Çfarë po ndodh me Berishën dhe çdo ndodhë me Integrimin?
Skenari i vjedhjes së zgjedhjeve dhe pranimi ose jo i rezultatit. Pse Andrea Stefani mendon se për Berishën në 23 qershor do vijë momenti i udhëkryqit Perëndim apo Lindje.
Pse Mero Baze thotë se ka nisur tashmë një betejë mes Arvizusë në Tiranë dhe Podestës në Shtëpinë e Bardhë
Cilat janë qëllimet e Berishës me bojkotin ndaj komisionerit Fyle. Çfarë e frikëson më shumë Berishën, sipas Skënder Minxhozit
Andrea Stefani: Vjedhja e zgjedhjeve do të ishte momenti i udhëkryqit të mbramë të Shqipërisë
DITA: Andrea, si e sheh bojkotin e PD ndaj zyrtarit kyc te integrimit në BE? Integrimi është “vjersha” politike e 22 viteve rresht, e recituar pa lodhur nga kryebojkotuesi i sotëm, për të mos thënë edhe që kjo qeveri e ka quajtur veten “qeveria e integrimit”. Ka domethënie të vecantë kjo sjellje, shihni dicka më shumë se inati i zakonshem i “të pakontrollueshmit” Berisha?
Bojkoti që Berisha i bëri komisionerit Fyle gjatë vizitës së këtij të fundit në Tiranë para së gjithash është shprehje e zemërimit të Berishës me të. Sepse Fyle vuri theksin mbi organizmin e zgjedhjeve të lira e të ndershme si faktor shumë i rëndësishëm për vazhdimësinë e procesit të integrimit ndërkohë që shihet qartë se kryeministri Berisha nuk ka fare ndër mend të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme.
Tendenca negative është tashmë e faktuar me proceduralizmin tiranik dhe antikushtetues që u zbatua në rastin e ndarjes se zonave zgjedhore dhe të numrit të mandateve të deputetëve për këto zona. Këto praktika bien në kundërshtim edhe me këshillën e ambasadori të SHBAve Arvizu që procesi i ndershëm i zgjedhjeve kërkon kompromis dhe gjithëpërfshirje. Këto praktika tiraniko-boshevike janë sinjale se Berisha nuk do zgjedhje të ndershme. Jo rastësisht propaganda e tij është përpjekur të popullarizojë idenë se për marrjen e statusit të kandidatit, që është një gjysmë hapi në procesin e integrimit, të rëndësishme janë jo zgjedhjet por vetëm 3 ligjet e famshme. Por edhe për sa i përket 3 ligjeve, Fyle ka shprehur diçka që nuk pëlqen fare Berishës. Ai ka thënë se ato u veçuan për të vënë në provë aftësinë e klasës politike për të arritur konsensusin. Dhe është Berisha që nuk ka dëshmuar asnjë aftësi për të bërë lëshime që do çonin në miratimin e tre ligjeve. E kam fjalën për Fierin. Nëse vërtet Berisha donte integrimin, duhet të lëshonte për çështjen e Fierit ku në fakt, ka organizuar një puç lokal në bashkëpunim me prefektin dhe ca deputetë të tij duke i grabitur opozitës pushtetin e fituar me votë. Berisha donte që Fyle të thoshte se qe opozita që duke mos miratuar tre ligjet, bllokoi integrimin. Por kjo është një legjendë e stisur nga Berisha që Fyle nuk mund t’ bëjë jehonë. Fajësimi i opozitës është alibia e për bllokimin që ky autokrat i korruptuar deri në palcë, po i bën integrimit të Shqipërisë në Europë prej 20 vjetësh.
Bojkoti i komisionerit Fyle në Tiranë është edhe një formë presioni që Berisha ushtron ndaj tij. Por harron se në këtë rast nuk ka të bëjë me ca ambasadorë të cilët, për t’i bërë të heshtin, i frikëson se do t’u prishë karrierën duke u ankuar te eprorët e tyre. A nuk u ankua kështu për ish ambasadorin e SHBA dhe për atë të Danimarkës? Vështirë se një taktikë e tillë mund t’i ecë me komisionerin për zgjerimin.
Ka edhe opinione se, në këtë rast, degradimi i marrëdhënieve nga Berisha bëhet me qëllimin e largët që kur zyrtarë si Fyle të kritikojnë zgjedhjet që Berisha përgatitet t’i vjedhë, ky i fundit të justifikohet duke thënë se këto kritika bëhen ngaqë ai nuk ka marrëdhënie të mira me ata që e kritikojnë. Pra e kanë inat! Naive sa të duash por, çdo gjë mund të ndodhë me Berishën.
DITA: Në një intervistë në DITA rreth dy muaj më parë më the “Unë perceptoj me shqetësim, nga disa demarshe dhe deklarata diplomatike, se Berisha ka adoptuar një vizion të fshehtë strategjik për Shqipërinë që priret jo nga Perëndimi por nga Azia, jo nga SHBA dhe Europa por nga Turqia, Kina apo Rusia. Po pret vetëm momentin, koniunkturën e volitshme për të dalë hapur. Për momentin ato që thotë për integrimin, demokracinë dhe Europën, janë përralla për të vënë në gjumë shqiptarët dhe ndërkombëtarët”. E ndani dhe tani ketë shqetësim? Dhe “momenti, konjuktura e volitshme” për këtë mund të jetë një post-marrje me dhunë e zgjedhjeve të qershorit?
S’kam asnjë dyshim që vjedhja e zgjedhjeve do të ishte momenti i udhëkryqit të mbramë të Shqipërisë. Me Perëndimin apo me Lindjen, me Europën apo me Azinë, me demokracinë apo me autokratizmin? Se sa e volitshme do të jetë koniunktura për Berishën kjo pritet të shihet. Por që ai e ka kthyer me kohë timonin nga autokratizmi kjo nuk është fare një sekret. Faktet flasin vetë. Demokracia, Europa, Perëndimi nënkuptojnë shtet me pushtete të ndara, me gjykata të pavarura nga kryeministri dhe qeveria, me President Republike që balancon pushtetin e Kryeministrit dhe nuk i bën vetëm lepe-peqe duke nënshkruar çdo dekret që i zgjat kryeministri, media që nuk përballen përditë me kostot e ndëshkimeve kryeministrore. Në të gjithë këto rrafshe dhe raporte, Berisha ka zgjedhur dhe po zbaton modelin Aziatik, kinez dhe atë rus, putinian, erdoganist por aspak modelin europian. Vallë është një rastësi që po nxitet këto kohë edhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik derie dhe strategjik me shtete autokratike si Rusia?
Ndërkaq, vetë Berisha është mishërimi i dhunimit të rotacionit demokratik në PD para së gjithash dhe në shtet. Ka mbi 23 vjet në krye partisë dhe të politikës si Enver Hoxha dhe kërkon të qëndrojë edhe më. Gjakimi i tij për të qenë pafundësisht në krye është patologjik dhe tipik enverist. Por nëse do të arrijë ta divorcojë edhe më shumë Shqipërinë nga Europa duke vjedhur apo manipuluar zgjedhjet e qershorit, kjo do të varet mbi të gjitha nga qëndrimi i vetë shumicës së shqiptarëve. Po vjen momenti që shqiptarët të provojnë nëse e kanë patur seriozisht dhe me gjithë zemër kur përmbysën bustet e Enver Hoxhës me thirrjen: E duam Shqipërinë si gjithë Europa! Eshtë ky reagim demokratik i shqiptarëve që do të përcaktojë edhe efektshmërinë e ndërhyrjes ndërkombëtare në një rast të tillë.
DITA: Sa ndikojnë ndërkombëtarët dhe sa ndikon vullneti i popullit në përmbysjet e qeverive të korruptuara e të dhunshme në vende si Shqipëria?
E thashë më sipër, nëse një popullatë nuk është e aftë të mbrojë liritë e saj, të drejtën e votës në radhë të parë, edhe ndërkombëtarët, duke pasur parasysh edhe vështirësitë që ata kalojnë, e kanë shumë të vështirë të ndikojnë. Kusht hesht pranon. Nëse të vjedhin votën dhe t’i hesht, nuk proteston, ti pranon. E ç’mund të bëjnë në këtë rast ndërkombëtarët? Jo rastësisht thuhet se çdo popull ka qeverinë që meriton. Nëse pranon të të vjedhin votën, do të të qeverisin hajdutët. Pastaj shqiptarët duhet të fajësojnë vetëm veten për shkallën e lartë të korrupsionit, që me fjalë të tjera, është shkalla e hajdutërisë në qeveri.
Të mos harrojmë se heshtja si pranim i vjedhjes, mund të ekspozohet fare lehtë nga Berisha si vullnet demokratik i “popullit” në favor të tij. Berisha ka bërë edhe vite më parë sofizma vulgarë me të ashtuquajturat “shumica të heshtura”, ndërkohë që ka treguar përherë aftësi të aktivizojë pakica ulëritëse.
Duke përsëritur refrenin “Rama nuk do të njohë rezultatin” Berisha kërkon të paragjykohet qëndrimi i opozitës, reagimi i saj i natyrshëm, normal, demokratik ndaj vjedhjes së mundëshme të zgjedhjeve. Fatmirësisht këtij refreni i kanë bërë jehonë vetëm vegla të vjetra të tij si Doris Pack, e cila, bëri thirrje që palët të pranojnë rezultatin! Ta pranojnë?! Edhe nëse është i falsifikuar?!
Ndërkaq po shtohen zërat nga kampi i ndërkombëtareve, së fundi qe edhe ambasadori amerikan Arvizu, që i shohin zgjedhjet e lira e të ndershme si një premisë për mos kontestimin e rezultatit dhe që mos kontestimin e rezultatit nuk e shikonnë si një kapak hermetik që i vihet kutisë së zgjedhjeve të zgjedhura . Pranimi ose jo i rezultatit duhet të jetë i lidhur ngushtë me cilësinë, me faktin nëse zgjedhjet do të jenë të lira ose jo, të ndershme ose jo. Komisioneri Fyle e bëri të qartë, dhe kjo bën pjesë në një nga shkaqet e zemërimit të Berishës me të, se nuk mund të pranohet të përsëritet 2009-ta. Qeveria duhet t’u faktojë, publikut dhe vëzhguesve ndërkombëtarë, se ka organizuar zgjedhje të lira e të ndershme. Nëse nuk arrin ta bëjë një gjë të tillë, asnjë kontestim rezultati nga opozita nuk mund të paragjykohet.
Aq më tepër kur ka përpara një recidivist në manipulimin e zgjedhjeve si Sali Berisha. Shqipëria ka nevojë për demokraci të vërtetë, për qeveri të dalë nga vota e sovranit dhe jo nga deformimi i vullnetit të sovranit me anë mashtrimesh, blerjesh falsifikimesh. Ka ardhur koha që të ndahet shapi nga sheqeri: ose zgjedhje të lira e të ndershme dhe demokraci, ose vjedhje të zgjedhjeve dhe autokratizëm e më keq se kaq. Mashtrimi nuk mund të vazhdojë më. Nuk mund të lejohet më që breshka e autokratizmit dhe e korrupsionit të vazhdojë të zvarritet nën zhguallin e “demokracisë” drejt Azisë ndërsa premton integrim me Europën.
***
Mero Baze: Mëngët e votave të Arvizusë në Tiranë dhe mëngët e milionave të Podestës në Uashington
DITA: Mero, si e sheh bojkotin e PD ndaj zyrtarit kyc te integrimit në BE? Integrimi është “vjersha” politike e 22 viteve rresht, e recituar pa lodhur nga kryebojkotuesi i sotëm, për të mos thënë edhe që kjo qeveri e ka quajtur veten “qeveria e integrimit”. Ka domethënie të vecantë kjo sjellje, shihni dicka më shumë se inati i zakonshem i “të pakontrollueshmit” Berisha?
Është një praktikë e njohur e Berishës: Çdo zyrtar perëndimor që nuk e përdor dot, Berisha e bojkoton për ta njollosur si të njëanshëm. Thjesht ai eksporton problemet e veta tek zyrtarët perëndimorë. Kjo është një tentativë për të zhvlerësuar qëndrimet zyrtare të Stefan Fyles dhe për ta paraqitur atë si një zyrtar të njëanshëm. Është shkolla e njohur e Berishës.
DITA: Andrea Stefani në një intervistë rreth dy muaj më parë më tha “Unë perceptoj me shqetësim, nga disa demarshe dhe deklarata diplomatike, se Berisha ka adoptuar një vizion të fshehtë strategjik për Shqipërinë që priret jo nga Perëndimi por nga Azia, jo nga SHBA dhe Europa por nga Turqia, Kina apo Rusia. Po pret vetëm momentin, koniunkturën e volitshme për të dalë hapur. Për momentin ato që thotë për integrimin, demokracinë dhe Europën, janë përralla për të vënë në gjumë shqiptarët dhe ndërkombëtarët”. E ndani ketë shqetësim? Dhe “momenti, konjuktura e volitshme” për këtë mund të jetë një post-marrje me dhunë e zgjedhjeve të qershorit?
Është e qartë se Berisha po ndërton një model që është një përzerje e Putinit, Orbanit dhe Berluskonit. Ai është autoritar dhe despot në shtet si Putini, i korruptuar familjarisht si ai, dhe i prirur të kontrollojë shtetin si ai. Ai është i gjithëpushteshëm si Orbani dhe përndjekës i medies dhe shoqërisë civile si ai. Shikoni çfarë bëri me Top Channelin e bija e tij tre muaj para zgjedhjeve, shikoni çka bërë me mediat e tjera kritike, shikoni çfarë bën me depuetët që denoncojnë fëmijët e tij per korrupsion. Vë gjithë shtetin në lëvzije kundër tyre. Në fund tenton të bëhet karagjoz edhe si Berslukoni, të këpusë mufka për të tërhequr vemendjen nga problemi. Por Berluskoni di ti bëj mirë këto, se di të përdorë edhe femrat, edhe paratë, ky vetëm i ëndërron ato. S’di të bëj asgjë prej këtyre, pra është një Berluskon i dështuar në këtë pikë. Dhe merreni me mend: kur është i padurueshëm një Berluskon i aftë si ai i Italisë, ç’tmerr është një dështak si ky.
Për mua, të vetmit që ndikojnë qartazi janë amerikanët. Berisha po investon me lobistët e tij në Shtëpinë e Bardhë që të shmanget vëmendja ndaj Shqipërisë. Ka nisur sulmet ndaj ambasadorit Arvizu njësoj si ndaj ambasadorit Uithers. Po tenton ta pozicionojë edhe këtë si një diplomat të njëanshëm kundër tij me qëllim që të fitojë kohë për të vënë në diskutim cdo qëndrim të mudnshëm në zgjedhje kundër tij. ShBA deri tani është e qartë për atë që mund të ndodhë më 23 Qershor. Problemi i vetëm është se nëse ambasadori Arvizu në Tiranë përvesh mëngët dhe numëron vota, Podesta në Shtëpinë e Bardhë përvesh mëngët dhe numëron milionat e Berishës. Dhe do të jetë një tragjedi e dyfishtë që të fitojë ky i fundit.
***
Bledar Prifti: Më duket ndonjëherë sikur diplomatët e huaj e pëlqejnë këtë lloj trajtimi nga ana e Berishës
DITA – Bledar, si e sheh bojkotin e PD ndaj zyrtarit kyc te integrimit në BE? Ka domethënie të vecantë kjo sjellje, shihni dicka më shumë se inati i zakonshem i “të pakontrollueshmit” Berisha?
Personalisht jam shumë i surprizuar nga bojkoti që partia e Sali Berishës i bëri Komisionerit Fyle. Të them të drejtën, nuk e prisja një lëvizje të tillë. Nuk diskutohet se arsyeja e këtij bojkoti ka të bëjë me deklaratat e fundit të Komisionerit. Gjithsesi, Berisha është finok dhe mjaft i vendosur në lëvizjet e tij. Ngahera ai arrin të krijojë me diplomatët e huaj një marrëdhënie ku gjithsecili e di mirë vendin e vet. Nëse një diplomat i huaj e “kalon cakun”, Berisha nuk e ka për gjë që ta kërcënojë. A është kjo një strategji e duhur? Mua më duket ndonjëherë sikur diplomatët e huaj e pëlqejnë këtë lloj trajtimi dhe qëndrimi nga ana e Berishës. Berisha duket sikur e ka kuptuar shumë mirë se në zgjedhjet e 23 qershorit votojnë shqiptarët dhe jo diplomatët e huaj. Ndaj ai betejën reale e ka me të parët, kurse me të dytët e ka lojë ku përdor herë karrotën dhe herë shkopin.
Qeveria ka dështuar për marrjen e statusit për tre herë rresht. U quajt “qeveria e integrimit”, tani bojkoton zyrtarët e integrimit e megjithatë kërkon një mandate të tretë…
Nuk ma merr mendja se “shakaxhiu i integrimit” ka shumë për të thënë në këtë pikë. Gjithsesi, sjellja elektorale e PD do të varet kryekëput ngalëvizjet e LSI në të ardhmen. Nëse LSI do të vazhdojë të bashkpunojë me PD, kjo e fundit nuk ma merr mendja se do të mund të gjejë një justifikim të hajrit përvecse akuzave absurde se gjoja integrimin e pengon PS. Nëse LSI i bashkohet koalicionit opozitar, e them pa frikë se PD do të ketë një arsenal të tërë politik për të justifikuar vetveten.
***
Skënder Minxhozi*: PD-ja për Fylen? një amalgamë konceptesh që vetëm mendjet e sëmura mund ta prodhojnë
DITA – Skënder, si e sheh bojkotin e PD ndaj zyrtarit kyc te integrimit në BE? Ka domethënie të vecantë kjo sjellje, shihni dicka më shumë se inati i zakonshem i “të pakontrollueshmit” Berisha?
Tashmë Stefan Fyle konsiderohet një armik i vërtetë në PD. Ai shihet si një farë “komunisti çekosllovak, i lidhur me CEZ”, një amalgamë konceptesh që vetëm mendjet e sëmura mund ta prodhojnë. Çeshtja është se Fyle, me deklarimet e tij, ka treguar rrugën reale të afrimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian, duke relativizuar dhe duke ja hequr rëndësinë artificiale tre ligjeve të famshme, të cilat qeveria po i përdorte si gjethe fiku para shqiptarëve.
Më tej akoma, kritikat e tij parimore kanë qenë një këmbanë alarmi për Berishën, pasi janë për të një indikator i qartë i ndryshimit të qëndrimit të europianëve ndaj krizës shqiptare dhe shkaktarëve të saj të vërtetë. Kjo është frika e madhe që ka kryeministri, sa herë lexon në Tuiterin e zotit Fyle.
Qeveria ka dështuar për marrjen e statusit për tre herë rresht. U quajt “qeveria e integrimit”, tani bojkoton zyrtarët e integrimit e megjithatë kërkon një mandat të tretë…
Maxhoranca nuk ka asnjë justifikim në fund të këtij mandati, sa i takon integrimit. Por ajo duket se e ka gjetur alibinë, megjithëse një alibi të keqe: nuk na la opozita të integrohemi. Me këtë taktikë, qeveria po sillet de facto si opozitë. Jo vetëm në fushën e integrimit, por edhe në ato sektorë ku rezultatet kanë qenë dëshpëruese. Gjithmonë del diku një votim kundër i opozitës, që paska hedhur në erë të gjithë malin e sukseseve të qeverisë. Qeveria që sillet si opozitë, meriton vërtetë të dalë në opozitë. Jo vetëm për integrimin, po për gjithçka ka pasur në dorë të bëjë dhe e ka bërë keq, ose nuk e ka bërë fare.
*Kryeredaktor i revistës JAVA
***
Alqi Koçiko*: një bojkot provincial e fëminor që, tek e fundit, na turpëron të gjithëve.
Alqi, si e sheh bojkotin e PD ndaj zyrtarit kyc te integrimit në BE? Ka domethënie të vecantë kjo sjellje, shihni dicka më shumë se inati i zakonshem i “të pakontrollueshmit” Berisha?
Nuk besoj të jetë misterioze arsyeja. Konferencën “Just BE” mazhoranca aktuale e injoroi si kundëpërgjigje ndaj ndryshimit të tonit të reagimeve të komisionerit Fyle, lidhur me ngërçin e politikës shqiptare. Nëse deri vonë, në reagimet e zyrtarëve të Brukselit vihej re njëfarë barazlargimi ndaj palëve të politikës së Tiranës dhe një “shpërndarje” e fajit për situatën aktuale ku kryefjala ishte “krimi” i mosmiratimit të dy ligjeve dhe një rregulloreje, së fundi Fyle pat deklaruar se janë zgjedhjet e pakontestueshme, prova e madhe dhe e vërtetë e progresit të vendit në rrugën e integrimit. Pa harruar pastaj kërkesat eksplicite të Brukselit për zbardhjen e dosjeve kyçe të drejtësisë që i dimë të gjithë, si dhe luftën e munguar ndaj korrupsionit. Këta qëndrime që nuk i vijnë për mbarë mazhorancës, aq më pak para zgjedhjeve, morën si përgjigje një bojkot provincial e fëminor që, tek e fundit, na turpëron të gjithëve.
Qeveria ka dështuar për marrjen e statusit për tre herë rresht. U quajt “qeveria e integrimit”, tani bojkoton zyrtarët e integrimit e megjithatë kërkon një mandat të tretë…
Tezat e PD-së në këtë drejtim janë artikuluar me kohë: “Opozita ka mbajtur qëndrim bllokues dhe e ka dënuar Shqipërinë, për interesa të ngushta partiake, por megjithatë qeveria ka bërë hapa të mëdha, shqiptarët do ta dënojnë opozitën me votë për këtë sjellje, etj etj”. Dikush edhe mund t’i besojë këto teza, padyshim militantët së pari, por shumë të tjerë jo. Them se meraku ynë nuk mund të jetë se me ç’teza do të dalin partitë, por se ç’duhet bërë realisht për ta merituar integrimin: Shtet vërtet ligjor dhe të së drejtës, zgjedhje vërtet të lira e të ndershme, luftë korrupsionit, bakshishit, çdo ngjyrimi të kësaj natyre dhe, ajo që e harrojmë duke u turrur pas termave, mirëqenie reale për njerëzit. Nëse e bëjmë këtë, integrimi është thjesht formalitet.
*Kryeredaktor i revistës Klan
Bravo analistet.
ku e ke problemin te shkruash Te lumte..?
Te kater ja keni fut pordhes. E para duhet te jetosh ketu qe ti njohesh nderkombetaret. Ata nuk jane aq burra te mire sa hiqen, te paster sa hiqen dhe parimor sa hiqen. Shqiperia eshte shum larg BE jo per faj te Berishes apo Rames, por sepse BE ka probleme te medha ekonomike dhe nuk eshte ne gjendje te plotesoje detyrimet e saj ndaj anetareve te rinj ballkanik, aq me teper ajo eshte e frikesuar mbas anetarsimit te Rruamnise, e Bullgarise te cilat i kane hapur probleme te medha, ndaj preferon qe he per he me Ballkanin ta mbaje terhiqe e mos e keput. Berisha e di, por kete situate e perdor duke nxjerr ne skene opoziten. Nga ana tjeter BE gjithashtu i njeh kokemushkat shqiptare dhe perdor tre ligjet per te justifikuar mosdhenien e statusit. Me Maqedonine dhe Serbine e ka te zgjidhur problemin, njera ka konfliktet e emrit me Greqine, per Serbine ka si justifikim Kosoven. Sa per ate qe Berisha na qenka diktator, ketu duhet te ndaleni o analiste, dhe ti beni nje analize te mire te gjithe liderve te politikes dhe demokracise brenda partive te tyre, atehere do te dale se te gjithe kane nje fytyre, dhe se njeri eshte akoma me i keq se tjetri.
o bobo, po jane pese ata. te paska humbur njeri hahahahahahaa
Po po, te gjithe njesoj, s’kemi c’u bejme, kot qe votojme, kot qe rrojme, kot qe mendojme se s’do te ndryshojme.
Jo, s’jane te gjithe njesoj, duhet dalluar dhe gjetur e keqja me e madhe.
Be-ja ka problem dhe numerimin e votave.Ka problem dhe vrasjet ne bulevard.Ka problem edhe leshimin e kriminelve te faktuar.Shko mor idiot.I kupton ti problemet dhe funksionimin e BE-se.Bej ndopak llac,ate bej.
Berisha eshte vrases. Kurre ndonje vrases nuk ka ikur nga pushteti me vote. Mbase ndodh en Shqiperine e cudirave? Nuk e di. Historia meson ndryshe. Pershendetje te gjitheve dhe kurajo Dites
.
Ne krye u qendron Merome te demoduem e me te shitun tek Rama zor se mund te gjenit,
Mero Baze nuk thote se Xhon Kerri i dergoji nje leter Berishes qe i thonte :Po pres me gezim te bashkpunoj me ju.Mos edhe Kerri po shitet.Ramen nuk e votojne populli dhe keta analiste qe keni pyet nuk i beson njeri.Njifen si te blere koke e kembe nga Rama dhe mashtruesa Ne krye u qendron Mero Nje njeri pa dinjitet pa moral burrnor e pa seder
Ta tregoi ty Sala letren. Rama me siguri i mbush vet kutite se populli ne fakt voton ne 101% Saliun.
O.kelmendasi.. ky eshte ai i PeDofili Sales qe komenton tek Tema ha ha ha
Fyle efendiut,heshtja per vjedhjen e vullnetit te shqiptareve ne shumice me 2009-en,ju shperblye me CEZ-in.Tash qe punet me CEZ-in nuk po i shkojne per hosh, na hiqet si principial.
Me vjen keq qe gazetaret me siper e marrin Fylen si reference te nje zyrtari kredibel.Ate qe gatuan Fyle-t me “Krokodilin” ,po e korrin tashti.Do te ishte me e udhes te punohej perdite qe shqiptaret te besojne dhe te kontribojne menderisht e fizikisht,qe asnje vote e tyre mos te tjetersohet.Nese ne mbrojme vullnetin tone,nahija e Fyle-ve do te kete shume pak mundesi te beje biznes me fatin tone dhe te femijeve tane.
Nuk e pranoj,qe edhe pas 23 vjetve,gazetaria jone te jete ne kete raport infantil me lloj-lloj burokratesh kurvare te Evropit dhe ata te pertej Atlantikut.
KETU,ne Shqiperi dhe vetem me shqiptaret eshte zgjidhja;boll me duke u sjelle pas pordheve dhe alibive te gatuara nga brekedhjeri i historise dhe nga nahija e Fyle-ve,ne konsensus perfekt mbi kurrizin e parave e gjakut te shqiptareve.
Komentet e Andrea Stefanit, Mero Bazes, Skender Minxhozit , por edhe te dy te tjereve i gjej te persosura.
Kopliment gazetes “Dita” per mendimin e kualifikuar qe sjell para lexuesve te saj!
Jam gjithashtu dakord me komentuesen “Lora”dhe “emigranti”.
Zyrtaret e EU- së kane boll problemet e tyre te shumta dhe nuk do merren mot e jet me Politikanet miope shqiptare!
Barbari yne, eshte nje Monster e nje tipi te veçante!
Problemi i zgjedhjeve dhe i Demokracise se vertete eshte problem i popullit shqiptar!
LARGONI BARBARIN BAC TE KRIMIT, SE NUK KA ZGJIDHJE TJETER PROBLEMI….
EDHE POLITIKA AMERIKANE ESHTE E PERÇARE.
SHQIPTARE, KUJDESUNI PER FATIN TUAJ, PER FATIN TONE!
P o s h t
B a r b a r i
P r i m i t i v
Dhe
P a r a n o j a k !
Ceshte kjo gazete qe ja kaloka edhe zerit te popullit per partishmeri proletare komuniste ?
ARSYET PERSE KA MARRE ZJARR BERISHA.
Berisha tashme nuk munde te ece .Sllogani “perpara “I mgjsne TAMA ME SLLOGANIN E Hitlerit “Hait Hitler. Hitleri luftonte per te pushtuar popujt e botes ndersa Berisha me slogani”Perpara” luifton ne radhe te parekunder demokracine shqiptare , lufton per vjedhjen e votave, per blerjen e tyre dhe mendon edhe per pushtimin e tyre sice e beri ne 2011 ku pushtoi me polici KQZ dhe nuk lejoi ase deputete te hyjne brenda pare te pare numerimin e votave.
Tani edhe kjo e keq qe u ra shqiptarve me Berishen me sa duket ka marre funde pasi Berisha nuk mundet me me aventurat e vet te veproi kunder shqiptarve ti paraqes si suksese si patriotizem dhe ase nuk munde te hiqet ase si atdhetare. Ko ka bere qe Berish te marre zjarre.
Se perse Berisha ka marre zjar eshte mire qe sejcili mga ne te ballafaqohet me keto qe ka bere Berisha dhe kur te shkoj ne qendren e v otimit te kete parasyshe keto arsye qe une po e ballafaqoi Berisjhen me veprat penalle te tijat.
1.BERISHA KA MARRE ZJARRE SE DEGJENEROI NE RRUGEN DEMOKRATIKE,I cili 20 vjeet rrjeshte ka vene ne funksionim lufte e re klasore duke zvensuar instruksionin e KQPPSH me ligjit 24/1 dhe per pasoj akoma jo ligjerisht e zbaton kete ligj.? Duke hequr specialistet me te mire nga puna e kjo ne emer te “Demokracise”.? Dhunimi i Demomokracise a munde te konsiderohet politiken njesh.Referoj ngjarjeve ne Tiran.Drejtori Bashkise rrahe punonjesit duke i larguar nga puna me dhune.Pore shifni tani se c`do te ndodhe me
2 . BERISHA KA MARRE ZJARRE SE DEGJENEROI NE RRUGEN DEMOKRATIKE i cili ,theue embargon botrore te naftes kunder Serbise Sali Berisha i dha Nafte Serbise , nafte e cila vuri ne levizje maqinerin luftarake te Sllobodan Millosheviçit kunder poullit vlla te Kosoves. Kunder nje populli te pa mbrojtur. . Nafta e Berishes vrau gra ,femij, njerz te pa fajshem. Ne Kosove e Bosnje.Mos harroni luften kunder drejtuesve te UCK-se dhe thirrjet kunder Rambujese.
3. BERISHA KA MARRE ZJARRE SE DEGJENEROI NE RRUGEN DEMOKRATIKE cili, bere , rrenimin ekonomik nepermes firmave piramidale si dhe renjen e shtetit.Kjoskzimi i qyteteve dhe veçanrishte i Tranes.? Nga kjo renje gjeten vdekjen mijra shqipatr te pa fajshem. Ai u talle me kete popull bashk me Fatos Nanon, kur thoshte: Ti Berish, i veshe Nenat shqiptare me te zeza. Ndersa Berisha Nanos, i thoje :ti je klani zemunit. Dhe tani hani bashke.
4 BERISHA KA MARRE ZJARRE SE DEGJENEROI NE RRUGEN DEMOKRATIKE cili Pasi, para 20 vjeteve mashtroj puntoret , ku ne programin e PD-se ishte berja e minatorve puntor bashkohore po ashtu dhe profesione te tjeraBerisha ua mbylli deren e punes puntoreve duke i flaken ne rruge te madhe . Si u be me minatoret e Burrelit.Ku gjenden sot ata.? Si po hiqet shqiperia nga harta industriel , bujqesore dhe po kthehemi me keqe se ne vitet 1939.
5 BERISHA KA MARRE ZJARRE SE DEGJENEROI NE RRUGEN DEMOKRATIKE i cili tentoi te ndryshoj rregjhinmi ne shqiperi, pasi ne forma mashtruese deshi te ndrroje rregjimin duke u shpallur mbret. Çndodhi me kushtettuten e viti 1995 e cila u hodh poshte me referendum.? Kjo eshte historia prapa krahve
6. BERISHA KA MARRE ZJARRE SE DEGJENEROI NE RRUGEN DEMOKRATIKE i cili qellimishte e shkatrroj shtetit ne vitin 1997 Ketu Berisha mobilizoi militantet e PD-se dhe nje pjese te anadollakeve ne veri te shqiperise per te sulmuar Jugun e shqiperise ,te cilet u kthyen me turp Dy rrebelime njihen ne Historine te dhembshme, Rrebelimi i Xhafer Deves ne vitin 1943, kunder Jugut dhe i Sali Berishes ne vitin 1997.Po ne vitin 1998, deshi te marre pushtetin me dhumn duke perdorur edhe kufomen e Azem Hajdarit Ky eshte grushti i shtetit dhe berisha krijoi beri mekatin me te madhe duke perdorur edhe kufomen e te ndjerit Azem, per karrigen e tije..?
7 BERISHA KA MARRE ZJARRE SE DEGJENEROI NE RRUGEN DEMOKRATIKE i cili me qellime te caktuera e futi vendin tone ne organizaten islamie Berisha po perpiqet te krijoi kushte per talebanet ne shqiperi kjo u vertetua edhe gjate viteve 1992-1997.
8. BERISHA KA MARRE ZJARRE SE DEGJENEROI NE RRUGEN DEMOKRATIKE i cili Kur bere Shkatrrimi e industrse sone qe u ndertua me mundin dhe djersen tone. Berisha dhe Jozofina e shiti per skrap. Ne se Enveri bente nga nje veper ne çdo pesvjeçar Saliu dhe Jozofina , vite pas viti qe 20 vjet shkatrroni duke i hequr keto vepra edhe nga harta e shqiperise
9 BERISHA KA MARRE ZJARRE SE DEGJENEROI NE RRUGEN DEMOKRATIKE i cili. vrau ne Gerdec.?. Dhe qendrimi i qeverise eshte tejet mashtues, fajtoret jo vetem qe nuk denohen pore edhe behen ministra.? A nuk eshte nje histori mekatare , ku Berisha me Gerdecaret , ku nga ky gjeten vdekjen 26 veta dhe 355 te tjer u plagosen Kata nuk u vran se ishin ne lufte pore u vrane per te perfituar vet dhe oborri qeveritar. shqiperi.? Ndofta kjo te duket pake .
10 BERISHA KA MARRE ZJARRE SE DEGJENEROI NE RRUGEN DEMOKRATIKE i cili Ku hoqe ligjin dhe vendose kanunin duke futur ne hasmeri gjysmen e veriut jane i ngujuar mijra femije shqiptare per efekte te gjakmarrjes femijet, nuk shkojn dote ne shkolle. Berisha qellimishte zv/soi ligjin me kanunin kjo nxiti vllavrasjen duke krijuar nje hasmeri te dyfishte ne njeren ane popull i mes veti dhe nga ana tjeter populli me Sali Berishen. Nga dokumetat e shoqates se pajtimit te gjeqeve deri tani vllavrasja ka marre 10 000 viktima. Pjesen me te madhe e ze veriu i shqiperise nga eshte dhe ky kryeminister fallco dhe vendi i tije Tropoja zen vendin e pare. Ky vet eshte nga Veriu e dine mire psikologjin e malsorit perse nxite vllavrasjen? Apo per tu hutuar ata qe te mos kerkoj llogar,
11. BERISHA KA MARRE ZJARRE SE DEGJENEROI NE RRUGEN DEMOKRATIKE i cili kur ,favorizon qarqet atishqiptare Greke, sote pas 20 vjetve demokraci u del para shqiptarve dhe u thot. Ja une ua solla Janullatesin ne shqiperi dhe humba autoqefalin e kishes Ortodoksde shqiptare.? Per kete dualet juve te dashur qytetar qe rezuat diktatorin, me duar tona rrezuam nje diktator dhe sollem nje Tirane.? venjen ne krye te kishes autoqefale shqiptare nje prifte Grek te çuajtur Janullatasi.i cili kurr nuk ka qendruar ne pozicionin e tije fetar por eshte marre me politik te hapur antishqiptare. Konkretishte.
– Ngritja e momerialit te ushtarve grek ne tokat shqiptare.
– Dhenjen e 355 milje det Greqise.
– Lufta e tije per greqizimin e shqiperise ku hape shkolla greke edhe atje ku nuk ka minoritet,grek.
– Regjistrimi i poullsise mbi baz vetdeklarues si dhe rregjistrimi i pasurise se palujtshme te minoritetit grek nga qeveria greke?
-Deklarata e Konsullit Grek ku deklaron qe Korrça eshte Greqi etj.
-Para realizove 12 pikat e Mici-Tacesit qe ti dhe qe ne vitin 1992. Pra Berisha sot duhet te jape llogari para qytatarve shqiptar dhe para zotit.-Berisha hoqi dore tersishte nga keresa per zgjidhjen e çeshtjes çame. Keto kerkesa per rregjistrim jane hjedhur poshte nga 5-se fuqite e medh qe ne vitin 1919 dhe sot ato po vihen ne zbatim nga nje antishjqiptar qe eshte Berish.
12 BERISHA KA MARRE ZJARRE SE DEGJENEROI NE RRUGEN DEMOKRATIKE i cili kur nxore shqiperin ne shitje.Shqiperia nje evro . Nje shitje e tille nje mashtrim i tille ka krijuar nje mekat te pa pa pare ndonjeher.Ne keto kushte Serbet turravrap me Fazliçin vazhdojne te gelltisin ekonomin shqiptare dhe me vone edhe te realizojne qellimet e tyre te mbrapshta kunder shqiptarve.Ky eshte makati me i madh qe i bere popullit shqiptar. \
13. BERISHA KA MARRE ZJARRE SE DEGJENEROI NE RRUGEN DEMOKRATIKE i cili Nuk harrohet vjedhja e shqiptarve , me Lule Bashen ne rrugen e kombit. Ne perudhen e berishes lulzoi edhe me shume korrupsioni si rezultat i luftes kunder korrupasioni nga opozita sote jane 4 Ministrat,qe jane te penalizuar ? A nuk eshte mekat te pasurohesh ne kurriz te shqiptarve.? Zoti nuk thot te hash djersen e tjeteri. Ky rezultat beri qe shqiperia te mos afrovet si vende kandida perse.? Se Berisha punoi keq.
14 BERISHA KA MARRE ZJARRE SE DEGJENEROI NE RRUGEN DEMOKRATIKE i cili Pasi me daten 21 Janar 2011 ne demonstraten e organizuar vrau 4-ter, veta dhe dy te tjer vdiqen pas demonstrates si rezultar i reflekseve te kesaj ngjarje. Pra Berisha krijoi nje , histori te zeze njelloj si Rexzhep mitrovice qe gjakosi rruget e tiranes me 4 shkurt te viti 1944, pra edhe ky gjakosi bulevardin me 21 Janar si Rexhep Mitrovica. Pra ne histori do te ngelet: “Satrapi Berisha dhe bulevardi i pergjakur.”
15. BERISHA KA MARRE ZJARRE SE DEGJENEROI NE RRUGEN DEMOKRATIKE i cili nuk ka te ndalur.Per te mbajtur pushtetin tashme me pushtim ai vjedh dhe pushton organet e pavarura si gjykat e KQZ per te mbajtur pushtetin me force. vjedhjen e votave nga qeveria dhe mosberjen e transparences. Berisha dhe Meta nuk ben transparencen duke e lene pa legjitimitet qeverin e tyre.Vjedhja e votave eshte kthyer ne sistem nga keto qe thashe me larte. Kjo histori po e ben shqiperin te rrezikoje republiken. Shqiperia ne rrezik nga keta njerz qe historikisht qe 20 vjet vazhdojne ta pushtojn demokracin shqiptare dhe asnjeher ta fitojne.
16 BERISHA KA MARRE ZJARRE SE DEGJENEROI NE RRUGEN DEMOKRATIKE i cili Kur berisha e mori popullin shqiptar 95 % ishin te arsimuar tani shqiparve u hoqi diturine.Nuk ka mekat me te dhembshme sa te lejsh nje pjese te femijeve shqiptar pa arsim ku nuk dine te shkruiajne ase emrin e tyre dhe ne vende te firmes do te vendosin gishtin. Aktualishte sot kemi 13 % e te rijve pa arsim fare.
17 . BERISHA KA MARRE ZJARRE SE DEGJENEROI NE RRUGEN DEMOKRATIKE rehabiletoj tradhetari Mbretin Zog.koloboracionistin dhe tradhetarin e kombit shqiptar, mikun e ngushte Nikolla Pashicit.Lexoni konventen Nikolla Pashic –Ahmet Zog dhe do te bindeni. Ahmet Zohu vrasesi i patrioteve dhe herojve shqiptar, Hasan Prishines ,Bajram Currit, Riza Ceroves, Avdi Rustemit Deputeti i Kosoves, Elez Isufuin, Patriotin dhe firmatarin e Pavarsise se Shqiperise Luigj Gurakuqin e plote te tjere. Ahmet Zogu njelli si Berisha qe shiti Detin dhe ai kishte shitur Shenaumin, Vermoshin dhe si tradhetar ai nadloi cetat luftarake te Kosoves te ankaroheshin ne prapavijen e tyre teke Nena Shqiperi. Imagjinoni vllejze shqiptar c`do te ndodhte me Kosoven ne se Qeveria Socialiste do tu mbyllte kufirin, por jo vetem qe nuk ua mbylli pore dhe i ndihmi deri ne pavarsin e tyre. E ja Pra se c`beri Berish Ja se c`u solli shqiptarve si ndryshim.
18. BERISHA KA MARRE ZJARRE SE DEGJENEROI NE RRUGEN DEMOKRATIKE cili. kur shendetsia shqiptare eshte shkatrruar dhe demtuar totalishte.Populli nuk ka para per ti perballuar problemeve shendetsore. U mbyllen mijra ambulanca ne fshatra, dhjetra qendra shentesore.Sherbimi spitalore u degradua ne nivel shume te ulta, ku hiustorikisht nuk munde te krahasohet kurre me historin 50 –vjeçare te sistemit te kaluiar.
19. BERISHA KA MARRE ZJARRE SE DEGJENEROI NE RRUGEN DEMOKRATIKE i cili la shqiperin pa armaten ashqiptare. Jemi i vetmi vende ne bote qe nuk kemi armate. Berisha “mburret” me hyrjen ne Nato. Pore perse vendet e tjra kan ushtri bile edhe te sofistikuar me tekniken ma moderne te kohes ndersa ne shqiptaret duhet te jemi pa armat si ne kohen e turkut ku shqiperia nuk ishte shtet per te mabajtur ushtri.? A ka mekat me te madh se sa djali shqiptar te jet i privuar nga njohja ushtarake..!
20 BERISHA KA MARRE ZJARRE SE DEGJENEROI NE RRUGEN DEMOKRATIKE i cili shqiptarve u hoqi akademin e shkencave dhe me tendence per korrigjimin e historise ka tentuar te heqe faqet e historise thesare te shqkelqyera duke u munduar te vej dore deri dhe tek historia e Skenderbut, tek Ismail Qemali e shume te tjera. Ka pordhosur epopen me te lavdishme te luftes Nc-çl e plote probleme te tjera. Pra Berisha tenton te vej ne histori ato rryma politike qe i kthyen pushken kualicionit antifashit botrore gjate luftes Naciaonal-çlirimtare. A ka mekat me te madh sa te tallesh me heroit dhe deshkomet e kombit.?
21. BERISHA KA MARRE ZJARRE SE DEGJENEROI NE RRUGEN DEMOKRATIKE i cili pasi kohet e fundit shiti detin ku po te mose ishte PS e shqiperise qe ta denanconte ne gjykaten kushtetuese neve sopt do te kishjim 355 milje det me pake . 355 milje ajre dhe drit me pak dhe 355 milje tok me pak. pra berisha duhet te jape llogari para poullit shqiptar per keto ket histori kaq te rende per popullin shqiptare
22. BERISHA KA MARRE ZJARRE SE DEGJENEROI NE RRUGEN DEMOKRATIKE. cili e mbushi shqiperin me plehra te evropes.Pa marr parasyshe rreziqet qe i sjell vendit
Ky ballafaqim eshte i perhershem pore tani ky testamente nuk do te jet i vetem, nuk do te jete vetem teke 22 aventuar pore do te shtohen edhe 78 te tjera te cilet berisha do te dale lakuriq ashtu sice e ka bere edhe vendin ketu e 22 vjet.
Tani ka ardhur koha e ballafaqimeve te medhe besoi qe Berishes do ti lexoi dhe ne se eshte burre tu japem aim pergjigje.
Analiza serioze prej intelektualesh kurajoze.Por jane duke fole per nje krejt te marrosur….. dhe fatin e zi te ketij vendi.
ka fillu fitili me u ndez plehit se me 23 bahet bajge ma vajze e djale e dhanur
Po e nisi komentin me nje bersolet.Njeni ishte ne gjak.Ai qe kerkonte ta vriste quhej Brahim,po ishte shume trim.Selimi i ruhej sa munte,po ishte shume frigacak.Edhe nje zog mali po levizi ferren ai thoshte kuku Brahimi.Edhe ktyre analistve dhe socialiste ju eshe gjithca Berish.Po porositi edhe nje here ket Baze dy her je ndeshur se nuk ke dite me nejt,kujdes se e treta e verteta hahahaha.
Gazeta dita ose ndryshe mundt ta ket emrin(ZERI POPULLIT:TEMA:SHQIPTARJA.COM:JAWA:EDI RAMA BOLG:)e ku di une tjeter ose shkurt me thene pacavure,ka marr te bejn analize anetaret e partis sociliste ,te cilit njihen si ekstremi i majte.andrea stefani nje kapter i enver hoxhes.mero baze ate shkruan sot e lepin neser minxhozi nje komisar partie dhe komentus histerik nostalgjik te enver hoxhes mundohen te krijojn nje frym per ndryshim ose sic i them une kthim i nostagjis se bllokut komunist stalinst angjenturor korruptiv lindor mafioz.keta njerez qe ben pregatiten dhe dirigjuan 21 janarin kunder bllokut te ilir metes dhe qe u vran 4 fakir ke kryeminstria.se kan piken e moralit dhe ndergjegjes duke vazhduar sulmin ndaj te djathtes .kur dihet se baballaret ke ketyre qe ishin coban qe zbriten nga malet ben kerdin per 50 vjet duke vrar inteligjencen shqiptare dhe keta pasardhesit e cobaneve qe vodhen dogjen shqiperin ne 97 me ne krye zan caushin fatos nanon ilir meten e ku di une albak komunistolindor bolshevik.
keta qe desh e hengren te gjall ilir meten kelyshin e tyre mundohen sot ta justifikojn imoralitetin majtis qe kane trasheguar nga enver hoxha dhe komunistet lindor ordodoks duke justifikuar se berisha eshte e keqja me e madhe e ketij vendi.por fakti eshte se e majta eshte ka qen dhe do ngelet e keqja e ketij vendi.virusi komunist ne shqiperi tani ka marr formen me te rrezikshme qe ka patur gjate keture 70 vjeteve se ka filluar te maskohet me e mra te tjer .prandaj nevojite nje program antivirus i lloj kampirski qe ti zbulloj deri ne gjenez kete virus dhe trojana komuniste qe ja futur ne shqerin shqiptare dhe e pastruar dhe mbrojtur kete shoqeri nga virusa te tipit STEFANI;BASE;MINXHOZIetj.
Te lumte pena o Ali nga Selenica. Shkrimin tend neqoftese do kisha mundesi do ta fusja ne prodramin shkollor te Historise se Shqiperise. E vetmja qe do te ndryshoja do ishte fjalia; “Berisha ka marre zjarre se degjeneroi nga rruga demokratike”. Arsyet jane keto: Berisha dhe te majtet deri tani nuk kane bere asnje hap ne drejtim te demokracise. N.q.s. Enveri me diktaturen e tij ndertoi nje shtet, pasardhesit e tij sipas udhezimeve te R.Alise SHKATERRUAN GJITHSHKA duke vene ne krye te qeverive karaktere skizofrenike, aventuriere, te degjeneruar qe na shkaterruan sipas veprave te rrjeshtuara kaq bukur prej teje. Pra fjaline une do ta zevendesoja me “Plani postkomunist i shkaterrimit te nje populli qe enderron DEMOKRACINE”.
Por per nje gje u lutem te gjitheve; mos harrojme qe jane gjithmone 2! Nje qe ben dhe nje qe mban. Sa per kete temen e shume lakuar Kandidate ne EU. A i keni bere ndonje here pytjen vehtes se cfare fiton Shqiperia nga hyrja ne EU? A nuk ju ben pershtypje se shpresoni qe rendi kapitalist “NDIHMON”, vendet e pa zhvilluara? A nuk mendoni njehere se EU nuk eshte gje tjeter vecse Kolonizimi i ri me rruge paqesore? Cfare te mirash ka Bullgaria, Rumania nga hyrja ne EU? E keni pare si paguani ne Investimet e EU deri tani ne Shqiperi? Problemi jone eshte clirimi nga dikatura postkomuniste shkaterrimtare dhe rindertimi i Shqiperise sipas kushteve te saj. Sic eshte vendi te behet kuvendi dhe jo sic do Fühle e kompani.