Letër e nënshkruar,
Eduard Hila
Ditët e fundit jemi përballur me shifra të frikshme të emigrantëve që kanë mbërritur në dyert e Europës. Të gjitha këto shtete kanë një emërues të perbashkët, luftën qe po zhvillohet në vendet e tyre ku paralelisht një eksod të tillë po kalon edhe Shqiperia. Shqiptarët shesin cfarë kanë, lëne pas cdo gjë dhe ikin natën per hënë. Po shqiptarët përse ikin? Përgjigjet janë të thjeshta. Shqiptarët ikin pasi janë të varfër. Nuk kanë një punë apo një te ardhme të sigurte. “Ekonomia nuk matet me shifra dhe premtime por me atë që kam në xhep”, është kryefjala e shumë shqiptarëve. A është aq e keqe klasa politike shqiptare, apo është ajo një shumatore e të gjitha veseve apo cilësive tona si popull? Juria ende nuk e ka marrë një vendim për këtë, por një gjë është e sigurt. Pakkush ose askush në Shqipëri i hyn politikës për të përmirësuar jetën e të tjerëve. Ofertat e dy kampeve për punësim ishin jashtezakonisht të mëdha, nga 300 mijë vende pune deri në 500 mijë vende pune. Sot ndërkohë më shumë janë larguar nga puna, edhe ato pak vetpunësuar që ishin ulen qepenat dhe shpallen falimentin. Në këtë menyrë shqiptarët humbën besimin tek politika atëherë kur besonin më shumë.
