Përse kaq shumë burra të paaftë bëhen udhëheqës? Kjo pyetje, e përdorur nga psikologu Tomas Shamorro-Premuzik, si titulli i librit të tij të ri “Pse bëjnë kaq shumë burra të paaftë, bëhen udhëheqës? – duket provokativ (dhe pikërisht për këtë arsye autori me siguri që do të akuzohet se dëshiron vetëm të tregojë ndjenjat e tij).
Por pyetja është më e thellë, nga sa mund ta mendoni. Sigurisht, njëra nga përgjigjet është seksizmi. Por duhet të ketë më shumë se sa kaq. Askush nuk dyshon se ka burra kompetentë, dhe me sa duket në një numër të mjaftueshëm, për të udhëhequr qeveritë dhe korporatat botërore. Por nëse bota është shumë seksiste, pse nuk janë pikërisht burrat më të aftë në krye?
Në shumicën e fushave të jetës, seksizmi e ul nivelin e kompetencës që kërkohet nga burrat, për të pasur sukses. Por gjithësesi, sërish do të pritej që të talentuarit të çanin më lehtë përpara, se sa budallenjtë. Në vend të kësaj, shikoni se ç’ndodh përreth.
Nga libri i Shamorro-Premuzhi, rezulton se në këtë fenomen kontribuojnë dy elementë të dallueshëm. I pari është seksizmi; i dyti një vështirësi e përgjithshme në zgjedhjen e udhëheqësve kompetentë, të të dyja gjinive, krahasuar me të paaftët.
Ne zakonisht mendojmë se tipare të tilla si besimi i tepruar dhe egocentrizmi, janë shenja të aftësive të mëdha, edhe nëse ato janë në fakt një shenjë e diçkaje negative. Ato duhet “të shihen si një sinjal paralajmërues”, dhe ndërkohë na inkurajojnë të themi:”Çfarë personi karizmatik! Ndoshta ka stofin një udhëheqësi!”.
Burrat arrijnë në shkallët më të larta të karrierës, sepse është më e mundshme, që këto tipare të shfaqen tek ata. Gjithashtu, studimet tregojnë se gratë gjykohen më tepër, kur tregojnë besim tek vetja.
Por elementi më i jashtëzakonshëm i kësaj çështje, është që edhe një zyrë personeli që nuk është seksiste, do të përfundojë duke promovuar një numër disproporcionalisht të lartë të burrave mediokër, të paktën derisa ata do të vazhdojnë ta konsiderojnë guximin dhe vetëvlerësimin si dëshmi të talentit (libri i eksploron më thellë këto tipare, si inteligjenca emocionale, qetësia, elasticiteti dhe vetëdija, të cilat në fund të fundit flasin për një udhëheqës efikas).
Kjo mënyrë për t’i parë gjërat, na shtyn ndërkohë të lëmë mënjanë, të paktën për momentin debatin e pafundëm mbi kontrastin ndërmjet talentit natyror dhe atij të kultivuar, dhe se çfarë
roli ka gjenetika, duke supozuar se ka një të tillë, në faktin se ka më shumë burrat se sa gra që lëvizin drejt karrierave dhe vendeve të caktuara të punës.
Cilado qoftë ideja juaj në këtë drejtim, sigurisht që në fund do të preferoni njerëzit kompetentë, ndaj atyre që janë të paaftë. Ne të gjithë mund të jemi dakord që udhëheqësit duhet të zgjidhen, bazuar në aftësinë e tyre reale menaxheriale.
Dhe arsyetimi i Shamorro-Premuzik, nënkupton që nëse mund të sillemi më shpesh në këtë mënyrë, do të ketë akoma më shumë gra që do të mbajnë poste të rëndësishme, si dhe burra më kompetentë, që sot tejkalohen në garë nga tipat narcistikë.
E gjitha kjo e thekson problemin e këshillave që u jepen grave, të tilla si determinizmi, ambicia dhe promovimi i aftësive të tyre, për të kapërcyer paragjykimet në vendin e punës dhe për të përparuar në nivelet drejtuese:ato rrezikojnë të jenë për gratë një nxitje për të imituar pikërisht karakteristikat jofunksionale të atyre burrave, që rezultojnë të jenë udhëheqësit më të këqij.
Ndoshta mund të jetë një lloj përparimi, zëvendësimi i gjysmës së drejtuesve të keqij meshkuj në biznes, me sa më shumë gra të këqija si drejtuese. Por me siguri gjëja më e mirë, do të ishte zëvendësimi i të gjithë personave të paaftë me njerëz plot vlera:një ndryshim, që do të përfshinte promovimin e një numri shumë më të lartë grash. Veçse, mos prisni që këtë revolucion ta drejtojë brezi ynë aktual i liderëve.
“The Guardian” – Bota.al

Kjo funksionon edhe per shqiperine, shikoni kryetaret e partive dhe do bindeni per vertetesine e ketij artikulli, te gjitha jane te gatshem te djegin vendin me nje qellim te kene mjaftueshem edhe nje karrige te thyer ne qeveri, midis tyre edhe nje femer pa tru
ptuupruuuuu fare e keqe,
Ketu postet i kane femrat,
Here si pulat,here si patat,por ne krye te shtetit,eshte nje gjel,qe kendon maje plehut.Ky i ka skartuar te gjithe koqet ne administrate.Mund te gjesh sot ndonje mesues katundi,por edhe ai fakiri drejtoreshen e ka femer qe drejton me celular nga qyteti.
Me lart se kaq,ne qeveri,edhe ata qe quhen gjela,jane pula,se RAMA,QEKUR NDAU GRUAN E KATERT,KA VENDOSUR TE NDESHKOJE VETEN,DUKE PERJASHTUAR MESHKUJT E TJERE NGA ADMINISTRATA.
VETEM DYFEL EFENDI.
Analize e kendshme, por nga ana tjeter prandaj i thone llaf burri per dike qe udheheq dhe jo llaf gruaje. Dhe per te perforcuar me tej grate nga karakteri jane sovraniste pa perjashtim nderkohe burrat kerkojne popullaritetin keshtu qe e vetmja gje qe nuk duhet te bejne ne parim eshte ti thone jo interferencave nga sovrani(ktu e perdorur ne nje konotacion me te gjere se kendi i femrave).Dhe per te perforcuar me tej grate nga karakteri jane sovraniste pa perjashtim nderkohe burrat kerkojne popullaritetin keshtuqe e vetmja gje qe nuk duhet te bejne ne parim eshte ti thone jo interferencave nga sovrani(ktu e perdorur ne nje konotacion me te gjere se kendi i femrave).
Meso shqip more sovranist, qe me 100 fjale ke shkruar dicka qe as vete nuk e di se c’do te thuash e ku ke dale.
Dhe pastaj ia leme fajin shqipes se nuk na lejon te shprehim si gjuhet perndimore. Nuk ia ka fajin shqipja as ty e as Saliut, por e keni ju qe nuk mesoni shqip.
Qenkerka perseritur 2here pa dashje argumenti perforcues.(nuk e di pse me ndodh ndonjehere) Shqipja ime lafos lafos pa faje. By the way- duhet te kuptoje dallimin sovranitet/popullaritet.
@ Te flasim mire PER shqipen, provo perseri. Lexo perseri mqs qenkerka perseritur 2here argumenti perforcues dhe kap thelbin sovranitet/popullaritet.
#mëso_me_folur se #s’ditkish_me_folur per vete.