Dërguar me Email
Në adresën e redaksisë
Opozita është arbitre e jetës dhe lojës politike në çdo vend demokratik. Mirëpo këtu në vendin tonë opozita e ka braktisur detyrën e saj që kur u bë rotacioni i vitit 2013.
Çka duhet të themi është se toga e togerëve të SHQUP-it vazhdon ta quajë veten si qeveri paralele tamam si disa qarqe destabilizuese në Kosovë!
Berisha në këto tre vjet i ka pushtuar ekranet televizive dhe podiumet që nga parlamenti e deri në hollet e hoteleve duke folur si një pushtetar, ose më saktë, si të ishte shefi i SHISH. Qytetarë të shumtë çuditen me organet e drejtësisë për kalimin nga një vesh në tjetrin të deklaratave, fyerjeve dhe akuzave nga më të rëndomtat që lëshon Sali Berisha kundër deputetëve dhe ministrave aktualë pa kurrfarë përgjegjësie.
Shqiptarët tashmë e njohin këtë çakall që di vetëm të ulërijë. Mirëpo heshtja dhe mosndëshkimi nga drejtësia e këtij papagalli lëshon hije të mëdha dyshimi për vetë organet e drejtësisë. Madje me shumë të drejtë shqiptarët ngrenë dyshime të forta se kaska e drejtësisë në mos qoftë 100% e korruptuar, së paku është 200% nën thundrat e Berishës dhe togës së SHQUP-it. Ndaj sot kur ora e fillimit të Kushtetutës së re po afrohet, berishjanët, bashistët dhe bashibozukët po ulërijnë si kope ujqërish të lemerisur. S’do mend, e kush më shpejt se ujqërit e ndjejnë fërshëllimën e bariut?
Le të themi se sivjet vapa fillon në vjeshtë, madje shenjat e para ka filluar t’i shfaqë diçka më herët.
Nga Preng Pjetri, Lezhë.
