Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha se Prokuroria është duke verifikuar 30 kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit.
Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, Celibashi tha se nëse ndonjë prej kandidatëve do të skualifikohet nga prokuroria edhe pasi fletët e votimit të jenë shtypur, ai humbet të drejtën për t’u zgjedhur.
Celibashi foli gjithashtu edhe për rastin e Tom Doshit, për të cilin Ambasadorja Amerikane kishte kërkuar moskandidimin.
“Ne kemi vlerësuar me të gjithë seriozitetin e duhur të gjitha thirrjet që kanë ardhur nga partnerët dhe miqtë ndërkombëtarë, por dhe faktorë të tjerë politikë, lidhur me procesin e verifikimit të kandidatëve. Ky është proces vazhdues. Në momentin që kemi shqyrtuar dokumentacionin në dispozicion kemi marrë vendimin që reflektohet edhe në fletën e votimit”, tha Celibashi.
Ndër të tjera Komisioneri Shtetëor i Zgjedhjeve u shpreh se aktualisht janë duke u verifikuar nga prokuroria 30 kandidatë, bazuar në indicjet e KQZ.
“Kemi bërë vlerësim paraprak të 1836 kandidatëve të partive dhe koalicioneve dhe kandidatë të pavarur. Është një staf që punon në KQZ mbi bazën e dokumentave që prezantojnë partitë dhe kandidatët. Nga shqyrtimi i këtyre dokumentave, kemi marrë indicje. Për disa kandidatë kemi marrē indicje dhe nga partitë politike apo mediat siç është rasi i Doshit”, tha Celibashi.
I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse ndonjëri prej tyre rezulton me probleme, Celibashi tha: “Ata janë të identifikuar me numra. Nuk do na duhet të printohen fletët për së dyti, po ata e humbasin të drejtën për t’u zgjedhur”.

O Bucko me cilin ligj u hiqet e drejta per te kandituar qytetareve shqiptare, me opinione gazetash, partish apo qofte edhe me nje thenie ambasodores Kim.
Ambasadorja Kim te ne tregoj eksperiencen e pushtimit te Kapitolit pas zgjedhjeve qe eshte Olimpi i Demokracise dhe me pas kete shembull t’a pershtatim per zgjedhjet (dhjerejet) ne Shqiperi.
Lere me kaq mos u bej me shume legen o Celibash ore kunati i Fatmir Mediut arkitektit te Gerdec-Hiroshimes.
– Me qe ra fjala po Fatmir Mediu apo Cami sic e njohin ne Fier kete kopl cam, do te humbase te drejten e votimit, ka edhe nje urdher arresti ne Itali per trafikim ne delegacionin e tij te persove me histori kriminale ne kete shtet duk u dhene imunitet diplomatik..
tom doshi = kgb + udb dega TIRANE.
Antishqipetaret i pret litari
Sa te jesh ti, KUPTOHET, krimi do jete ne fuqi..! Kush te ka “marre ne qafe”..?!