SMS në DITA
Në 0689073730
Dita, jam një person nga Vlora që e njoh mirë kush është Qemal Lamaj. Janë më se të vërteta ato që thotë Zabiti për të. Qemalit ne i thamë përpara se të fliste në Parlament, se 2 Prilli është çështje në hetim dhe se në këtë çështje janë te implikuara të dyja grupet parlamentare dhe këtë do ta sqarojë hetimi. Ai filloi të qahej se ishte nga një familje e mirë dhe e donte Saliun. Turp që shkruan pisllëqe të tilla.
Ai ish-kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme ka asistuar në procese shumë të rëndësishme, që i besoheshin vetëm atij. Për këto të flasë Qemali, për Qafë Barin, për Sarandën e të tjera. Për ato që ai na lutej që ne t’i organizonim një takim me Saliun, të cilin ai nëpërmjet Estref Myftarit, ky nëpërmjet Azem Hajdarit, e takoi Saliun. Kleanthi Koçi e quajti një sahan lëpirës Qemalin, sepse ai e dinte mirë kush ishte Qemali. Pse nuk shkroi Qemali sa qe gjallë Ramizi?

Ah mor mik! Ja pëerse SHqiperia nuk eshte bere ndonjehere, se ka ne bark njerez si ky qe e nderrojne flamurin dhe fene sa here u nevojitet.