Letër e nënshkruar
Preng Pjetri, Zejmen
Ne si komb jemi disa milionësh brenda dhe jashtë trojeve tona. Madje jashtë trojeve etnike, kuptohet. Afro dy milionë jemi artistë, si këngëtarë, kërcimtarë, instrumentistë, futbollistë, gazetarë, poetë, romancierë dhe shkrimtarë. Diku te 500 mijë veta janë profesorë, juristë, doktorë etj. Gjithashtu afro një milion jemi politikanë, diplomatë, historianë dhe matematikanë. Aty te 7-8 milionë jemi anëtarë partish dhe simpatizantë, e pra me një fjalë jemi disa e disa miliona ne, gjithmonë duke u bazuar te shifrat që japin partitë shqiptare kryesisht në prag të fushatave elektorale. Me një të rënë lapsi i bie që ne shqiptarët duhet me doemos t’i bëjmë BE-së një kërkesë urgjente të na sjellin diku nja dy milion bujq e zejtarë, pasi Kina motër na ka sjellë afro një milion tregtarë. Me këto arritje dhe këtë kapacitet të paparë intelektual që kemi, Europa jo vetëm që na ka zili, por logjikisht na ka si halë në sy. Po nejse, të keqen do na e marri sigurisht…!
