Celulari i preferuar i Shteti Islamik është Nokia 105 i Microsoft, një model që kushton vetëm 20 $, që është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit. Ky lloj telefoni është një nga më të lirët dhe më të popullarizuarit e markës dhe bateria e tij ofron deri në 15 orë bisedë.
Megjithatë, terroristët nuk e përdorin telefonin për të kryer thirrje, por për të shpërthyer bomba nga distanca, sipas një raporti të Conflict Armament Research (CAR) një grup kërkimor me bazë në Londër.
Aktivistët britanikë kujtojnë se xhihadistët i blejnë produktet që shërbejnë për të bërë pjesën më të madhe të pajisjeve të tyre shpërthyese në mënyrë ligjore, duke qenë se janë për përdorim civil.
Dokumenti i CAR argumenton se shumica e komponentëve të përdorur vijnë nga kompanitë me bazë në Turqi, Irak, Shtetet e Bashkuara, Brazil, Kinë dhe Japoni.
Drejtori ekzekutiv i organizatës, James Bevan, ka deklaruar se “zbulimi më i habitshëm është se Shteti Islamik është praktikisht modest kur blen armë dhe produkte të tjera strategjike”. /DITA
