarizmin e tij të pakrahasueshëm dhe për vetitë tjera të Enverit që, anglezët, pra, si të atëhershit, e, edhe këta të sotit dhe, gjithsesi edhe Miranda Vickers, do të dëshironin t’i kishin!?!
    …Pra, edhe nga vetë fjalët e Vickers-it nga ajo që e thotë në këtë shkrim të sajin, ndonëse, siç thash, të kursyer dhe edhe të shtrembëruar sa i përket Enver hoxhës, prapëseprapë del qartë dhe edhe kuptohet fare bindshëm se, Enver Hoxha, përpos tradhetarëve dhe kuislingëve shqipfolës më armiqë se tërë armiqtë tjerë, i ka pasur kundërshtarë dhe armiqë të përbetuar edhe shtetet më të fuqishmet të kohës, fshehtas dhe haptas; prandaj, është e pabesueshme të gjykohet saktësisht se sa vështirë e ka pasur Enver Hoxha në qëllimet, në luftën dhe punën e ti për shqiptarë dhe për Shqipëri !?!!!

    Lavdi gjithmonë në rritje e sipër -ZOT-Enver Hoxhë-SHQIPOS !!!

  • Sa i përket ngjarjeve në përgjithësi që i trajton kjo, anglezja, Vickers, mund të merren edhe gati të sakta; përveçse, ndaj Enver Hoxhës, që, ose fare qëllimkeqësisht apo, paditurisht, Vicker, aty ku mundet e sa mundet, qoftë edhe sadopak, patjetër e shtrembëron, e zvjerdhë dhe e denigron -Enver Hoxhën; sepse, sikurse edhe anglezët e saj të atëhershëm dhe, gjithsesi edhe këta të sotit, ndaj, edhe Vickers, edhe SOT të vdekur, patjetër që e smirojnë dhe mënijnë Enver Hoxhën,haptas dhe fshehur, për përsonalitetin e tij për çdo lakmi; për karakterin e tij shembullor; për trimërinë e tij kulmore, për shqiptarizmin e tij të pakrahasueshëm dhe për vetitë tjera të Enverit që, anglezët, pra, si të atëhershit, e, edhe këta të sotit dhe, gjithsesi edhe Miranda Vickers, do të dëshironin t’i kishin!?!
    …Pra, edhe nga vetë fjalët e Vickers-it nga ajo që e thotë në këtë shkrim të sajin, ndonëse, siç thash, të kursyer dhe edhe të shtrembëruar sa i përket Enver hoxhës, prapëseprapë del qartë dhe edhe kuptohet fare bindshëm se, Enver Hoxha, përpos tradhetarëve dhe kuislingëve shqipfolës më armiqë se tërë armiqtë tjerë, i ka pasur kundërshtarë dhe armiqë të përbetuar edhe shtetet më të fuqishmet të kohës, fshehtas dhe haptas; prandaj, është e pabesueshme të gjykohet saktësisht se sa vështirë e ka pasur Enver Hoxha në qëllimet, në luftën dhe punën e ti për shqiptarë dhe për Shqipëri !?!!!

    Lavdi gjithmonë në rritje e sipër -ZOT-Enver Hoxhë-SHQIPOS !!!

  • Une them qe I ureente see ishin gay. Ja dhe Ramy qe eshte I saliut dhe pdes, iku ne angli u be pede_rast.
    Hahahaaaaa

  • Nje pyetje per intelektuali.
    Kush vlente me shume,
    Allati I enverit Apo to???
    Te thuash te verteten ama

  • Ngado qe te sillen Anglezete perfundimishte Enver Hoxhen e ken nxjerre mjafte pozitive.! Ai ishte nje burre shteti qe Anglezet edhe pers kundershta at e kan zbardhur luften nacional clirimtare me mire nga te gjith.
    Ftakeqesi e jona ka qen qe ne ate kohe Anglia nuk kishte nje kryeminister si Tomi Bler e keshtu duke mbeshtetur Mbretruin Grek dhe renegatin Tito ata e lan shqiperin ne mes te dy ujqerve ku dhe at keta ujqer shpeshe her i ndersenin kunder vendit ton.
    Duhet te themi pa frige qe ndihma e Stalinit ne ate keohe ka qen vendimtare per kombin shqiptare.! Takimet e Enver Hoxhes me Stalini ben qe te ndrysho 180 grade Stalin ne favore te shqiperise.!

  • Ti intelektmuti je i semure nga trute se duket se ta ka fut aq thelle Enveri sa nuk te del i keqi ndaj tij sa te jesh gjalle.Per ata qe nuk e dine te verteten problemi qendron tek fakti se grekun e zuri nga koqet inglizi qysh ne fillim te luftes dyte boterore dhe prandaj Curcilli nga gjithe Europa lindore vetem Greqine i kerkoi Stalinit qe sakrifikoi gjithe ate gjak qe derdhi populli grek kunder Hitlerit vetem per btja dhene dhurate Curcillit.Perfundimisht grekqiret jane prostitutat e perjeteshme te Perendimit .Nuk e vute re qe edhe pse nuk pat mmbushur asnje kusht greku u fut ne Nato. ne BE si dhe nuk e lane te ngordhe ne skandalin e borxheve ‘ Sa te jete BE- ja grekun nuk e le te vuaj se nuk e tradheton laviren e vjeter.

  • Njeriu kur lind si fëmijë ka një fytyrë ,të pastërt si kristali ,ku rritet, ndrrohen interesat ,ndrrojnë edhe fytyrën si ndodhi me ardhjen e demokratoshkërdhatësisë ,ku disa ordiner shumë herë bëhen me shumë fytyra për ego e interesa personale .

    Legjendari E.Hoxha kishte një fytyrë të pastërt që fëmijë ,u rrit me veti e vyrtyte të larta që kur lindi e deri sa u nda nga jeta.Ai mbajti qëndrim konseguent ndaj anglezve,amerikanve,,jugosllavë dhe Grekve. Qëndroi burrë shteti e besnik deri në fund jetës tijë .

    Ndaj idealit e vijës partisë Komuniste të Shqipërisë ,një zbatim pa asnjë lëkundje të karakterit për ti shërbyer me besnikri vetëm atëdheut socialistë dhe popullit të tij të dashur në të gjitha fushat ,një kauzë madhore ,vetëm rritjen e mirqenjes së popullit,dhe për ruajtjen e pastërtisë së fytyrës .

    Por mos harroni se kur vdes njeriut me shumë fytyra që disa shajnë e shpifin, sot do thonë vdiq i pa fytyrë.

    Prandaj të dashur shpifsa e kamelonë ,ruani dhe mbani pastër ,deri sa të vdisni fytyrën e ndershme dhe dinjitoze,siç e mbajti legjendari i pa harruar E.Hoxha.

  • Enver BQ.ri ishte spiun i Anglezëve dhe i Amerikanëve bashkë.
    Po ti donte rondelja Angkisë dhe Amerikës e kishte bërë sallam me kohë.
    Enveri u përdor si donin superfuqitë….e njëjta lojë vazhdon dhe sot..!!!

    • O lalai leri denglat “po te donin America dhe anglia “u mbeti goja juve.
      Dhe America dhe Anglia donin por vetem I rruajten bolet Enverit ,pavarsisht se Enveri linte shqipetaret pa buke.

  • Nuk e mora vesh prape pse i urrente enveri Englezet.
    Me duket se Englezet i urren me shume kjo Vicka/Kjo po na perkthen nga anglishtja Veprat e shokut enver Rreziku Angloamerikan per Shqiperine dhe Titistet.
    Qekur thote se Miladin Popovici(qe rekrutoi enver hoxhen) ishte serbi i mire,kurse Velimir Stojnici e Disdarevici,ishin serbet e keqinj,bash njashtu si enveri,
    Qekur thote se Miladin Popovici u vra ne menyre te dyshimte,,kur jo nje historiane,por edhe kenduesit e shtypit keto 30 vjet e dine qe Miladin Popovicin e vrau shqiptari kosovar,mesuesi Haki Taha,se serbi rekrutor i enverit,u premtoi plebishit(votim popullor) pas lufte.Dhe me keto fjale e vrau:-ku e ke plebishitin qe na premtove?Kur kjo Miranda nuk dikerka dhe kete fakt,por na perserit perrallat e enverit me agjente te UDB,kjo nuk eshte historiane,por nga ato laviret e rrugeve te Londres,qe mblidhnin keta Marxiste-leninistet e Hotel Adriatikut.Keto i furnizonte me Literature enveriste,Culle Mullai ne Hotel Adriatiku ku benin 2-3 muaj plazh qyl.Kesaj nuk i ka dale e djegura e diellit nga plazhi Durresit.Pyesni andej nga ka ardhur,e mbajne per HISTORIANE,apo per ndonje gje tjeter?

  • PER TU CUDITUR … KJO GRUA E BRIGADAVE TE KUQE NE IAILIE QE BEN ATENTATE PER TA MARRE QEVERINE ..ME KUJTON NJE FRANCEZE SOCIAL COMUNISTE …BERI ME QESH GJITHE BOTEN ME NJE FRAZE .. SHKOI NE CUBA KUR DIKTATORI FIDEL CASTRO NGORDHI … DHE MADAME SEGOLENE ROYALE MINISTER DE KULTURES FRANCEZE THA .. KU JANE PRISONIERE POLITIKE UN S SPASHE ASNJE NUK KA NE KUBA TE BURGOSUR POLITIKE ….. DHE E GJITHE BOTA QESHI .. EDHE KJO ME BEN PER TE QESHUR …. KESHTU IDIOTESH DO TE KETE GITHMONE NE BOTE ..HEJ COBANE E DINI SI U VRANE ME NJERI TJETRIN BOLSHEVIKET NE LUFTEN E SPANJES ..JU JAP UNE DETAILLE PO TE DONI MERCI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *