Pse kanë të drejtë gjuetarët e ligjshëm

redaktor

Letër e nënshkruar,

Dr.Inxh.Zyhdi Vajushi,

 

Me hapjen e kufijve mbas vitit 1990 në vendin tonë vërshuan armët e gjahut aq sa sot, sipas një burimi nga ish Ministria e Rendit në duart e qytetarëve shqiptarë ishin deri 100 mijë armë gjahu. Por paradoksi qëndron tek fakti se dy federatat e gjahtarëve deklarojnë 30 mijë anëtarë pra jo më pak se 70 mijë armëmbajtës janë pa asnjë dijeni, trajnime dhe kualifikime, që ushtrojnë gjuetinë për gati 25 vite rresht. Duhet të theksohet se dëmet më të mëdha i shkaktohen faunës së egër pikërisht me ushtrimin e gjuetisë jashtë sezonit të gjuetisë, në periudhën e shtimit të tyre. Këto janë pasojat që ky kontigjent masiv shkelësish sollën gjendjen që diskutojmë sot. Prandaj protesta e gjahtarëve është për e drejtë sepse nuk jemi ne, anëtarët e shoqatave që zhdukin faunën e egër, përkundrazi qëllimi dhe objektivi ynë është që ta mbrojmë dhe ta shtojmë inventarin e specieve, sepse vetëm nëse ekzistojnë ato, ne kemi mundësi të ushtrojmë gjuetinë. Përfundimisht në Kuvend u miratua moratoriumi për ndalimin e gjuetisë për periudhën 15 mars 1014-15 mars 2016. Sot, për ironi po nga ajo ministri kërkohet që ky moratorium të zgjatet, dhe kjo kur asnjë nga premtimet dhe detyrat që ka marrë përsipër nuk është realizuar. Për asnjë specie gjahu nuk u bë inventarizimi në terren, asnjë investim në këte sektor, asnjë gur nuk u vu për përmirësimin e gjendjes, asnjë studim serioz për popullime dhe ripopullime me specie gjahu. Nëse moratoriumi i ndalimit zgjatet edhe 5 vite, atëherë gjuetia do të lejohet të hapet në sezonin 2021-2022. Në këtë moment do gjendeshim para dy varianteve. Rasti ideal, kur moratoriumi është respektuar totalisht, e si rrjedhojë në gusht 2021 do të gëlojnë speciet e egra. Varianti i dytë: moratoriumi respektohet kryesisht nga gjahtarët e ndërgjegjshëm, si sot. Si rrjedhojë në fund të këtij moratorimi në gusht 2021 do të kemi vetëm gjuetarë ilegalë, sepse të tjerët do ta kenë braktisur, pra, do jetë veç një bandë që ka vrarë dhe vret gjallesat. K/redaktor i gazetës EKOGJUETIA-Shkodër

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *