Një ndikim të madh në të ndjerit të lumtur të holandezëve, para së gjithash ka të bëjë situata e tyre profesionale: Ata ndihen mirë në profesionet e tyre, në punët që bëjnë. Pasi: sipas një raporti të “The Economist”, më shumë se gjysma e popullsisë punon “part-time”. Në Holandë aktualisht 26,8 për qind e meshkujve dhe 86,6 për qind e femrave, punojnë më pak se 36 orë në javë
Holanda prej vitesh renditet ndër vendet e para të listës me njerëzit më të lumtur në botë. Ndërkaq, nordikët zënë vendet e para të listës për nivele të larta mirëqenieje. Ndërsa fqinjët e holandezëve, gjermanët, çdo vit renditen shumë lart në indeksin për vendet ku ia vlen më shumë që të jetohet.
Por cila është arsyeja që holandezët janë dukshëm më të kënaqur me jetën e tyre sesa banorët e shteteve të tjera – përtej faktit se si ndër popujt e parë në botë për përdorim kanabisi, kjo edhe mund të ketë një ndikim.
Përtej shakasë, një ndikim të madh në të ndjerit të lumtur të holandezëve, para së gjithash ka të bëjë situata e tyre profesionale: Ata ndihen mirë në profesionet e tyre, në punët që bëjnë. Pasi: sipas një raporti të “The Economist”, më shumë se gjysma e popullsisë punon “part-time” e kjo është një përqindje e lartë në krahasim me çdo vend tjetër perëndimor.
Shumë larg mesatares së BE-së për punësimet part-time
Për krahasim: në mbarë BE-në vetëm 20 për qind e njerëzve në moshën e aftë për punë shkojnë në punë me kohë të pjesshme, e nga këta 8,7 për qind burra dhe 32,3 për qind gra.
Në Gjermani, numri i atyre që punojnë “part-time” po shënon rritje prej kohësh. Përqindja e tyre në vitin 2011 nuk kapte dot as vlerën e 19,9 përqindëshit në Perëndim dhe 20,4 për qind në Lindje.
Në Holandë aktualisht 26,8 për qind e meshkujve dhe 86,6 për qind e femrave, punojnë më pak se 36 orë në javë. Një arsye për këtë, sipas platformës prestigjioze “The Economist”, është se gratë e femrat holandeze hyjnë relativisht vonë në tregun e punës.
Ligji u lejon holandezëve të punojnë në çdo kohë part-time
Ndryshe nga vendet e tjera, vetëm pak meshkuj në të dyja luftërat botërore u desh të luftonin në vendin e mullinjve të erës, ndërsa gratë nuk u desh të punonin masivisht nëpër fabrika, si për shembull ato britanike, apo ato amerikane, kështu që atyre u mungon tradita e punës apo sakrificës masive.
Falë mirëqenies së lartë shtetërore dhe të sistemit social që posedon, shumica e familjeve në Holandë nuk ishin dhe nuk janë të varur nga puna me kohë të plotë e prindërve të tyre.
Në vitin 2000, Parlamenti holandez miratoi madje edhe një ligj, që u lejonte grave dhe burrave t’i luteshin shefit të tyre në punë për të punuar “part-time”, duke mos pasur asnjë pasojë në karrierën e tyre profesionale.
Mundësi ligjore të marrësh një ditë pushim si baba
Mihal Greener, një angleze, që me familjen e saj ka vendosur të jetojë në Holandë, shkruan në një blog për redaksinë e “Huffington Post” në Britani të Madhe se: “Kohët e reduktuara të punës nuk i bëjnë vetëm të rriturit më të lumtur, por edhe fëmijët”.
“Holandezët e vlerësojnë shumë të pasurit kohë të mjaftueshme me familjen”, thotë Greener. “Shumë baballarë e marrin seriozisht dhe e shijojnë Ditën e Babait (Papadag), çka është një ditë e lejuar pushimi ( gjithsesi, e papaguar ), që ‘u sajua’ për t’u dhënë mundësinë baballarëve të shohin më shpesh fëmijët e tyre./Shqip

talluni me holandezet, jopo jane gay, jopo jane perverse, jopo bejne bar e ku ta di une se cfare. rrini mbyllur ne komplekset tuaja mbytese, ne botekuptimin tuaj te ngushte, ne paragjykimet tuaja arkaike, dhe mos beni asnje hap per te zgjeruar horizontet tuaja, per t’u civilizuar sadopak, e per te kuptuar qe celesi i lumturise jane perpjekja per te permisuar jeten, duke mesuar nga te tjeret, dhe pranimi i te tjereve ashtu sic jane…
une jetoj prej 25 vjetesh ne hollande,por nuk jam aspak dakort me shkrimin se hollandezet jane te lumtur, 80% jane te pakenaqur me punen qe bejne . eshte e vertet qe nuk punojne me shume se 40 ore ne jave se jo qe nuk kane qef por po punove me shume do te paguash takse me shume dhe keshtu eshte me mire qe mos te punosh.
Karl Sanburg:
….PYETA profesoret qe na mesojne kuptimin e jetes
Se çfare eshte lumturia.
po keshtu pyeta edhe njeres te famshem
qe drejtojne punene mijera te tjereve
te gjithe tunden kokat dhe me dha ne
nje buzeqeshje ironikesikur doja te tallesha me ta .
Ateherenje dite te diele mbasdite mora rrugen
Pergjate lumit Despleinis ku pashe
Nje grup ciganesh
Nene hijee pemeve: burra, gra,femije ,
Nje fuçi dengeza me birre
dhe nje firsamonikë.