Letër e nënshkruar,
Zaim Korça
E nderuar Dita! Lexova artikullin e z.Bedri Islami për Visho Ajazin. Për ta përforcuar më tepër këtë temë: A ka gjak shqiptari Visho Ajazi? Kujt i shërben? Mos luan lojë të dyfishtë në dëm të sigurisë kombëtare për Asfalinë greke? Kufijtë e Shqipërisë u ndanë në vitin 1913 kur pa të drejtë Kali i Trojës na zaptoi tokat shqiptare deri në Janinë. Por dinakëria greke nuk po hesht, ajo thotë kemi hequr ligjin e luftës, por rindërton përsëri Kalin e Trojës duke futur kusarë-ushtarë brenda deri në qytetin e Delvinës, duke na poshtëruar e ulur dhe flamurin e Shqipërisë. Çfarë e shtyn Ajazin të heshtë kur shikon me sy që shërbimi sekret i Greqisë sjell në mënyrë demonstrative ushtarë në hundën e Ajazit dhe hesht?
