Pse Islanda dëshiron të bëhet vendi i parë në Evropë që ndalon rrethprerjen?

Ornela

Deri në gjashtë vjet burg. Ky është dënimi që Islanda dëshiron t’u imponojë atyre që praktikojnë rrethprerjen (të bërit synet). Projektligji i diskutueshëm është propozuar në fillim të muajit nga një deputete e Partisë Progresiste e krahut të djathtë dhe tani po shqyrtohet nga Parlamenti islandez.

Debati mund të zgjasë disa muaj, por nëse propozimi aprovohet, Islanda do të bëhet vendi i parë evropian që e deklaron këtë praktikë të paligjshme.

Si hebrenjtë dhe myslimanët, – të cilët e praktikojnë ritualin e prerjes së një pjese të lafshës së penisit tek të sapolindurit që nga kohët e lashta – e dënuan projektligjin, duke argumentuar se ai shkel lirinë e tyre fetare.

Rrethprerja “është pjesë e besimit tonë. Kjo është diçka që ka të bëjë me fenë tonë dhe unë mendoj se kjo është një lloj e shkeljes së lirisë fetare”, tha për BBC Ahmad Seddeeq, imam i Qendrës Kulturore Islame të Islandës, shkruan Dita.

Vlerësohet se në këtë vend ka rreth 250 qytetarë hebrenj dhe rreth 1500 myslimanë.

Por çfarë qëndron pas kësaj propozimi?

Sipas promotorëve të projektit, rrethprerja shkel të drejtat e fëmijëve dhe nuk është në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e të miturve.

Sipas argumentit të tyre “rrethprerja është një ndërhyrje e përhershme në trupin e një fëmije dhe mund të shkaktojë dhimbje të forta”.

Dhe ndërsa pranojnë se prindërit kanë të drejtë të edukojnë fëmijët e tyre sipas religjionit që ata zgjedhin ose predikojnë “kjo e drejtë nuk mund të tejkalojë kurrë të drejtat e fëmijës”.

Fëmijët që dëshirojnë t’i nënshtrohen procedurës për arsye kulturore ose fetare, sugjeron projektligji, mund ta bëjnë kur të jenë mjaftueshëm të rritur për të “kuptuar se çfarë përfshin ai akt”.

Nga ana tjetër, promotorët e këtij projektligji argumentojnë se në përgjithësi, procedura bëhet pa anestezi, “në shtëpi që nuk sterilizohen, dhe nuk praktikohet nga mjekët, por udhëheqësit fetarë”.

Kjo, theksojnë ata, do të thotë se “ekziston një rrezik i lartë infeksioni (…) që mund të çojë në vdekje”.

Një zëdhënës i grupit hebre Milah tha për gazetën britanike “The Guardian” se procedura kryhet vetëm nga një person i kualifikuar i njohur si mohelim.

Sipas tij, rrethprerja e meshkujve të cilës i janë nënshtruar miliona hebrenj dhe myslimanë është një ndërhyrje e lehtë.

Shumë mjekë bien dakord se praktikimi i rrethprerjes zvogëlon rrezikun e infeksioneve të traktit urinar dhe transmetimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, por bëjnë të qartë se rreziqet e të mos bërit janë të rralla dhe të shmangshme nëse merret kujdesi i duhur.

Ndërsa Shoqata Amerikane e Pediatrisë vë në dukje se përfitimet janë më të mëdha se rreziqet. Sidoqoftë, thotë shoqata, ky është një vendim që u takon prindërve.

Ekzistojnë gjithashtu prova se tek meshkujt që kanë kryer procedurën e rrethprerjes, rreziku për të marrë HIV nga partnerët femra me HIV është më i vogël.

Krerët hebrenj dhe myslimanë druhen se masa mund të nxisë antisemitizmin dhe islamofobinë. Ata gjithashtu kanë frikë se në të ardhmen rrethprerja do të praktikohet në mënyrë klandestine ose do të detyrojë besimtarët të largohen nga vendi.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • C’eshte kjo idiotesi. Ne USA rrethprerja eshte nje procedure qe konsiderohet e nevojshme per higjenen intime te mashkullit, pavaresisht besimit fetar.
    Prinderit pyeten qe para se te lindi foshnja nese duan qe femija mashkull te rrethpritet apo jo. Dhe procedura kryhet ne spital, shume shpejt pas lindjes. Dhimbja e rrethprerjes e kryer ne foshnjeri nuk mbahet mend nga femija dhe nuk le trauma. Dhe me pas, kur mashkulli rritet rreziku per infeksione dhe probleme me organin intim eshte me i paket nese ka bere rrethprerje.

  • T’i debojne te gjithe çifutet dhe myslimanet nga ai vend. Dhe problemi zgjidhet vetvetiu. 1500 myslimane edhe ne Islande! Keta shtohen si minjte. Nje dite do te permbytin Europen. Ajo idiotja Merkel pranoi edhe 1 milion me shume. Sikur nuk kishte mjaft myslimane deri atehere Gjermania! Problemi me myslimanet, sidomos me ata nga Lindja e Mesme, eshte se ata kurre nuk asimilohen me kulturen vendase. por ngelin si mish i huaj. duke i transformuar keshtu vendet europiane ne nje Bosnje apo Liban potencial. Ndryshe eshte puna me myslimanet shqiptare, te cilet jane myslimane me emer, por europiane me zemer. Por edhe ketu na dalin ca krimba si ai qe ka arrestuar FBI-ja qe do te kryente atentate terroriste. Islamizmi eshte nje fe e demshme per shqiptaret. Na ndan perfundimisht nga Europa dhe Amerika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *