FOTO: Pse na provokuan 66 vjet më parë

Dita

Komunistët grekë dhe krahu i tyre i armatosur DSE (Ushtria Demokratike Greke) në pranverën e vitit 1949 gjendeshin në dilemë midis Titos dhe Stalinit. Tito ishte përkrahësi kryesor i komunistëve grekë në terren (armatime, logjistikë, kampe stërvitore në Maqedoninë titiste, spitale, informacione nga OZNA kundërUshtrisë Kombëtare të Mbretit Pavllo etj). Ndihma nga Bullgaria dhe nga Shqipëria, kryesisht armatime, municione trofe të furnizuara nga depot e Ushtrisë së Kuqe, si edhe përkrahja logjistike ishin ku e ku më inferiore sesa ajo e Titos, që organizohej në terren nga komunisti sllavo-maqedonas Llazar Kolishevski. Nga ana tjetër Stalini duke e njohur mirë impenjimin anglo-amerikan për ta mbajtur Greqinë me çdo çmim në kampin perëndimor, me urtësi kishte vendosur t’i përmbahej pazarit të Jaltës. Stalini njëlloj si Çurçilli, që nuk mund të fillonte Luftën e Tretë Botërore për të mbrojtur Poloninë nga okupacioni komunist, nuk mund të përballej ushtarakisht me anglo-amerikanët dhe jo vetëm për ta shndërruar Greqinë në satelitin e rradhës të Moskës. Përçarja në rradhët e komunistëve grekë dhe të DSE-së, ushtrisë së tyre, i krijoi mundësinë Mareshalit Papagos heroit të luftës kundër italianëve tetor 1940 deri në prill 1941, që t’i lante hesapet me komunistët grekë një herë e mirë. Mareshali Papagos dhe Mbreti Pavllo si grekë të mirë që ishin, njëlloj si në nëntorin e vitit 1940 shpresonin, që me një gur të vrisnin dy zogj. Nga njëra anë donin ta neutralizonin rrezikun komunist me armë dhe masakra, nga ana tjetër me sebepin e ndjekjes me luftim të bandave komuniste të EAM-it të përfaqësuara nga DSE-ja, të hynin në territorin shqiptar duke shpresuar në një rektifikim të kufirit shqiptaro-grek. Me rektifikim kuptohej minimumi, kalimi në Greqi i të paktën 14 fshatrave të zonës së Devollit, përfshirë dhe gjysmën shqiptare të fshatit Rakickë dhe maksimumi një autonomi shumë e zgjeruar për të ashtuquajturin Vorio Epir, ku krahas Korçës, Gjirokastrës dhe Sarandës do përfshiheshin edhe fshatrat e Bregut deri në Kudhës e Llogara.

Pikërisht Provokacionet e gushtit 1949 e kanë zanafillën në këtë projekt politiko-ushtarak të Mareshalit Papagos dhe Mbretit Pavllo. Gjen.majori Van Flint, autoriteti më i lartë amerikan në Greqi, mbylli njërin sy për këto sulme kundër territorit shqiptar. Gjenerali amerikan donte të testonte soliditetin e regjimit komunist në Shqipëri si edhe gadishmërinë e Stalinit për të përdorur forcën ushtarake për të mbrojtur satelitët e tij në Europën Lindore. Van Flinti bënte pjesë në ato qarqe ushtarakësh dhe politikanësh amerikanë, që kërkonin që politika e bllokimit të Bashkimit Sovjetik të shkonte më tej, deri në përpjekje për të shkëputur nga Moska edhe me forcën e armëve ndonjë nga satelitët e saj më vulnerabël, më të pambrojtur ushtarakisht d.m.th, ku kishte pak ose aspak prezencë ushtarake sovjetike në territorin e shtetit në fjalë. Shqipëria në vitin 1949 ishte një rast ideal për të kryer një testim të tillë.

Nëpërmjet disa fotove të bëra nga fotografë grekë dhe amerikanë në përbërje të Ushtrisë Kombëtare Greke (ushtrisë së Mbretit Pavllo) do të përpiqemi të përshkruajmë atmosferën e Provokacioneve të gushtit nëpërmjet foto-objektivit të armikut grek.

 

Fotoja e parë

gramoz 5Në këtë foto gjenerali i famshëm grek Vazdis po i shpjegon në hartë gjen.majorit amerikan Van Flint idenë e sulmit të UKE-së (Ushtria Kombëtare Greke) kundërvijave me fortifikata fushore të komunistëve grekë në Malin e Gramozit. Pasi ky sulm të përfundonte me shpartalllimin e komunistëve grekë, ushtria monarkiste me sebepin e ndjekjes së bandave komuniste do të kryente një “rikonjicion me luftim” në territorin shqiptar në drejtimin luftarak Ersekë-Leskovik. Fotoja është bërë në 22 maj 1948. Sulmi kundër vijave të fortifikuara të komunistëve grekë në Gramoz filloi në mëngjezin e 25 gushtit 1948. Theksojmë se gjenerali Vazdas gëzonte një prestigj të lartë në tërë shtresat e popullsisë greke si ushtarak trim, i zoti dhe patriot. Në prill 1941 grekët e respektonin atë veçanërisht për rezistencën ekstreme të trupave nën komandën e tij kundër një divizioni të gjuajtësve malorë gjermanë (gebirgsjager) dhe nënreparteve SS veçanërisht në zonën e Urës së Peratit buzë kufirit shqiptaro-grek.

Fotoja e dytë

gramozi 6Për të siguruar fitoren mbi komunistët, Mareshali Papagos, krahas pajisjes së ushtrisë me armatime e logjistikë moderne kryesisht amerikane, por edhe angleze intensifikon stërvitjen e rekrutëve duke insistuar në element të stërvitjes për të kryer luftime në terren malor kundërrajoneve të fortifikuara dhe shumë të fortifikuara. Pikërisht në këtë foto rekrutët e batalionit të tretë të brigadës Nr.51 të Divizionit të parë të këmbësorisë së ushtrisë mbretërore, po kryejnë elementë të kalitjes fizike nën mbikqyrjen e një kapiteni dhe një kryerreshteri anglez. Fotoja është e 5 qershorit 1949. Në këtë kohë Anglia e drobitur nga sforcoja e Luftës së Dytë Botërore nuk ka më takat të vazhdojë furnizimin me armatime, logjistikë, ushqime e para për Ushtrinë Kombëtare Greke. Këtë detyrë tashmë me urdhër të Presidentit Truman e ka marrë ushtria amerikane, gjithsesi instruktorët anglezë vazhdojnë të trajnojnë nënrepartet greke, ndërsa në repartet dhe njësitë greke kemi vetëm instruktorë amerikanë. Në foto duket një kapiten anglez i njësisë elitë të gardës skoceze të quajtur “ Black Watch”. Reparti elitë, të cilit i përket kapiteni, dallohet nga veshja e fundit tipi skocez të quajtur “Kilt”. Ushtrimet e rekrutëve grekë mbikqyren nga afër nga një kryerreshter anglez me uniformën tipike angleze verore të shkretëtirës të përbërë nga xhaketa e quajtur “Sahariana”, berreta e trupave skoceze, pantallona të shkurtra dhe çuditërisht corape leshi të quajtura “Shetland”.

Tashmë plani i operacioneve luftarake kundër trupave komuniste greke dhe më pas kundër Shqipërisë përkrahëses së tyre është gati, pasi ka marrë edhe aprovimin e ushtarakëve madhorë amerikanë. Trupat janë të mirë armatosura e të mirëpajisura me furnizime angleze dhe amerikane. Stërvitja e tyre në nivel nënreparti është në përfundim e sipër nën mbikqyrjen e instruktorëve anglezë. Gjithshka është gati për ofensivën antikomuniste në rajonet e fortifikuara  dhe shumë të fortifikuara të zonës së Vizit dhe Gramozit si edhe për një goditje ndaj trupave shqiptare përtej kufirit.

Fotoja e tretë

gramoz 1Mareshali Papagos, pasi Tito urdhëroi mbylljen e kufirit greko-jugosllavë për komunistët grekë (10 korrik 1949) jep urdhërin për fillimin e operacionit luftarak antikomunist të quajtur “Pyrsos-Torch” (Pishtari). Trupat e UKE sulmojnë vijat e fortifikuara të DSE-së (komunistëve grekë ) në Malin e Vizit. Në foto të bërë orët e para të mëngjesit të 26 gushtit 1948 një ditë pas fillimit të ofensivës antikomuniste dallohen gjen.majori amerikan Van Flint i shoqëruar nga kolonelë e gjeneralë grekë. Ata janë duke inspektuar dy vijat e para të fortifikuara të komunistëve grekë, të cilat sapo janë shpartalluar nga sulmi i trupave të UKE-së. Në foto duken edhe kufomat e ushtarëve femra dhe meshkuj komunistë grekë, që janë vrarë duke rezistuar me pushkë në dorë në llogore. Pushkët e partizanëve të vrarë janë të markës “Mosin Nagant”, që në Shqipëri njihen me emrin “Belxhik me veshë”, apo “Belxhik greku”.

Fotoja e katërt

Në këtë foto të bërë më 31 gusht 1948 disa oficerë madhorë grekë pozojnë fitimtarë pas shpartallimit të vijave të fortifikuara të komunistëve grekë në Malin e Gramozit. Bie në sy veshja me uniforma angleze e oficerëve grekë dhe qëndrimi i tyre krenar me një tabelë para këmbëve, ku ekzaltohet fitorja e porsa arritur. Tashmë ushtria monarkiste greke e ka arritur njërin nga objektivat madhorë të saj. DSE-ja dhe komunistët grekë nuk ekzistojnë më si një kërcënim ushtarak. Objektivi i dytë është testimi i mbrojtjes shqiptare me synimin e arritjes në terren me forcën e armëve të krijimit të të ashutuquajturit “Vorio Epir” ose së paku të një rektifikimi të kufirit greko-shqiptar në favor të Greqisë në zonën e Devollit (14 fshatrat e Kapshticës).

Fotoja e pestë

gramoz 3Në këtë foto të 3 gushtit 1948 një mitralier grek po bën duel me numërorët e mitrolozit “Maksim” të postës kufitare shqiptare të Vidohovës. Në foto të tërheqin vëmendjen pajisjet e ushtarit grek. Ai ka veshur uniformën verore të fushës së betejës së GI-it (ushtarit amerikan). Në kokë mban helmetën tipike të “Tommies”-ve, ushtarëve anglezë, ndërsa hap zjarr me një mitroloz të lehtë gjerman Mod.42 “Spandau”, që në shqipëri njihet me emrin “Sharrs”. Grekët për orë të tëra nuk arritën ta neutralizojnë as këtë mitroloz “Maksim” as edhe të maktën 2 mitralozë të lehtë prodhim sovjetik “Degtyariov DS 28”. Mitrolozi i rëndë “Maksim” i postës së Vidohovës u netralizua vetëm pas mitralimeve nga ajri të avionëve prodhim anglez “Spitfire” dhe avionëve amerikanë gjuajtës bombardues “Douglas Invader”.

Fotoja e gjashtë

Në këtë foto të datës 14 gusht 1949 pak a shumë në kulmin e Provokacioneve të gushtit, një bateri topash të prodhimit anglez tip “QF 25 Pounder” po bombardojnë fshatin shqiptar Terstenik afër Bilishtit. Pranë këtij fshati ishte vendosur një bateri artilerie kalibër 65/17mm model 1913, trofe lufte kapur ushtrisë italiane. Kjo bateri i përkiste Regjimentit të Vlorës të dërguar në mbështetje të Divizionit Korcës. Në periferi të fshatit Terstenik ishte vendosur edhe një gramoz 4tjetër  bateri artilerie moderne kalibër 76,2 mm model 1942 e prodhimit sovjetik. Gjithsesi topat anglezë të përdorur nga artilierë grekë me uniforma verore aamerikane po kryejnë me sukses zjarr kundër baterie, sepse këto topa e kishin rrezen dukshëm më të gjatë se topat e përdorura në Terstenik nga ushtria shqiptare. Theksojmë se vetëm në vitin 1992 u nxorr nga arsenali i ushtrisë greke ky lloj topi. Topat 76,2 mm model 1942 të ushtrisë shqiptare në vitin 2004 përfunduan për skrap në duart e Delijorgjit pas marrëveshjes tip “Barter” të nënshkruar me kompaninë e tij nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë.

 

Me fotto e mësipërme dhe komentet përkatëse u përpoqëm të krijojmë atmosferën, që ekzistonte në prag dhe gjatë Provokacioneve të gushtit 1949. Në përfundim të këtyre operacioneve Mareshali Papagos dhe gjen.majori Van Flint arritën në konkluzionin, që komunistët e kishin konsoliduar kontrollin e tyre mbi Shqipërinë. Konkluzioni i dytë ishte se forcat e armatosura komuniste ishin të afta të rrezistonin gjatë, me sukses të dukshëm edhe kundrejt një sulmi në nivel korparmate të trupave greke. Gjen.majori Van Flint i raportoi komandës superior të forcave amerikane të pushtimit në Europë se një sulm ndaj Shqipërisë nuk mund të ishte një shëtitje e thjeshtë ushtarake, por një sipërmarrje e vështirë, e kushtueshme, me mundësi suksesi disi të  dyshimtë dhe me implikime politike në shkallë globale d.m.th. një mundësi të angazhimit ushtarak sovjetik në Ballkan në nivelin e një armate këmbësori. Armatë kjo e mbështetur nga artileria e armatës dhe prej 20-25 skuadriljesh gjuajtësish, bombarduesish të mesëm dhe avionësh për sulme kundërobjektivave tokësor tip “Sturmovik”. Mbas gushtit 1949 ëndërra e kahershme greke e “Vorio Epirit” mbeti momentalisht në sirtar për t’u aktivizuar në të ardhmen, kur kushtet të ndërronin dukshëm në favor të Greqisë.

 

 

 

 

 

Share This Article
37 Comments
  • Shkrim objektiv qe flet qarte perheroizmin e ushtareve tane ne vijen e frontit. Greket keshtu e kane. Mburen edhe per hiçmosgje. Edhe rezistenca e tyre ndaj italianeve- qe per hir te se vertetes ishte e admirueshme- nuk zgjati aq e perfundoi me hyrjen e trupave gjermane ne Greqi. Ketu ra ne sy euforia greke qe la zbuluar kurrizin e ushterise se saj duke hedhur te gjitha trupat ne frontin italian. Perballimi me sukses i provokacioneve te gushtit 1949 tregoi vitalitetin e popullit e ushterise sone te dale prej tij. Sot eshte per te vene duart ne koke. Nuk te sheh syri ushtar apo oficer qe te te mbushe syrin. Nuk do na mbroje nato, por duhet te mbrojme vetveten.

    • Kjo qe thote ky shkeimi dihet

      Dihet qe forcat greke sulmuan Shqiperine me pelqimin e amerikaneve dhe anglezeve

      Anglezet dhe amerikanet e lane Shqiperine jashte Lidhjes se Kombeve, ne Konferencen e Parisit ne 1946-ren
      , pikerisht per te krijuar mundesi qe Greqia ta godiste Shqiperine dhe te merte Jugun tone, Por na hengren mune , se ateher eu kapen edhe me qindra ushtare greke rober

      Oficeret greke qe jane te famshme sipas ketij qe ka bere shkrimin dolen se ishin gomere fare

      Ata megjithe ate perkrahje amerikano-angeleze , dhe nuk e pushtuan dot Shqiperine e cila ne ato vite ishte e drobitur fare nga shkaterimet e luftes qe kish bere gjermani

    • AUTORIT THANASI !

      Nga sa kam mundur te lexoj ne arkivat e GB-se (Anglise), historia eshte pak me ndryshe nga sa publikon ne kete shkrim.
      Aty flitet me emra te ketyre grekeve te hyre ilegalisht ne SHqiperi. Flitet per Kampin e qendrimit ne Rubik, ku tranferoheshin greket e kapur brenda kufirit dhe percjelljen e tyre drejt Jugosllavise nepermjet Maqedonise apo direkt ne kufirin me Jugollsavine.

      Eshte mire qe ti hedhesh nje sy edhe ketyre dokumentave te publikuara nga anglezet !

    • Z. GURI I KAMJES,
      Shkrimi i ketij artikulli nuk eshte aspak objektiv dhe c’eshte me e poshtra, jo qe nuk flet per heroizmin e ushtareve tane ne vijen e frontit, por hymnizon dhe glorifikon qellimet e grekeve, amerikaneve dhe anglezeve. Duhet qe t’i kesh te cara berdokllat e syve qe te mos i lexosh keto gjera ne kete artikull prej sherbetori besnik ndaj “grekeve te lavdishem” qe luftuan kunder “komunizmit gjakatar”

  • Po shqiptareve ju hante karin gjith ballkani po nuk qe per anglezet qe na kan ren aq shum ne qaf. Po normal ne sna donin se po te fuqizoheshim nuk i degjonim kurr

  • Lavdi ushtarakeve shqiptare qe qendruan dhe dhane jeten, shumica ishin veriore, dhe kjo gje thjesht per arsye te planifikimit te zyrave te atehershme te rekrutimit.

    • Nuk e mora vesh kete punen e veriorllikut, nejse e dine te gjithe qe ushtria e atehershme ishte me baze LABERINE…tani qe e moren ne dore Malokit…shih e shkruaj…

      • Atehere nuk kishte veriore e jugore por SHQIPTARE.
        Nejse ! Une kam patur xhaxhane ne keto provokacione. Me tregonte qe vrane aq shume greker sa qe nuk arrinin dot ti varrosnin. I dogjen me benzine per te shmangur epidemite.
        U perzune shume shpejt jashte kufijve tona. Nuk e levizen bishtin me eri sa erdhi Saliu, qe i vrane ushtaret e postes se kufirirt.

  • Pse nuk shenohet ne fund te shkrimit: Marre nga gazeta “Zeri i Popullit”?

    Eshte nje shkrim thjesht nostalgjik, me jehone te Majten Greke te sorme, por qe mban gjalle nacionalizmin fals.

    Greket, si popull, nuk jane armiqte tane: mos harroni qindra mijrat qe shkuan dhe u mirepriten atje, per shkak te varferise Kombetare qe kishte mbjelle dhe po korrte komunizmi shqiptar.

    Tani qe ishKomunistet e rinj jane edhe ne Athine, ngrihet nostalgjia per Luften e ftohte midis.

    serish gabim: greket e shqiptaret, si popuj them, jane popuj fqinj qe jane te detyruar te shkojne mire me nejri tjetrin, vetem keshtu perfitojne nga njeri tjetri.

    Permendja me hile e aleancave me Titon, Stalinin apo meria e heshtur ndaj anglo-amerikaneve, eshte tipike komuniste-ballkanike!

    Jemi popuj qe nuk na ndani dot nga Perendimi, kete kijeni parasysh: Pak dite me pare, Shqiptaret Luteshin sinqerisht qe Greqia te mos dilte, aq me shume kur ne perpiqemi te hyjme ne Europe….

    Harrojini luftrat e ftohta apo te ngrohta, shtyrja e kufijve eshte tashme naivitet…

    • Avash ti mer avash, se u kepute. Per ke shqiptar e ke ti qe u mirepriten ne Greqi mer? Po tmerrin qe kane pare shqiptaret e Greqise s’e ka pare asnje nga emigrantet e tjere mr. I shkelni, peshtynin, torturonin e percmonin e zhvishnin nga cdo identitet kombtar. Cili vend ne Be ke pare ti qe te detyroj me force te ndryshoj fene dhe emrat e emigranteve mer? Se sot s’ke nje shqiptar me emer te vetin ne Greqi. Ajo “mirepritja” ndaj shqiptareve ishte vetem se po kalbeshin me eurot qe i kishte dhene Europa e donin skllever, sic moren shqiptaret duar arte qe ndertuan ate qenef e i punuan tokat. Sot shumica e ketyre shqiptareve as e njeh veten per te tille, aq i forte kane qene taktikat e asimilimit. Dhe ne fakt sot emigrantet nga Greqia jane robte me te paedukuar e racist qe me kane pare syte, jane bere me keq se greket. Gje qe s’ka ndodh me minoritaret qe ne kemi patur ketej. s’te bene pershtypje ty, qe Greqia qe s’njeh asnje minoritet dhe asnje kontribut te shqiptareve ne histori te tyre, kerko te drejta per minoritet ketej? rri mer aty, komshinj i kemi, por s’na ra rasti me pas komshinj suedez, ti shihnim tamam te mirat, jo ketyre megallomanve llafazan e manipulues qe kemi poshte. Qe s’kane pare kurre te keq nga shqiptaret pervec te mirave.

    • JO MORE ZOTI ELENAQIS,NUK BIND DOT ASKEND,MEKETO QE THUA.GJITHKUSH E DI SE PERSE NA I BENE KETE “NDER” SE FUNDMI ARMIQTE TANE TE HERSHEM . GREQIA VECSE KA PERFITUAR SHUME E SHUME ME TEPER PREJ EMIGRANTEVE SHQIPTARE,SE SA VETE EMIGRANTET.
      KESAJ QE PO BEN TI,I THONE TE FSHIHESH MBAS GISHTIT.JUKINI QENE DHE VAZHDONI TE JINI PO ATA,NE MOS ME TE EGER,POR VETEM PERPIQENI TE NDERRONI LEKURE,NE PERSHTATJE ME KUSHTET E REJA,QE IU KRIJUAN DHE AVANTAZHIN E PUNES DIVERSIONISTE NEN RROGOZ,QE TASHME E USHTRNI HAPUR,NE TE GJITHE VENDIN,BILE NEN LUKSIN E KRIJUAR NGA GJENERAL JANULLAQIS.

      • Po leri o ca merresh. Greket pastruan etnikisht Camet nga trojet e tyre e sot si njohin, arvanitasit i kane bere me te eger se greku radikal dhe s’kane nje shkolle shqipe. Keta qe i vajten i kthyen e percmuan ne ate fare feje qe sot mos ta dine ke kane patur per nene. Greqia eshte si lubia qe kush vete aty humb me fare e nishan. Anjehere s’kane pare te keq nga shqiptaret, madje i kemi ndihmuar per te bere ate shtet te qelbur qe sot as nuk na i dine per nder, po na shesin p… me histori mashtrimesh sic i bejne dhe Europes. Edhe keta minoritaret qe kemi ketej i mbajtem me pekule ne kohe te Dulles qe kishte bursa te vecanta per ta, e i mbajti gjuhen, nderkohe qe ne Greqi ju ndryshuan emrat vendbanimeve shqiptareve, varret e shqiptarve u prishen e u zhduk komplet ekzistenca e shqiptareve ne ato troje. Ja keshtu, e na tregon komshillikun ky, qe s’ja pame njehere hajrin e miresine atyre mashtruesve qe bene lemsh gjithe Europen.

  • Lavdi qëndresës heroike të ushtrisë shqiptare,
    nën udhëhqejen e Komandantit legjendar, Enver Hoxha!
    Lavdi ndihmës komuniste internacionaliste,
    Komandantit të ushtrisë së kuqe, Stalinit të madh!

    • Lavdi qëndresës heroike të ushtrisë shqiptare,
      nën udhëheqjen e Komandantit legjendar, Enver Hoxha!
      Lavdi ndihmës komuniste internacionaliste,
      Komandantit të ushtrisë së kuqe, Stalinit të madh!

  • Ore, ajo foto e trete, si eshte bere ne korrik 1949? Ushtaraket aty jane te veshur me kapota ne mes te veres e vapes keshtu?

    • Ne tekst shkruhet qe fotoja eshte bere ne Malin e Gramozit, besoj nja 1500-1600 metra mbi nivelin e detit. Per me teper qe disa nga oficeret jane me xhaketat e uniformave angleze, vetem gjenerali amerikan Van Flint eshte me kapote, madje gjenerali Papagos , me mustaqe eshte vetem me xhakete.

      • Po ta shohesh mire foton jane 3 veta me kapota, dy ne plan te pare e nje me thelle, ne mes. Kurse tjeret jane te veshur me rroba ushtarake te trasha qe dhe derri pellcet nga vapa. Edhe 1600 m nuk eshte lartesi kushedi sa e madhe. Pastaj ne kete lartesi ne korrik ben kudo vape.

  • Atheejne shteti kishte burre e jo qaramane e hajdute ordinere.Keta politikanet e sotem nuk jane te zot per grate e tyre e jo te bejne shtet.

  • Gjergj Thanasi:Ju ndiek me vemendje dhe jeni nje i preferuari im.Doja t’ju pyesja a keni dijeni per oficer Memo Nexhipin e batalionin e tij.Dua vetem nje pergjigje po ose ju.Ju flm!

  • Dy here ne historine e kombit shqiptar kemi patur ushtri qe ka fituar betejat

    1-ne kohen e gjergj kastriotit ne 1444-1468

    2 kohe e legjendarit enver hoxha..qe I kinte nonen serbet dhe grekut dhe I thonte superfuqive..hajdeni po ja u mbajti suma..

    Ka ardhur koha qe amerika te njohe enver hoxhen si armikun e saj me te famshem…nuk e them une e thote historia…

    jo vetem ta vleresoje por dhe te kekoje falje qe ne 1949 mbeshteti grekun te na pushtonte toka shqiptare….mos kini turp..falja tregon xhentilence

    FJALIMI KARADUZIT GJIROKASTRES
    http://www.youtube.com/watch?v=alDazjHfi3Y

    Celsat e Otrantos I kemi Ne …

    Ne ju themi serbo mellenjeve
    miqeve te sigurte e te fshehte te russeve. qe
    dy rruge ka. Revizionistet russo-bullgare
    qe te sulmojne shqiperine per te dalur ne pjesen
    e adriatikut tone.

    Njera eshte rruga e vardarit e e kosoves.
    e tjetra eshte kanali i Otrantos.

    gjith populli shqiptar qe jeton ne kosove dhe viset
    e tjera te jugosllavise, qe nga shkupi
    e kacaniku, nga tetova e gostivari
    nga llapi plava e gucia do te ngihet ne kembe
    DO TI PRESE AGRESORET ME PUSHKE!!!!!!!
    ZJARR DO TE NDIZET GJITH JUGOSLLAVIA.
    DHE INVADORET REVIZIONISTE RUSO BULLGARE
    PO TE ARRIJNE NE ALPET TONA DO TE VIJNE
    SI NAZISTET GJERMANE KUR DOLLEN NGA STALINGRADI.

    ne rastin e dyte, CELSIN E OTRANTOS E KEMI NE…shqiptaret
    SAZANI DHE KARABURUNI, pa pasur frige se them ndonje sekret,
    JANE SHKEMBINJ TE VESHUR ME HEKUR E BETON KU
    S’KALON DOT FLOTA SOVJETIKE!!!!!

    ne te tilla aventura ne rast se deshirojne te futen
    armiqet russo bullgare e te tjere duhet te
    dine qe SHQIPTARET NUK JANE NJE SHTET PREJ
    TRE MILJONESH POR NJE KOMB PREJ 6 MILJONESH!!!!

    Komb i vogel ishte ky i joni ne luften e dyte boterore
    dhe i paarmatosur por vetem per vetem likujdoi nje numer te konsiderueshem diviznionesh fashiste italiane e naziste
    gjermane por tani kohet kane
    ndryshuar ne favor te republikes socialiste te shqiperise
    prandaj LARG DUART NGA SHQIPERIA.

    Shqiperia nuk kercenon kerkend ajo deshiron te rroje
    ne miqesi me te tjeret por po ti preken te drejtat dhe
    kufinjet e saj do ti pergjigjet cilitdo
    po me ate violence. Po keshtu do ti pergjigjet
    ne menyren me te rrepte padrejtesive
    dhe ofezave qe mund te perdore ndokush ndaj saj.

    • E kam per nder qe BABAI IM I NDJERE ka qene komandant artilerie ne nje nga repartet shqiptare qe i DERDHEN PLUMBIN NE GOJE dhe ne KAZANET E GJELLES provokatoreve greke!!!
      Kjo do te ndodhte se babai im ka qene edhe drejtues ne ARTILERINE E BRIGATES SE 3-te Sulmuese qe GODITEN ASAMBLENE TRADHETARE NE 18 TETOR 1943 me TOP!!!
      Doemos qe pjellat e atyre te SHITURVE qe bashkepunuan me PUSHTUESIT kurre nuk do ta pranojne kete realitet se vete jane damkosur si TRADHETARE!!!
      Edhe vete kam qene drejtues i ARTILERISE TOKESORE ne nje repart ne veri te Shqiperise,qe u kishim planizuar TONELATA ME PREDHA per shkaterrimin e te gjitha objekteve ushtarake ish jugosllave!
      E dinin forcen tone ARMIQTE tane,ndaj nuk guxuan te prekin qofte edhe nje cm toke te kufirit tone!!
      Sot qe ne SUNDIM jane KLIKAT TRADHETARE ANTISHQIPTARE,doemos qe e kaluara do te akuzohet, sepse keshtu mbajne me lehte karriget e tyre dhe sundojne nje popull te MJERUAR deri ne fund!!!
      Dhe eshte kjo arsyeja pse ne ish ushtarakeve te gjitha KLIKAT FASHISTE qe erdhen ne pushtet qe nga 1991 e deri me sot na trajtojne ne ish ushtarakeve si ARMIQ duke na mohuar BUKEN e gojes,nepermjet mos zbatimit te ligjeve qe vete kane miratuar per pensionet tona!
      Ky eshte REGJIM FASHIST ANTIPOPULLOR i veshur me RRECKA dordoleci te kllounit!!!

      LAVDI HEROIT KOMBETAR ENVER HOXHA!!!

      • Edhe babai im ka qene ushtarak dhe doli ne rezerve ne 1993,por kur ne vitin 1996 qeveria Berisha i nderpreu pensionin e parakohshem duke mos i dhene per 3 vjet asnje qindarke dhe ne femijet e vegjel nuk kishim buke per te ngrene,AI VDIQ NGA TURPI DHE MARAZI se si nuk mund t’i ushqente dot femijet me buke thate!
        Ky eshte regjimi fashist qe u vendos ne Shqiperi pas 90-tes gjoja nen petkun mashtrues :DEMOKRACI”!!!
        Ne femijet e tij ,ndonese ne varferi ekstreme,jemi rritur me URREJTJEN per qeveritaret e Shqiperise,qe kane punuar vetem per interesat e tyre e jo te popullit!!!
        EDI RAMA,po degjojme se po sillet po aq POSHTERSISHT me ish ushtaraket sic u soll edhe Sali Berisha!!!

  • Respekt per ata burra qe I dolen per zot vendit. Respekt per ata djem te rinj te cilen nuk levizen nga vendi. Te gjithe me corape leshi por me zemer te Forte dhe patriot. Nuk kishte asnjeri prej tyre as bmw dhe as pasuri. Perseri respekt dhe nderim. Gjyshi I’m ka qene aty dhe te jeni te sigurt qe e Benin per ate qe nuk e ka asnje sot IDEAL

  • Ta dine shqiptaret e debilizuar , se kush jane dhe cfare fuqie kane , ne rast se behen bashke ne interesat e tyre kombetare , sot do te ishin jo lider ne Gadishullin Ilirik , por lider ne Europe ! Nuk do te pirdhnin jo vetem Rusi e Amerike , por as nje koalicion te tyre ! Te paret tane shume heret e kane pase bere liderin e mbare botes !

    Fatkeqesia dhe sarkazma eshte se ate qe nuk dine shqiptaret , e dine mire armiqte e tyre dhe antishqiptaret e cdo niveli ! Prandaj , nuk i lene te ngrene koken , qe nga percarja fetare e deri duke iu mbushur mendjen dhe lavazhuar trurin se jane te pazote per te bere shtet !

    Por cdo e keqe e ka nje fund ! Lum ai shqiptar qe do te gezoje diten qe shqiptaret do te kene trurin e tyre dhe do te mendojne me koken e tyre ne shumice ! E bekofte zoti ate dite dhe ardhte nje sekonde e me pare !

  • Nje nderim i vecante per Heroin e Popullit Memo Nexhipi(BEJKO) i cili ra heroikisht ne 2 Gusht 1949 ne Vidohove se bashku me shume ushtare te tjere nga gjithe Shqiperia.Sot ka humbur patriotizmi per kete vend,nuk ka me burra.

  • Jam dakort me parashkruesit. Dy here kemi pasur shtet: Ne kohen e te lavdishmit Gjergj Kastriotit dhe ne kohen e diktatorit Enver Hoxha. Ky i fundit e ktheu Shqiperine vertet ne nje kala te papushtueshme as nga Italiani, as nga greku dhe jugosllavi. Ushtri e rrepte, e pajisur me se miri. Qe ne 1949 diten t’i bejne balle agresionit grek. Llogarit 40 vjet me vone?! Por erdhen demokratet qe e Shiten Shqiperine per 1 euro te Deviroli dhe kompani. Por te pakten Zeni, Argita dhe kompani u bene te pasur. Pune e madhe per Shqiperine cope cope. Me kujtohet ne ‘ 99-ten kur Millosheviçi deklaroi se Shqiperine pushtonte vetem me nje skuader gjuetaresh! Ec e ta thoshte kete ne kohen e “Xhaxhit”. Tani Shqiperia ka perfunduar me te vertete me koke ne hi.

    • Shitjen e pasurise se ushtrise per skrap tek Delijorgji e filloi simboli i politikanit te ndershem tek masa e injoranteve shqiptare,Pandeli “Gjino”Majko.Thone se Delijorgji ja ka depozituar ca miliona euro Pandush Gjinos ne Qipro per kete pune.Te jete edhe Pandushi tek kjo lista ne hetim qe pi perflitet keto dite?

  • Interesante shkrimi. Historia duhet te meret me betejat e kryera midis paleve perkatese arsyet dhe rezultatet. Larg miteve e prallave. Shume grek komunista qe humben luften u vendosen ne shqiperi, historia e tyre duhet shkruajtur. Ne rrogozhine deri ne 1990 ka qene nje lagje nga grekerit qe humben luften.

  • Fitorja ndaj provokacioneve greke te gushtit 1949 eshte merite e ballisteve te maleve prej te cileve lindi me nder Sal-ogllu-bish-uku, qe ishte pese vjeç dhe permallohej kur ndizej bishtuku sepse i levizte neper trup gjak prej turku, prandaj kur kerkonte lopen ne pyll mendonte se komunizmin kishte per ta mundur dhe kishte per ta zhdukur,prandaj i sherbeu bace Enverit, prapanicen duke ia puthur dhe qimet duke ia ndukur.Eshte merite e gjithe karraduzeve me syte e perndezur si ujku,qe ishin trima-lepurushe pas beteje dhe te mençur-injorante pas haleje si Markaruku.Keshtu ndodh kur ngjarjet tragjike te historise se kombit i interpreton çdo lloj profani e dallkauku.

  • Per cfar fitoreje e ke o ballisti.Qellimi i grekerve ishte asgjesimi i forcave komuniste greke ne veri te greqis.E vetmja rruge per ti eleminuar ishte kalimi neper vendin tone per tu rene nga mbrapa,sepse komunistet grek kishin shkatrruar rruget dhe kishin bere te pa mundur per futur me mjete ushtarake dhe kemsore.Vertet ata paten humbje nga ushtria shqiptare,po qellimit ja arriten,asgjesuan forcat komuniste.Po humbjet e ushtris shqiptare ishin te medha.Kamplet nje batalion prej 400 vetesh u vrane,jo nga greket po nga altileria e Elbasanit,natyrisht kjo ndodhi pa dashje per gabim shenjestrash,te pakten kjo ishte zyrtare.Kujdes po deshe per kulturen tende te fyerjet.Fyerja eshte fundi i llogjikes,ju ne fakt jeni ne nivelin zero.

  • Me sa me kujtohet, provokacioni grek nuk na eshte thene atehere se kishte lidhje kaq te ngushta me interesat angleze e amerikane, per t’ia dhuruar epirn e veriut Greqise.
    Ky fakt me ben shume pershtypje, per me shume kur autori Thanasi e ilustron me veshjen e ushtarakeve dhe me armatimet e mara nga anglezet.
    Te kete qene keshtu e verteta?

  • Unë nuk jam historian por di që Ajo luftë u bë ndërmjet komunistëve grekë Dhe fashistëve grekë.
    Rusia ndihmonte komunsitët grekë nëpërmjet shqipërisë,ndërsa Amerika Dhe Anglia ndihmonte fashizmin grek.
    Lufta përfundoi me shpartallimin e komunistëve grekë që strehoeshin në territorin shqiptar për të vetmen arsye sepse Stalini hoqi dorë nga ndihma për komunistët grekë,Jo nga frika,por zbatoi marrveshjen që kishte bërë kohë më parë me USA Dhe Anglinë për ndarjen e territoreve mbas përfundimit të luftës së dytë botërore.
    Ishte rënë dakort që Greqia të ishte pjesë e kampit Amerikan,kurse shqipëria pjesë e kampit Rus.
    Dhe as Amerika as Anglia Dhe a Rusia Nuk donin të bënin luftë me njëra tjetrën,ishin ndarë territoret para se të mbaronte lufta e dytë botërore.
    Prandaj Stalini i ndërpreu ndihmat për komunistët grekë që kalonin nëpërmjet shqipërisë,
    Dhe Anglezët vunë në krye të qeverisë greke ish bashkëpunëtorë të nazizstëve,Dhe Prandaj u shpartalluan komunistët grekë,kjo është Ajo që unë Kam dëgjuar në historinë Ashtu siç e paraqesin vetë vëndet perëndimore.

    • Ke nje pasaktesi Labo ! Shqiperia as qe eshte diskutuar se me ke do te ishte , pasi ajo ishte vendosur per tu zhdukur fare dhe per tu ndare ndermjet Jugosllavise dhe Greqise !
      Amerikanet dhe Anglezet , nuk hoqen dore kurre nga dhenia e Jugut te Shqiperise Greqise ! Filloi me tentativen angleze per te mos lene Ushtrine Nacional Clirimtare qe gjate LII Boterore , per te mos kaluar Shkumbinin , duke bere presione dhe duke hedhur ne ere me tritol Uren mbi Shkumbin ! Pasi nuk ia arriten se urdhri i Enver Hoxhes per Ushtrine e LANC-it ishte i prere dhe brigada e I-re , ishte repart ushtarak i sprovuar , anglezet tentuan te fusinin dhe zbarkonin trupat e tyre ne Sarande , sapo u clirua Shkodra ! Edhe ketu ushtria shqiptare i priti me pushke dhe nuk i la te zbarkonin !
      Pastaj vazhduan me provokimet nga deti ne Kanalin e Korfuzit duke testuar kapacitetet bregdetare te Shqiperise !
      Ne 1946-ten mbeshteten fuqimisht Caldarisin e Greqise per te aneksuar Shqiperine e Jugut dhe duke penguar Shqiperine te merrte pjese si anetare ne Konferencen e Paqes ne Paris ! Edhe ketu deshtuan !

      Pastaj futen ne loje Josif Broz Titon qe ishte agjent Anglez te pakten qe nga 1940-ta ne Bari te italise ku ne pamundesi te realizimit te menjhereshem te copetimit te Shqiperise , Shqiperia te shkonte perseri tek anglo-amerikanet nepermjet Jugosllavise se Titos !
      Edhe kjo deshtoi , kesaj here dhe me ndihmen e Stalinit , i cili sigurisht kuptoi dhe morri informacion dhe nga agjentura e tij , por dhe nga pala zyrtare shqiptare ! Dhe Stalini mbeshteti Shqiperine duke demaskuar agjenturen e Josif Broz Titos !

      Kjo i dha krahe pales shqiptare , qe jo vetem te pengonte pushtimin jugosllav , por edhe t’i drejtonte Titos “artilerine” gjate 45 vjeteve !

      Stalini , duke nenekuptuar si te drejte , copetimin e Shqiperise , as nuk e zuri ne goje gjate diskutimeve me Ruzveltin dhe Cercillin ne Jalte , por as ne diskutimet e fundit me Cercillin ne Moske .
      Por Stalini kur konstatoi se anglo-amerikanet , nuk kishin ndermend t’i rrinin marreveshjes , por morren de facto Jugosllavine dhe Greqine (ndryshe nga premtimet) , u vendos te mos lejonte copetimin e Shqiperise dhe gelltitetjen e saj nga anglo-amerikanet , nepermjet copetimit te saj midis Jugosllavise dhe Greqise !
      Ketu spikat , gjenialiteti i Enver Hoxhes , si nje udheheqes gjenial me permasa boterore , i cili jo vetem arriti te kuptoje situatat , por dhe te merrte qendrime te forta kunder ketyre superfuqive , megjithese vendi i tij ishte ne mizerje , i shkaterruar totalisht nga lufta , me 800 mije banore te pangrene dhe te pa shkolle !

      Kjo eshte historia reale dhe e vertete e ketij vendi dhe tabloja gjeopolitike e asaj periudhe kur anglo-amerikanet provuan sulmin ushtarak te 1949-tes kunder Shqiperise , nepermjet spurdhjakeve greke me tanket dhe avionet e tyre !
      Lavdi bijve te Shqiperise se asaj kohe qe paten guximin , mencurine , trimerine dhe forcen , te hedhin ne ere planet e superfuqive per asgjesimin total te Kombit Shqiptar !

  • Kam degjuar se qe nga mali Gramoz e deri poshte ne malin Alevice, afer Vidohoves , ushtria qeveritare greke kishte ne dispozicion te vecante, avjone qe hidhnin me shumice fuci me karburant dhe digjnin, (ne gusht), pyjet ku mbroheshin luftetaret anti-fashiste greke. (Mbase nuk kishin Napalmi !)
    Nga te treguarat nga ata qe kane jetuar nga afer ate lufte, rezulton se anti-fashistet greke jo vetem u tradhetuan ne te dy planet,pranuan te carmatosen dhe si te tille me pas filluan qe ti godasin per vdekje; por ate qe nuk mundi ta bente tradhetia, plumbi dhe predhat e artilerise qeveritare, qe juve permendni ne kete shkrim, arriti ta beje “sperkatja” me zjarr nga qielli prej avjoneve te pales qeveritare te te gjithe pozicioneve qe mbanin anti-fashistet greke.
    Ne ate kohe qeveria greke a njihej per monarko-fashiste, apo jo ?
    A konsiderohet kjo beteje si pjese e nje lufte civile qe u humb nga anti-fashistet greke ?!
    Historia e meson cdo njeri me te dy anet e saj, pozitive dhe negative.

  • 1. Qellimi i grekeve ka qene,eshte dhe do te jete; pushtimi i shqiperise jugore. Kete e palnifikuan ta realizonin, me bekimin e amerik[s dhe anglis[, ne emer te gjoja luftes kunder komunisteve greke, kjo ishte farse, ky ishte nje Kali-troje, se e verteta ishte ta merrnin shqiperise jugore, kete plan e ka edhe sot, mos harroni do ta kete edhe neser, pasmner, mos u mashtroni, ne shkaun dhe grekun,
    2. greqia ka shkateruar nje popull te tere shqiptaresh, ne Greqi, ka vrare, ka pre edhe femije, gra dhe pleq, ka kallur tere pasurine, shtepite, dhe me mijera te pafajshem, kjo eshte historia e Qamerise, eshte e fresket, mos e harroni!
    3. greqia eshte ajo, qe me force dhe me pare ua ndrroi emrin, kombin, fene shqiptareve te cilet iken nga shtepite e veta dhe nga shqiperia, ne greqi?!
    4. po eshte e vertete se nese dikush punoi shpirterisht ta mbroje shqiperine, ishte Skendebeu, dhe Enver Hoxha,
    5. Tani ne shqiperi jane greket, te cilet perms gjeneralit Janullatos, po e sundojne shqiperine e cvilitur,

    • O Mark, mos ia fut kot…. neogreket nuk kane pike kulture dhe lidhje me helenet e vjeter, as gjenetikisht, as linguistikisht. Greqia synon territore reale nga Shqiperia, kurse Turqia jo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *