Letër e nënshkruar,
Teki Koka
Politika duhet të “protestojë” gjithmonë në parlament. Megjithatë politika jonë jo vetëm ka zhvilluar protesta të vazhdueshme, edhe të dhunshme, por i ka përcaktuar ato si taktika e strategji politike. Por protestat në demokraci i zhvillon vetëm populli. Në rrugë, sheshe dhe kantiere për të fituar të drejtat e mohuara nga pushteti (punëdhënësi) me arrogancë. Në demokraci protestat organizohen nga sindikatat e punëtorëve, shoqëria civile, OJF-të edhe grupe interesi. Padyshim institucioni i protestës së politikës, sidomos i opozitës është parlamenti. Pse populli e ka deleguar vullnetin e tij tek deputeti?
