SMS në DITA
Në 0689073730
Respekte, Dita. Përse shteti e ka kaq të vështirë të penalizojë taksitë, furgonat dhe çdo mjet tjetër informal e aq më keq pa dokumenta e pa patentën përkatëse? Edhe n.q.se këta drejtues janë militantë të PS, më keq akoma. Është turp i madh që një qytet si Kavaja, ka vetëm 2 taksi me licencë, ndërkohë që dhjetëra të tjera parkohen në qendër të qytetit prej 23 vjetësh pa i hyrë gjemb në këmbë. Tjetër shqetësim është edhe paisja me dokumenta të furgonave nga komunat, kryesisht nga Qerreti. Ish-kryebashkiaku pëdëist i rinovonte licencat çdo vit, nga që ata ishin votues të PD, por votonin në Komunën Golem. Nuk ngopen me milionat që kanë fitu nga shitja e tokës në bregdet e përfituar me ligjin Leninist 7501 dhe nuk kanë të ngopur, por duan edhe të punojnë në kurriz të popullit të Kavajes? Lusim që kjo Bashki e përgjegjshme të mos bëjë gabimet e injorantëve e të paaftëve të ishëve!
