Pse PD-ja të mos marrë godinën e Presidencës?!

redaktor

Nuk ka rëndësi çfarë ishte. Por mënyra, procesi dhe koha e marrjes së vendimit për SHQUP-in. E morën në ikje. Fshehtas. Kanë pasur 20 vjet për ta kërkuar. Kanë pasur 8 vjet kohë për ta marrë. Nuk kanë besuar në institucione por në njerëz. Kanë pritur momentin ti kenë të gjitha, Presidentin, Kryeministrin, Kryetarin e Bashkisë. Por prapë kanë pasur kohë 2 vjet për ta arsyetuar.

Pse tani?

Së pari, sepse e dinë se nuk mund ti kenë më të gjitha institucionet. Njëri ka rënë, Qeveria.

Së dyti, nuk mund ta kenë më as Kryetarin e Bashkisë, pas një viti e gjysmë, për të ligjëruar procedurën e transferimit të godinës.

E mjaftueshme për të dyshuar se prapa këtij veprimi s’ka asnjë arsye që lidhet me interesat e opozitës së sotme. Në emër të opozitës po spekulohet, për të ndërtuar për interesa personale.

Nuk japin arsye pse e marrin. Japin kundër-arsye banale. “Meqenëse ndërtesa ishte jashtë funksionit, po e marrim ne” ani pse nuk ju duhet, nuk e kanë të nevojshme për aktivitet partie.

Të gjithë e dinë pse ndodh. Kjo është me e rënda. Nuk e kanë problem pse gënjejnë, pse dalin kundër ligjit. E shohin veten të mbrojtur, i kanë kopsitur gjërat. A ka popull këtu?

Ndërkohë që kryespecialisti i kësaj pune thotë të kundërtën. Shefi i Shtabit të Ushtrisë e refuzon zyrtarisht këtë “pushtim”. As këtë nuk e përmendin. “Ndërtesë e re dhe: Përpara, përpara, përpara” – thonë. Me të njëjtin mentalitet që e çuan PD-në në katastrofë.

Tani që faktet kanë dalë beteja është ligjore. Administrative dhe hetimore. Qeveria e re thotë se do të zbatojë ligjin. Kaq.

E dimë se treshja do të çojë turma për të sulmuar ushtrinë. Por nuk ka budallenj, të sakrifikohen për bizneset e kupolës në ikje. E dimë se ka interesaxhinj, e do dalin, po sa janë e kush janë?

PD-ja rrezikon të çahet, me këso veprimesh haptazi në favor të kupolës. Ajo po futet në një betejë pa kuptim me një ushtri të NATO-s. Nuk do të ketë asnjë mbështetje, ndërkombëtare jo e jo. Në një përplasje me ushtrinë e vet, ajo rrezikon shpërbërjen. Duke harruar se kjo lloj ushtrie, të paktën në letra, ka rregulla.

Kryetari i Bashkisë është pozicionuar hapur kundër interesave publike në Tiranë. Kreu i shtetit është pozicionuar kundër interesave themelore të shtetit. Ky tjetri “hajduti i ndershëm” tani na duhet vetëm për dy gjëra: së pari, si simbol i gjallë për të kuptuar se çfarë qeverisje katastrofike kemi pasur, dhe, së dyti, na duhet për humor. Në kushte pafuqie, është njëtrajtshmërisht qesharak.

Nëse ka sot një godinë pa funksion është ajo e Presidencës. Madje me funksione të përkundërta me ato që përcakton Kushtetuta. Të paktën edhe për nja katër vjet. E nëse është kështu, pse PD-ja të mos marrë godinën e Presidencës? Arsyen e kanë të “fortë”. U ndërtua për llogari të Rusisë. Mjafton kjo. Është arsye më e fortë se ajo e bërxollave te SHQUP-i. Do ishte kompensim edhe për Presidentin vetë.

Share This Article
8 Comments
  • Per presidencen e ke gabim,o Bashkim!!!
    Presidenca do sherbeje edhe si e tille,por edhe si SPITAL!!!
    Harrove,qe PRESIDENTI MUSTAQELLI,eshte GJYTYRYM???
    Epo ai ka nevoje per sherbime,se pa nje doze te forte nuk mund te levize doren e majte!!!
    Pastaj,a rrojme ne pa patur nje DORDOLEC ne presidence???
    Ai do jete e vetmja opozite e QEVERISE SE RE,duke i kthyer ligjet per cdo rast nga dy jave,duke e “DISKREDITUAR” ne syte e botes!!!
    Kaq ka ne dore ketej e tutje Berisha!!
    Ka te drejte PD-ja te ike nga ajo ndertese ku eshte sot,se ajo u dha DESHTIMIN!!!
    Per te fituar ne te ardhmen,mendoj se duhet te ndertoje nje te tiolle ne ishh GROPEN E HAJDIN SEJDISE,atje ku transvertitet kane patur suksesin e tyre me te madh!!!
    Pastaj atje shumica e qytetareve kane PSHURRUR SA HERE KANE KALUAR ATY!!!
    Eshte vend ideal per PD-ne!!

  • Bashkim Muca,qenka zgjuar heret ne mengjes dhe paska gjetur arsyet pse PD nuk duhet te mare SH Q U P -in!!??

    Per 50 vjet me radhe nuk te vrane nje shqiptar te huajt ne kufi o Baci.

    Me mijra shqiptar vrau ushtria jone ne kufi e komnaduar nga SHQUP-et.

    Dhe e dini perse i vrau vete shqiptari shqiptarin e tij?

    Sepse donte te qarkullonte i lire si gjithe bota,por shqupet tak urdheronin te qellohej me zell kunder shkelesit te kufirit qe ish po shqiptari i tij.

    E jo pak por ne menyre sistematike shqupet dhane urdhra per te vrare shqiptaret e tyre,duke vrare me mijra per 50 vjet

    • Ka vrare? Po ikni o delnxhinj. Ku jane keto mijra? Ku jane familjet e tyre? Nuk mashtroni me, me perrallat tuaja.

      Ka zbatuar ligjin ajo Ushtri ne kufi duke eleminuar lloj lloj funderinash, hajdutesh qe arratiseshin, spiunesh serb e greke.

    • @fleks!
      Mos u merr me DENGLAT E TUA,por na trego se pse shteti FASHIST I Berishes tend VRAU NE GERDEC 26 VETE,PLAGOSI QINDRA TE TJERE,PUSHKATOI PA GJYQ NE MES TE BULEVARDIT ME DUAR NE XHEPA 4 PROTESTUES PAQESOSE DHE GRABITI VOTAT E ZGJEDHJEVE,qe nga 1996-ta e deri me sot!!!
      Shikoje Shqiperine se si eshte katandisur,o serb i ndyre!!!
      KUDO MJERIM,SHKATERRIME,PAPUNESI,ANALFABETE,LYPESA,SHENDETESI MJERANE,VRASJE DHE PERDHUNIME MASIVE,SHTET KRIMINAL,QE GRABIT PRONAT PUBLIKE DHE PRONAREVE TE VERTETE NUK U JEP ASGJE!!!
      Sali Berisha ka NXITUR URREJTJEN KRIMINALE MIDIS SHQIPTAREVE SA NUK KA KU TE SHKOJE ME!!!
      Tani provokon te beje trazira,por harron se ne te tjeret,ata,qe e URREJME NE SHPIRT KETE HORR SERB,jemi gati,vetem me nje SINJAL,ta bejme kete HORR DHE HORRAT E TIJ ,KERMA PER KORBAT!!!
      JEMI TE SIGURTE,SE AMANETIN E TE VRAREVE,QE NGA 97-ta E DERI ME 21 JANAR,TA BEJME REALITET:HAKA DO SHKOJE TEK I ZOTI!!!
      BOLL TE DURUAM ,O ARMIK I ZI I SHQIPTAREVE!!!
      KUR I VJEN NGORDHJA QENIT,SHKON E PERMJER NE DEREN E XHAMISE!!!
      KESHTU JE TI,O Sali serbi!!!

  • Paska fole edhe i biri i SADIK RRAMANIT ! Merre me mend ku ka ra Shqiperia.SADIK RRAHMANI eshte babai Sh.Bashkim dhe e njeh gjithe Kukesi.Sepse dhe qysh e njeh Kukesi,Bashkimi i di mire.Flas per kuksianet qe njohin mire baben dhe te birin.Po Bashkimi flet e ka gjete kum me fole.Po ku kane marre te marrumit mor aman.

    • O Shigjor!
      A e ke hjek SAMARIN prej shpine???
      Po ke gjithe jeten,qe ngarkohesh si GOMARI ME DRU dhe tani na jep mend!!!
      KU,KU,KU per ne,qe del nje coban dhish me 3 klase shkolle e na derdellit ne kompjuter!!!
      Nxirre emrin e plote dhe ta marresh vesh se sa te vlereson KUKESI!!!
      Te pakten Bashkimi shkruan hapur e jo si ty,qe gjuan pas FERRES!!!
      Ti nuk je MALSOR,POR MALOK!!!

  • Bashkim!

    Na shkruaj nja dy fjale si e mori PS-ja ate godine qe ka sot.

    Pasi te na shkruash nja dy fjale per kete ceshtje e kupton lehte se ke rene vete me kembet e tua brenda.

    He Baci na e kujto pakez si e mori PS ate godine qe ka sot,he Baci he.

    Prandaj Baci te rroje partia e te na rroni ju.

  • Vetem nje si puna jote e quan kalimin ne opozite si katastrofe. Opozita eshte nje vlere e pakrahasueshme ne nje shoqwri pluraliste, o enverist i pasherueshem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *