Një mister i vjetër në dizajnin e veshjeve janë kopsat e këmishës te femrat dhe meshkujt në anë të ndryshme. Kopsat e meshkujve janë në të djathtë, kurse të femrave në të majtë. Më poshtë do të shikoni listën e disa prej përgjigjeve, që të shuani kuriozitetin rreth këtij misteri.
1-Për shkak të ushqyerjes me gji. Një teori thotë se shumica e femrave i mbajnë fëmijët në krahun e majtë në kohën që u japin gji dhe duke vendosur kopsat në të majtë është më e lehtë hapja e këmishës në këtë rast.
2-Për shkak të kalërimit. Gratë hipnin në shalë nga ana e djathtë dhe butonat e këmishës viheshin në krah të majtë që të mos ndihej flladi i erës në trup.
3-Gratë e shtresës borgjeze nuk visheshin vetë, por ndihmoheshin nga shërbëtoret dhe kopsat në anën e majtë e bënin më të thjeshtë veshjen e tyre.
4-Njerëzit donin të imitonin rrobat e grave të pasura dhe i vinin kopsat në anë të majtë.
5-Burrat kishin kopsa në anën e djathtë të këmishës sepse mbanin armë dhe duke përdorur armën me dorën e djathtë ishte komod zbërthimi i këmishës me të majtën.
6-Për shkak të Napoleonit. Femrat talleshin me jelekun e perandorit francez, kështu që ai urdhëroi që kopsat e grave të bëheshin në anën e kundërt në mënyrë që ato të mos mundeshin të talleshin më.
7-Për shkak të pabarazisë gjinore. Vendoseshin në anën e majtë kopsat e grave, sepse ishte një shenjë që femrat ishin inferiore para burrave të tyre.
l.h/ dita

Muhabete krejt kot.
Kopsat jane vendos ne te kunderten ne veshjet e mbathjet e dy gjinive me qellimin qe te dallohen veshjet e njeres gjini nga tjetra.Ne te majte femnat dhe ne te djathet mashkujt.
Njisoj qe, po te diskutohet pse femnat mbajne fustane dhe burrat pantallona.Kurse sot te dy gjinit mbajne pantallona.Bile femnat te ngjituna per shale,kofshe.Kjo po,kuriozitet.Pse i mbajne rrucpuc per kofshe e shale pantallonat femnat.
Vjedhje kohe!