SMS në DITA
Në 0689073730
Shumë e dhimbshme, trishtuese dhe e gabuar kjo që po ndodh me shqiptarët që shkojnë dhe vriten në Siri. Keta shqiptare bashkeatdhetaret tane qe vene atje jane thjesht te mashtruar. Sikur te shkonin ne ndihme te opozites siriane, do ishte gjysma e te keqes.
Keta shkojne dhe (ndoshta pa vetedijen e tyre) u bashkohen grupeve si Al Nusra qe vertet luftojne Assadin por nuk jane me opoziten siriane. Keto grupe dhe opozita kane axhenda te ndryshme pas rrezimit te Asadit. Opozita e mbeshtetur nga SHBA dhe BE deshiron nje Siri demokratike pas renies se Asadit.
Grupet si Al Nusra te cilave u bashkohen djemta tane te genjyer, synojne nje Siri islamike, me Sherihat etj, një tjetër vend me zhvillim te bllokuar nga dogma.
Pse them “jane te genjyer”. Sepse u eshte thene qe do rrojne mire aty në Siri pas renies se Asadit. Ne fakt ne fuqi (nese Asadi bie) do vijë opozita, e cila i konsideron keto grupe terroriste si problem me vete dhe do t’i luftoje nen bekimin e SHBA dhe Perendimit. Dhe ketyre te mjereve do t’ju duhet te luftojne edhe pasi te bjere Asadi. Me qeverine e re. Lufte e gjate dhe e pashprese – do thoja une.
Ju në Dita e keni lajmeru kete situate qe me shkrimet e Bedri Islamit dhe Lladrovcit qe kur te tjeret flinin gjume – bashke me SHISH, prokurori dhe te tjeret, por duhet thënë që keto jane situata vertet te rrezikshme per nje shoqeri. Duheshin ndaluar pa arritur ne kete pike. Tani kërkohet qetësi.
