Italia ka 48 mijë të infektuar dhe 4821 viktima, me një rritje rekord prej 793 vdekjesh në 24 orët e fundit. Ndërsa Kina ka 81250 persona të infektuar dhe 3253 persona të vdekur.
Në Itali, 8 për qind e pacientë të diagnostikuar me koronavirus kanë vdekur. Ndërsa në Kinë kanë vdekur 4 për qind e pacientëve dhe në Gjermani vetëm 0.3 për qind.
Profesor Walter Ricciardi, këshilltar i Ministrit italian të Shëndetësisë, ka shpjeguar për gazetën britanike The Telegraph arsyet e numrit të lartë të viktimave.
– Popullsia e plakur
Italia është vendi i dytë në botë me popullsinë më të plakur. Mosha mesatare e personave të shtruar në spital është 67 vjeç, ndërsa në Kinë është 46 vjeç. Pra, virusi është përhapur më shumë te moshat e mëdha.
– Mënyra se si Italia i raporton vdekjet
Doktorët italianë shënojnë “vdekje nga koronavirusi”, pavarësisht se personi i infektuar me koronavirus mund të ketë vdekur nga shkaqe ose sëmundje të tjera.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë në Itali, vetëm 12 për qind e certifikatave të vdekjeve tregojnë se personat kanë vdekur direkt për shkak të koronavirusit. Ndërsa 88 për qind e pacientëve kanë vdekur nga një, dy apo tre sëmundje të tjera nga të cilat vuanin.
– Numri i lartë i duhanpirësve dhe niveli i ndotjes së ajrit
Pjesa më e madhe e vdekjeve ka ndodhur në veri të Italisë, e cila është një zonë e njohur për cilësinë e dobët të ajrit që bashkë me pirjen e duhanit janë faktorë ndikues në dobësimin e mushkërive.
– Mbingarkimi i sistemit të shëndetësisë
Mjekët italianë nuk janë marrë me një apo dy pacientë, por me 1200 pacientë njëherësh. Presioni u rrit edhe më shumë kur doktorët vetë po infektoheshin me koronavirus.
****
Shkrimi është publikuar në gazetën The Telegraph. I plotë mund të lexohet KETU
e.k. / dita

Ato qe ju pershkruani nuk jane shkaqet por kronologjia e ngjarjeve
Kur e krahason me kinen ka vetem nje shkak
Karantina ne itali nuk funksionon, 40% e popullsise ne lombardi vazhdon te punoje kjo nuk keput zinxhirin e perhapjes
Tani se pse italia sillet ne kete menyre dihet qe eshte ceshtje ekonomie por kjo po deshmon qe italia nuk synon bllokimin e menjehershem te virusit por kontrollin e tij ne menyre graduale gjersa ta kaloj e gjithe popullsia
Prandaj ne shqiperi mos shihni filma me italiane sepse per nje vend si shqiperia karantina e duhur duhet te jete ajo kineze pra te gjithe ne shtepi qe te keputet zinxhiri i infektimit