Nga Fatos Tarifa
Si çdo transformim rrënjësor në jetën e një shoqërie, periudha postkomuniste ushqeu që në fillim shpresa të mëdha në radhët e shqiptarëve dhe të popujve të tjerë europianolindorë, shumë nga të cilat shpejt ua lanë vendin zhgënjimeve të thella.
Zhgënjimet që mund të pësojnë një individ, ose një komb janë rrjedhojë e zhvillimeve stresuese në jetën e tyre. Por, cilat zhvillime çojnë në zhgënjime dhe pse?
Zakonisht, shkaqet e zhgënjimeve kërkohen në rezultatet e ngjarjeve e të zhvillimeve që ndodhin në jetën e gjithsecilit prej nesh, ose në jetën e shoqërisë, dhe jo aq në shpresat paraprake që krijojmë dhe ushqejmë. Këtu unë fokusohem jo në rezultatet e proceseve e të ngjarjeve, por në shpresat që ngjalli shembja e sistemit të socializmit shtetëror.
Argumenti që përpiqem të shtjelloj është ky: shpeshherë, zhgënjimet janë rezultat i paevitueshëm i vetë shpresave të fillimit, pasi vetë këto shpresa janë të parealizueshme. Herë të tjera, shpresa të caktuara krijojnë zhgënjim pikërisht në momentin kur endohet se ato janë realizuar.
Përvojat e tranzicionit postkomunist në Europën Qendrore dhe Lindore, ashtu si dhe ato të periudhës së socializmit shtetëror, variojnë shumë nga njëri vend në tjetrin. Po kështu variojnë edhe shpresat që ushqyen dhe zhgënjimet që provuan qysh nga fillimi i këtij procesi popujt e ndryshëm të këtij rajoni dhe, ndoshta, më shumë se të tjerët, populli ynë.
Unë përpiqem të vë në dukje, në mënyrë joshteruese, disa prej shkaqeve, si dhe të argumentoj se pse disa prej shpresave më të mëdha në fillimet e tranzicionit postkomunist shpejt ua lanë vendin zhgënjimeve të thella.
Shkaku i parë
Shumë njerëz besuan—dhe shpresuan—se, me shembjen e sistemit të socializmit shtetëror, ai sistem (si dhe zakonet, praktikat dhe mentaliteti që lidheshin me të) do të zëvendësoheshin over night nga një sistem i konsoliduar demokratik (dhe nga zakone, shprehi, praktika dhe një mendësi e re), gjë që mund të ndodhte kaq shpejt dhe ende duket si një diçka e largët në kushtet e shoqërisë sonë.
Shumë nga tiparet e rendit që përmbysëm, sidomos mendësitë dhe shumë praktika të vjetra në organizimin dhe në drejtimin e punëve të shtetit, si dhe në marrëdhëniet shoqërore mes individëve dhe mes qytetarit dhe shtetit, u mbijetuan ndryshimeve politike dhe ekonomike e vazhdojnë të ekzistojnë edhe sot.
Shkaku i dytë
Një shkak tjetër është ai, të cilin mund ta quajmë ëndrra të pamundura. Në Shqipëri dhe në vende të tjerë të Europës Lindore, pati shumë njerëz, të cilët sinqerisht besuan se, sapo rendi i socializmit shtetëror të shembej, progresi drejt lirisë, demokracisë dhe prosperitetit do të ishte linear dhe i pandalshëm. Zhgënjimet që rezultuan kur u kuptua se kjo ishte praktikisht e pamundur, ishin në proporcion të drejtë me shkallën në të cilët njerëzit kishin besuar në këtë ëndërr.
Nëse shpresat te të cilat njerëzit besojnë me pasion nuk realizohen, kjo, natyrisht, krijon zhgënjime tek ata. Sa më të mëdha e jorealiste të jenë shpresat dhe sa më i sinqertë të jetë besimi në realizimin e tyre, aq më i thellë është zhgënjimi që pësojmë nga dështimi i tyre.
Zhgënjimet e kësaj natyre, të cilat lidhen me dështimin e projekteve për të krijuar shoqëri të vërteta demokratike, të lira e të pakorruptuara, legjitimojnë në shumë nga vendet e Europës Lindore atë që gjermanët e quajnë Demostalgie—nostalgji për periudhën e hershme, të romantizuar, të tranzicionit demokratik në vitet 1989-90, kur një pjesë e madhe e qytetarëve dhe opozita demokratike në këta vende kërkonin një transformim të vërtetë demokratik, respektimin e lirive qytetare dhe të të drejtave të njeriut, kauza këto, të cilat, në mjaft vende—por veçanërisht në Shqipëri—duket se janë harruar.
Shkaku i tretë
Një tjetër shkak më kujton aforizmin e një filozofi amerikan, i cili thotë: “Nuk ka asnjë arsye të supozojmë se e vërteta, kur e zbulojmë atë, do të jetë domosdo interesante për ne”. Në analogji me këtë aforizëm, mund të themi se ne nuk kishim asnjë arsye të supozonim se shoqëria postkomuniste do të ishte domosdo diçka atraktive për të gjithë.
Qysh nga fillimi i tranzicionit postkomunist (madje, edhe në vendet që kanë pasur tranzicionin më të lehtë e më të suksesshëm), ka pasur dhe vazhdon të ketë njerëz që mendojnë të kundërtën dhe ushqejnë nostalgji për sistemin e vjetër. Për ta, çdo gjë që ka ndodhur pas shembjes së komunizmit është një zhgënjim i madh.
Një nostalgji e tillë, për të cilën gjermanët përdorin termin Ostalgie, s’është veçse një vlerësim retrospektiv i jetës dhe organizimit shoqëror në kushtet e socializmit shtetëtor, që e gjejmë kryesisht në radhët e moshave të rritura—por sidomos në moshat e thyera—të cilët, me pensionet e tyre minimale, e kanë të vështirë të përballojnë nevojat për jetesë në kushtet e reja të ekonomisë së tregut të lirë dhe shërbimeve inadekuate të shtetit për ta.
Shkaku i katërt
Një arsye tjetër ka të bëjë me natyrën moniste të shpresës dhe me pluralitetin e zhgënjimeve njerëzore. Isaiah Berlin, një ndër mendimtarët liberalë më të shquar të shekullit të 20-të, ka thënë se jo çdo gjë që ne dëshirojmë do të jetë në harmoni me të gjitha gjërat e tjera që duam të arrijmë dhe të kemi. Këtë e konfirmon më së miri edhe përvoja e vendeve postkomuniste.
Shumë shpresa të fillimit ishin “moniste”, në kuptim që i jep kësaj fjale Isaiah Berlin: fundi i komunizmit do të mundësonte krijimin e çdo gjëje të mirë që popujt e Europës Lindore dëshironim dhe të asgjëje që ishte, ose është e padëshiruar për ta.
Në të vërtetë, ajo çfarë ka ndodhur pas shembjes së sistemit të socializmit shtetëror është një dukuri tepër komplekse. Ndërsa shumë zhvillime që pasuan përmbysjen e sistemit të vjetër ishin rezultati i pritur dhe i dëshiruar nga të gjithë, kishte dhe vazhdon të ketë zhvillime e dukuri, të cilat ishin dhe mbeten të padëshiruara për shoqërinë, ose për grupe të caktuar të saj.
Ky, ndoshta, është një tipar universal i kushteve të jetës shoqërore, të cilin nuk mundet ta evitojë dot asnjë sistem shoqëror.
Shkaku i pestë
Mund të flitet edhe për një shkak tjetër, i cili më kujton zhgënjimet që rezultojnë nga martesa. Ka njerëz, të cilët mendojnë se martesa u ka plotësuar atyre të gjitha nevojat dhe dëshirat që kanë por, me kalimin e kohës, kuptojnë se ata nuk janë tërësisht të kënaqur prej saj, madje mund të jenë shumë të pakënaqur.
Në analogji me këtë, mund të thuhet se, edhe pse disa nga shpresat që ngjalli periudha postkomuniste ndër popujt e Europës Lindore janë realizuar, kjo nuk ka mundur t’i shmangë zhgënjimet për atë çfarë nuk është realizuar deri më sot në shumë nga vendet e këtij rajoni.
Sigurisht që sistemi i socializmit shtetëror është përmbysur dhe nuk mund të rikthehet më, liria e fjalës është bërë realitet, radhët e dikurshme në dyqane janë zhdukur, produktet ushqimorë dhe mallrat e konsumit gjenden me bollëk, kushtet e jetesës janë përmirësuar në mënyrë të ndjeshme për një pjesë të madhe të popullsisë, kapitali i huaj ka hyrë në çdo vend por, megjithatë, shumë njerëz vazhdojnë të mbeten të zhgënjyer nga zhvillimet e derisotme.
Kjo vjen ngaqë, edhe pse shumë nga arritjet e para të periudhës postkomuniste ishin vërtet spektakolare —zgjedhjet e para pluraliste, çmontimi i aparatit të vjetër shtetëror, liria e fjalës dhe e shtypit, fytyrat e reja që u ngjitën në skenën politike, hartimi i kushtetutave të para postkomuniste, restaurimi i pronës private, reformimi kapitalist i ekonomisë etj.—me kalimin e kohës, këto arritje filluan të merren si të mirëqena dhe qytetarët natyrshëm filluan të kërkojnë më shumë.
Retorika antikomuniste nuk mund të shërbente pafundësisht për të legjitimuar qeveritë e reja dhe steka ngrihej gjithnjë e më lart, çka do të thotë se, me kohë filluan të shtrohen e të kërkojnë zgjidhje të kënaqshme probleme të reja. Dhe, pasi atyre u gjenden zgjidhje, të tjera probleme shtrohen për zgjidhje në një shoqëri postkomuniste, e cila është në evolucion të pandërprerë.
Shkaku i gjashtë
Shumë nisma dhe reforma në të gjitha lëmitë e jetës në shoqëritë postkomuniste janë pritur me zhgënjim nga një pjesë e madhe e popullsisë në të gjithë vendet e Europës Lindore, jo vetëm sepse ato kanë dështuar të kënaqin shpresat jorealiste, ose të parakohshme të tyre, por edhe për shkak se vetë këto nisma apo reforma ndonjëherë janë ndërmarrë për t’u dhënë zgjidhje të pamenduara mirë problemeve të rëndësishme të shoqërisë, fjala vjen, në fushën e marrëdhënieve pronësore, në fushën e drejtësisë, në fushën e arsimit, në fushën e kujdesit shëndetsor, në atë të sigurimeve shoqërore etj.
Zgjidhje të pamenduara mirë në të gjitha këto fusha mund të krijojnë—dhe kanë krijuar thuajse kudo, veçanërisht në Shqipëri—probleme të reja, në vend që të zgjidhnin të vjetrat, duke i bërë kështu edhe më të thella zhgënjimet që vazhdojnë të përjetojnë shumë qytetarë në vendin tonë dhe në vende të tjerë të Europës Lindore.
Shkaku i shtatë
Ishte diçka e natyrshme—dhe e drejtë—që t’ua atribuoje shumë prej gjërave më të këqija të sistemit të socializmit shtetëror shtetit të gjithëfuqishëm dhe monopolit të tij në çdo fushë të jetës. Diagnoza e atij sistemi, me të gjitha të këqijat e veta, në mënyrë logjike do të çonte në përfundimin se, për të krijuar një shoqëri vërtet të lirë, roli i shtetit duhej të minimizohej në mënyrë drastike. Madje, shumë njerëz besonin—dhe vazhdojnë të besojnë—se sa më shumë që të kufizohet roli i shtetit në shoqëri, aq më mirë është. Për fat të keq, ajo që ndodhi në disa prej shoqërive më të varfra e më të prapambetura postkomuniste, ishte pikërisht kjo—minimizimi i rolit të shtetit.
Shumë shpejt, sidoqoftë, frikës nga shteti i fortë ia zunë vendin frika nga pasiguria dhe nga krimi (real apo i imagjinuar)—pra, frika nga dobësia e shtetit. Njerëzit, të cilët jetesën e tyre e përballojnë vetëm me pagën, ose me pensionin që marrin nga shteti, janë ndeshur e ndeshen kudo me buxhete që tkurren dhe me mundësi shumë të kufizuara për një jetesë normale, humanisht dinjitoze.
Në shumë vende, shteti postkomunist e ka pasur dhe e ka të vështirë të mbledhë taksat për buxhetin e vet, me anë të të cilave të paguajë punonjësit dhe shërbimet e tij. Nga ana tjetër, shumë nga asetet e çmuara të shtetit komunist, përfshirë edhe sektorë të tërë të ekonomisë, në disa vende u shitën, ose u privatizuan fare lirë nga biznesmenë, kryesisht vendas, të cilët u shndërruan në oligarkë të vërtetë.
Kjo oligarki dhe monopolet e tyre sundojnë jetën ekonomike dhe politike në shumë nga këta vende. Shqipëria është, ndoshta, rasti më tipik—dhe më i dhimbshëm—në këtë aspekt. Tranzicioni postkomunist duket se rikonfirmoi një të vërtetë, e cila në mënyrë inherente karakterizon çdo shoqëri njerëzore: e kundërta e një gjëje të keqe (komunizmi), nuk mund të ishte domosdo një gjë vetëm e mirë (postkomunizmi), ose njëlloj e mirë për të gjithë.
Shkaku i tetë
Një shkak tjetër më kujton proverbin amerikan, që thotë: “There’s no such thing as a free lunch” (Nuk ka drekë falas). Shumë njerëz, në mënyrë naive menduan se, me shembjen e sistemit të socializmit shtetëror dhe me krijimin e një shoqërie të lirë, çdo gjë që ata shpresonin të arrinin do të ishte “free” për ta, pra nuk do të kushtonte asgjë.
Në të vërtetë, shumë nga reformat që ndërmorën shtetet postkomunistë kishin dhe vazhdojnë të kenë një kosto të lartë për qytetarët, gjë që natyrshëm ka krijuar dhe vazhdon të krijojë zhgënjime të shumta në radhët e një mase të gjerë njerëzish.
Kjo, në një kuptim real të fjalës, ka provuar dështimin e vetë teorive sociale mbi tranzicionin, të cilat nuk arritën të parashikonin dot koston e lartë—e shprehur si pabarazi, si dislokim social, psikik dhe ekonomik i një pjese të madhe të anëtarëve të shoqërisë dhe shumë dukuri të tjera—që do të shoqëronte transformimin ekonomik dhe politik të shoqërisë postkomuniste dhe zhgënjimet që do të krijonte ky proces në segmente të gjerë të popullsisë.
***
Në fillimet e tranzicionit postkomunist ishin të shumtë ata që besuan se vendosja dhe konsolidimi i një rendi demokratik do të ishte diçka relativisht e lehtë dhe e shpejtë dhe se shteti ligjor, barazia dhe prosperiteti nuk do të vononin të bëheshin tipare të çdo shoqërie postkomuniste. Një shpresë e tillë ishte, qysh në fillim, e destinuar të dështonte dhe të zhgënjente shumë njerëz.
Tashmë, dihet se vizioni fillestar mbi tranzicionin postkomunist ishte tepër rozë, ndërsa parashikimet e bëra nga shumica e politikanëve dhe e ekonomistëve perëndimorë dhe nga shumë akademikë ishin tepër euforike. Shpresat dhe parashikimet mbizotëruese mbi tranzicionin postkomunist kanë qenë, përgjithësisht, të mbështetura në supozimin naiv se institucionet demokratikë dhe ata të tregut të lirë do të ishin lehtësisht të eksportueshëm si një “model” dhe të transplantueshëm njëlloj në të gjithë shtetet ish-komunistë dhe se procesi i tranzicionit në këta vende do të zgjaste vetëm rreth pesë vite. Përveç kësaj, kushtet dhe rrethanat specifike të çdo vendi nuk u morën sa duhet parasysh, çka ushqeu besimin naiv se ajo që i shkonte për shtat Polonisë ose Hungarisë, do u shkonte njëlloj për shtat edhe vendeve të tjerë të këtij rajoni.
Koha provoi se asnjëri nga këta skenarë nuk u realizua. Dështimin e këtyre supozimeve, shpresave dhe iluzioneve euforike të Perëndimit dhe të vetë popujve europianolindorë e ka pohuar, më qartë se kushdo, Zbigniew Brzezinski, i cili, qysh në vitin 1995, shkruante: “Ne e kemi mbivlerësuar ritmin e tranzicionit postkomunist. Fillimisht u prirëm të supozojmë se disa modifikime, kryesisht të karakterit ekonomik, që do të inicionin një ekonomi të lirë tregu, do të krijonin jo vetëm një treg të lirë e të qëndrueshëm, por edhe një demokraci funksionale. Tashmë, ne e dimë se këta dy procese janë shumë më kompleksë nga sa supozuam fillimisht dhe se demokratizimi i vërtetë dhe një transformim ekonomik i vërtetë do të zgjasin ndoshta po aq sa zgjati edhe faza ideologjikisht e motivuar e vetë rendit komunist”.
****
Botuar sot në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Pralla me mbret,mundohesh te mbulosh diellin me shoshe .Ne Shqiperi uzbatua 100% katovica dhe te gjitha drejtimet ekesaj pseodemokracie e morren te gjithe bijte dhe bijat ekomunisteve sipas udhezimeve te shokut ramiz dhe po ata e kane plackitur te gjithe edhe sot po e mbajne dhe po e mbrojne me gjitha format me kriminale duke ja hedhur fajin kapitalizmit.Ti je tallalli i tyre sesigurisht tajapin pjesen per keto brockulla qe thua
Prof.bjeri shkurt,Specifike per Shqipetaret; Popull pa aftesi shtet formuese, Demokracia eshte kulture qe vjen mbas shtetit te se drejtes qe ne na mungon
Mjeran muzhik palo profesor. E ka botuar gabim ne shqip. Botoje ne Beograd dhe Moske, o specie qepo habisni edhe vete sllavet.
Postekomunizmi na ka zhgenjye.
Separi.
kapitalizmi qe e urrente deri ne palc komunizmin nuk ishte i pergaditun per tu marre me tej me shoqerine postkomuniste.Ke vrejte qe kijet(qete) duhet ti orientosh me hoste ndryshej nuk dihet se ku perfundojne.
Se dyti.
Udheheqja qe erdhi te drejtoje shoqerin dhe vendin mbas shembjes se sistemit monist iu versul resurseve pasurive te tundeshme dhe te patundeshme me plaqkitje,vjedhjeve nga ti zeje dora per te mbushur xhepat dhe hejbet e shtepise,familjes.Asgja per mbushjen e xhepit te shtetit.
Ato te familjeve te byroisteve perfundune lakuriq me duar ne xhepa.Ndersa familjet e stanit te SHQUP-it ne vecanti por dhe te staneve te rilindjes dhe te cdo ngjyre nuk dijne nga ti cojne parat.
Ndersa kure erdhi komunizmi gjene ma te pare bani qe te mbushet buxheti i shtetit,te restaurohen,rikuperohen damtimet qe la lufta dhe njikohesisht interresimi per cdo familje iu ba mbeshtetje nga shteti me aq mundesi sa kishte,me hapje konvikte,perventoriume,qerdhe,kopeshte dhe strehim per jetimoret.
Shteti mbajti cdo gje nen administrimin e vet.Ndersa sot dhenia e pasurive strategjike me koncesione po e detyron shoqerine shqiptare te perfundoj emigrant ne vendin e vet.
I vetmi vend ish komunist qe e kaloj periudhen postkomuniste pa fare dhimbje ishte Republike Demokratike Gjermane.Ato sot jane komplet te ingranuem sikur te mos kishin pature kurr komunizem ne jeten e tyre.
Besoj qe me kuptoni z.Tarifa.Ban mire dhe i futesh dhe nji here kesaj teme mbasi te lexosh komentin tim,pa huazime filozofike cfare ka thane njeri dhe tjetri por vetem cfare te ka pare syni dhe ndigjue veshi.
Nuk eshte e vertete Ne dyqane ndoshta jane zhdukur por ne shume zyra administrative shtetrore publike radhet jane edhe me te gjata Shume te gjata Te lodhshme raskapitese !
Duhet qe nje pensionist 75 vjecar te presh ne radhe per te marr pensionin !
Duhet te presesh ne radhe te marresh nje dokument pronesie, nje kart identiteti !
Radha dhe burokratesi te jashtezakonsheme !
Mardheniet publike shteterore jane ne piken zero !
Asji reforme e sukseshme !
Kryesorja sh Fatos ishte si nuk pati hakmarrje per te gjith ata qe i ben keq kti populli.
Nje analize brilante, por qe fatkeqesisht nje pjese e mire e popullit tone aspak inteligjent dhe deri diku te trashe, nuk ka per ta kuptuar.
Jo jo populli s’e kupton,po shyqyr qe ka ca koqe “inteligjente “si puna jote
Na ka zhgenjyer sepse komunistet mashtrus intrigant servil te tipit sali dolen ne krye dhe vetem se shajne komunistet dhe bllokmenet na quhen demokrat.
Na ka zhgenjyer se keta komunist fanatik qe perfituan me shume nga soc na genjyen me slogane dhe vet u bene sheik dhe milioner me pronat e te tjereve dhe shtetrore.
Na zhgenjyen se sali perbindeshi e quante pronen e shenjte dhe familja e tij u be pronar e gjithe Shqiperis dhe pronaret e vertete ngelen me letra neper gjyqet e komunisteve antikomunist….
E sa e sa zhgenjime qe duhen faqe te tera ti rrefesh deri ne ate qe hipokrite si puna jote e fahriut e co qe i thurnit hymne enverit dhe soc sot na keni mare flamurin e keitizerit….
Ne vitet 90 kishte shume njerez te thjeshte e te ndershem por naiv qe thonin TA NDRYSHOJME NJE HERE E PASTAJ PO NUK NA PELQEU E KTHEJME SERISH SIC ISHTE Ishin pikerisht keta mjerane e plehra qe na muaren ne qafe Tani nuk kane as buke
te hane e asgje minimalisht as ato qe kishin ne kohen e Enverit IDIOTET kujtuan se KAPITALI U ZBUT Kapiotalisti eshte nje egersirrre,nje kriminel i lindur qe nuk te fal ASGJE,
. Nuk e thonin kot MARKSI e LENINI se PUSHTETI BURON NGA GRYKA E PUSHKES DHE SE MBROHET VETEM ME PUSHKE Hani mut tani e ngopuni me perrallat e DEMO-MUT=KRACISE. Ju befte mire DO TE JEPNI LLOGARI PARA HISTORISE DO T’JU MALLKOJNE BREZAT QE DO TE VIJNE.!.
Brezat qe do te vijne s’ka perse te mallkojne o koqe kandari, po nnuk u pelqeu keshtu le te ngjallin Enverin dhe le ta bejne sic ishte.
Post komunizmi na ka zhgenjyer sepse klasa politike staliniste punoi me qellim te keq per ti bere njerezit te thonin ishim me mire kur ishim keq.
Post komunizmi ishte njesoj si post LANC ku cdo gje u be gabim.
Fare e thjeshte…
Sepse ky nuk eshte postkomunizem por komunizem qe hoqi shamine e pionerit dhe vuri kollare
Cdon te thote nderrim sistemi?
Sistemi nderrohet me gjak
Si erdhi hitleri apo duce ne fuqi me dhune
Si iken me vdekje
Po zogu si erdhi duke pushkatuar qeverine e nolit ku ky i fundit iku nga shqiperia
Si erdhi komunizmi me dhune duke pushkatuar cdo lloj apozite
Si erdhi demokracia …?????
Demokracia nuk erdhi sepse asnje kumunist nuk u vra dhe asnje prej tyre nuk leshoi vendin nga frika pse ???
Sepse demokracia nuk erdhi jane po ata
SI DUHET TE VINTE DEMOKRACIA?
Mjaftonte nje akt, byroja politike vritej e tera sot do kishim goxha qeveritar me integritet sepse sa here do donin ti futnin thiken popullit do tu shkonte mendja te byroja politike(prandaj tmerrohet qeveria franceze sa here ka revolte popullore jo partiake por, vetem popullore sepse u kujtohet revolucioni)
Morali ska postkomunizem ka vetem ppsh=ps-pd
Ky Tarifa,qe po na nxjerr shkrime si simitet dikur nga furri,me shume eshte munduar te tregoje veten si teoricien liberal,se sa te analizoje realitetin!
Tarifa ne gjithe kete zallamahi germash ka harruar te orientohet nga fjala e urte popullore qe “pyet te vuajturin e jo te diturin”!
Ti Tarifa nuk je i vuajtur,por edhe i ditur hiqesh se nuk je!
Ti je nje SOFIST,njelloj si i ndjeri Rama,qe per ta bojatisur veten na e mbush shkrimin me citate te te huajve,qe nuk u ka munguar buka kurre,nuk kane qene pa pune,nuk u ka ndodhur qe te shkojne te ankohen ne nje zyre shteti dhe te mos e degjoje njeri,nuk i ka bere vaki,qe nje te drejte qe ia jep ligji te mos ia jape “maliqi”,nuk ka degjuar kryeministrin e tij,qe t’i hakerrehet qytetarit te vet me fjalet rrugacerore “Te q…sha robt” sic ben kryeministri yne etj!
Pra Tarifa ben teori,por nuk e ka pyetut fukarain qe nuk ka buke te ushqeje femijet,se pse ndodh kjo!
Z.Tarifa,shqiptaret vertet jane zhgenjyer nga kapitalizmi,por jo per asnje nga arsyet qe shenon ti!
Ti po mashtron me teorite e tua dhe nuk ve gishtin ne plaget e verteta te arsyeve se pse jeta e shqiptareve keto vite ka shkuar ne humnere dhe se asgje e mire nuk ka ardhur ketu ne krahasim me sistemin socialist per shumicen e popullit!
Ja gjykimi im per arsyet se pse shqiptaret jane zhgenjyer:
1-Ndryshimi i sistemit u be nga njerez te futur nga Ramiz Alia,sepse ne udheheqje te partive politike erdhen kryesisht te aferm me bllokun e larte komunist,femijte apo te aferm me ata!
Per te fshehur imazhin e tyre prej ish komunistesh dhe qe te garantonin vazhdimesine e shfrytezimit te privilegjeve te meparshme,ata futen ne loje elemente antikomuniste,qofte edhe te sajuar si Azem Hajdari etj,qe me parullen “vdekje komunisteve” jo vetem percane popullin,por edhe grabiten dhe i vune zjarrin pasurive kombetare!
2-PD-ja qe erdhi ne pushtet nuk ka patur kurre nje program politik, ekonomik,juridik, ushtarak etj per te ideuar nje kalim te vendit nga socializmi ne kapitalizem ne te gjitha fushat!
Kjo do bente qe te hartohej nje Strategji e sakte per zhvillimin e vendit ne te ardhmen,te percaktoheshin taktikat,metodat dhe
rruget per arritjen e qellimet ne cdo fushe nepermjet percaktimit te prioriteteve kryesore afat shkurtra,afat mesme e afat gjata!
Kjo nuk u be aspak,bile nuk u be as inventari i te gjitha pasurive kombetare,menyra e rivleresimit te tyre,e rishperndarjes,privatizimit dhe e venies se tyre ne pune sipas kerkesave te ekonomise se tregut!
Ne vend qe te merreshin me kerkimin e pervojave me te sukseseshme te vendeve te tjera ne kete fushe,lideret demokrate u moren vetem me lufdten kunder fantazmes se komunizmit,ndonese e pane qe as ushtria e askush nuk beri asnje kundershtim per ndryshimin e sistemit!
Por e gjithe tymnaja i sherbente vetem ish komunisteve per te krijuar imazhin e tyre fallco te antikomunistit!~
3-Ne vend qe te ndahej pasuria kombetare sipas rregullave te sakta e te barabarta per te gjithe,u be e kunderta:
Shofereve,traktoristeve,kombajnereve,shitsave etj ju privatizuan makinerite dhe dyqanet per nje shume simbolike,fshatareve ju dha toke,livadhe,pemtore etj,puntoret e uzinave ,fabrikave etj u bene aksionere te tyre,ndersa mesuesit,ushtaraket,etj jo vetem nuk u dhane asgje nga pasuria kombetare,por edhe u hodhen ne rruge pa asnje perkrahje!
Shteti kapitalist i ish komunisteve u tregua armik i popullit,qe ne fillim,se per vete u hodh ne sulm per rrembimin e pasurive,ndersa njerezit e thjeshte,ne pritje te zbatimit te propagandes mashtruese se sistemi i ri do te realizonte mireqenien,ne fakt i la me gisht ne goje!
Edhe bota,qe ne fillim nuk erdhi te ndihmoje lideret e rinj per te hartuar nje strategji te sakte per ndryshim,por ju interesoi vetem antikomunizmi,qe ne fakt rezultoi anti kombetar!
Ne Shqiperi regjimi i ri filloi “levizjen CARTISTE” njelloj si dikur ne Angli,pra u grabiten dhe u rrenuan uzinat,fabrikat,kombinatet,depot e ushtrise,vaporret tregtare,depot e rezervave shteterore etj!
U prishen tokat bujqesore,kanalet vaditese e kulluese duke u bere thirrje njerezve qe te rrembenin pronat shteterore ne kembim te besnikerise ndaj demokrateve,te mos paguanin per drita,uje e taksa te tjera,te cilet me kete donin te hiqeshin si “robin hudet” e dikurshem!
E gjitha kjo krijoi bazen e nje padrejtesie shoqerore,sociale,ekonomike etj,se ju dha mbeshtetje e plote hajduteve,krimineleve etj ndersa njerezit e thjeshte e te ndershem mbeten me gisht ne goje!
Nuk mjaftoi kjo,por pushteti antikomunist ideoi dhe mbeshtetri krijimin e piramidave financiare mashtruese,qe u grabiti fukarenjve edhe shtepite qe kishin ne tentativen per te krijuar mireqenien e premtuar si nje rruge qe ky sistem po i afronte njerezve,por qe i mashtroi perfundesisht !
Kjo shkermoqi shtetin perfundimisht dhe percau popullin si asnje here me pare!
4-Nje metode tjeter per percarjen e popullit ishte edhe fakti qe ish te burgosurit e kohes socialiste iu dha pafajesia ne grup sikur te gjithe ishin denuar si politike duke edhe i demshperblyer me shuma kolosale ne kurriz te shumices se popullit!
5-Shteti kapitalist i pa afte te drejtonte nxitjen e prodhimnit dhe punesimit te njerezve,ndoqi rrugen kriminale te privatizimit te cdo gjeje,qe nga minierat,uzionat,fabrikat,nxjerjen dhe rrafinimnin e naftes etj gje qe e ktheu shtetin vetem ne nje taksidar te eger,ndersa popullit i preu mundesimine e punesimit dhe te nje rroge te mjaftueshme per nje jete normale!
Kjo gje beri qe sot shteti nuk ka te ardhura per te percaktuar “minimumin jetik te njeriut” ,gje qe do bente qe te rriteshin rrogat dhe pensionet!
Por nje shtet qe edhe sherbimet me te thjeshta nuk i drejton vete,por ia jep privateve doemos qe nuk do kete para per te rritur rrogat!
6-Sot kemi nje shtet ku kryeministri eshte plotesisht diktator,se ai ka te drejte te hartoje listen e deputeteve,kryebashkiakeve,ministrave etj dhe gjithcka eshte ne doren e tij!
Asnje pushtet tjeter nuk ngrihet e te kritikoje apo denoncoje kete lloj kryeministri aq sa as KLSH nuk degjohet nga ai, megjithese ne kontrollet e vazhdueshme kapen shkelje te medha!
Edhe prokuroria eshte vene nen gjunje nga nje kryeminister i tille!
Ja disa fakte:
a-Nje raport i BB deklaroi se ne Shqiperi 37% e te punesuarve punojne ne te zeze,pra per keta nuk paguhen as kontribute per sigurimet shoqerore e shendetesore!
Shume intitucione shteterore nuk kane derdhur kontributet per sigurimet shoqerore vetem per vitin 2018 ne shumen e 108 milion euro!
Per kompesimnin e pageses se pensioneve shteti ka hequr nga buxheti 29 miliard leke,qe mund te perdoreshin per pune te tjera!
Pra shteti eshte treguar i pa afte per te kontrolluar aktivitetin financiar e ligjor ne vend gje qe ka rezultuar me nje rrumpalle te tilkle sa 37% e te punesuarve nuk duan t’ia dine per shtetin!
Me keto fakte prokuroria duhet te fillonte hetimin per disa ministra,drejtore,bile edhe per kryeministrin,per shperdorim detyre dhe per nje dem kolosal financiar te buxhetit te shtetit!
Por deri me sot as vete kryeministri qe eshte hazerxhevap per cdo gje ka HESHTUR para ketyre fakteve,ndersa opozita,OJQ-te dhe media merren me “koqet e dashit” qe i varen e nuk po bien!
Zhgenjim normal sepse ne pushtet mbeten ata qe Ishin. Duhej te coheshin ne burg babai jot, ti dhe gjithe soji jot qe vazhdoni te na cani menderen edhe pas 30 vitesh. Rrace e keqe.
C’do sistem ka ithtaret e vet. Edhe diktaturat gjithashtu. Perandori Neron qe dogji Romen kishte ca qe i vinin lule mbi varr. Edhe Tarifa si idhtar i komunizmit natyrisht qe ka nostalgji per epoken para-1990. Por le te perpiqet Tarifa me shoke se mos i mbushin mendjen shqiptareve qe te rikthehen edhe nje here ne komunizmin e enderrave te tyre. Le ta bejne (po munden) prap Shqiperine “kala te socializmit” buze Adriatikut! Te provojne ti bindin shqiptaret se kane qene me mire ne komunizem se sa ne post-komunizem. Le ta provojne nje here, te lire jane…vetem se per ta bere prap ate epoke i duhet ta fillojne me mbylljen e kufinjve me tela me gjemba dhe me kufitare qe vrasin shqiptare.
Mjaft me keta jargavece enveriste qe te gjithe i njohim si te tille qe u qan zemra per Enver e per diktature, askush nuk i beson me qurravitjeve te tyre neper gazeta perjashto vetem ca enveristeve te tjere matufe si ata.
Mark U.K
E di qe ke ba nji koment vertet te mire.I pa anshem.Dhe une kam ba nji koment qe e kritikoj z.Tarifa.Gjindet ma siper.Po ky koneti i yte asht gjeni.
Ja cfare ke shenue ne komente.Nji te vertet qe nuk e tund as perendia.
“””Kryesorja sh Fatos ishte si nuk pati hakmarrje per te gjith ata qe i ben keq kti populli.”””
Deshiroje te mos e prishesh kete koment te paanshem.Mos i ban korigjime.
Shkurt shkak pasoj e tradhtis Ramiziste. Shkaqet fillojne me “tabllone sinoptike viti 1981”.