Për mua ky sistem antinjerëzor,
duhet bërë baltë edhe pluhur,
po Lulëzim Basha dhe Kryemadhi,
nuk janë personat e duhur!
I duhuri s’mund të jetë as Berisha,
simbol i ligësisë dhe shkatërrimit,
të tre këta individë të atakuar,
nuk mund të jenë promotorë të ndryshimit!
Po në gjithë propagandën e opozitës,
për popullin ka një super paqartësi,
duhet zhdukur i gjithë sistemi politik,
apo modeli i ngritur né Shqipëri?!
Ne po jetojmë sistemin kapitalist,
atë s’ka Perëndi që e shkul,
në këtë kontekst e gjithë lëvizja,
është pa diskutim zero dhe nul!
Ne ishim të fundit në Europë,
që me ndërgjegje përmbysëm komunizmin,
dhe në atë mega gropë,
implementuam kapitalizmin!
E dinim ç’qe kapitalizmi,
si për gjithë Botën dhe për Shqipërinë,
sistem i egër antinjerëzor,
ku njeriu bëhet ujk për njerinë!
Sovrani aspak s’e kuptoi,
se fiks në vitet Nëntëdhjetë,
duke përmbysur komunizmin,
përmbysi me dëshirë pushtetin e vet?!
Tani historia e ka shkruar,
si u shtruan këtu rrugët e ndryshimit,
në një rrëmujë totale,
nëpërmjet grabitjes dhe shkatërrimit!
Populli shumë shpejt e kuptoi hatanë,
dhe bëri reagimin menjëherë,
vetëm në tre muaj-në zgjedhjet lokale,
pushteti i Sali Berishës u hodh në herë!
Po kapitalizmi qe i pakthyeshëm,
si kudo dhe në tokën shqiptare,
por këtu u shkatërrua me rrënjë,
çdo vlerë e një pune 50 vjeçare!
Teoria e Çekut të Bardhë,
e kopjuar nga ekonomisti me famë Fridman,
ishte ultra reaksionare,
për qeverinë e re në Tiranë!
Nga lëvizja e madhe “Çartiste”,
këtu nuk mbeti gur përmbi gurë,
dhe çeku i premtuar i Pashkos,
në Shqipëri s’erdhi kurrë!
Në disa vende të Botës,
kapitalizmi ka fytyrë njerëzore,
e këtu u ngrit kapitalizmi anadollak,
me fytyrën e ndyrë kafshërore!
Kur erdhi në pushtet Edi Rama,
për ndryshimin e sistemit s’kish asgjë në dorë,
dhe kapitalizmi ynë anadollak,
me “Rilindjen” u bë dhe më kafshëror!
Po Rama është në rrugën e duhur,
jemi të detyruar ta themi,
se askush në Botë s’na lejon,
të preket një fije sistemi!
Nëmat dhe gjëmat për oligarkët,
në Botë qesharake tingëllojnë,
se dihet që nga teoria e Karl Marksit,
kapitalizmin oligarkët e ndërtojnë!
Nga më të diturit dihet,
se ç’është në fakt Oligarkia Financiare,
ajo sundon gjithë botën e kapitalit,
e rrjedhimisht sundon dhe botën shqiptare!
Rama do jetë në rregull me ndërkombëtarët,
për sa kohë nuk cénon sistemin politik,
e kjo mbështetje gjithmonë do t’ju mungojë,
Saliut-Lulit dhe zonjës Monikë!
Askush në Botë s’të lejon,
të prekësh shtyllat e sistemit të vjetër,
pikërisht për këtë ndërkombëtarët,
veç Edi Ramës nuk u duhet asnjë partner tjetër!
Po opozita jonë injorante,
as kaq gjë dot s’e kupton,
dhe kur kërkon përmbysjen e sistemit,
çdo ndërkombëtar me urgjencë e largon!
Ndaj si përfundim do t’ju them,
opozita kot së koti me protesta rreket,
e them me siguri matematike:
“Socialistëve qime floku s’do t’ju preket!
A.DUKA

“Sovrani aspak s’e kuptoi,
se fiks në vitet Nëntëdhjetë,
duke përmbysur komunizmin,
përmbysi me dëshirë pushtetin e vet?!”
nuk shkova dot më larg se kjo strofë o dukë!!
më mjafton kjo të të them se e ke shumë gabim këtë që po shkruan!!
duke qënë se kam jetuar atë kohë,po ta them se “sovrani”u tregua pak si i trashë,jo për atë që deshte por për si e bëri!!akoma sot “sovrani” pa asnjë skeptër në dorë ka mendimin socialist,kërkon akoma nga shteti,do sigurinë nga shteti!mentaliteti i sovranit është akoma i mbetur në socializëm dhe për pasojë,”sovrani” nuk deshte në thelb këtë kapitalizëm që po jetojmë,por një kapitalizëm gjerman e zvicerian!!naiviteti i “sovranit” bëri që të vendoset ky kapitalizëm primitiv,ky kapitalizëm i ndyrë!!
naiviteti i “sovranit” akoma nuk e ka kuptuar se të arrish në kapitalizmin social zvicerian,gjerman e anglez duhet kohë, përpjekje dhe mbi të gjitha kulturë qytetare!!
kultura qytetare nuk krijohet brënda ditës,nuk mësohet në shkollë,ajo fitohet në vite dhe me vuajtje!!
sovrani në shqipëri nuk kishte “pushtetin e vet”!ai kishte po aq pushtet sa ka dhe sot!!sot të paktën me sovranin tallin bythën!sot i thonë se vendimin e ke marrë ti o sovran,dhe jo ne hajdutët!!sot ja lënë fajin sovranit për vjedhjet e tyre,dje të paktëm kujtonim se vendimet i merrnin të tjerët!!
sovrani ka pushtet vetëm atëherë kur ai është më i fortë se politikani!!sot,politikani është perëndi në mentalitetin e pjerdhur fshatar të sovranit!!përsa kohë sovrani nuk e konsideron veten punëdhënës për politikanin,por skllav të tij?!për aq kohë nuk ka për të pasur pushtetin e tij!!
as në gjermani e amerikë sovrani nuk ka pushtetin e tij,por është shumë i fuqishëm,e di që politikani është puntori i tij dhe jo ai skallav i politikanit!!
Vargje me hashash Brenda
Po thur Beni,veterani
Brohoret ,s,mbahet rilindja
Poshte djajte,rrofte shejtani
Ne numrin e djeshem te gazetes “Dita” duke perkujtuar vdekjen e Enver Hoxhes, gazetari Xhevdet Shehu pohonte me mprehtesi:”Duke e parë nga distanca rrokullimën e viteve ’80, duke i marrë faktorët që çuan në tatëpjetën e thepisur një nga një, nuk është e vështirë të konstatohet se komunizmi në Shqipëri vdiq për një gotë qumësht, për një kile mish dhe për një kokërr vezë! Nga mungesa e theksuar e këtyre elementeve bazë të ushqimit të përditshëm, populli filloi ftohjen e madhe e të pakthyeshme me regjimin komunist, duke i kthyer krahët me kujdes dhe duke zhvilluar me të në heshtje një luftë për jetë a vdekje.
Hijerëndë, tërheqës, elokuent dhe orator i pashoq, i ndjeshëm dhe i pamëshirshëm, i magjishëm dhe tmerrues, Enver Hoxha dinte të qeshte dhe të vrenjtej, dinte të imponohej dhe t’i bënte për vete ose t’i nënshtronte përfundimisht të tjerët. Sot ka filluar të ringjallet nostalgjia për të. Nuk janë të paktë ata që e kujtojnë atë kohë, duke kujtuar kapërcimin epokal që u bë në emancipimin shoqëror, me arsimimin, elektrifikimin, industrializimin, zhdukjen e gjakmarrjes etj., etj”.
Me duket se me keto pak fjali Xhevdeti ka pershkruar sakte shkaqet e pikiates se sistemit komunist dhe natyren e dyzuar te Enver Hoxhes.
Nje gje eshte e sigurt. Shqiptaret nuk ishin te pergatitur per te ndertuar as kapitalizmin dhe as komunizmin me “fytyre njeriu”. Me duket se kemi ngelur shume prapa ne zhvillimin njerezor dhe qytetar. Edhe ato arritje qe pati ne periudhen e socializmit vajten per dhjame qeni ne kete periode te “shkerdhatokracise”! Ka nje rruge te mesme ndermjet socializmit dhe kapitalizmit. Qe quhet kapitalizmi shteteror, nje bashkim i te mirave dhe perparesive te te dyja sistemeve. Ky lloj kapitalizmi sundon edhe sot ne vendet nordike, Ka ekzistuar ne France deri ne vitin 1990 dhe eshte implementuar me nje sukses te jashtezakonshem tani ne Kine. Me nje fjale, me shume se çeshtje sistemi, kemi te bejme me çeshtje qytetarie dhe zhvillimi njerezor, o Arben. Fakti qe nje popull kaq i vogel ka nje perqindje kaq te larte krimi te perhapur edhe ne bote flet shume. Prandaj kane hedhur valle ne kurriz te shqiptareve dhe kane bere si ua ka dashur qefi si Zogu, ashtu edhe Enveri, Saliu, Fatosi, Likja, Edvini etj.
I lodhur poeti “rilindjes” Rama-kanabiste..
Po pse nuk shkrue per ata qe benin thirrje te sheshi Ali Demi e Avni Rustemi ne Vlore qe benin thirrje per luft me kto fjale :O DJEM RREMBENI PUSHKET JA VDEKJE JA LIRI.Ka emra per ket G Ruci Paskal Milo Gjinushi Dokle.N Ceka etj.