Pse nuk dënohen thirrjet për dhunë?

redaktor

Letër e nënshkruar

Semjoni, Vlorë.

 

E nderuara gazeta DITA! Si lexues i rregullt juaji, së pari dëshiroj t`ju përgëzoj për kënaqësinë që më krijoni me shkrimet tuaja me frymë e përmbajte atdhetare dhe vërtetësi. Së dyti, dëshiroj të shtroj pyetjen: Pse nuk dënohen thirrjet publike për rebelim, revolucion e propagandë për marrje pushteti me dhunë që bën Partia demokratike përmes drejtuesve të saj kryesor?!

Në nenin 9, pika 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë shkruhet : Partitë politike dhe organizatat e tjera…që përdorin dhunën për marrjen e pushtetit ose për të ndikuar në politikën shtetërore…janë të ndaluara sipas ligjit.

Udhëheqësit e P.D. dhe satelitët e saj në çdo komunikim publik, në mitingje e në fushata deri edhe në Kuvend bëjnë thirrje hapur për kundërvënie e rebelim ndaj qeverisë së sotme, ndaj masave e vendimeve të saj për të bërë shtet, për vendosje rregulli e qetësie, për të luftuar korrupsionin, vjedhjen, kontrabandën e drogën, trafikimin etj.

Në të gjithë fushatën e fundit zgjedhore fjalimet e kryetarit de jure të PD, Lulzim Basha, të kryetarit de facto të kësaj parie, Sali Berisha dhe të drejtuesve të tjerë, sikurse edhe diskutimet pa limit kohor të Salës në Kuvend përshkohen tejembanë nga thirrjet për rebelim, për ngritje të popullit në këmbe për rrëzimin e qeverisë, për revolucion e budallallëqe të tjera.

A nuk flasin për këtë gjë marrja nën mbrojtje e vjedhësve të energjisë elektrike duke i nxitur debitorët për të mos i paguar dritat e papaguara, marrja nën mbrojtje e kultivuesve të drogës së Lazaratit e të tjerë, thirrja për të mos pranuar ndarjen e re administrative, thirrja e Saliut në Kuvend për revolucion që të përmbysë qeverinë aktuale etj. etj. Në çdo sistem organizativ shtetëror apo shoqëror ka një rend hierarkik sipas të cilit hallkat administrative apo të tjera më të ulëta varen nga hallkat më të larta dhe ato janë të detyruara të zbatojnë vendimet, udhëzimet e urdhrat e hallkave eprore.

Mirëpo krerët e PD nuk e njohin këtë rregull dhe për t`iu kundërvënë kryeministrit se duan ta rrëzojnë me pahir, ngaqë nuk durojnë dot pa pushtet, nuk i lejojnë kryebashkiakët e djathtë të venë në mbledhje me kryeministrin, por i thërrasin në mbledhjen e tyre në SHQUP. A nuk është ky një rebelim?!

Nga do e marrin udhëzimet për qeverisjen vendore kryebashkiakët e djathtë, nga ShQUP APO NGA QEVERIA Që Është hallka eprore e tyre? Po rrogën nga do e marrin këta, nga financat e partisë së SHQUP-it apo nga financat e shtetit? Me këto mendësi shqupiste do bëhet shteti shtet e do qeveriset vendi?

Pra, kjo politikë që bën PD me këto thirrje kundërvënëse për rebelim, mendoj se i plotëson kushtet për ta nxjerrë jashtë ligjit dhe për t`u hedhë prangat drejtuesve të saj kryesorë. Ajo parti nuk bën opozitë konstruktive në të mirë të vendit, por opozitë destruktive në dëm të vendit.

 

Share This Article
1 Comment
  • Ndofta heshtja e teprua e drejtesise i lene hapsire dhe dore te lire indiviteve juredik dhe partive politike te punojne pa reshtur ne deme te atdheut dhe demokracise. Per interesat e ngushta ka nga ata batakqi qe shesin nderin dhe flamurin tone kombetar. Nuk mund te kete demokraci te vertet pa centralizem. Ndaj cdo dite e me shume demokracia jone e brisht po vihet ne rrezik. Per aq kohe sa kriminelat te mbajne si mburoj nje mandat te zgjedhuri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *