Pse është hutuar Damiani?

redaktor

Në këtë foto dërguar në Dita nga një lexues nga Tirana shihet ish-ministri Damian Gjiknuri në orët e vona të mbrëmjes në lulishten përballë Presidencës afër bulevardit të Tiranës.

Sipas përshkrimit të lexuesit që ka dërguar foton, ish-ministri u fiksua kaq shumë te ajo që po shihte në celular sa stopoi për minuta të tëra ecjen.

Pasi ka qëndruar për minuta të tëra i përqëndruar te ekrani ai ka vijuar duke u futur në rrugicën që të nxjerr pas hotelit Carlsberg (dritat e të cilit shihen në sfondin e fotos) dhe është futur në godinën e re luksoze të ndërtuar jo shumë kohë më parë aty ku më herët kanë qenë disa zyra të Gardës.

Çmimet e apartamenteve në këtë godinë janë ndër më të shtrenjtat në Tiranë, dhe kapin nivelet 2500 deri 3 mijë euro m2.

Nuk dihet nëse ish-ministri dhe politikani i lartë jeton tashmë aty, por dihet se në të njëjtën godinë banojnë disa drejues administrate, mes të cilëve, drejtues të ndërmarrjeve në varësi të ministrisë që ka drejtuar Gjiknuri.

Ky i fundit është ndër të akuzuarit kryesorë të megaskandalit të Unazës, hetimet për të cilin duken të stopuara, megjithëse materiale të bëra tashmë publike identifikojnë qartë personat e përfshirë, lidhjen e tyre me biznesmenin Bashkim Ulaj si dhe përfshirjen e autoriteteve në lehtësimin dhe favorizimin e firmës fantazëm DH Albania.

Kryeministri e ka marrë publikisht në mbrojtje aferën.

d.a. / dita

Share This Article
13 Comments
  • Do bente mire gazeta dhe gazetaret qe te na bente nje foto te Damianit ne nevojtore, si ndihej. U bete fare o te shkrete te pushtetit te karet!

    • Kujtesa ne komente ka te majte ka te djathte ka te ashtuquajturit elektorat gri po te garantoj se me i semure dhe me rot k…ri se ti nuk gjen

      • Vur emer o i pa emer se ashtu si ke humbur emrin ke humbur gjitheçka deri tek familja palaço rrugesh. Hajde ta provosh ti dhe ata qe te rrethojne, ndyresisre! Une s’kam pune me ty, ti çfare do me mua?! magazine e injorances kohes.

    • Nuk ka dyshim qe damian gjiknuri eshte nje nder perfituesit me te medhenj permes korrupsionit te ideuar nga edvini dhe realizuar nga veglat e tij korruptive dhe kriminale si lali eri damian gjiknuri, arben ahmetaj, ilir beqja, lindita nikolla e shume pseudosocialiste por socialiste te oreve te vona. Uroj qe damiani te jete i pari qe shkon ne burg per ti hapur rrugen saliut lulit ilirit monit fatmirit edvinit dhe te gjitha plehrave kriminale qe kane drejtuar kete vend ne 30 vite

  • Ky person duhet të japë llogari për shumë dëme të kryera përgjatë kohës që Ai ka qënë ministër, por mbi të gjitha Ai duhet të shpjegohet në prokurori për grabitjen e Vendburimit të Ballshit, dhe bërjen dhuratë për besnikët e Edi Ramës.
    Pa u bërë ministër dukej djalë i mirë, tani pas zullumeve të kryera duket i deformuar. Nuk thonë kot, shpesh fytyra tregon shpirtin. Edhe Damiani është shpërfyturuar, së bashku me shpirtin.

  • Padyshim po e pret burgu, jo vetem per hajdutlliqet me pallate ne tirane e ne himare, por edhe si financues i disa mafiozve indiane.
    Ja investigoni pak , vetem pak ….se sa njerez te Gjiknurit qe kane ndare pazare tenderash se bashku, banojne ne pallati e tij

  • Ky hajdut i pacipë nuk zhduket më keq se Tahiri.Vetëm analizoni gjithë konfliktet e Ministrisë që ai ka drejtuar me oligarkë apo firma të mëdha si ato hidrokarbure minerare apo energjitike.Bëhet fjalë për miliarda të humbura nga Shqipëria.Damiani i Edit gjithmonë në cdo rast pa asnjë përjashtim,ka mbajtur anën kundër interesave të shqiptarëve ndaj vampirëve.Këtij hajduti ti analizosh vetëm pronat që ka marë për 6vjet në rivierën dhe blerjen e banesës reth 800000 deri 1 milion euro.Ka guxim ky mut dhe bën debat në kuvend me fukaranë e ballit,që ska patur mundësi rë vidhte qoftë vetëm një pulë për lezet..Por ska faj kur kryeministri e ka mbajtur në prehër dhe e mban për 7 vjet.

  • Ate pallat nuk e ka bere damiani, jo.

    dhe ato para nuk jane te vjedhura nga populli, por

    te kursyera nga pensioni i gjyshes se damianit.

    Rrofte populli shqipetar, trim dhe heroik.

  • Gazeta ne kete rast ska pse hedh shashka tymuese,pasi apartamenti gjendet i kujt eshte.Kryeredaktori i gazetes do te bente mire te sjell fakte e jo hamendesime.

  • Kur VOA se pari zbardhi aferen korruptive te tenderit dhene me firme te ish-ministrit Gjiknuri fantazmes DH Albania me dokumente te fallsifikuara te Administratorit (Nipit 25 vjec te B. Ulajt sot ne kerkim nderkombetar), Ed Rama nxitoi e quajti VOA-n “medie kazan” si ka zakon te quaje ato medie qe i nxjerrin bojen zullumeve te tij. Pastaj per ta fshehur Damianin beri ristrikturim qeverie dhe e hoqi tok me te dhe ca ministra tjere per garniture. Sot Damianit i ka dale frika dhe ishte dhe ne fushate tok me Ramen ndonese eshte personazh kryesor dhe ne bisedat e pergjuara te botuara ne Bild me shefa poliocie qe i pergezon per hallduperine ne zgjedhjet ne Diber.
    Kudo te kishte qene ky Damiani, edhe minister ne Rep Afrikes Qendrore a Botswana do ishte prapa hekurave te burgut per ate tender skandaloz. Por jo te Shqiperia qe do Rama. Eshte treguesi i qarte i nje drejtesie qelbesire me kryeprokurore qe rri poshte tavolines Rames. Eshte shembull i asaj qe e quajne Reforme ne drejtesi.

  • Ju te gazetes qe i keni dhene rendesi nje qenie funderrine,qe rri mbas bythes se njerzve per ti fotografuar ata dhe lejoni fantazine e thashethemeve,te hedhe rrjeten e ndyre mbi integritetin njerzor,se pari e shndrroni gazeten jo ne nje kazan,por ne nje hale mediatike,se dyti tregon se sa te drejte kishin ata qe e ben ligj,ate qe shpifesi duhet te denohet.

  • Eshte nje fjale me vend ,mos u mba ne rast rreziku lart ne peme nga gjethet se thyen turinjte ,por mbaju nga trungu . Prandaj ,ky Gjiknuri cirak i vene ne rresht per nje ,nga shefi i tije , nuk ka shume faj ,fain kryesor e ka shefi i tij .Per Gjiknurin do thoja, qe eshte treguar gomar i trashe e budalla se bashku ,ose si miza pa koke ??Pamvaresisht perqindjes se vogel qe do merte nga unaza e RE. Kurse llokmen e madhe do e mirte PASHAHI??Do kesh pune me SPAK o Gjiknur tamam si shoku i jot Tahiri .Bashkepuno me drejtesine , qe te shpetosh o Gjiknur , se ndryshe e hengre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *