Pse Princit George nuk i lejohet të ketë shokë të ngushtë në shkollë?

DITA Online

Kush nuk do të donte që fëmija e tyre të shoqërohej me  Princin George, por pavarësisht se mund të jenë në të njëtën klasë nuk do të munden të jenë miq të ngushtë.

Politikat e shkollës ku paguhet 17 mijë paund viti, nuk lejon shoqërimin e fëmijëve në grupe.

Kjo ndodh për një arsye: Në mënyrën që të shmangen përjashtimet dhe bullizmin.

Nëse një prej fëmijëve ka ditëlindjen, nëse nuk ftohen të gjithë shokët e shoqet ftesat nuk ndahen për asnjë prej fëmijëve.

Ky rregull inkurajon fëmijët të jenë miq me njëri-tjetrin.

Mund të tingëllojë e çuditshme, por mësuesit janë më shumë të interesuar t’u mësojnë fëmijëve të punojnë në grup e të nxisin aftësitë bashkëpunuese sesa t’i përçajnë në grupe.

Një shembull që duhet të merret edhe nga shkollat tona!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *