Pse nuk japin bileta në urban?

anazapta

Letër e nënshkruar

Veledin, cel 0686057455

E nderuar Dita ! Një pjesë e mirë e autobusëve urbanë në Tiranë nuk japin bilieta pasagjerëve. Numri i linjave të tilla duket se po shtohet përditë.Kështu një pjesë e urbanëve Qendër-Porcelan , apo atyre të Unazës nuk presin bilieta.Ja ç’ndodhi një ditë:Faturinoja i autobusit AA 122 DD kalonte me shpejtësi nga njeri cep i autobusit në tjetrin duke thirrur: Biletat,ju lutem,biletat!Qytetarët jepnin detyrimin,po bilietat nuk u jepeshin.Kërkesës së disa qytetarëve për bilieta ,faturinoja u përgjigjej me heshtje.Pas këmbënguljes së tyre,ai nxorri nga xhepi dy-tri copë bilieta të zhubrosura,nuk dihet se nga i kishte gjetur, dhe ua dha atyre që këmbëngulën më shumë.Po të tjerët?

Në njerën prej linjave të porcelanit faturinoja na tha se nuk kishte nevojë për bilieta,e kishin rregull sipas tij. Pyesim edhe shoferin,por edhe ai na tha se nuk kishte nevojë,se ata e kishin me normë,me lekët që dorëzojnë në fund të ndërresës. Pyetjes se kush siguron se lekët dorëzohen të gjitha , nuk kishte dëshirë t’i përgjigjej.Cili është rregulli?Pse për disa rregulli kërkon që të jepen bilieta e  për të tjerë jo?!! Këtë mund të na e thonë përfaqësuesit e Bashkisë që u kanë lënë dorë të lirë mashtrimeve.

Kohët e fundit bëhen shumë diskutime për rritjen e çmimit të bilietave. Mbase kanë të drejtë që kërkojnë  që të rritet çmimi i bilietës,po a është kjo zgjidhja? Krahasimi që bëhet me vendet e tjera,mendoj se është i pavlerë,përderisa nuk balancohet me pagesën .Jo vetëm kaq,por gjetkë me të njëjtën  bilietë brenda dy orëve mund të udhëtosh në disa linja dhe me të gjitha mjetet e transportit urban,autobusë,trena,trole,trame.Tek ne një mundësi e tillë mungon.

Mos ka ardhur koha që edhe tek ne të vendosen në autobusë kasat regjistruese në vend të farturinove që të bezdisiun gjatë gjithë udhëtimit?Mos ka ardhë koha që në vend të këtyre të ketë vetëm policë bashkiakë që kontrollojnë dhe ndëshkojnë sipas ligjeve? Mbase është më mirë për të mënjanuar edhe evazionin fiskal.

 

Share This Article
1 Comment
  • Shumë e drejtë. Bota kot nuk i ka vënë kasat rregjistruese në mjetet e transportit publik. As konfuzion, as mashtrime. Çdo gjë në ndërgjegjen e qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *