Pse fajësojmë Ligjin dhe harrojmë pedagogët e paaftë? 

b.m.

Pashë dhe dëgjova këto ditë një video, në të cilën ky pedagog, Ferit Baça, është filmuar duke u dhënë studentëve të tij në auditor një leksion idiot mbi “teorinë e konfliktit”, një ndër teoritë makro-sociale më të rëndësishme, vura duart në kokë. Një injorancë totale, apokaliptike, dhe një palaçollëk i shkallës më të lartë, nga një “doktor shkencash” i Universitetit të Tiranës. Një “filozof” klloun, i padenjë për të dhënë mësim edhe në një shkollë 9-vjeçare, që i vë në një pozitë të vështirë kolegët e tij të të njëjtit departament dhe fakultet

 

Nga Fatos Tarifa

Sa thellë ka bërë vend e keqja në Shqipëri! Në një vend ku kemi kaq pak njerëz vërtet të ditur dhe ku mungojnë dijetarët e vërtetë, kemi kaq shumë doktorë shkencash dhe profesorë! Unë nuk di ndonjë industri tjetër, përveç industrisë së filmit në Hollywood, që të ketë prodhuar më shumë “yje” apo “talente” sesa universitetet tona. Shumë prej tyre, pedagogë në universitetet publike, flasin këto kohë, thuajse çdo mbrëmje, në studiot televizive, duke dhënë këshilla për problemet e arsimit universitar dhe duke kërkuar me shumë zell abrogimin e Ligjit të ri për Arsimin e Lartë. Por askush prej tyre nuk thotë pse, askush nuk bën analiza dhe nuk sjell ndonjë argument racional që të motivojë një proces politik për anulimin e këtij ligji në parlament dhe miratimin e një ligji të ri, për të cilin, gjithashtu, askush nuk thotë se si duhet të jetë.

Thjesht kërkohet që ligji të abrogohet, in toto, pasi, siç shkruante këto ditë Artan Fuga, i zemëruari i përhershëm me çdo qeveri që nuk ia çmon kapacitetet e rralla intelektuale, nuk ia dëgjon këshillat ose nuk i bën favore, “të gjitha nenet” e Ligjit për Arsimin e Lartë “janë të papërshtatshëm” dhe, prandaj, “nyja e të gjitha problemeve që janë akumuluar në sistemin e arsimit të lartë është fatkeqësisht vetë ligji për arsimin e lartë”.

* * *

Nuk kam dyshim se Fuga e ka lexuar dhe e njeh Ligjin për Arsimin e Lartë. Ai, madje, e ka kundërshtuar atë qysh në zanafillë, kur ky ligj ishte ende një projekt, edhe pse për arsye që nuk kishin të bënin me meritat e ligjit. Habinë më të madhe tek unë sot e shkaktojnë jo Fuga, por ata studentë e pedagogë, që abrogimin e Ligjit për Arsimin e Lartë e kërkojnë pa marrë kurrë mundimin ta lexojnë atë nga kreu në fund dhe, prandaj, nuk e njohin thelbin e këtij ligji dhe ato që mund t’i quanim “nuts and bolts” të tij.

Jo rrallë ndeshemi me njerëz që kanë opinione të forta dhe flasin me siguri të plotë për gjëra që nuk i dinë aspak, ose që i njohin apo i kuptojnë pak. I tillë është edhe rasti i përsëritur i këtyre javëve të fundit, kur Ligjit për Arsimin e Lartë i janë turrur të zemëruar jo studentët e universiteteve publike, pasi këta nuk kërkojnë abrogimin e atij ligji në asnjë prej tetë kërkesave të tyre të drejta, por njëqind a dyqind pedagogë—gjithnjë të njëjtët njëqind a dyqind pedagogë—firmëtarë peticionesh, në dy apo tre fakultete të Universitetit të Tiranës. Një prej tyre, pedagoge në Fakultetin e Shkencave Shoqërore të Universitetit të Tiranës, mendjelehtësisht pohonte pak ditë më parë, në studion e televizionit Ora News, se “Ligji për Arsimin e Lartë ka rënë”!

Boom!

* * *

Pasi e dëgjova narrativën e kësaj pedagogeje dhe nuk kuptova asgjë prej saj, e pyeta, në një komunikim me të në Linkedin se “ç’do të thotë që Ligji për Arsimin e Lartë ka rënë dhesi bie një ligj?” Përvoja dhe arsyeja më thonë se, në një shtet ligjor, ligjet zbatohen. Është një e vërtetë e pakëndshme—dhe shumë shqetësuese—që qeveria shqiptare ende nuk ka nxjerrë shumë prej akteve nënligjorë që parashikon Ligji për Arsimin e Lartë, të cilat do të bënin të mundur implementimin e tij. Ky është një defekt i madh në punën e kësaj qeverie, për të cilin ajo duhet kritikuar rëndë e duhet të mbajë përgjegjësi. Por kjo nuk do të thotë aspak se “të gjitha nenet e ligjit janë të papërshtatshëm” dhe se, prandaj, ky ligj është i keq, ose “ka rënë”.

I papërsosur po, por jo një ligj i keq. Në fund të fundit, ligje të përsosur as ka pasur ndonjëherë dhe as mund të ketë. Çdo ligj, edhe ai më i miri, ka mangësitë dhe kufizimet e veta. Sidoqoftë, problemet serioze që janë vënë re deri më sot në praktikën e menaxhimit të universiteteve publikë e bëjnë të arsyeshëm e të domosdoshëm amendimin e pjesshëm të Ligjit për Arsimin e Lartë, por jo abrogimin e tij. Kërkesa për anulimin e këtij ligji sot do të ishte një ftesë për amulli të plotë, për më shumë korrupsion dhe shpërdorime të financave publike dhe një ogur i keq për brezin e sotëm të studentëve tanë. Ligji ekzistues mund të përmirësohet duke u amenduar pjesërisht. Si çdo ligj tjetër, ai ky nuk mund të jetë veçse elastik, që t’u përshtatet kushteve, rrethanave dhe nevojave të kohës. Një ndër aksiomat më të njohura në jurisprudencën ndërkombëtare është ajo se “ligji duhet të jetë i qëndrueshëm, por edhe s’duhet të mbetet e i pandryshuar”. Madje, ndryshe nga sa mendojnë shumë njerëz mbi karakterin konservator të Kushtetutës amerikane, Woodrow Wilson, në atë kohë President i Universitetit të Princetonit, shkruante, më 1904, se Kushtetuta nuk u bë që të na rrijë si një “xhaketë e ngushtë” dhe se “madhështia e saj qëndron në elasticitetin e saj”.

* * *

Pedagogia e sipërpërmendur, që shpalli publikisht në Ora News “rënien” ose falimentimin e Ligjit për Arsimin e Lartë, më dhe këtë përgjigje për pyetjen që i bëra: “Ç’do të thotë që Ligji për Arsimin e Lartë ka rënë”:

“Profesor i nderuar, që një ligj të konsiderohet rezultativ, pikë së pari ai duhet të pranohet nga shumica e zbatuesve. Për ligjin në fjalë, universitetet publikë kanë prodhuar qindra faqe komente e sugjerime kur ishte [ende një] projekt (një version qysh në vitin 2008) e deri [vonë] ndërsa vinin VKM e udhëzime…”.

Pedagogia në fjalë ka gradën “Doktor”, por argumentet që sjell ajo nuk kamë peshën logjike e intelektuale që normalisht do të duhej ta justifikonin këtë gradë shkencore. Ligji për Arsimin e Lartë, i cili u përgatit nga qeveria socialiste dhe u miratua në korrikun e vitit 2015, nuk ekzistonte në asnjë lloj drafti në vitin 2008, kur qeveria e vendit drejtohej nga Partia Demokratike. Le të themi se ky është thjesht një lapsus. Ajo që kjo pedagoge duket se nuk e ka të qartë është se, që një ligj të miratohet, kërkohet shumica e thjeshtë, ose e cilësuar e atyre që janë zgjedhur të jenë ligjvënësit e një vendi. Ndërsa, që një ligj të jetë efektiv, ose “rezultativ”, nëse përdor shprehjen e saj, kjo nuk përcaktohet nga opinionet, dëshirat, ose humoret e një numri qoftë edhe të konsiderueshëm pedagogësh të vetcilësuar “shumicë”. Njëqind apo dyqind pedagogë të Universitetit të Tiranës—mes tyre edhe shumë pedagogë frikshmërisht mediokër, militantë partish, ose njerëz personalisht të pakënaqur me qeverinë që drejton vendin aktualisht—nuk përbëjnë shumicën e profesoratit apo të klasës së pedagogëve shqiptarë. Atëherë, pse dhe për kë ka rënë Ligji për Arsimin e Lartë? Kësaj pyetjeje as pedagogia në fjalë dhe asnjë prej kolegëve të saj “të rebeluar” nuk i kanë dhënë e nuk i japin dot përgjigje.

* * *

Mua, siç do të duhej të ndodhte edhe me pjesën më të kualifikuar të pedagogëve shqiptarë, më tremb medikroteti kolosal që gëlon në universitetet tona dhe, për këtë, fajin nuk e ka ligji i ri për arsimin e lartë. Ky ligj, përkundrazi, është një përpjekje (fatkeqësisht jo e plotë dhe e vendosur) për t’i dhënë fund asaj babëzie që ka ndodhur deri dje në universitetet tanë publikë, të cilët, për vite me radhë,ishin bërë strehë për gjithfarë njerëzish të paditur e të korruptuar. Disa prej këtyre të fundit janë ndër ata që sot firmosin peticione për abrogimin e Ligjit për Arsimin e Lartë.

Sikofantë alla Uriah Heep të përjetshëm!

Kolegia ime më sugjeroi edhe një “argument” tjetër. Sipas saj, fakti që, edhe sot, për çështjen e arsimit të lartë dhe të ligjit që e rregullon këtë sektor flasin vetëm pedagogët e universiteteve publikë dhe jo ata të universiteteve privatë, flet “qartazi se filozofia e [këtij ligji] ka synuar arsimin e lartë si shërbim (kërkese/ofertë), ndërsa unë dhe shumë si unë”, shprehet ajo, “e duam arsimin e lartë si një të mirë kombëtare që, veç të tjerash,të mundësojë [krijimin] e elitave cilësore për zhvillimin e vendit”.

E siguroj kolegen time në Universitetin e Tiranës, që dikur ka qenë studentja ime në atë universitet, se mua, gjithashtu, madje më shumë se asaj, më dhimbsen cilësia e arsimit të lartë në vendin tonë dhe cilësia e përgatitjes akademike e profesionale të studentëve tanë. Kjo është arsyeja që, ndërsa ajo dhe shumë të tjerë flasin për abrogimin e ligjit, unë flas për cilësinë e formimit të pedagogëve në universitetet tona dhe për cilësinë e njohurive që ata u ofrojnë studentëve tanë sot, në shekullit e 21-të.

* * *

Sa keq komprometohet ky qëllim i mirë i koleges sime—që shpreh edhe dëshirën time dhe që, si kudo në botë, është një qëllim i përbashkët edhe i universiteteve privatë, që gjithashtu i shërbejnë së mirës publike—në dritën e një morie faktesh të shëmtuar që janë zbuluar kohët e fundit në Universitetin e Tiranës dhe në disa prej universitete të tjerë publikë të vendit.

Nuk do të ishte e nevojshme t’i përmendja koleges në fjalë emrin e pedagogut më të fundit që u zbulua se ka bërë plagjiaturë në tezën e tij të doktoratës, pasi ky person është kolegu i saj, në të njëjtin Departament të Filozofisë me të, në Fakultetin e Shkencave Shoqërore të Universitetit të Tiranës. Por, kur pashë dhe dëgjova këto ditë një video, në të cilën ky pedagog, Ferit Baça, është filmuar duke u dhënë studentëve të tij në auditor një leksion idiot mbi “teorinë e konfliktit”, një ndër teoritë makro-sociale më të rëndësishme, vura duart në kokë. Një injorancë totale, apokaliptike, dhe një palaçollëk i shkallës më të lartë, nga një “doktor shkencash” i Universitetit të Tiranës. Një “filozof” klloun, i padenjë për të dhënë mësim edhe në një shkollë 9-vjeçare, që i vë në një pozitë të vështirë kolegët e tij të të njëjtit departament dhe fakultet.

Si është e mundur, pyes veten, që kolegët e tij të të njëjtit departament dhe fakultet t’i kenë dhënë një pedagogu si ai gradën “doktor”?! Dhe jam i bindur se Ferit Baça nuk është i vetmi, por një ndër shumë të tjerë që, si ai, janë bërë doktorë shkencash e profesorë në universitetet tona publike jo për shkak të Ligjit të ri për Arsimin e Lartë dhe jo pas miratimit të këtij ligji, por para se ai të hynte në fuqi. Injoranca e shumë pedagogëve me të cilën përballen studentët e universiteteve tona publike (por edhe ata të shumë universiteteve privatë) është e frikshme dhe dalja prej saj është gati-gati e pashpresë, pasi injoranca mëkon vetveten dhe injorantët mbajnë në këmbë të ngjashmit e tyre.

Emrin e këtij pedagogu plagjiator nuk e pashë ndër firmëtarët e një peticioni, me të cilin, pedagogët e tjerë të atij Fakulteti kërkonin disa ditë më parë abrogimin e Ligjit për Arsimin e Lartë. Ai emër duket se i komprometon keqazi kolegët e tij. Ose, ndoshta, ai person nuk është më pedagog në atë fakultet. Por, në listën e firmëtarëve të atij peticioni dallova emrin e një tjetër pedagogu të atij fakulteti, Gjergj Sinani, që sot mban titullin “Profesor” i filozofisë, por që, 25 vite më parë, në vitin 1993, është shpallur zyrtarisht nga një komision ekspertësh ndërkombëtarë, si “i paaftë për të vazhduar punën akademike në arsimin e lartë, të paktën në fushën e filozofisë apo të sociologjisë”.Një pedagog i paaftë 25 vite më parë, mendo se sa i paaftë duhet të jetë sot, një çerek shekulli më pas, kur dihet se njohuritë tona shkencore dyfishohen në çdo tre-katër vite.

Në asnjë mënyrë nuk i përgjithësoj rastet në fjalë. Unë njoh disa pedagogë në atë fakultet që janë vërtet të aftë e të denjë për misionin e tyre, por ja që Baça dhe Sinani kanë qenë e janë mes tyre, për më tepër kundërshtarë vokalë të Ligjit për Arsimin e Lartë që kërkojnë abrogimin e tij. A mundet vallë që studentët t’u shkojnë pas njerëzve të tillë? A nuk janë pedagogë si këta një fatkeqësi e vërtetë për shkollën tonë të lartë, për studentët që humbasin vitet më rëndësishëm të formimit të tyre dhe për prindërit që financojnë një pjesë të studimeve të tyre?

E pra, ku është këtu faji i Ligjit për Arsimin e Lartë? Sinani ka qenë i paaftë një çerek shekulli më parë, ndërsa Baça dhe shumë të tjerë si ai janë bërë “doktorë shkencash” para se të miratohej ky ligj.

Mustafa Nano më pyeti këto ditë, në emisionin e tij “Provokacija”, se ç’përqindje zënë pedagogët e paaftë në universitetet tona? Iu përgjigja se nuk mund ta di me saktësi numrin e tyre dhe nuk dua të spekuloj, por,me aq sa e njoh jetën akademike të vendit në këta dhjetë vitet e fundit, kam bindjen se numri i pedagogëve të tillë është i madh, ndërsa padituria e tyre e frikshme. Një pjesë e madhe e tyre nuk kanë botuar kurrë ndonjë libër a studim të mirëfilltë akademik, veç ndonjë teksti surrogat, të kopjuar ose përkthyer keq, që ua shesin me detyrim studentëve të tyre. Pedagogë të tillë mund të rrinë me muaj të tërë pa lexuar një libër të ri;shumë prej tyre nuk dinë të thonë e të shkruajnë një fjalë anglisht dhe, ndoshta, janë më pak të ditur sesa studentët më të mirë që ulen në auditoret e tyre.

* * *

Unë habitem se sa shumë anatemohet Ligji për Arsimin e Lartë dhe si ai konsiderohet pa të drejtë si shkaku i gjendjes së mjeruar të universiteteve tona dhe i pakënaqësisë e protestave masive të studentëve këto javët e fundit.

Le të mos bëjmë përgjegjës për gjendjen e mjeruar të universiteteve tona Ligjin për Arsimin e Lartë, i miratuar vetëm tre vite më parë, kur të gjithë e dimë se arsimi i lartë dhe një pjesë e madhe e pedagogëve që japin mësim në universitetet shqiptarë nuk u katandisën në këtë gjendje në këta tre vitet e fundit. Unë këtë do e quaja një interpretim negativ.

Legjionet e pedagogëve të paaftë e të korruptuar, shumë prej të cilëve hiqen sot sikur u qan zemra për arsimin universitar dhe paturpësisht u dalin në krah studentëve, ose shfaqen në studiot televizive, janë një ndër arsyet kryesore që e ka sjellë në këtë gjendje arsimin e lartë në vendin tonë. Ata janë një e keqe e madhe e këtij sistemi. Pedagogë të tillë, shumë prej të cilëve përpiqen ta fshehin paaftësinë apo injorancën e tyre përmes mbështetjes që thonë se u japin protestave të drejta të studentëve, nuk mundet t’i mashtrojnë dot këta të fundit. Studentët, më mirë se kushdo tjetër, më mirë edhe se vetëkomisionet që u japin pedagogëve grada e tituj shkencorë, i njohin dhe dinë t’i dallojnë pedagogët e aftë e të përkushtuar, nga ata që autoritarizmin e tyre përpiqen ta shesin si autoritet akademik dhe demagogjinë si mbështetje për kauzën e studentëve.

Përvoja e tri dekadave e gjysmë në arsimin e lartë më kanë bërë të kuptoj më mirë se gjithçka tjetër këtë të vërtetë: Të jesh një mësues në universitet do të thotë jo vetëm të ndash me studentët e tu interesimet dhe shqetësimet e tyre, por edhe të pranosh barrën e besimit të tyre.

* * *

Ajo që kërkojnë një grup i vogël pedagogësh të Universitetit të Tiranës me peticionet e tyre—abrogimin e Ligjit për Arsimin e Lartë—nuk ka të bëjë aspak me kërkesat e drejta që kanë artikuluar vetë studentët në protestat e tyre të javëve të fundit. Asnjë nga kërkesat e studentëve nuk kërkon abrogimin e këtij ligji, pavarësisht pretendimeve të Artan Fugës se “problemet e studentëve do të zgjidhen duke vajtur te rrënjët e së keqes”,te ajo e keqe që, sipas tij, është vetë Ligji për Arsimin e Lartë.

Fuga, i cili që i jep kryeministrit të vendit një “leksion sociologjik” duke e iluminuar atë se, “në sociologji, kur dukuria përsëritet nga një rast te tjetri, thuhet se problemi nuk janë individët, por mekanizmi i përbashkët që vepron, pra sistemi i menaxhimit të papërgjegjshëm, jo legjitim, jokompetent…i universiteteve publike shqiptare”,bën një gabim sociologjik trashanik kur shprehet, se “nuk ka pasur asnjë pedagog që të mos ketë qenë në konflikt interesi dhe ta ketë quajtur këtë ligj si të drejtë dhe pozitiv. Asnjë!”.

Pa dashur, ose qëllimisht, Fuga harron se, të absolutizosh pikëpamjen tënde është tërësisht antisociologjike, pasi, një konsensus absolut as ka ekzistuar ndonjëherë, as është i mundur; madje, siç ka argumentuar kohë më parë Reinhard Bendix, nuk është as i domosdoshëm. Por kjo ka pak rëndësi. Njeriu edhe mund të mos shohë dot përtej hundës së vet. Argumentet janë më të rëndësishëm.

Në analizën që i bën problemit të menaxhimit të universiteteve publikë, Artan Fuga, edhe pse me të drejtë vë në dukje shumë mangësi dhe shkelje e shpërdorime të fondeve publike nga bordet e administrimit, dëshmon një mungesë të theksuar njohurish për atë se si operojnë bordet që administrojnë financimin dhe politikat zhvillimore të universiteteve publikë në njëpjesë të madhetë vendeve perëndimore. Sipas tij, universitetet publikë nuk mund të menaxhohen nga borde administrimi që funksionojnë “me kohë të pjesëshme” kur, në fakt, në të gjithë universitetet publikë në Shtetet e Bashkuara, Bordet e të Besuarve (Boards of Trustees), ose Bordet e Regjentëve (Board of Regents) apo Bordet e Mbikqyerësve (Boards of Overseers), siç variojnë emrat e bordeve të tillë nga një universitet në tjetrin, funksionojnë jo me kohë të plotë.

Kjo pasaktësi, sidoqoftë, nuk përbën mangësinë më serioze në morinë e “argumenteve” të tij, edhe pse ajo është një premise e gabuar. Fuga ka shumë të drejtë kur vë në dukje paaftësinë dhe abuzimet e bordeve të administrimit në këtë periudhë të shkurtër që nga krijimi i tyre, si dhe dëmin e madh që këta borde, të mbushur me individë të papërshtatshëm e të papërgjegjshëm, u kanë sjellë universiteteve publikë deri më sot. Unë bashkohem me të dhe me të gjithë ata që shqetësohen për këtë çështje. Kur, pak ditë më parë, mësova nga Top Chanel emrat e anëtarëve të Bordeve të Administrimit të disa prej universiteteve publikë në Tiranë, u habita dhe u shqetësova pa masë, pa aq sa jam habitur e shqetësuar nga shpërdorimet masive që këta bordeve u kanë bërë fondeve publike të këtyre institucioneve. Por, ndryshe nga Fuga, unë nuk e shoh të keqen te sistemi i menaxhimit të institucioneve të arsimit të lartë, por te papërgjegjshmëria e anëtarëve të këtyre bordeve dhe te veprimtaria e tyre, e cila është jo thjesht e kritikueshme, por, në shumë raste, e dënueshme.

Keqfunksionimi i Bordeve të Administrimit dhe keqmenaxhimi prej tyre i fondeve publike nuk do të thotë se faji është i sistemit dhe se duhet hequr dorë nga këto borde. Kjo do të ishte njëlloj si të thoje se, meqenëse qeveria e një vendi është e përbërë nga njerëz të paaftë dhe nuk drejton mirë, vendi mund të bëjë edhe pa qeveri, në vend që të kërkojmë të kemi një qeveri më të mirë dhe të kërkojmë prej saj të punojë mirë, duke u shërbyer interesave kombëtare dhe atyre publike.

Share This Article
31 Comments
  • Vendimet e deklaruara sot nga Rama, devijojnë kërkesat e studentëve dhe nuk zgjidhin situatën e Universiteteve publike.

    Mashtrimi vazhdon.

    -Nuk ka asnjë vendim konkret të bindë studentët që buxheti dedikuar arsimit do arrijë nivelin e 5%.

    Kjo rritje konsiderohet nga studentët si çelësi themelor për kërkesat e tjera.

    Madje vendimet si dhe rrëzimi në seancë i propozimeve amenduese, faktojnë qëndrimin negativist të Ramës për këtë pikë.

    Studentët kërkojnë që kjo mbështetje të sanksionohet me ligj.

    -Rama flet vetëm për tarifën e regjistrimit për ciklin e parë e bën sikur harron atë të ciklit të dytë.

    Tarifa e masterit mbetet më shqetësuesja dhe e shtrenjta.

    Nga kjo përjashtohen vetëm disa grupe, përfshirë ato me mesatare mbi 9, që numërohen me gishtat e dorës.

    Studentët do vazhdojnë, përpos kësaj, të paguajnë të gjitha tarifat e tjera të përcaktuara në ligjin famëkeq të Arsimit të Lartë.

    Rama nuk vendos të lëvizë tarifat e masterit.

    LEXO EDHE: Kërkesa për kartën e studentit/ Rama jep lajmin e mirë
    -Rama nuk pranon të miratojë pjesmarrjen e studentëve në Bordin e Administrimit, pasi për një gjë të tillë duhet amendimi i Ligjit të Arsimit të Lartë.

    -Kartën e studentit Rama e shtyn nën mashtrimin e një marrëveshje europiane, ndërkohë që dihet që pengesa për të janë interesat klienteliste të operatorëve ekonomikë afër tij që preken nga Karta e Studentit.

    -Studentët kërkojnë, jo vetëm një bibliotekë dixhitale, por dhe konvencionale, me kushte bashkëkohore dhe ofruese shërbimesh.

    -Plagjiaturën nuk e zgjidh dot Rama me ministra plagjiaturistë. Plagjiatura dhe rishikimi i titujve akademikë nuk realizohen as me kod sjellje e integriteti. Kjo lëvizje është hedhje hi syve.

    Studentët kërkojnë skanim të plotë të gjendjes dhe vlerës shkencore të doktoraturave dhe titujve akademikë.

    -Nuk ka asnjë vendim për ndërtim Kampusi Universitar që do zgjidhte problemin e gjendjes skadaloze të konvikteve.

    -Nuk ka asnjë vendim që i rikthen dinjitetin e autoritetin e nëpërkëmbur Universiteteve publike e që përmirëson kushtet ne auditore dhe cilësinë e diplomimit.

    Përsëri ato do mbeten “ndërmarrje tregtare” me synim fitimin, ku studenti mbetet klient e pedagogu një shitës malli në formë dije, në një ambjent me qera, te degraduar nga koha e keqpërdorimi.

    • I nderuar student,
      Ke shkruar shume, por nuk.ke thene asgje. Je marre ne menyre te percipte me kerkesat e protestes, por nuk ke dhënë argumente se pse ato nuk jane zgjidhur nga propozimi i qeverise.
      A nuk deshet te uleshit ne tavolinen e bisedimeve dhe te degjohej fjala juaj? Tani degjoni pordhet e Rames.
      1. Buxhetin e shtetit nuk e percaktojne studentet. Perndryshe do kishim protesta nga çdo shtrese e shoqerise per kerkesa buxhetore. Kur vjen puna tek buxheti, qeveria dhe parlamenti kane te drejten dhe detyren te hartojne dhe aprovojne buxhetin. Grupet e interesit bejne presion, por ne fund pooulli ka vetem nje te drejte – te drejten e votes, qe ta çoni mazhorancen ne minorance. Kjo eshte nje e drejte e fuqishme qe ndikon tek çdo qeveri.
      2. Masterin e keni kuptuar gabim. Eshte qualifikim akademik dhe u duhet atyre qe kerkojne te bejne kariere akademike. Edhe per ata qe duan te vazhdojne studimet master, recomandimi eshte qe te kene dy deri ne pese vjet experience ne industri, ne menyre qe masteri te kete vlere studimore. Mos harro qe masteri eshte qualifikim i nivelit te shtate, dhe pa nje eksperience ne aplikimin e njohurive ne praktike, ka pak vlere per studentet.
      3. Bordet drejtuese te universiteteve perbehen ne mase te te madhe nga perfaqesues te grupeve te interesit, ku edhe studentet duhet te jene te perfaqesuesit e tyre. Perqindjet ketu nuk kane rendesi fare. Po ju jap nje shembull nga Anglia. Ne nje institucion Jo te madh, me vetem 10 mije studente, bordi drejtuese, ku une pata fatin te bej pjese kur punoja atje, perbehej nga 23 vete. Stafi akademik kishte nje perfaqesues, i cili isha une, stafi professional kishte gjithashtu nje perfaqesues, dhe studentet kishin dy perfaqesues. Pra vetem dy studente ne 23 vete. Por po ju them qe ato dy vajza studente kishin zerin me te fuqishem ne bord. Ne qofte se ato ngrenin nje problem, ketij problemi do t’i shkohej deri ne fund. Perfaqesuesit e biznesit ne bord gjithmone merrnin mendimin e studentëve para se te votonin. Por ato dy vajza kishin diçka te veçante – nuk benin pjese ne asnje parti.
      3. Ajo qe nuk po shoh fare te debatohet eshte menyra se si merret mendimi i studenteve. Sondazhi Kombetar i Studenteve, I manaxhuar nga nje institucion sondazhi i pavarur, percakton klasifikimin e universiteteve ne baze te pergjigjeve se sa te kenaqur jane studentet me sherbimet qe afron universiteti qofte ne planin akademik, qofte ne ate administrativ. Nje nga keto parametra eshte niveli i punesimit mbas mbarimit te diplomes Bachelor (jo master, sespse ata normalisht jane ne pune). Rezultatet e ketij sondazhi bejne ligjin ne fushen universitare. Kuptohet qe ky lloj sondazhi nuk ka vlere per partite politike ne Shqiperi, prandaj edhe nuk permendet fare nga asnje pale, as nga ty qe je student. Ne vend qe te kerkosh gjera qe jane pertej cakut tend si student, kerko ato gjera qe do ta rregullojne jeten tende dhe te brezave te tjere te studentëve qe do te vijne.
      Ktheju edhe nje here kerkesave, hiq paragjykimet partiake, permbaju si kriter vleresimi permiresimit te nivelit te diplomes dhe te mundesise se punesimit, dhe do ta shikosh çdo gje ne nje drite tjeter. Kjo qeveri mund te duket prape ashtu siç eshte, por ti dhe shtresa jote do kini mundesi te merni nga qeveria ate qe keni nevoje, dhe ate qe eshte e mundshme per ekonomine shqipetare. Jo ate qe ju premtojne sirenat partiake, qofte te PS, qofte te PD.

      • Nuk po merrem me cdo pike sepse ben krahasime te sistemit anglosakson ne nje kohe qe Shqiperia ka aplikuar sistemin e Bolonjes. Sa per Masterin e ke kuptuar gabim zotrote sepse ka Master profesional, pra qe te orienton drejt tregut te punes dhe Master Shkecor qe te orienton drejt karrieres akademike dhe te dya kane kosto shume te larte e te pajustifikuar sepse asgje nuk ndryshon si ne auditore, profesore e laboratore nga bachelor-i.

      • o lere ish student, bere cbere ja rrase numrit te studenteve. po qe studentgi me note te mire asnje nuk ka te drejte ta kufizoje. Supozojme se ka nevoje per 10 inxhiniere, kjo nuk do te thote se do shkollosh 10 veta.
        E drejta e shkollimit nuk ka te bej me planifikimin e punes. Ai ishte systemi i komunizmit ku shume nxenes privoheshin nga e drejta e studimit. Para se qeveria te merakoset per punesimin le te merakosen prinderit dhe studentet vete. Se si do ta zgjidhin punesimin eshte problem i tyre. Rendesi ka qe aspirate per studim te mos pritet ne mes nga horrat qe deri tani kane bere tregeti me studentet. Rruget jane hapur per shqiptaret, diplomat mund ju vlejne dhe jashte, bile dhe llotarite per Amerike e Kanada jane me te mundshme per tu fituar nese te rinjte kane diploma.
        Kjo ngelet jashte vleresimit te notes. Sa per masterin jashte, ja ke futur nje genjeshtre te madhe, se i dime dhe ne ca gjera. Ka programe ku me Masterin studentet punesohen prane ndonje pedagogu per te bere kerkime ose qe punojne ne projekte te vecanta. por jo pasi te kene bere 3 a 4 vjet.
        Disinformimi eshte i qellimshme dhe per ti dekurajuar studentet. Arben Ahmetaj psh e ka bere Masterin e financave ne Amerike direct nga anglishtja e Tiranes, dmth nga trotuaret e 15 kateshit, ku punonte si perkthyes per turistet, negociator per femra,,,etj.
        Pyet Ramiun po nuk besove, me parate e shtetit bile

      • @ish-student
        Bravo! Me kurseve nje shkrim te gjate. E ke shkruar me mire se do e shkruaja une!

        Do shtoja qe e rendesishme eshte te forcohet arsimi para universitar! Se nje kontigjent analfabetesh mesyn universitetin dhe ben presion mbi tere sistemin!

      • Legen Tarifa…

        Pedagoget, te mir apo te keqinj, jan ata qe ishin edhe para hartimit dhe miratimit te Ligjit te Arsimit te Larte.

        Ky reagim i studenteve e ka bazen te Privatizimi i Arsimit te Larte, tek pamundesimi i vazhdimit te studimeve se nuk kane para per buke.

        Legen Tarifa,

        Ty dhe Qilit tende i vjen per mbar ky ligj, se te mbush xhepat…..Pooooor ky ligj e shnderron Studentin ne Klient.

        Sistemi arsimor shteteror duhet reformuar, pa dyshim. Nuk mund te vazhdoj cdokush shkollen e larte …..se nuk mundet….nuk i kap truri..

        Por jo te kufizohet ai qe i *kap truri* per shkollen e lart, se nuk ja mban xhepi, dhe ti hapet rruga atij qe si punon truri por i *punojne xhepat*.

        Pikerisht ketyre qe su punon truri por ja u mban xhepi i do shum ky Legen Tarifa dhe Bytheci Qili naim.

        Kjo eshte llogjika e thate e Ketij ligji te poshter te hartuar jasht zyra te shtetit, pavaresisht se ti ish pedagog se kuptokerke…..???

        Ish pedagog,
        Do te ishte normale qe Eksperiencen tende si pedagog, ne se e ke, ta ndaje me te tjeret…..duke i vene emrin tend….jo si anonim

        Mos na fol si e jema e Zeqos nga maja e thanes…

        Per mua, nisur nga adhurimi qe shfaq per kete Bythlepirsin hajdut Tarifa, per kete Medioker te Certifikuar, ti nuk ke qen asnje dite mesues kopeshti……dhe jo pedagog.

        Ti duhet te jesh staf i Pazarit te quajtur Universitet UET.

  • I nderuar Fatos Tarifa,
    Respekte. E lexova artikullin nga fillimi ne fund me nje fryme, dhe mund te them se nuk eshte vetem argumentimi me i mire se si e keqja shpesh nuk vjen nga ligji, por nga moszbatimi I tij. Ky shkrim eshte gjithashtu edhe nje leksion per gazetaret dhe pedagoget se si duhen shtruar dhe paraqitur argumentet kunder ose ne favor te nje mendimi personal, apo edhe kolektiv.

  • e lexova shkrimin e z. Tarifa, une jam student I shkencave sociale, dhe me vjen keq qe z. Tarifa permend specifikisht emrin e ketij pedagogut qe e njoh shume mire dhe me ka dhene mesim. eshte nje nga pedagoget me te afte , me vjen keq qe e personalizoni z. Tarifa. ju niseni thjeshte nga nje video e montuar dhe per te cilen mesa di nga shoket e mi studente I eshte bere ne vitin 2014 dhe me kete video I eshte bere shantazh periodikisht dhe me sa di une presor feriti as qe ka qene prehe e ketyre shantazheve.eshte teper dinjitoz,i formuar akademikisht dhe teper I kulturuar.para se te niseni nga nje video dashakeqe eshte mire ta njihni vete personalisht , dhe ju siguroj qe do I kerkoni falje per shkrimin tuaj. video eshte teresisht tendecioze dhe e orkestruar. sa per doktoraturen e tij plagjiature ju them se perseri gaboheni, pasi ato rreshta te libri qe jane te pa parafrezuara , nuk eshte doktoratura , por cikel leksionesh , ju jeni person I respektuar dhe nuk eshte me vend te shkruani dicka per dike pa e analizuar.pa e degjuar dhe pa e njohur nga afer persor feritin.nese regjistruesi I kesaj video eshte dashakeqes per presor ferritin , ju sduhet te bini aq poshte ne nivelin e cimkes dhe cimkave porositese. do ishte ne dinjitetin tuaj qe te reflektoni mbi shkrimin tuaj,jam I sigurte se duke njohur personalitetin tuaj do interesoheni personalisht per ta njohur pedagogun qe keni permendur dhe keni per ti kerkuar falje.

  • duke qene qe jeni professor ju z. Fatos, nderkohe qe ju sjeni aq I paster mesa kemi degjuar , jeni akuzuar per hajdut dhe korrupsion te papare. Turp per ty qe flet per pedagogun qe eshte nje nga me te aftet dhe me te miret te shkencat sociale.pffff ca nivel qe keni treguar o fatos.nje nga parimet e shoqerise eshte qe para se te shkruash per dike duhet ta njofesh dhe ta analizosh..

    visi tirane

  • Tosi do me dale mbi kos..shkrim prej injoranti…gjobaxhi.metodologjia e babait te tij..spiun…kam degju thote..hahahaha

  • NUk kisha nevoje te lexoja shkrimin se tituli eshte vete pergjigja: Ligji i Arsimit eshte ai qe favorizon tregetimin e dijes nga pedagoge te paafte.

    Diskutimet e metejshme me modelet amerikane jane nje pacavure, njelloj si te kerkosh mballoma per kepuce te shqyera. Amerikanet mund te kene 100 borde po ti nuk ke pse merr model nje shtet qe ka 360 milione njerez dhe dhjetra struktura menaxhimi.
    Ketu cdo gje eshte me e thjeshte se kaq. Sistemi shkollor ishte ndertuar per mrekulli, ate model qe kishte, dhe nuk kish nevoje per eksperimentime te reja.
    Apo ishte e domosdoshme gjetja e rrugeve per te vjedhur fondet publike..dhe Fatosi, si Ramiu i quan fondet e pervetesuara si nje gabim ortografik, lapsus, ka ndodhur, po nuk u be qameti,, keshtu shprehet fatosi, dhe pastaj sulmon pedagoget dhe jo Ligjin qe i jep dore pedagogut te vjedhin.
    Toso, behet qameti po vodhe fondet publike. NQS kete e favorizon Ligji,atehere ligji duhet te bjere.
    Fondet publike nuk ka perse te financojne Universitetet privare
    Dhe kujtohu pak per sulmet e panderprera qe beri Ramuti kunder Universitetit Publik nje a dy vjet me pare, kur na nxori konkluzionet e nje agjensie standartizimi nga Anglia!? se ku i gjen Ramuti keto agjensi, ai e di, ..dhe Arben Ahmetaj sigurisht,. por ama qellimin e kishte shkrirjen e Universitetit public.
    Ne asnje vend te botes nuk ekziston
    . Ti ja gjen ca te mira ligjit te arsimit, por diskuto te keqiat qe i japin pedagogut dhe administratoreve te drejten per te vjedhur fondet publike, dhe per te bere studentin debitor.
    Ajo eshte fatalja

    • @mirel

      N.q.s. do pranojme ekzistencen e universiteteve private atehere:
      – ose studenteve aty duhej tu behej nje “kthim mbrapsht” i takses se arsimit qe u takon (financimi i arsimit ndahet proporcionalist per te GJITHE studentet e Shqiperise dhe atyre ne universitete private tu jepej para ne dore) si qytetare me te drejta te plota te ketij vendi.
      – ose universitetet private te financohen njelloj si shteteroret
      Kjo e dyta eshte me e zbatueshme.
      Tjeter alternative eshte te mbyllen universitetet private!

  • Z.Tarifa,jam plotesisht dakort qe nuk eshte ligji ai qe i ka katandisur universitetet ne kete gjendje.Transformimi i shkolles se larte erdhi si e gjithe jeta ne Shqiperi ne kete tranzicion te stergjatur,ku babezia per tu pasuruar(si kudo) zhduku cdo ndjenje per te ruajtur te pakten nivelet e para 1990.Masivizimi pa kriter i pjesemarrjes ne universitet uli ndjeshem cilesine.Masivizimi u be pa u ndertuar infrastukture e re e nevojshme.Largimi i shume akademikeve pas permbysjes te diktatures solli rekrutimin e shume “Petagogeve” te pa formuar e pa dijet e nevojshme.Sot ne universitete gjen Petagoge pa mbaruar shkollen e mesme e me diploma fallco.Kam degjuar se shume petagoge e midis tyre “Rektore” nuk dine te flasin anglisht.Ne mase dermuese ata qe kane marre titullin “DOKTOR” nuk kane asnje lidhje me gjuhen angleze.Korupsioni ne universitete eshte me i madh se ai i sistemit gjyqesor.Me cfar te ardhurash mbajne keta petagoge femijet me studime ne universitetet me te mira te botes?Ka ardhur koha e verifikimit te pasurise te sejcilit,te bere me grabitjen qe u behet studenteve.Problemet e universiteteve jane te medha por, mund te zgjidhen me durim e perkushtim te qeverise e te vete studenteve.

    • @Mendim! Një sugjerim shoqëror. Shkruhet/thuhet ‘pedagog’ dhe jo ‘petagog’. Të ishte shkruar vetëm njëherë do ta konsideroha lapsus, por……

  • I keni thene qarte dhe sakte zoti Tarifa. Ajo pedagogja e shkencave sociale tek Ora News me fal po nuk dinte te artikulonte me rregulla te gramatikes. Ajo vetem pedagoge nuk ishte.

  • Tarifa me stil i lepin bythwn rames…sa i paftyr…ai je rektor ti fatos.. ti je dhe i denuar per korrupsion.. shqipri hesapi..tarifa tarifavuresi .. rektor… hahhahahaha

  • Fatos Tarifa qe e vetmja merit qe ka qe eshte pjella e farees se poshter komuniste, e bashkepunetorit te ngushte te Enver Hoxhes, Sevo Tarifa. Cfare kontributi i ka dhene ky i deshtuar i perkedhelur ketij vendi qe e dergoi me burse te shkollohet se ishte biri i Sevos, por nje 0 beri. E dergoi shteti ambasador ne SHBA dhe u kap duke vjedhur. Dhe tani jep mesim ne universitet privat, atje ku nuk ngel asnje (ne privat te gjithe kalojne dhe analfabetet behen me doktorature), atje ku disa studente me xhepa plote peshtykne petagogun dhe ky i fundit duhet ti thote flm. Ky eshte sistemi arsimor qe mbeshtet Tarifa, normale se si njeri lepirse e pushtetit, qe i lepin cdo gje nga larte poshte, edhe ekete here mbron nje ligj qe nuk di ta mbroje, se kaq eshte aftesia e tij. Nje argument ne favor te ligjit qe mbron nuk lexohet nga ky profesor qe turperon titullin e profesorit, qe eshte turpi i arsimit shqiptar. Fatos Tarifa eshte modeli se si nje student nuk duhet te jete, eshte modeli i lepireses qe po propagandohet ne shoqerine shqiptare. Profesor Gjergj Sinani eshte shtylla e fakultetit te Filozofise. Nje prej njerezve me te ndershem te kesaj republike qe me shume mundim ka mbijetuar pa nje teser partie (shume nuk do e besjne qe eshte e mundur te mbijetosh pa teser ne kete vend). Prandaj Tos Tarifa e Sulmon se cdo gje e ka arritur fale teseres, fale lepirjeve. Turp ketij kombi qe mban nje njeri te tille me titullin Profesor.

  • Profesor Gjergj Sinani eshte simboli i njeriut te ndershem ne kete vend. Qe ka vendosur gjithe jeten ne dispozicion te ndriçimit te ketij kombi qe po rrenohet çdo dite nga njerez qe virtyti me i larte qe kane eshte vjedhja si ju Fatos Tarifa, ambasadori i korruptuar qe nxiu faqen e Shqiperise.

  • … askush prej tyre nuk thotë pse, askush nuk bën analiza dhe nuk sjell ndonjë argument racional që të motivojë një proces politik për anulimin e këtij ligji në parlament dhe miratimin e një ligji të ri, për të cilin, gjithashtu, askush nuk thotë se si duhet të jetë…

    Si ka mundesi, kundershtare te vendosur te Ligjit per Arsimin?! Edhe une qe s’e njoh hic kete ligj pyes: c’te keqe ka ligji? Edhe Rama po te njejten pyetje ka!
    Askush nuk kanje pergjigje racionale, vec sharjeve?!

    Atehere “argumentat” kunder mbeten vetem politike. E per vendim politik, eshte tager e Kryeministrit ta beje “si te doje”.

  • Zoti Tarifa, mendoj se keni te drejte ne shkrimin tuaj . Por lexova diku . Pra .Mendoj se kjo fraze nuk shkon.Ne shkolle 9 vjecare japin mesim mesues te kulalififikuar per kete nivel. me duket sikur Ju e nenvleftesoni mesuesine e ketij niveli. Cdo nivel arsimor ka e duhet te kete edhe me shumke se sot special;istet e vet te kualifikuar. Nuk eshtevnje pune dosido te japesh mesim ne ciklin e ulet ose ne ciklin e larte te 9 vjecares. As te shkruash tekste mesimore per ketev cikel, ku shohim se pedagoget e universiteve shkruajne per to tekste te shkurtuara te specialisteve te shkolles se larte. Tekstet dhe mesimdhenja ne keto cikle pera Fakultetit jane e do te jene me shume se kurre pune e specialisteve te ketyre cikleve.Kualifikim special, e jo meqe nuk ben ne universitet coje ne shkolle te mesme, ose ne 9 vjecare ose ne ciklin e ulet !!!.Ministria e arsimit duhjet te heqe dore nga praktika te tilla dhe nga libra qe behen nga pedagoge te shkollave te larta per nxenesit e arsimit parauniversitar.Keta te bejne tekste per nivelet univesitare. Po nuk e bene aty , te ikin me mire.Te rikualifikohen per ndonje profesion a detyre tjeter.

  • Zoti Tarifa, mendoj se keni te drejte ne shkrimin tuaj . Por lexova dikune shkrimin tuaj ,Një injorancë totale, apokaliptike, dhe një palaçollëk i shkallës më të lartë, nga një “doktor shkencash” i Universitetit të Tiranës. Një “filozof” klloun, i padenjë për të dhënë mësim edhe në një shkollë 9-vjeçare, që i vë në një pozitë të vështirë kolegët e tij të të njëjtit departament dhe fakultet .Mendoj se kjo fraze nuk shkon.Ne shkolle 9 vjecare japin mesim mesues te kulalififikuar per kete nivel. Me duket sikur Ju e nenvleftesoni mesuesine e ketij niveli. Cdo nivel arsimor ka e duhet te kete edhe me shume se sot specialistet e vet te kualifikuar. Nuk eshte nje pune dosido te japesh mesim ne ciklin e ulet ose ne ciklin e larte te 9 vjecares. As te shkruash tekste mesimore per kete cikel, sikur shohim pedagoget e universiteve qe shkruajne per to tekste te shkurtuara per specialistet e shkolles se larte. Tekstet dhe mesimdhenja ne keto cikle para Fakultetit jane e do te jene me shume se kurre pune e specialisteve te ketyre cikleve.Kualifikim special, e jo meqe nuk ben ne universitet coje ne shkolle te mesme, ose ne 9 vjecare ose ne ciklin e ulet !!!.Ministria e arsimit duhet te heqe dore nga praktika te tilla dhe nga libra qe behen nga pedagoge te shkollave te larta per nxenesit e arsimit parauniversitar.Keta te bejne tekste per nivelet universitare. Po nuk e bene aty , te ikin me mire.Te rikualifikohen per ndonje profesion a detyre tjeter.

  • NJE GJE SE KUPTOJ PSE ASNJE NUK DEL KUNDER LIGJIT TE RAMES QE SPONSPORIZON ME LEKET E POPULLIT SHKOLLAT PRIVATE .KY ESHTE NJE TURP I MADHE POR NE RADHE TE PARE I ATYRE QE NGRIHEN E DISKUTOJNE NE EMER TE POPULLIT INJORANT…????!!!!!!!!!!!!!!!!

  • Z atos!Ke vene gishtin ne plagen me te thelle,me te qelbur,ne gangrenen e arsimit te larte shqiptar.Niveli shkencor,intelektual i pedagogeve te universiteteve shqiptare,eshte pertoke,eshte ulurites,eshte ALARMANT.
    kjo semundje fillon me Berishisizimin e shoqerise shqiptare.Ajo qe Berisha quan “Iniciativa e Lire”,eshte iniciativa e hajdutit per tu quajtur biznesmen i suksesshem,eshte iniciativa e malokut per te ndertuar ne truall te zaptuar,eshte iniciativa e doganierit per te kaluar drogen dhe kontrabanden,Iniciativa e gjykatesit per te liruar kriminelet dhe padyshim iniciativa e nivelit
    dhidhaskalik per t`u punesuar mesimdhenes neper Universitete.Ne te gjitha keto fusha,shembullin e dha vete Berisha.U tregoi kontrabandisteve si behet kontrabanda,kur ngriti Firmen Shqiponja,qe furnizoi me nafte Serbine.U tregoi grabitesve si skrapizohet Industria shqiptare,duke nxjerre te gjithe industrine prodhuese dhe perpunuese ne REFORME,U tregoi malokeve,xhahileve dhe spitullaqeve te partise se vet si mund te beheshin pedagoge universitetesh,duke folur anglisht ne parlamentin evropian,sa u shkulen gazit gjithe eurodeputetet me shatra patrat e Sali Berishes.
    100 vjet me pare drejtuesit e shteteve te botes,degjuan fjalimin elokuent ne anglisht te Nolit ne Lidhjen e kombeve,ne 1939,shtetasit amerikane degjuan fjalimin e Konices ne radion shteterore te SHBA.Une kam akuzuar 30 vjet enver hoxhen si gjys te shkolluar,pooor,pooor
    frengjishtja e Enver Hoxhes eshte perfekte,.Vetem nje linguist francez mund ta dalloje,qe nuk eshte Parizien. Te degjosh Sali Berishen frengjisht,qe ka qendruar dhe eshte shkolluar ne Paris me shume se Enver Hoxha,duhet te mbash barkun me dore sikur po tregon Skender Sallaku barsaleta si merrej vesh frengjisht me sportistet bullgare.Kush ja ka dhene dipllomat ktij injoranti shpellar,qe SHPELLARIZOI GJITHE SISTEMIN UNIVERSITAR SHQIPTAR?
    Per te mos folur per titujt e perfituar me Plagjatura,qe jane bere gazi i botes,Po cuditet Afrika me nivelin e doktoraturave ne Universitetet shqiptare.Ato kukuvajkat qe kapsallitin syte neper forumet e partive,i ke te githa pedagoge neper universitete,prandaj ke shume te drejte ne kete shprim z.Fatos.Katedrat,Rektoret dhe Dekanet duhet te perfshihen nga nje Site e Imet,,,Te kalojne edhe Ata,Vetingun Profesional.

  • AKADEMIKU FUGA, vjedhjen qe i keni bere studenteve dhe degradimin e arsimit te larte, kerkoje tek vetja, se ke 30 vjet pedagog. Ke dhene mesim ne tre vende njekohesisht, Fance, FAkultetinn e Filologjise dhe tek Henri CIli para viti 2013, i punesuar me kohe te plote ne tre vende, pa folur per rrogen qe merr qyl te Akademi e Shkencave, apo si udheheqes i Doktoraturave pa piken e vleres. Shok, se Zotri nuk je na tredo te Ardhuart e tua nga 1992 dhe sa taksa dhe tatimi ke paguar. Boll Filozofove O krjiues i Republikes se Re se morre me qafe dhe Opoziten me budallalikun tend.

    • Artan Fuga eshte nje karagjoz idiot qe nuk e di si i ka marre titujt shkencore. Lekut ja ndjejne eren si qente, dhe nga ana tjeter ben filozofira te budallallepsura si parimor i madh

  • Po Tarifa, bere nje shkrim te sakte me ne fund profesore nen nivelin e mediokrit me arsim 8 vjecar te dyshuar se mund te jene edhe me 4 vjecare me prokurore te pergjithshem me 8 vjecare me profesore perfaqesues te krimit ordiner me kryetare partish me diploma fallco ky eshte turpi me i madh ne gjithe historine e shtetit shqiptar as ne Ugande nuk ndodhin keto do te duhej nderhyrje e komunitetit nderkombetar te shpetonte vendi nga kjo hordhi bantitizmi.

  • Tarifa Ju nuk e meritoni titullin profesor. Me fjalorin dhe fyrerjet qe u beni dy pedagogeve me ngjani me nje prokuror te viteve 1945-1982. Te nderuarin F.Baca Ju nuk e njihni fare. Ai ka care perpara me vlerat e veta dhe jo me biografine e babes. Mire do te ishte qe tu kerkonit falje te dy pedagogeve, Sinani e Baca. Nje gje duhet te mos harrosh: jemi ne pluralizem … Gazeta Dita ben gabim qe publikon shkrime te tilla, te gjata terkuze, pamflete qesharake, te mbushura me budallalleqe, pa strukture logjike, etj. EKLEKTIZEM, SOFIZEM, FYERJE, SHPIFJE. Sa per ligjin e arsimit te larte, ky ligj ka te meta te nedha, thelbesore dhe duhet te rikompozohet, arsimit publik duhet t’i jepet prioritet, sepse per te paguajne taksapaguedit, mbare populli. Biznesi privat le ta konkurroje, duke ngritur universitete elite, te shtrenjta, etj. Komentuesi merr vesh pak nga kjo fushe, por nuk eshte Profi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *