“Pse LSI ka zgjedhur të kandidojë kaq shumë të rinj”

DITA Online

Entela Resuli

Ai është 29 vjeç dhe kandidon për deputet në Qarkun e Tiranës. Endrit Braimllari renditet i katërti në listën e LSI-së pas tri vajzave që e kryesojnë atë. Dhjetë vitet e fundit është angazhuar intensivisht në partinë ku bënë pjesë. Ka qenë një nga figurat kryesore të Lëvizjes Rinore për Integrim ndërsa me shumë gjasa, pas 25 qershorit do të ulet në karriget e kuvendit si ligjvënës.

Në këto ditë fushate po kërkojmë të dëgjojmë se çfarë kanë për të thënë dhe për të dhënë në të ardhmen emrat e rinj që do të jenë deputet të ardhshëm, ndaj, sot në Dita kemi folur me Endrit Braimllarin.

Në këtë intervistë, ai na ka treguar më shumë për të tashmen dhe të ardhmen e LSI-së, nën logon e së cilës ai do të përfaqësoj votuesit katër vitet e ardhshme në parlament.

 

-Endrit, jeni i katërti në listën e kandidatëve për deputet të LSI për Tiranën, si ndihesh pas tre vajzave?

Unë ndihem shumë i vlerësuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila më ka besuar të jem në listën e kandidatëve për Qarkun e Tiranës. Përveçse një vlerësim për mua, nga ana tjetër, është edhe një përgjegjësi shumë e madhe për të qenë në Kuvendin e ardhshëm një përfaqësues vetëm i interesave të qytetarëve të Tiranës, të cilët kanë nevojë për një politikë të re, e cila është në shërbim të tyre për t’i garantuar një shans, që të ndërtojnë një të ardhme më të sigurt. Sigurisht që është një kënaqësi shumë e madhe që lista e kandidatëve për Tiranën fillon me tre vajza të jashtëzakonshme, siç janë Klajda Gjosha, Kejdi Mehmetaj apo Floida Kërpaçi. Unë jam shumë krenar që LSI ka bërë këtë zgjedhje, sepse është një zgjedhje e shkëlqyer, tre vajza me energji të jashtëzakonshme, me pozitivitet dhe që do t’i japin Kuvendit të ardhshëm, duke përfaqësuar mbi të gjitha interesat e vendit tonë, një cilësi ndryshe nga ajo që kemi parë deri më tani.

-Pas disa vitesh eksperiencë dhe punë me LSI-në, duket se katër vitet e tua të ardhshme do të jenë në parlament, çfarë ke mësuar gjatë këtyre viteve në këtë angazhim?

Ajo që unë nuk kam reshtur kurrë së përsëritur është se puna në LSI për të gjithë ne, që e kemi nisur shumë herët të merremi me politikë është një shkollë e vërtetë. Jo vetëm në drejtim të politikës, të artikulimit të qëndrimeve politike apo edhe organizimit në terren. Por më shumë se kaq për atë që ne kemi fituar gjatë gjithë kësaj kohe, solidaritetin dhe punën në grup me njëri-tjetrin. LSI është kjo forcë, tashmë e madhe politike sepse ne të gjithë jemi të barabartë, solidarë me njëri-tjetrin dhe udhëhiqemi nga puna në grup për të bërë gjithçka në të mirë të qytetarëve të Shqipërisë, në të mirë të atdheut tonë.

-Endrit, në listën e LSI për Qarkun Tiranë gjenden të përfshirë drejtuesit aktualë të LRI­ së, si dhe mjaft të rinj të tjerë, si kandidatë për deputetë në këto zgjedhje? Për këtë fakt nuk kanë munguar kritikat ndaj LSI-së, duke i konsideruar këta emra si shumë të rinj dhe pa eksperiencë, cili është argumenti juaj për këtë vendim të LSI?

Ky është vendimi më i shkëlqyer që Lëvizja Socialiste për Integrim mund të merrte për listat e kandidatëve për deputetë, jo vetëm në Tiranë siç thatë ju, por në të gjithë Shqipërinë. Rinia është zemra e LSI, është shtylla kryesore e filozofisë dhe e funksionimit politik të forcës sonë politike që prej themelimit të saj. LSI është parti e stabilitetit, e interesave të vendit, e integrimit, por mbi të gjitha është forca e rinisë shqiptare, e cila gjithmonë e më shumë po sheh tek ajo shansin e vetëm për Shqipërinë e ëndrrave të saj, Shqipërinë që i garanton gjithkujt një shans për ta ndërtuar të ardhmen këtu.

-Keni dal hapur më sloganin “LSI forcë e parë”, por cila është oferta e LSI për shqiptarët në këto zgjedhje?

Ne kemi një program të shkëlqyer. Vetëm para pak ditësh e prezantuam atë para gjithë opinionit publik dhe jemi të bindur që ky program jo vetëm që do të votohet masivisht nga shqiptarët më 25 qershor, por do t’i japë vendit më në fund një platformë të vërtetë zhvillimi, në drejtim të një transformimi rrënjësor ekonomik dhe social, për të cilin ky vend ka kaq shumë nevojë. Programi ynë do të rikthejë optimizmin te shqiptarët që të mos shikojnë më si të vetmen shpresë largimin nga vendi, por ta ndërtojmë të gjithë së bashku të ardhmen këtu. Programi ynë ka disa prioritete kryesore të shpërndarë në fushat më të ndjeshme, që kanë nevojë për masa të menjëhershme. Sigurisht që punësimi është plaga më e madhe e shoqërisë shqiptare dhe programi ynë garanton, me një përllogaritje shumë të saktë, hapjen e 170 mijë vendeve të reja të punës, nga të cilat 100 mijë vende pune të mirëpaguara do të jenë vetëm për të rejat dhe të rinjtë. Është një program ambicioz edhe për sa i përket zhvillimit të sektorëve kryesorë të ekonomisë, si bujqësia dhe turizmi. Ne e shikojmë si të domosdoshme rritjen e buxhetit të shtetit për këto dy sektorë për të pasur një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Arsimi dhe shëndetësia janë dy fushatë e tjera shumë të rëndësishme, në të cilat ne jemi investuar për të pasur program konkret dhe realist për t’i dhënë rinisë një sistem arsimor që garanton arsimim cilësor dhe punësim të sigurt, por edhe një sistem shëndetësor që garanton shërbim cilësor dhe të barabartë për të gjithë qytetarët.

-Endrit, ju jeni vazhdimisht në kontakt me njerëzit, i takoni, dëgjoni problemet e tyre, po nga ana tjetër kuptoni se sa afër dhe larg LSI-së janë, cila është pritshmëria juaj në këto zgjedhje dhe feedback i takimeve të shumta që ju zhvilloni me qytetarët?

Shqiptarët janë të lodhur me këtë klasë politike të deritanishme. Janë të lodhur nga retorika politike, nga premtimet e pa mbajtura, nga destruktiviteti, nga konflikti politik dhe gjithmonë e më shumë po i humbin shpresat. Por ata shohin të LSI një forcë politike, e cila i ka vënë qëllim vetes që t’i japë një shans të ri vendit, duke i ofruar politikës të rinj dhe të reja që kanë idealet, vizionin dhe atdhedashurinë për të ndërtuar një klasë të re politike, larg asaj të vjetrës së deritanishme, një klasë të re politike, që e do vendin e saj, që i do qytetarët e saj, i respekton ato dhe që bën gjithçka për t’i shërbyer dhe zgjidhur problemet e përditshme.

-LSI ka 8 vjet në pushtet dhe shumë njerëz thonë se vendi ka nevojë për rotacion, pse duhet që LSI të jetë sërish në qeverisje?

Lëvizja Socialiste për Integrim në të gjithë këto 8 vite në qeverisjen e vendit ka luajtur një rol thelbësor për sa i përket stabilitetit të vendit dhe vendosjes së një dialogu normal politik në Shqipëri. Stabiliteti dhe dialogu politik janë kyçe në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian. Me bashkëqeverisjen me Partinë Demokratike, ne i dhamë vendit një stabilitet politik dhe arritëm që më në fund shqiptarët të mund të ishin të barabartë me të gjithë qytetarët e tjerë evropianë dhe tashmë prej disa vitesh lëvizin të lirë dhe pa vizë në zonën Shengen. Dhe kjo nuk do të ishte arritur pa kontributin themelor të LSI-së. Me kontributin e LSI-së në bashkëqeverisje me Partinë Socialiste ne morëm statusin e vendit kandidat dhe jemi drejt hapjes së negociatave me BE-në. Sigurisht që ishte investimi kryesor i LSI-së dhe i z. Ilir Meta që Kuvendi miratoi një reformë në drejtësi me konsensus të plotë, një konsensus i cili ishte kyç për stabilitetin e vendit, sepse e kundërta do të ishte një rrugë e rrezikshme. Pra, LSI ka kontribuar në këto 8 vite që vendi të ecë përpara, me atë peshë që ka pasur në qeverisje. Por tashmë Shqipëria është në një moment kyç dhe ka nevojë për një ritëm të ri të ecjes përpara, ka nevojë për një forcë politike, e cila ka energjinë, pasionin dhe vizionin e të rinjve që të lëmë politikën e konfliktit dhe të debatit shterpë. LSI është alternativa më e mirë qeverisëse dhe ne jemi të bindur se do të jemi forcë e parë politike më 25 qershor.

-Cili është mendimi juaj për qeverisjen katërvjeçare me Partinë Socialiste?

Ka qenë një qeverisje në të cilën janë bërë disa reforma të rëndësishme, si reforma administrativo-territoriale, si reforma në drejtësi, reforma këto shumë të rëndësishme për të ardhmen afatmesme dhe afatgjatë të Shqipërisë. LSI në këtë qeverisje ka qenë një garanci dhe një siguri, që këto reforma të ecin në rrugën e duhur. Por sigurisht që ka ende shumë punë për të bërë dhe shumë punë të tjera që duhen bërë më mirë. Dhe ne mendojmë që vendi, mbi të gjitha, ka nevojë për një energji të re, për një politikë, e cila punon çdo ditë në shërbim të qytetarëve, një politikë që nuk është arrogante, por e ndjeshme dhe gjithmonë pranë probleme të shqiptarëve.

-Pak ditë më parë dhe me kërkesë të LSI patëm një pakt mes Kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Basha, si e shikoni ju këtë marrëdhënie të re mes dy rivalëve dhe a ndihet LSI e kërcënuar pas kësaj marrëveshjeje?

Arritja e marrëveshje politike Rama-Basha ka ardhur si rezultat i një këmbëngulje të palodhshme të LSI-së dhe të faktorit ndërkombëtar për t’i dhënë fund kështu një krize absurde, e cila e dëmtoi shumë imazhin e vendit, por edhe ekonominë tonë. Mos harroni se ishte LSI, ajo që deklarohej gjithmonë që duhet patjetër ulja në tavolinë e forcave politike, që vendi të shkonte drejt zgjedhjeve gjithëpërfshirëse, të lira, të ndershme dhe demokratike. Madje, LSI me një deklaratë, pas një mbledhje të Kryesisë së saj, vuri gjithçka në dispozicion të zgjidhjes së kësaj krize, edhe mandatet e saj në qeverisjen e vendit. Ndaj, ne jemi shumë të lumtur që më në fund opozita do të marrë pjesë në zgjedhje sepse zgjedhjet pa opozitën do të ishin një rrugë shumë e rrezikshme dhe e panjohur për vendin. Sa i përket pjesë së dytë të pyetjes suaj, dua të them se LSI është shumë e kënaqur që më në fund të gjithë forcat politike do të shkojnë para gjykimit të shqiptarëve të barabarta. Ne e kemi kërkuar gjithmonë këtë dhe jemi të sigurt, që kjo mënyrë e shkuarjes në zgjedhje pa koalicione në favorizon, sepse ne do të jemi forca më e votuar.

-Ndërkohë disa ditë më parë, PD dhe Basha kanë publikuar emrat e kandidatëve për deputet, ndiheni të “kërcënuar” nga emrat e tyre?

Absolutisht që jo. LSI ka listat e kandidatëve më të shkëlqyer, që ka pasur ndonjëherë në Shqipëri.

-Cila është pika e fortë e LSI?

Të rejat dhe të rinjtë e mrekullueshëm të Lëvizjes Rinore për Integrim, mbështetja e pakufizuar e rinisë shqiptare.

-Me ikjen e Ilir Metës, LSI është dobësuar apo është forcuar?

Sigurisht që LSI është forcuar dhe ecën e sigurt drejt arritjes së objektivit të saj, që është domosdoshmëri edhe për vendin, të jemi forcë e parë politike. Jemi forcuar sepse me zgjedhjen e Ilir Metës President i Republikës, ne treguam edhe një herë që interesat e vendit për ne janë mbi gjithçka. Dhe kjo filozofi e jona do të mbështetet nga qytetarët shqiptarë. Me Ilir Metën në krye të shtetit dhe me LSI-në në krye të punëve të vendit, Shqipëria do të njohë zhvillimin që meriton.

-E keni menduar se pas 25 qershorit mund të jeni në opozitë?

Unë për një gjë mund t’ju garantoj, që LSI do të dalë forcë e parë. Është një ditë historike 25 qershori, sepse duke votuar për LSI-në, shqiptarët do t’i japin një shans atdheut tonë të përbashkët që të marrë fund ky tranzicion i tmerrshëm dhe më në fund të ecim të sigurt drejt familjes evropiane.

Share This Article
11 Comments
  • Ik ore legen materniteti .
    Like Floririn Rama fillimisht e zbythi duke e vene ne nje post honorifik qe nuk eshte vendimarres.
    Se dyti e izoloi nga tepsia e madhe duke ja lidhur duart . Politika eshte ku.ve kurse ju doni qe tu votoje Rinia dhe ta joshni ate me vende ne administrate .
    Se treti ne Lesh e Li eshte grumbulluar elektorati me veset me te ulta qe e do lugen ne pilaf .
    Se katerti , as qe e mora mundimin te lexoj monologun tend .
    Se pesti ne 26 Qershor , mbas 8 viteve vjedhje dhe hajdutllek ju te Lesh e Lise do veni prape ne Kallep , mu aty ku e keni patur vendin tuaj :Ne uje !

  • AH MER KOLOPUÇI I GJYZES !

    Pas gjithe ketyre pordhave me rigon, nuk na the zotrote (nuk te pyeten ne fakt), cili eshte mendimi yt per ate ishin tuaj qe u filmua duke kerkuar 700 mije euro per nje konçesion HEC-i ?
    Apo perseri nuk na the (se Entela nuk te pyeti) se çfare mendon per ato vezet qe ja plasen ne surrat njeshit te sot’tem qe ju drejton me “qetesi, dashuri dhe kompromis” ?

    Me qe paske dale nga shtellungat e tymit helmues te Artanit (Fuges), atij me vespe te leckanderur si fasade, nuk na the zotrote, perse kur Gjyzja te bente petullat me kajmak, gjithnje ate me vrime e ndante per ty ? Mos je pa vrima dhe petullat te zevendesojne kete mungese fiziologjike te konstruktit tend prej te riu e LS-dhise ?

    Ulu or bullar Babruje me kembe per toke dhe mos e shperdoro hapsiren qe te jepet per te shitur ajer te ferguar e bajame te parafinuara me gjize me ca krimba levrues siper e ne brendesi, sepse realiteti, edhe pse nuk paske dale asnjehere jashte kufirit shqiptar eshte shume me i komplikuar se sa ta ka spjeguar ai qurraveci Fuga, me prejardhje nga Ikskilli i Rumanise.

    Megjithe se paske edhe Master ne Shkencat Politike, fale zotit ne Universitetin e Tirones, nuk ke treguar ne CV-ne tende asnje nga njohurite qe duhet te kete nje i ri i sapo dipllomuar ne kete bote, e as gjuhet e huaja qe njeh e si e sa i njeh, sepse per te shkuar ne BE, e per te prezantuar shqiptaret njerez si ti me shume e demtojne se e promovojne kete vend qe te tjeret e kane ndertuar per ty, me sakrifica e mungesa, pa u stepur para asnje veshtiresie e pengese.

    Ato 170 mije vendet e punes, mos i keni llogaritur me kutin e industrise fazone apo te Call-centerave ? Pa patur njohje te ghuheve te huaja, pa patur edhe nje eksperience sado te voçkel ne maredhenjet me te huajt, e sidomos me biznesmenet e huaj, per ti joshur te vijne ne Shqiperi per te investuar ne çdo fushe, dhe jo vetem te turizmit dhe bujqesise, veshtire se do arrinit e realizonit as edhe nje 10% te karrameleve te kriposura qe po u premtoni shqiptareve nga te kater anet.

    Dhe mos harro nje gje, me shume se nje milion shqiptare, shumica te edukuar dhe me arsim te larte, gjenden sot jashte atdheut, per nje jete me te mire, e nese mund tu jepet mundesia te rikthehen, me siguri guralece rrugicash plot plehra e te korruptuar si njeshat tuaj, do i varin ne gozhdet pas dyerve te qenefeve publike te lyera me katram ziosh.

    Sepse jeni thjesht nje zero me bisht, e per kete edhe te rrezikshem per te ardhmen e Shqiperise dhe te banoreve te saj qe deri tani, nga nuk mbahet mend kur, quhen shqiptare.

  • Po ti v reni garuesit sportiv ne gara induviduale.Te gjithe thone.Une do te dal i pari.Mirpo finish i gares nxjerr vetem nji te pare.
    Keshtu dhe keto garuesit e fushates ne lakmi te marrjes se pushtetit thon,sejcili per vete,do jemi force e pare.
    Zgjedhja e Presidentit z.Meta me bllok ne dore ne videon Liv.U imponue nga rrethana interresit ne lidhje me aktualitetin qe ekzistonte.

  • NJERIU VLERESOHET NGA TRURI DHE JO NGA MOSHA.

    ILIR MUTI I KA ZGJEDHUR TRUSHPLARE QE MOS TE MUND TI HAPIN PROBLEME NESER.

  • hap rrugen o i pari,se po vjen brahim-nari,se cmban ere si nga skrapari.

  • Pergjigja ime do te ishte : Sepse te rinjte ndihen te lumtur qe , duke qene pa pune e aguridhe , si deputet (edhe pse s`iakane fare idene pergjegjesise) , do te marrin miliona , e do iu duket sikur u bie fati nga qielli Vetem nje idjot ,apo teper keqdashes per kete vend , mund te mendonte qe ata do te jene vetvetja . Ata jane e do te jene thjesh numura kartonesh , do te lexojne vetem ato qe iu shkruhen dhe do te shkaterrohen teresisht ne karakter . Keta njerez , kaq te deformuar qysh ne adoleshence , do te behen shume me te rrezikshem se sa vet ustallaret politikane te sotem !

  • Ky mund tejete djale i mire ,po ka zgjedhur partine e keqe me hajdute e te pabese, qe mezi presin te bashkohen edhe me djallin, mjafton te jene ne pushtet per te vjedhur sa me shume

  • Mortja e mjera Shqiperi, do komandohesh nga Llarit nga Skrapari, qe qe kur ishte 19 vjec ishte militant, ushtar.
    Te kishte tru Llari nga Skrapari kishte mbaruar Howardin dhe pastaj mund ta rregullonte Shqiperine.

  • Trashu, e ha sa me shume o LLari nga Skrapari se ke rane ne buke te bardhe ne Tirane, se atje ne malet e Skrapit vetem gure kishte dhe ishtit elegante.

  • Koha qe lesh e li te shkrihet si parti. Asnje te mire nuk i ka sjelle ketij vendi pervec korrupsion, poste te pamerituara dhe coroditje elektorati.

  • Kndidimi i shume te rijeve ne LSI behet me qellime te caktuar qe Likja i vjeter i floririt te rrethohet me jeta te rije dhe te shpetoje nga ato zullume qe i ka bere vendit.
    Mos ti shkoi mendja Likes se shpeton nga te rijete, Do te vije nje kohe jo shume e larget dhe keta te rije do tas demaskojne keqas.Liken e floririt.!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *