Pse ky çajnik u shit për 3.5 milionë dollarë?

Ornela

Realisht çajniku nuk mendohet se ka atë vlerë, por forca e konkurrencës dhe ndoshta marrëzia e miliarderëve kinezë ka bërë që çajniku i rrallë nga dinastia Qianlong të shitet për rreth 3.5 milionë dollarë, 10 herë më shumë sesa pritej.

Ishin 10 persona ata që “luftuan” në ankand për këtë çajnik të shekullit të 18, që është bërë në nder dashurisë që ka pasur për çajin Perandori Qianlong.

Ky çajnik është shitur në Nju Jork nga Sotheby, me shtëpinë e ankandit që e ka hapur atë me çmimin 500 000 dollarë.

Blerësi është një burrë aziatik, i cili pagoi rreth 3.5 milionë dollarë.

 

1474016642_caj

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *