Dërguar me email
në adresën e redaksisë
Nuk mund të jesh i pa sinqertë kur i drejtohesh DITËS. Ajo vetë është e tillë. Megjithatë unë hezitoj shpesh herë të them atë që ndjej. Më duhet të them se kam, si çdo qytetar normal, rezervat e mia për qeverisjen aktuale. Por a e dini çfarë më pengon? Mund të duket e çuditshme, por është reale e jo vetëm për mua. Vetë i madhi doktor. As ai vetë nuk arrin të kuptojë nderin që po i bën qeverisë aktuale. Ai vetë është një figurë aq e degraduar dhe e neveritshme sa mendimi që një kritikë ndaj kësaj qeverie do t’i shërbejë kësaj figure monstruoze, të detyron të frenohesh. E një qeveri që nuk gjen kritikën brenda vetes i ka të mëdha mundësitë e gabimeve. Do Zoti, se nga njerëzit e kam humbur shpresën, të heqë qafe këtë figure që në antitezë të na duket më mirë e keqja sot se sa skëterra që përfaqëson. Uroj e shpresoj që një personalitet dinjitoz opozitar të na bëjë të jemi të jemi të sinqertë duke thënë atë që na ndjen zemra. DITA na e lehtëson këtë së tepërmi. Profeti.
