Pse nuk ishte dje Rama në rivarrimin e Isa Boletinit?

Bledar Lumani

Ndonëse kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, ishin takuar javë më parë në Tiranë, për të marrë vendim të përbashkët lidhur me rivarrimin e eshtrave të Heroit Kombëtar Isa Boletini në Vlorë, ky plan i tyre nuk u realizua.

Rama kishte konfirmuar se eshtrat e Isa Boletinit do të prehen në Vlorë, pasi në këtë mënyrë ai do t’i bashkohej vëllait dhe bashkëluftëtarit të tij Ismail Qemalit, të cilët njihen si dy baballarë të Kombit shqiptar.

Por injorimi i të parit të qeverisë shqiptare Edi Rama si dhe kryediplomatit nga Kosova, Hashim Thaçi, është bërë pikërisht dje me mosprezencën e tyre në ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit.

Zyrtarë të Qeverisë së Shqipërisë, të kontaktuar nga “Zëri”, por të cilët nuk deshën t’u përmendet emri (emër i njohur për redaksinë) thanë se kryeministri Rama ishe i zënë me fushatën e zgjedhjeve lokale që do të mbahen me 21 qershor.

“Siç e keni vene re, kryeministri Rama është duke ndjekur agjendën e fushatës zgjedhore. Ai ka qenë në Has për të mbështetur kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane, Adem Lalën”, ka thënë kjo zyrtare.

Nga ana tjetër, “Zëri” mëson se arsyeja e Thaçit për të mos marrë pjesë dje në ceremoninë e Boletinit ishte agjenda e ‘ngjeshur’.

 

Share This Article
13 Comments
  • E perse duhej te shkonin atje, kur kosovaret nuk e paten per nder qe I.Qemeli me I.Buletinin te qendronin krah per krah ne Vlore, ku do te beheshin pelegrinazhe per keta
    dy shqiptare te Mewdhen e do te kontaktohej gjithe bota mbare?
    Fundja po pse jo ne Prishtine ose Prizren!.
    Uuufff!
    Tipik mentalitet fshatarak i mykur!

  • edhe eshtrat mbas 100 vjetesh ja politizun heroit ma te madh te kombit shqiptar

  • Se është shqiptar i madh dhe vlen më shumë ndarja e tapive të tokës së vjedhur se varrimi i atij burrit të madh që mbrojti tokat e këtij vëndi, që bythecët e pas 90-ës t’jau vjedhin e ti legalizojnë për fushatë.

  • Arèsyet e mospjesmaries sè zotèrinjve Rama & Thaqi nè rivarimin e Heroit tè Kombit I.Boletini dhe vetè cermonia e varimit nuk janè bindèse dhe vlen shumè pèr tu dèshpèruar. Logjika dhe dèshira pèr njè Shqipèri tè Bashkuar e dèshironte qè eshtrat e Isès tè pushonin pèrjetè nè Vlorè pranè I,Qemal Vlorès…. Thaqi i lèkundur, patè premtuar pèr njè varim shtetèrorè qè do tè mbahej mend ?! Dhe nè fund vendosèn familiarèt e Boletinève ! Mè lind vetèvetiu pyetja : – Po ku ishin deri dje familiarèt e Isès qè i lanè pèr vite me rradhè eshtrat nè thes ??? Isa Boletini i pèrket gjithè kombit dhe shkuarja e tijè nè Vlorè, duke lènè Mitrovicèn nè ditè tè vèshtira, na bind mè shumè pèrkushtimit tè tijè pèr kombin shqipètarè. Sot shqipètarèt kanè dy shtete dhe asnjèri nga ata nuk morri pjesè nè rivarimin e Isès edhe pèrse po dje ishte 10 Qershorè, si dita historike e bashkimit tè shqipètarève….. Thesht kjo tregon se paskemi ende frikè jo vetèm tè pèrkujtojmè heronjtè tanè por, as nuk mund, tè paktèn tè bashkohemi pèr sy dhe faqe pèrpara armikut tè vjetèr ?! Brezi mè i humbur i shqipètarève qènkemi ne, qè po japim shumè mè pak se nga ajo qè na ofrohet.

  • *****…..dheu eshte I lehte ne vendelindje per Ise Boletinin .Vlera dhe madheshtia e tije do te shkelqeje ne jete te jeteve . ISA BOLETINI ka qene dhe eshte nje ylle qe do te ndriçoje gjithmone kombin shqiptar .*******************************************************************************#

  • Nuk kam informacion , keshtu qe jam i detyruar te pyes : Keta familjaret e Isa Boletinit , mos jane gje me LDK-ne dhe a mos jane tifoze te Sali Berishoviçit ?

    Jam kurioz ta di ! Nga pergjigja e kesaj pyetje , do te kuptoj pastaj se perpara kujt dukurie jemi !

    Shqiptaret jetojne kohe te veshtira !

  • Nese flitet per nje Hero,duhet te pyetet pak me gjere se te afermit,pas 100 vjetesh.Por si gjithmone do te gjendet ndonje ngerc dhe te djalloset loja.Ceremonia ne Vlore do i jepte(ose do mbante dimensionin qe e dime,gjithsesi dhe nepermjet shkuarjes dikur ne Vlore)vlere ceremonise.Ashtu si u be e nga cilet u be,sikur bie ere e keqe.Dikush tha se u be ashtu,sepse dikush shpresonte te ulte rendesine e rastit dhe te Ises,sepse dikujt tjeter i intereson….A thua,Is…ta drodhen,ta hodhen,te futen ne kurth si atehere….Mbase….,sepse sot jane disa fish me shume dashakeqet dhe jo vetem dashakeqet.

  • pse rama dhe thaqi si 220.0000 persona etni turkofon e multi etnik ne shqiperi,dhe 210.0000 etnik turkofon e multi-etnik ne kosoves edhe rama thaqi kane identitete te kontestushme.

    .ma se shumti ju ka penguar dje isa boletini turkofonve ,qe as shume i luftoj isa.por edhe dje prezenca e isa boletinit ka ri-vrar me se shumti turq e turkofon,madje jane trembur keq nga prezenca e tije.

  • Kjo pune mban ere peshk I qelbur nga koka……. Ndoshta Mitrovica eshte Serbi? A thua tek ne rene ne gracke te paret e Sshqiparise? Do zoti e jam gabim………

  • Mosvajtja e E.Rames ne ceremonine e rivarrimit te eshtrave te heroit I.Boletini,eshte e kuptueshme,qe nuk ka te beje me axhenden e ngarkuar te zgjedhjeve te 21qershorit,por me nje arsye shume me madhore,qe niperit e Xhefer Deves dhe Rexhep Mitrovices nuk duan ta kuptojne . Cfar mund te presesh nga Isa Mustafa dhe mashat e tjera te Beogradit ?! Kjo flet shume edhe per “deshiren” e shtirur te tyre per bashkimin e kombit shqiptar me trungun .

  • Rama dhe Thaci nuk moren pjese sepse jane ende feudale ne koncepte, ngaqe nuk u plotesua “urdheri ” i tyre per ta rivarrosur ne Vlore. Nuk i takonte ne Vlore, por ne Mitrovicen e vet sepse edhe Ismail Qemali ne kanine, ne fshatin e tij u varros. Komentet e tjera ne drejtim te politizuar jane komente militantesh e servilesh partije.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *