Letër e nënshkruar,
Ilir Berberi
E shohim Lulin në ekranet e TV-ve, duke sharë e shpifur për qeverinë e kryetarin e saj z.Rama, madje duke e quajtur këtë kriminel arrogant, Sipas kësaj goje të pistë, i bie që të tillë janë dhe 1 milion votuesit e tij, duke i fyer këta rëndë. S’ka se si të mos acarohesh për këtë njeri, ndaj të cilit rëndojnë akuza që s’ka “kandar” t’i peshojë. Çudia e katapultimit nga Kosova, në majat e PD-së, mbas përfoljes së tij si njeriu që nxiti “tezën” e transplantit të organeve në Shqipëri duke u pozicionuar pro serbëve, ishte fillimi i kësaj hijeje të zezë që më pas u bë protagonist i punëve të zeza, të dënueshme nga legjislacioni shqiptar. Serinë e punëve të zeza e filloi me Rrugën e Kombit, ku KLSH-ja konstatoi 230 milion dollarë të zhdukur, nënkupto të vjedhur. Një ministre rumune e punës vetëm për 9 mijë dollarë u shkarkua dhe po pret dënimin. Prokuroria mbas kallëzimit nga KLSH-ja e “luti” të paraqitej, por… Luli na u sëmur me temperaturë deri sa kalojnë afatet ligjore duke dalë i palagur. Tani meqë Luli është shëndoshë e mirë, është këtu, të shkojë vetë n.q.s i bëjnë këmbët. Prokuroria nëse nuk e hap këtë dosje do të thotë se është e kapur ose nuk ka guxim. Të mbyllësh këtë megaskandal është kriminale. Në postin e ministrit të Brendshëm në 21 Janar drejtoi “me sukses” operacionin nga tarraca e kryexhelatit Sali duke vrarë 4 njerëz të pafajshëm. Po nuk mbaron këtu, veprimet kriminale të tij vazhdojnë me dhurimin e detit grekëve, duke prodhuar “një litar të ri”, se pak litarë kemi me grekët. Deti u dhurua, po të mos ishte Gjykata Kushtetuese, që do të thotë se Esat Toptani dhe Zogu që fali Shën Naumin, paskan trashëgimtarin Luli. Dhurimi i trojeve konvertohet me burgim të përjetshëm. Atëherë përse nuk merret i pandehur kur ky është detyrim i organit të akuzës?
