Noti është aktiviteti që ndihmon dhe forcon zemrën, pasi është një nder sportet më të pasura me lëvizje dhe teknikë ndryshe nga vrapi apo çiklizmi.
Noti është sporti më gjithëpërfshirës, duke bërë të mundur vënien në lëvizje të të gjithë trupit. Efektet më të dukshme janë në qarkullimin e gjakut dhe tensionin e arterieve, sidomos për ata që vuajnë nga tensioni i lartë.
Në sajë të lëvizjes të të gjitha gjymtyrëve te trupit, pas një senace noti do të ndiheshit me aktiv dhe energjik.
Sipas një studimi të kryer së fundi thuhet se noti mund të reduktojë ankthin dhe depresionin.
Studimi thotë se 3.3 milionë britanikë me ankth dhe depresion bëjnë not një herë në dy javë apo në tre javë. Por, më shumë se 400,000 prej tyre kanë arritur t’i reduktojnë vizitat te doktori thjesht duke bërë not më rregullisht.
43% e të anketuarve kanë deklaruar se noti i bënë më të lumtur, ndërsa më shumë se 15% kanë thënë se ndihen më të motivuar për të nisur aktivitetet e tyre pas një seance noti.
Gjithashtu noti mban trupin në formë. Njerëzit që notojnë humbasin shumë kalori.
o.j/dita

S’ka si noti
si deti …
e semplichemente un amore grande 😉
Nuk kishit ndonje foto tjeter per te shoqeruar shkrimin ….?
Noti forcon zemrën ,kjo është e vërtet si drita e diellit ,nga përvoja ime shëndetësore .Unë kam bërë një operacion në zemër shumë të madhë .Qëndrova rreth dy muaj në plazh ,çdo ditë notoja rreth 2 orë ,kjo më forcoi jashtëzakonisht fizikisht ,u qëlodha edhe mendrisht e psiqikisht kam patur përmisim drastik të punës së zemrës mbas operacinit ,edhe ilaçet i reduktova. Si thonë kot ,afër detit ,afër mbretit .
NOTI KA SHUME AVANTAZHE QE NUK I KANE SPORTET E TJERA. NUK TE JEP DHIMBJE MUSKUJSH SI SHTANGA DHE SI GIRAT SI POMPAT QE JANE TE GJITHA SFORCIME. HARMONIA E TE BERIT NOT I LEHTESON I SHPLODH I DREJTON DHE I BEN TE BUKUR TE GJITHE PJESET E MUSKUJVE TE TRUPIT QE VIHEN NGA UJI TE GJITHA SE BASHKU.EDHE PSE JAM 65 VJEC DHE E KAM FILLUAR I VOGEL VASHDOJ AKOMA RREGULLISHT TE PAKTEN NJE HERE NE JAVE DERI NE DY TRE KM.
Noti dhe dielli jane jete, pervec te gjithave qe jane permendur, eshte dhe sheruesi i gjithe kyceve te trupit.
Sa per foton: Eshte perfekte.
Ai qe noton nuk shikon gje tjeter pervecse nje trup njerezor i shnderuar ne nje peshk te mrekullueshem
Kot nuk i thone ne Vlore, afer detit afer mbretit
Noti sfidon forcen e rendeses.
vec te tjerash ,
edhe ilustrimi ne foto eshte Perfekte …
S’ka gje me te bukur