Hiqni dorë nga ankesat. E vërteta është se askush nuk dëshiron t’ju dëgjojë duke u ankuar dhe, përveç kësaj, ankimi është i dëmshëm për shëndetin tuaj.
Hulumtimet e kryera nga Universiteti i Stanfordit tregojnë se shpenzimi i vetëm gjysmë ore në ditë duke u ankuar e dëmton fizikisht trurin e njeriut.
Pavarësisht nëse jeni ju duke u ankuar apo duke dëgjuar dikë tjetër të ankohet, ekspozimi në negativitet dëmton neuronet në hipokampus – pjesën e trurit që përdoret për zgjidhjen e problemeve dhe funksionin kognitiv.
Me kohën, ankimi bëhet shprehi.
Nëse jeni të rrethuar vetëm nga njerëz që ankohen, atëherë jeni shumë të prirë që edhe ju të bëheni i tillë.
Hulumtuesit kanë treguar një gjë interesante se 95% e konsumatorëve që kanë probleme me një produkt nuk ankohen te kompania, por ankesat ua përçojnë 8 deri 16 njerëzve tjerë.
Ata kanë treguar se mënyra se si njerëzit ankohen nuk është aspak produktive sepse kjo formë e ankimit që bëjnë shumica e njerëzve nuk i zgjidhë problemet që mund të keni.
o.j/dita

E si mos te ankohen qaramanet e dites kur atyre ua kane prere rrymen elektrike? Rrnofte gjeneratori.
Ku kane humbur komentet?