Pse nuset veshin fustan të bardhë?

Leda Hysa
Beautiful wedding bouquet in hands of the bride lovely day

 

Në ditët e sotme tendenca e fustaneve të nusërisë nuk është vetëm fustani i bardhë tradicional, përpos tij kanë dal shumëllojshmëri modelesh dhe ngjyrash që vajzat i preferojnë t’i veshin në ditën e tyre më të rëndësishme. Por kur nisi rituali i fustanit të bardhë dhe pse vazhdon të ndiqet edhe sot?

Historiania britanike Geraldine Roberts ka treguar për Daily Star se pavarësisht se shumë besojnë se Mbretëresha Viktoria ka qenë e para e cila ka parakaluar në altar e veshur me fustan të bardhë në vitin 1840 kur u martua me Princ Albert, në fakt tradita e ka zanafillën disa dekada më parë.

Rituali nisi në vitin 1789 kur vajza e një baroni, aristokratia Catherine Tylney-Long, 16 vjeç, u martua me Ëilliam Ëellsesley Pole, një djalë që nuk kishte një prejardhje mbretërore dhe nuk vinte nga një familje e pasur. Për këtë arsye, martesa e tyre shkaktoi shumë polemika.

Detajet e veshjes së Catherinë shkaktuan një sensacion dhe e bënë fustanin e bardhë të nuses të dëshirueshëm në të gjitha shtresat e shoqërisë”, shprehet Geraldine.

“Prandaj që nga ai moment, nuset nisën ta vishnin fustanin e bardhë si një simbol të dashurisë së vërtetë dhe pastërtisë”, shton ajo.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *