Kamorra, një nga organizatat krininale mafioze më të hershme të Italisë, ka ofruar një shpërblim prej 5000 eurosh për kokën e një qeni antidrogë të quajtur Pocho.
Gjatë “karrierës” së tij në shërbim të Policisë së Napolit, qeni ka zbuluar më shumë se dy tonë substanca ilegale, gjë që përkthehet në humbjen e miliona eurove për klanet mafioze.
Pocho kreu goditjen e fundit para pak javësh, gjatë një operacioni në provincën e Salernos, gjatë të cilit u zbulua 30 kilogramë kokainë e pastër. Falë përmasave të vogla, qeni futet në hapësirat më të ngushta si tunele, sirtarë apo kontenierë. Sipas mediave lokale, Pocho ka arritur të gjejë edhe kokainë të maskuar si qumësht pluhur në biberon bebeje.
Polici më katër këmbë është shndërruar në “yllin” e departamentit.
I zoti i parë i Pochos ishte një mjek, por familja u detyrua ta largonte qenin sepse djali i tyre i vogël ishte alergjik, dhe kështu ia dorëzuan policisë.
o.j/dita
