Pse janë “të mirë” të sotmit

redaktor

Dërguar me sms

Në numrin e redaksisë

 

Gjykimi për një veprim ka në bazë jo vetëm aftësinë intelektuale por edhe mënyrën krahasimore. Fjala vjen një djalë duket i ri se ekzistojnë të vjetrit. Po ashtu e mira ekziston se ekziston e keqja pamvarësisht opinionit të momentit. Po argumentoj se përse nuk e kam për mbarë të kritikoj qeverisjen aktuale. Këtu tek ne mungon krahasimi pasi ajo e kaluara ishte më keq se kjo. I bie që kjo të jetë “e mirë”. Për të krahasuar me qeverinë që supozohet “të vijë” prapë nuk është argument për ta bërë të keqe këtë ekzistuese. Sepse ajo tjetra ka krijuar një mosbesim të përgjithshëm në tentativat e saj për të ushqyer optimizëm. Ndaj në kritikën që u duhet bërë plot defekteve në qeverisjen aktuale , vetëm mungesa e alternativës e bën atë “të mirë”. Mendoj se ka ardhur koha për një tjetër alternativë, për një lloj tjetër opozite. Ndryshe kjo “e mira” do na mbetet në derë për shumë kohë. Dhe ç’është më e keqja, nuk duket se ka shenja për këtë veç dy a tre zërave të guximshëm brenda radhëve të Sali-Nokës. Për të ardhur keq, pasi shqiptarët presin për më mirë. Nuk mund e nuk duhet të sakrifikohemi duke u shkërmoqur mes kolltuqeve e interesave politike të babëzisë, të korrupsionit. Se çfarë kërkon opozita e z.Berisha është sa e qartë aq dhe e mbrapshtë. Duke ruajtur këtë status e bën qeverisjen aktuale të mbijetojë me të metat e saj, që do të thotë se na duhet të vazhdojmë të mësohemi me të keqen e për rrjedhojë ajo s’do të ndëshkohet kurrë. E bashkë me të edhe Berisha me të klonuarit e tij të ngarkuar me mëkate. Po ashtu edhe mëkatarët e sotëm. Mos qoftë që të ruajnë e të mbrojnë njeri tjetrin! Profeti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *