Pse ka të drejtë Shkëlzeni

redaktor

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

Shkëlzeni, i biri i shkatërruesit të mbarë kombit, ka plotësisht të drejtë… derisa babai i tij kontrollon të gjitha shtyllat kryesore të këtij shteti të kalbur nga mafia berishiane.

Nëse ky Shkëlzeni do ishte në një vend ku ligjet veprojnë dhe nuk kontrollohen nga kriminelët, Shkëlzeni, babai i tij i fëlliqur, bashkë me motrën e tij e tërë sorollopin e tyre, do ishin atje ku meritojnë të qëndrojnë kriminelët! Ka të drejtë, sepse një fshati të tërë ja theu zemrën duke i djegur të gjallë 30 njerëz për pak minuta, për të mos llogaritur krimet e babait të tij që i ka shkaktuar mbarë shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve që nga 91-shi e deri më sot! Ka të drejtë Shkëlzeni, se në krye të Prokurorisë ka emëruar shokun e tij Adriatik Llallën, në KLD po ashtu ka të gjithë horrat e tij bashkë me presidentin pa mustaqe.

Biri i kriminelit Sali Berisha, mos harro se të gjithë horrat që të tutelojnë nuk do qëndrojnë në ato pozicione të rëndësishme në mënyrë absolute, një ditë do vijnë në ato vende pune njerëz të ndershëm dhe parimorë, që do ju tregojnë me të vërtetë vendin ku e meritoni ju o fëlliqësira të ndyrë.

Drejtësia mbi ju do triumfojë dhe keni për ta parë se sa do ju duan dhe do ju mbështesin miqtë dhe paratë që i keni vjedhur këtij populli!

Share This Article
1 Comment
  • Nuk kane per t’ja treguar vendin dhe kane per te qene aty ku jane duke na perqeshur te gjithe neve. Drejtesia???? Drejtesia nuk ka trumfuar ndonjehere ne Shqiperi dhe ata qe kane vjedhur do vazhdojne te vjedhin. Burgu eshte per kokepalaret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *