Pse nuk testojnë dhe drejtësinë?

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

Dita e nderuar! Pse nuk merren të pandehur gjithë këta prokurorë, gjykatës dhe avokatë, të cilët bashkëpunojnë me kriminelët e i lirojnë me zvarritjen e tejkalimin e afatit ligjor të hetimit?! Përse nuk u hiqet e drejta e ushtrimit të profesionit për paaftësi profesionale?! E çfarë çirren për reforma në drejtësi këta shqirakë bishtëshkulur?! Shkatërruesit e vlerave kombëtare dhe zjarrvënësat e Shqipërisë, krimet e të cilëve dihen dhe lidhjet e tyre të fshehta me agjenturat e huaja të denoncuara në media të ndryshme nga njerëz të shumtë kompetentë. Për vepra të tilla jam i sigurt të them se: është e pamjaftueshme që të dalësh me protesta në rrugë, por masivisht duhet ngritur e të bëhet spastrimi i institucioneve, të cilat me njerëzit që i drejtojnë, janë vënë në shërbim të armiqve të shtetit e të kombit, në një kohë që S.Berisha nga foltorja parlamentare thërret për rrokje armësh. B.Xhelaj, L.Petoshati.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *