Pse nuk shkojnë në prokurori të akuzuarit e Lulit?!

DITA Online

 

E gjithë politika,

duket si teatër,

kur hidhen në skenë,

akuza-makabër!

 

Luli akuzon,

fare lehtësisht,

gjithë kriminelët,

i tregon me gisht!

 

Por emrin e tyre,

ata kur dëgjojnë,

për çudinë tonë,

fare s’reagojnë!

 

U kap kokaina,

dhe Luli s’vonoi,

vëllanë e Edi Ramës,

direkt akuzoi!

 

Akuza të tjera,

fare nominale,

dhe njerëz të tjerë,

përfshijnë në skandale!

 

Po unë dhe të tjerët,

bëj e bëj çudi,

si nuk shkon asnjëri,

në prokurori?!

 

T’i ngrënë padi,

shokut Lulëzim,

për fyerja publike,

shpifje dhe mashtrim!

 

Sipas tyre heshtja,

është më e mira,

po heshtja kuptohet,

në disa mënyra!

 

Mënyra e parë,

me Lulin s’ja vlen,

sepse për çdo gjë,

Lulashi gënjen!

 

Po ka dhe të tjerë,

që ndryshe mendojnë,

gjersa këta heshtin,

tregon që pranojnë!

 

Je-apo nuk je,

një që humbe nderin,

gjykata e ndan,

shapin dhe sheqerin!

 

Akuza-akuza,

prodhon ky Katund,

dhe kjo gjendje-kurrë,

nuk do marri fund!

 

Nuk do marri fund,

e gjithë kjo shamatë,

kur të kanë njollosur,

dhe s’shkon në gjykatë!

 

Në gjykatë është ndryshe,

shoku Lulëzim,

aty duhen prova,

nuk flet dot qesim!

 

Në gjykatë është ndryshe,

nuk bën dot gallatë,

s’thua dot-se fola,

për të bërë fushatë!

 

Dhe varianti tjetër,

kur kaq gjëra di,

pse nuk i çon Luli,

në prokurori?!

 

Nëse e ndjen vehten,

zot të asaj zone,

ose vërtetoi,

o mos leh si kone!

 

Një proces i madh,

këtu është i pritshëm,

sepse jeni bërë,

krejt të neveritshëm!

 

Ndaj duhet që lopën,

një njeri ta mjelë,

se duket se kemi,

vetëm kriminelë!

 

Që këtu të kthehet,

një rregull dhe ligj,

dikush me patjetër,

të shkojë në gjyq!

 

Arben Duka

Share This Article
3 Comments
  • Vargezim i bukur.
    Por asnjera pal nuk con ne prokurori palen tjeter.Jane bythe e krye te gjithe bashke.
    Shpresa te kena shtet nga dora e vetingut rrim ne pritje te zgjidhjeve te ketyne ceshtjeve.Ne te kunderten keshtu do vashdohet me kungulleshat e nji shtetit pa shtet.Ku populli shpenzon “voluten” vote per te pa teaterin e zakoshem me komedin “tranzicioni” nder vite per plot 28 deri me sot.

  • SE KU E KAM DEGJUAR SE VALLA LULI TE GENJEN PO TA PYSESH PER OREN SA ESHTE TE THOTE 12.OO KUR ESHT 8.00 DHE ANASJELLTAS SE CTI THUASH KUR DUHEJ TE SHKONTE NE GJYQ DHE DOSJA QE GATI LULI I GJORE “SEMUREJ”NDAJ DHE PREKURORIA E DIN QE DO SEMURET PRAP NDAJ DHE NUK VEPRON SE VODHI PAK TOKA BASHKIAKU I LULIT ESHT TRADITE E PDE isteve nga inati qe “vojten”ne diktature e ropen shqiperine nga koka deri ne kembe sot ciren si pune e kurves qe thesh jam e virgjer sme ka kaluar as pleshti

  • Populli eshte mesuesi me i mire per qeveritaret,per atdhetaret e gjithe shqiptaret te tjere.Por edhe gjykatesi e hetuesi me i saket. Andaj, qe sa vjet kemi degjuar se Luli vodhi 230milion euro ne Kalimash,Vrau 26 e plagosi dhjtera shqiptare ne Gerdec, vrau 4 te tjere me 21 janar ne Tirane e sa vrasje me Salihun apo ne sherbim te salihut i beri ky klan kriminal politik shqiptar.Deri kur Prokurori me i salet me real e me i drjte eshte vetem Populli Mesuesi e qortuesi yne iu madh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *