Pse nafta tek ne është kaq e shtrenjtë (dhe një krahasim me vendet e tjera)

Ornela

Shqiptarëve u duhen mesatarisht 10.3% të të ardhurave ditore për të blerë një litër benzinë, duke e renditur në këtë mënyrë në shtetin europian që ka karburantin më të shtrenjtë në Europë, në raport me të ardhurat për frymë (pa përfshirë vendet e Ish Bashkimit Sovjetik). Ndërsa në botë renditet në vendin e 15, me vendet të tilla si Afganistani, Zambia, Haiti, Etiopia, Kamboxhia, Bangladeshi (shiko tabelën në fund).

Të dhënat janë përllogaritur nga Monitor, bazuar në të ardhurat për frymë të publikuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Global Petrol Price për benzinën. https://www.globalpetrolprices.com/gasoline_prices/

Një litër benzinë në Shqipëri kushton 1.48 euro, ndërsa të ardhurat ditore për frymë janë 14 euro (ndër më të ulëtat në Europë, bashkë me Kosovën).

Teksa në vlerë absolute, benzina në Shqipëri është pak më e lirë se në vende të tjera të Europës, si Francë, Portugali, Finlandë, Greqi, Holandë, Itali, në raport me të ardhurat për frymë ajo është shumë më e shtrenjtë.

Në Francë, e cila prej disa ditësh është mbërthyer nga protesta masive për shtrenjtimin e çmimeve të naftës, qytetarëve të saj u duhen vetëm 1.3% të të ardhurave ditore, pra 10 herë më pak se shqiptarëve. Italianëve u duhen 1.8% të të ardhurave ditore, holandezëve 1.1%, grekëve 2.9%.

Pas Shqipërisë, në Europë, nafta është më e shtrenjtë në vendet e rajonit, ku në Bosnjë duhen 7.6% të të ardhurave ditore, në Maqedoni 7.2% dhe në Bosnjë 7.1%.

Në botë, nafta më e shtrenjtë është në Afghanistan dhe Zambia, ku banorëve u duhen përkatësisht 42 dhe 38% e të ardhurave ditore për të blerë një litër karburant. Ndërsa më e lirë në botë është në Venezuelë, me vetëm 0.1%.

 Pse nafta në Shqipëri është kaq e shtrenjtë

Operatorët vendas pohojnë se taksat e larta që paguajmë për naftën janë arsyeja kryesore se pse Shqipëria ka çmime kaq të shtrenjta të karburanteve, ku mbi 60% të çmimit e përbëjnë taksat.

Në Shqipëri nafta taksohet si vijon:

-Akciza, 37 lekë për litër;

-Taksa e qarkullimit, 27 lekë për litër;

-Taksa karbonit, 3 lekë për litër.

Krahas tyre, vitet e fundit në kosto janë përfshirë dhe tarifa e markimit dhe ajo e skanimit, nga 1 lekë për litër secila, dhe taksa e rilicencimit prej 3 lekë/litër. TVSH totale i arrin 30-40. Nga 182 lekë që paguajnë për naftën sot konsumatorët, 100-110 lekë shkojnë si taksa për shtetin. Një tjetër koncesion është në horizont, ai për pompat e naftës, kosto e të cilit pritet të shkarkohet sërish tek çmimi final.

Teksa Shqipëria po planifikon të bëjë një pjesë të madhe të rrugëve me pagesë, që ka filluar tashmë të zbatohet për Durrës-Kukës, shqiptarët po i paguajnë dy herë taksat, njëherë në çmimin e naftës si taksë qarkullimi dhe një herë direkt, kur kalojnë rrugën e Kombin, aktualisht, dhe më pas kur të fillojë taksimi tek të tjerat./Monitor

 

o.j/dita

Share This Article
8 Comments
  • Shqiperia ka cmimin ma te nalte per aresye se Naften e importon nga thellesia e trollit te vet.Po ta importonte nga vendet e botes cmimi do ishte ma i aresyshem.

  • “Pse nafta tek ne është kaq e shtrenjtë”????????????
    fare thejshtë se ne brënda çmimit të naftës ne paguajm:
    -për herë të dytë taksën e qarkullimit
    -taksën për ndërtimin e rrugëve
    -taksën për dhënjen me koncesion të rrugëve që kemi paguar tre herë
    atëherë mund të më thotë dikush se shqiptari është i mënçur??
    atëherë do të dilte një shqiptar të thoshte se shqiptari nuk është,në tërë kuptimin e fjalës,RROTË KARI??
    fjalët e tjera janë fukarallëk!!
    ps:unë rreshtova tre fakte që të nxjerrin sytë,dikush tjetër që është më bre¨nda dhe e vret mëndjen nja 10 sekonda më shumë!?
    i çon në 30 faktet e sipërpërmëndura!!

    • Sepse duhet te behet multimilliardere kastrati and co,qe te ndajne paret per pushtetaret e te fitojne gjithe koncesionet. Per kete paguajne ne.

  • “…sepse kemi rritjen ekonomike me te madhe ne rajon e me gjere…”
    (i pergjigjet kesaj pyetje “ekonomisti” mesues anglishtje qe drejton Ministrine e Ekonomise).

    • Mesuesi i anglishtes qe nuk u be kurre mesues, por lango trotuaresh qe perkthente per turiste, dhe katapultoi te mbaje per gryke shqiptaret.
      I lumte. Me doren tjeter i rrjep..i.lumte
      Kur u ngriten kukesianet kunder traut ripisat mbajten anen e hajdutit, dhe ketej therrisnin per rregull dhe qetesi.
      Do qetesi qeveria lur vjedh ore
      Si tua prishin humorin kur shijojne tere ato qindra miliona euro. Humori gje e madhe. Pasi i dhunuan kukesianet me tanke, humori ju erdhi per te privatizuar autostraden Tirane Durres. Ku ka me humor ae kaq. Populli e ka paguar, ata e marin
      Ky piktori dhe mesuesi i anglishtes dine ti bejme llogarite matematike me mire nga te gjithe. Ju punoni, ne hame. Ju paguani ne fitojme
      Dhe qindra miliona te vjedhura, si suprize dmth..rezultojne me teper nga padija. Po te kushin pak me shume njohuri matematikore si piktori, si lamashi i anglishtes, duhet te kishin ngurruar pak, dhe do e kishin mbajtur pak doren.
      Tani shifrat ju duken si loje videogami. Ulen para ekranit te ekonomise shqiptare me kontroll ne dore, dhe fitojne pike. Ata sheno, ne pago

  • Te ishte vetem e shtrenjte gjysma e see keqes, por eshte edhe shume solar sesa nafte.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR TRIM DHE HEROIK

    ME HAJDUTET NE KRYE.

  • Epo kush eshte e lire ne Albanistan ,qe te heqim sadopak vemendjen nga nafta Ne fund te vitit eshte edhe nje taks tjeter supriz ”Seksi”te llogaritni vetem ngjitjen se zbritjen do ta paguani dyfish pa bere fjale Kjo taks nuk eshte vetem per te dy gjinit ….por edhe per ata qe ngjiten vetem mbrapa me shkuma parti

  • Ku shkone taxa karbonit?
    Kur qytetaret nuk jane qytetare me kerkuar logari,po vetem dele qe kur nuk revoltohen ,keshtu ndodh. ndodh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *