Pse gratë po ia mbushin zyrën një qeveritari plot me peceta higjenike?

Leda Hysa

Gra në mbarë Arizona-n po bombardojnë zyrën e një përfaqësuesi republikan me tampona dhe peceta higjenike.

Fushata #LetItFlow (#LëreniTëRrjedhë) filloi gjatë fundjavës si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj një projekt-ligji që po zvarritet.

Projekt-ligji synon t’u sigurojë femrave të burgosura produkte të higjienës femërore pa kosto, por që e gjitha ka mbetur pezull për shkak të mungesës së një fondi 80.000 dollarësh.

Kështu përpos produkteve, gratë e solidarizuara po dërgojnë edhe para në zyrë.

Është ç’njerëzore dhe absurde t’i bësh femrat të përgjërohen dhe të luten për një të drejtë njerëzore. Kjo çështje ka të bëjë me dinjitetin e gruas. Është totalisht e gabuar dhe përçudnuese mohimi i tamponëve apo pecetave higjienike.” tha njëra prej tyre./Anabel

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *