Letër e nënshkruar,
Gjon Bruçi
Ambasadori gjerman, Hoffman na qenka zhgënjyer ngase 35 vjetori i rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës nuk u festua madhërisht nga të gjithë shqiptarët. Meraku i tij na rikujtoi sindromën e kolegut të tij amerikan me emrin Arvizu. Por ndërsa i pari kishte një urrejtje që lidhej me sistemin shoqëror që Enver Hoxha përfaqësonte, Hoffmani gjerman këtë alergji e ka të dyfishtë: edhe për sistemin që ai ndërtoi e mbrojti, por edhe për një fakt më të qartë që lidhet me planët e Rajhut gjerman, fundi i të cilave erdhi edhe me kontributin e partizanëve shqiptarë. Këtë luftë të popullit shqiptar e udhëhoqi pikërisht Enver Hoxha. Në të njëjtën kohë ne nuk kemi parë që ky ambasador dhe shefat e tij në Berlin të organizojnë ndonjë festim madhështor për rrëzimin e shtatores së Hitlerit. Madje bustin e tij e ruajnë gjoja për “demokraci” e për “histori, por në fakt e ruajnë për nostalgji, e për më tepër se aq.
